Aktualitet

Ja cili renditet qarku i dytë më i madh në vend, pas Tiranës duke ia kaluar…

Durrësi është renditur në vitin 2020 në qarkun e dytë më të madh në vend, pas Tiranës, duke ia kaluar në këtë mënyrë Fierit, që deri tani ishte pas kryeqytetit sa i takon numrit të popullsisë.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2020, Durrësi kishte 290.7 mijë banorë, me rritje të lehtë prej 0.2% duke ia kaluar për herë të parë Fierit. Ky i fundit zbriti në 289.9 mijë banorë, pasi popullsia e tij ra me rreth 1.7%.

Në fakt, Fieri, së bashku me Elbasanin, rezultojnë qarqet që kanë pasur reduktimet më të mëdha të popullsisë, që nga viti 2001, kur INSTAT raporton të dhënat. Të dy këto qarqe kanë humbur nga rreth 92 mijë banorë në dy dekadat e fundit.

Me zvogëlim në dy dekadat e fundit rezultojnë dhe të gjitha qarqet e tjera, Kukësi, Lezha, Gjirokastra, Shkodra, Korça, Berati.

Në raport me popullsinë përkatëse, qarku që është reduktuar më shumë është Gjirokastra, që pothuajse është përgjysmuar. Në Gjirokastër në 2020-n jetonin 59 mijë banorë, nga rreth 113 mijë në vitin 2001. Kjo ka bërë që ky qark të jetë sot më i vogli në vend, ndërsa në vitin 2001, ishte Kukësi me më pak banorë.

Dibra është një tjetër qark që ka humbur gati 40% të popullsisë në dy dekada, duke zbritur në 116 mijë banorë.

Berati është reduktuar me -37% në krahasim me vitin 2001, Kukësi me -32%, Shkodra me -22%, Korça me -23%, Elbasani me -25%, Fieri me -24%.

Pothuajse e pandryshuar, me një rënie të lehtë prej 2% ka mbetur popullsia e Vlorës.

Rritja e fortë e Tiranës dhe më pak e Durrësit

Tirana dhe më pak Durrësi, reduktojnë të vetmet qarqe që kanë njohur rritje të popullsisë në dy dekadat e fundit, pasi kanë përfituar nga migrimi i brendshëm i popullsisë.

Teksa të gjithë duan të jetojnë e punojnë në kryeqytet, popullsia e saj është rritur me 52% në dy dekadat e fundit, duke arritur në 906 mijë banorë, nga 597 mijë në vitin 2001.

Edhe Durrësi është zgjeruar me 19%, duke u bërë në këtë mënyrë qyteti i dytë më i madh në vend, nga i katërti që ishte në vitin 2001, pas Tiranës, Fierit e Elbasanit, shkruan ‘monitor’.

Rritja e Tiranës dhe Durrësit nuk kanë arritur të kompensojnë tkurrjen e qarqeve të tjera dhe si rrjedhojë, popullsia e Shqipërisë është reduktuar me 217 mijë persona në dy dekadat e fundit, ose me madhësinë e një qyteti sa Korça. Në 2020, Shqipëria vlerësohet se ka rreth 2.84 milionë banorë. Gjithsesi, do të jetë censi, që aktualisht u shty për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, i cili do të japë një panoramë të saktë të popullsisë që ka mbetur në vend.

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë janë faktorët që kanë ndikuar në tkurrjen e popullsisë gjatë dekadave të fundit.

Ja cili renditet qarku i dytë më i madh në vend, pas Tiranës duke ia kaluar… Read More »

Deputeti socialist Ditmir Bushati humb njeriun e shtrenjtë të familjes

Zi për deputetin socialist Ditmir Bushati, i cili ka humbur një prej njerëzve më të shtrenjtë të familjes.

Ish-ministri i Jashtëm ka humbur të atin, Sulejman Bushati.

I ndjeri Sulejman Hamza Bushati, ka qenë kryetar i komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit të Shkodrës, në vitet 1970-1974.

Më pas ka qenë sekretar i parë i komitetit të Partisë së Punës në Shkodër, Kukës dhe Lushnje.

Sulejman Bushati ka punuar në drejtorinë e bujqësisë pranë komitetit qendror të PPSH deri në vitin 1991.

Deputeti socialist Ditmir Bushati humb njeriun e shtrenjtë të familjes Read More »

Kryeministri Rama shijon kafen në Vuno me Lindën dhe Zahon (foto)

Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh ndodhet me pushime dhe është pozicionuar në vilën qeveritare në Dhërmi. Pasditen e sotme, kryeministri Rama ka vendosur ta kalojë në një nga baret e zonës në fshatin Vuno, në jugun e qytetit të Vlorës.

Siç shihet edhe në fotot e publikuara nga JOQ, Rama, i veshur me një bluzë të zezë dhe me një kapelë të zezë në kokë, është ulur në një nga tavolinat e lokalit dhe mban duart e kryqëzuara.

Bashkë me të është edhe bashkëshortja Linda Rama, gjithashtu e veshur me të zeza, dhe i vogli Zaho. Të tre siç duket kanë zgjedhur ta kalojnë pasditen e kësaj të diele në këtë fshat të vogël, por siguria nuk u mungon.

Nga fotot e shkrepura, vihet re edhe një person, pjesë e eskortës së kryeministrit që vëzhgon zonën përreth. Kryeministri Edi Rama ka marrë pushimet prej ditësh. Ditë më parë u publikua edhe lajmi për nisjen e relaksit në jug për kreun e qeverisë, që vetëm pak kohë më parë humbi të ëmën, Aneta Rama.

Kryeministri Rama shijon kafen në Vuno me Lindën dhe Zahon (foto) Read More »

Gjëja e parë që shikoni në foto tregon dicka interesante rreth jush

Nëse patë macen– Nëse gjëja e parë që patë në imazh është pamja e një maceje, kjo do të thotë se jeni një natyrë me mendje të hapur. Pëlqeni lirinë, njëlloj si macet.

Nuk ka rëndësi se cilat janë zgjedhjet apo dëshirat në jetë, gjëja më e rëndësishme për ju është që askush të mos ju pengojë. Jeni një mik i mirë dhe e pranoni jetën e të tjerëve siç është, të bindur se mund të ndryshojnë dhe përmirësohen.

Tek të gjithë njerëzit, arrini të gjeni anët pozitive dhe i pranoni defektet e tyre.

Dy fytyra- Nëse imazhi i parë që patë, është ai i dy fytyrave, kjo do të thotë se jeni natyrë e pavarur. Për ju gjëja më e rëndësishme, është kultivimi i miqësive të sinqerta dhe jetëgjata. Lidhja në çift është gjithashtu e rëndësishme, por nuk jeni në kërkim me çdo kusht të shpirtit binjak.

E shijoni jetën edhe në shoqërinë e njerëzve që keni përreth, shkruan noa.al.

Miqtë janë aq të rëndësishëm për ju, sa që shpesh mendimi i tyre ka më shumë rëndësi se ai i partnerit/es. Përshtateni pa asnjë vështirësi me situatat e reja dhe jeni të hapur ndaj eksperiencave dhe aventurave. /noa.al

Gjëja e parë që shikoni në foto tregon dicka interesante rreth jush Read More »

Kryeministri Edi Rama e nis ditën me një lajm të mirë për Vlorën

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të diele me një lajm të mirë.

Rama bën të ditur se së shpejti, në zonën e rilindur historike të Vlorës do të kemi edhe Muzeun e Shpëtimit të Hebrenjve, i cili do të jetë një atraksion turistik i veçantë.

Një muze bashkëkohor, me dëshmi, zëra e imazhe që dëