Aktualitet

Ruçi, apel qytetarëve: Vendimtare për mbrojtjen nga COVID-19, sjellja individuale e shoqërore

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi u bëri sot apel qytetarëve të zbatojnë me rreptësi masat mbrojtëse nga koronavirusi, të vendosin maskat, të ruajnë distancën dhe të garantojnë higjienën personale e familjare.

Në apelin drejtuar qytetarëve Ruçi theksoi se “ju drejtohem sot me dhimbjen që na kanë shkaktuar të gjithëve humbjet e jetëve gjatë ditëve të fundit, sidomos në moshat e reja. Ju drejtohem jo thjesht si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, por si qytetar, si prind, si vëlla dhe si miku juaj. Të gjithë gjendemi para të papriturave dhe rreziqeve të koronavirusit. Pandemia Covid-19 po shoqërohet me shumë të panjohura, të cilat janë të tilla jo vetëm për ne, qytetarët, por edhe për mjekët, epidemiologët, shkencëtarët dhe madje edhe OBSH-në”.

“Virusi agresiv po rrëzon ditë për ditë shpresat e njerëzve se pandemisë po vjen fundi, se virusi po bëhet më pak kërcënues për jetën dhe se moshat e reja janë më të mbrojtura prej tij. Marrja e jetës së mjaft njerëzve në moshë të re është një sinjal që duhet të kapet dhe një mesazh që duhet të lexohet nga të gjithë”, – nënvizoi Ruçi.

Sipas tij, akti normativ i ka bërë të qarta masat e rrepta që duhet të zbatojmë për të mbrojtur jetët tona, të fëmijëve, prindërve, motrave, vëllezërve dhe gjithë të dashurve që na rrethojnë.

Kreu i Kuvendit u shpreh se “jam thellësisht i prekur dhe nuk më shqiten nga mendja fëmijët e vegjël, prindërit, vëllezërit dhe motrat e qindra shqiptarëve që virusi u ka marrë jetën. Në emër të tyre, në emër të mbrojtjes së jetës, në emër të gëzimeve të përditshme prej të cilave pandemia na ka privuar, në emër të gjithë fëmijëve të Shqipërisë që presin vjeshtën për të filluar shkollat, në emër të gjithë familjarëve e prindërve që i kanë fëmijët në dritën e syrit, ju drejtohem të gjithëve me apelin: Zbatoni me rreptësi masat mbrojtëse nga koronavirusi, vendosni maskat, ruani distancën dhe garantoni higjenën personale e familjare”.

“Për zhdukjen e koronavirusit nuk mjaftojnë as aktet normative, as masat teknike, as kontrollet nga institucionet dhe policia. Vendimtare është sjellja jonë individuale, familjare, shoqërore e shëndetësore! Vetëm në këtë mënyrë, do të ruajmë jetën tonë dhe mbrojmë jetët e të tjerëve, të dashurve që na rrethojnë dhe të gjithë qytetarëve”, – përfundon Ruçi. //atsh

Ruçi, apel qytetarëve: Vendimtare për mbrojtjen nga COVID-19, sjellja individuale e shoqërore Read More »

Për gjithçka që na shkon mirë në jetë, duhet të falënderojmë Zotin!

Shpesh herë ne harrojmë të jemi falenderues për gjithçka që kemi dhe për çdo gjë që mund të jetë duke shkuar mirë.

Kemi gjithmonë prirjen ta përqendrojmë vëmendjen tonë tek problemet që na shkaktojnë stres çdo ditë.

Na duket sikur çdo gjë e keqe na ndodh ne dhe pyesim veten se pse na ndodhin pikërisht neve situatat e tilla. Pyesim veten se ku kemi gabuar për t’u ndëshkuar me mënyra të tilla.

Mirëpo ne harrojmë të shohim paksa përtej problemeve që na shqetësojnë; harrojmë të mendojmë se çfarë po shkon mirë dhe ne nuk i kemi kushtuar vëmendjen e duhur; harrojmë të shohim përreth dhe të kuptojmë se familjarët dhe miqtë tanë janë mirë dhe kjo gjë nuk është pak. Problem nuk është të mos kesh lekë për të blerë gjërat që do. Problem nuk është të mos blesh gjërat që do, apo të mos japësh sot rezultate pozitive në punë. Problem është të kesh mjaftueshëm lekë, por sërish të mos kesh mundësi të kurosh një sëmundje. Çdo problem tjetër e ka një zgjidhje. Punët nëse nuk bëhen mirë sot, do të bëhem mirë nesër. Lekët nëse nuk i ke sot, duke punuar mund t’i kesh nesër. Ama shëndeti dhe lumturia nuk mund të ndreqen aq lehtë. Ndaj edhe konsiderohen si gjëra që paraja nuk i ble dot, sepse vlera e tyre nuk matet me kartmonedha.

Për këtë gjë ne duhet t’i jemi falenderues Zotit, për shëndetin tonë, për lumturinë tonë, si dhe për shëndetin dhe lumturinë e gjithë atyre që na rrethojnë, pasi këto janë gjërat më me vlerë. Le të mos harrohemi pas problemeve, duke mos u kujtuar për gjithë gjërat e mira dhe bekimet që Zoti na ka falur në jetën tonë. Le të mos e kërkojmë ndihmën e Zotit vetëm në ditët tona të vështira, por le t’i jemi Atij mirënjohës edhe në ditët tonë të mira. / bota.al

Për gjithçka që na shkon mirë në jetë, duhet të falënderojmë Zotin! Read More »

Të jesh grua është një sfidë që kurrë nuk bëhet e mërzitshme, kërkon guxim dhe forcë, në zemër dhe në shpirt

Të jesh grua është një sfidë që kurrë nuk bëhet e mërzitshme, kërkon guxim dhe forcë, në zemër dhe në shpirt.

Çdo ditë, për gratë, është një aventurë, e cila na mbërthen dhe nganjëherë na bën të humbasim brenda rolit që shoqëria ka përcaktuar për ne: nënën, gruan, motrën, shoqen, të dashurën.

E vërteta është se, që të jemi të kënaqur me veten dhe me të tjerët, ne vetëm duhet të duam dhe të dëgjojmë atë që na thotë zemra, pa hequr dorë nga emocionet tona.

Sidoqoftë, në radhë të parë, gjithmonë duhet të jemi ne vetë. Edhe në rastin e takimeve me burra, është e rëndësishme të sillemi gjithmonë si një xhevahir i rrallë, sepse gjithçka që kemi në zemrat tona është më e vlefshme se çdo gjë tjetër.

Çdo grua trime është e pavarur. Kjo ndoshta do të trembë njerëzit që janë rreth jush në fillim, t’i bëjë ata të largohen, por vetëm ata që qëndrojnë do të japin prova se dëshirojnë të njohin dhe kuptojnë universin e shumëllojshëm që keni brenda.

Kur të filloni një marrëdhënie, gjithmonë jini të sinqerta me veten dhe me personin pranë jush, por kurrë mos e humbni dinjitetin tuaj, nëse e bëni, ju humbni veten.

Nëse dikush ju tradhton, nëse ju lëndon, përballuni me dhimbjen, kaloni përmes saj, por me kthjelltësi dhe pastaj filloni të rridhni përsëri, si uji.

Ajo që gjithmonë duhet të mbani në mendje gjatë aventurës së jetës suaj është se të jesh femër dhe të jesh grua janë dy gjëra të dallueshme. Mos bini në stereotipet e mashkullit Alfa dhe femrës që duhet të lavdërojë burrërinë e tij, as edhe të atyre që dëshirojnë të marrin gjithçka, pa dhënë asgjë në këmbim.

Besoni në veten tuaj: vetëvlerësimi ka vlerë më shumë se një trup i bukur. Për më tepër, një grua e sigurt në vete ka magnetizëm të fortë e mund ta rrethojë veten me njerëz që e respektojnë atë vërtetë.

Këto gra të forta dhe të pavarura kanë shumë qëllime: të studiojnë, të punojnë dhe të udhëtojnë.

Të jesh një grua sot do të thotë përballje me shumë sfida, para së gjithash, ajo që ka të bëjë me botën që na rrethon. Mos harroni që gjithmonë të jeni gjithçka që dëshironi në shoqëri, duke shmangur stereotipet dhe ndiqni lumturinë, thjesht duke bërë atë që doni. / MeB

Të jesh grua është një sfidë që kurrë nuk bëhet e mërzitshme, kërkon guxim dhe forcë, në zemër dhe në shpirt Read More »

Horoskopi ditor/ Duhet të bëni shumë kujdes…

Dashi

Ju pret një e martë konfuze, por mos u shqetësoni, pasi gjërat do të sistemohen. Do të jeni mjaft pasionant gjatë kësaj dite. Në lidhjet e reja duhet shpirt përshtatjeje. Në punë, mos u druani që të kërkoni këshilla, nga ata që dinë më shumë.

Demi

Duhet të bëni shumë kujdes në dashuri gjatë kësaj dite, pasi ndikimi i kundërt i Hënës mund të shkaktojë përplasje, të cilat duhet ti përballoni me diplomaci. Situata do të vijë duke u përmirësuar në ditët në vijim. Në punë, do të shfaqni mungesë përqendrimi.

Binjakët

Mund të keni debate me partnerin/en, gjatë kësaj dite. Duket sikur ju keni dëshirë që ta vini në provë. Në punë, kjo është një ditë premtuese, ndaj mos shtyni asgjë për më vonë.

Gaforrja

Ju pret një ditë e mbushur me polemika, sa i takon raporteve ndërpersonale, ndaj mundohuni që të matni fjalët që do të thoni, edhe pse nuk duhet të hiqni dorë nga sqarimet. Në punë, duhet bërë qartësi lidhur me disa situata.

Luani

E marta do të jetë nën ritmin e duhur sa i takon ndjenjave, ku ka disa sqarime të cilat duhen bërë. Në sferën profesionale duhet të bëni kujdes, para se të vendosni për një ndryshim.

Virgjëresha

Bëni kujdes në dashuri gjatë kësaj dite, pasi mund të përballeni me tensione me të lindurit e shenjës së binjakëve dhe shigjetarit. Në punë, një projekt i rëndësishëm duhet të ecë përpara me ndihmën e një mikut tuaj.

Peshorja

Mundohuni që të shmangni inatin. Në dashuri, do të keni dëshirë për të zyrtarizuar një raport. Kjo është një periudhë e rëndësishme, për të bërë zgjedhje të mëdha. Kujdes duhet treguar me punën, ku mund të ketë tensione, nëse nuk e përballoni në mënyrën e duhur.

Akrepi

Mundohuni që ta lini veten të lirë dhe të mos thoni jo për gjithçka. Do e keni Hënën në anën tuaj, gjë që do të favorizojë dashurinë, shkruan noa.al. Në punë, nuk duhet të lini asgjë pezull.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do të ndiheni plot me energji, ndaj mundohuni që ta përdorni në mënyrën e duhur. Do ju duhet të rishihni një marrëveshje apo çështje biznesi. Mundohuni që ta përmbyllni në favorin tuaj.

Bricjapi

Këshillohet që gjatë kësaj të marte të shmangni debatet dhe përplasjet, por më mirë gjeni një marrëveshje. Kjo vlen qoftë me njeriun e zemrës, por edhe me njerëzit që keni përreth. Në punë, do të nisë për ju një fazë më e mirë në raport me të kaluarën.

Ujori

Dita do të jetë nën ritmin e duhur, ku do të ndiheni të lodhur dhe kjo gjë mund të shkaktojë tensione në sferën sentimentale. Në punë, mundohuni që të nxirrni në pah anën tuaj më të mirë, por me kujdes.

Peshqit

Do të ndiheni më të fortë këtë të martë, ndaj mos i shtyni vendimet dhe përballuni direkt me gjërat. Në punë do të keni mundësi të mirë, ndaj mundohuni që të kuptoni se çfarë dëshironi.

Horoskopi ditor/ Duhet të bëni shumë kujdes… Read More »

Keni bërë plane për sot, ja si do jete moti

Temperaturat e larta vazhdojnë të mbizotërojnë në Shqipëri edhe për ditën e sotme.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për 24 orët e ardhshme.

Reshjet

Të martën nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperaturat

Të martën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 35°C

në vendet e ulëta: 20 / 37°C

në vendet malore: 14 / 30 °C

Era

Të martën era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Zjarret

Të martën pritet rrezik “i moderuar” në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Keni bërë plane për sot, ja si do jete moti Read More »

27 vite në sistemin e drejtësisë/ Gjyqtari i Apelit, Alaudin Malaj jep dorëheqjen

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj ka dhënë dorëheqjen. Pas 27 vite shërbim pranë sistemit të gjykatave në Shqipëri, Malaj ka vendosur të largohet me argumentin se nga data 1 gusht do të nisë një marrëdhënie të re pune.

Malaj dorëheqjen e tij e ka zyrtarizuar përmes një shkrese drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku ka falenderuar ata që i kanë qëndruar pranë.

“Kam patur privilegjin të punoj në disa gjykata të vendit tim dhe të jem kryetar në Gjykatën e Apelit Tiranë, dhe të lë gjurmë positive në karrierën time. Prandaj, ndjehem krenar për vete, kolegët, por mbi të gjitha familjen tim…”, shkruan Malaj.

“Duke patur parasysh se dorëheqja nga detyra dhe mbarimi i statusit të magjistratit është një proces automatik, i detyrueshëm, një algoritëm, kam pranuar gjithashtu edhe heqjen dorë nga ky status. Unë jam plotësisht i bindur në ushtrimin nga ana juaj të kompetencave kushtetuese dhe ligjore për të pranuar dhe vijuar sa më shpejt me këtë kërkesë, pasi detyra e re më kërkon që ky vendim të merret sa më shpejt të jetë e mundur. Askush nuk është i pagabueshëm, as unë, por i kam qëndruar besnik Kushtetutës”, shprehet Malaj.

Tashmë lidhur me këtë vendim të z. Malaj pritet të shprehet dhe KLGJ. /atsh

27 vite në sistemin e drejtësisë/ Gjyqtari i Apelit, Alaudin Malaj jep dorëheqjen Read More »

Aida Veizaj përzgjidhet për t’u emëruar drejtuese e BKH-së

Komisioni i Përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit i rekomandon Këshillit të Lartë të Prokurorisë emrin e Aida Veizaj, për pozicionin e drejtorit të BKH-së.

Sipas njoftimit të publikuar sot, Komisioni i Përzgjedhjes së Drejtorit të BKH-së ka përfunduar procesin e identifikimit të kandidatit më të mirë për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në përputhje me dispozitat e Ligjit, për “Organizimin dhe funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” (SPAK).

Komisioni i Përzgjedhjes zhvilloi dy mbledhje në datat 24.07.2020 dhe 27.07.2020, në prani dhe të Komisionit të Pavarur të Rishikimit, i përbërë nga dy përfaqësues të Bashkimit European dhe dy përfaqësues të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Në njoftimin për shtyp, bëhet e ditur se “Komisioni pasi shqyrtoi dokumentacion e katër kandidatëve që kishin ngelur në garë, konkretisht, Artur Beu, Ervin Hodaj, Idajet Faskaj dhe Aida Veizaj, në raport me kriteret e parashikuara, që duhet të plotësojë Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, pasi administroi dhe “Opinionin këshillues të Komisionit të Pavarur të Rishikimit”, vendosi që t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, emërimin e Aida Veizaj, në pozicionin Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për një mandat pesëvjeçar”.

BKH njofton se në ditët në vijim do të njoftojmë datën kur Drejtori do të fillojë detyrën dhe kur do të nisë procesi i rekrutimit të hetuesve të BKH-së. /atsh

Aida Veizaj përzgjidhet për t’u emëruar drejtuese e BKH-së Read More »

Opozita në Kuvend: Duhet të marrin fund të paprekshmit

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri duke diskutuar për raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit Ilir Meta tha se çështja është nuk është se çfarë janë këta 55 deputet që kërkuan për shkarkimin e presidenti, por është çështja e tyre në raport me ligjin tek raporti i tyre me moralin, nderin dhe ndërgjegjen.

Valteri tha se “çfarë mund t’i thuash presidenti kur zhdekreton një ligj. Nuk ekziston në asnjë vend që presidenti të bëjë një zhdekretim. Një vit më parë, zhdekretimi i presidentit për ju ishte atentat ndaj demokracisë pasi tentoi t’i mohonte vendit zgjedhjet, sot një vit më pas mazhoranca ka tjetër mendim sepse ishte e paaftë ta çonte para përgjegjësisë shkelësin e Kushtetutës, e kanalizuan 30 qershorin në emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Nga shkelësi i madh i Kushtetutës, akuzat ndaj presidentit janë zbutur në çështje proceduriale nuk ka të bëjë me dekretin e 30 qershorit. Në fakt me zhdekretimin e 30 qershorit, Ilir Meta na ftoi të gjithëve të zgjidhnim mes tij që donte të digjnim Shqipërinë dhe mes atyre që po luftonin për ta shpëtuar Shqipërinë që e shpëtuan SHBA dhe BE”.

Në fund, Valteri tha se Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidenti u mbyll me turp.

Deputeti i opozitës parlamentare Korab Lita tha se shkarkimi i presidenti ia ka lënë radhën pranverës elektorale për të ndarë tepsinë.

“Unë nuk e kam përshëndetur këtë projektligj dhe sigurisht kam mbështetur rrëzimin e këtij projektligji me anë të dekretit. Mazhoranca nuk u bind për tërheqjen nga ky projektligj edhe pas shuplakës së marrë nga Komisioni i Venecias. Tërheqja nga ky projektligj nga mazhoranca nuk është as më pak as më shumë se sa pazari i radhës me Ilir Metën i cili drejton de fakto LSI”, tha ai.

Deputeti Edmon Stojku tha se Rama duhet të kërkojë falje pse e ricikloi Metën deri në krye të shtetit.

Stojku tha se “21 janari shënoi fundin e drejtësisë ndaj politikës dhe e ktheu në mit modelin e mitmarrjes. Ne jemi kundër raportit të kësaj shumice që nuk sjell asgjë të re. U shfrytë si tullumbace”.

Nga ana e tij, Kryetari i grupit demokrat në parlament, Myslym Murrizi tha se shumica nuk e shkarkon Ilir Metën, pasi janë ortakë me njëri-tjetrin.

“A ka ndonjë numër sa herë duhet ta shkelë ndonjë shtetar Kushtetutën për ta shkarkuar? Pse nuk e shkarkoni dot ju njëri-tjetrin, se jeni bijtë e së njëjtës nënë dhe ortakë së bashku në pushtet. Si mund ta shkarkoni ju zv/ kryeministrin dhe më pas kryeministrin deri kur krijoi LSI-në. Si mund të shkarkoni ju ortakun e 1 prillit, te aleanca e Lalzit. A shkarkohet ai që u mori 50% pushtet dhe para se të ikte e dorovitët me 40 mln euro shkarje dheu te Rruga e Elbasanit. Ju keni qenë bashkë me atë dhe jeni ortakë të mrekullueshëm. Ju e ngritët Komisionin për të ngritur adrenalinën e militantëve, ai ua ktheu në 2 mars. Unë do të votojë pro shkarkimit të Presidentit, të paktën t’i qëndronit moralisht firmës suaj”, tha Murrizi./atsh

Opozita në Kuvend: Duhet të marrin fund të paprekshmit Read More »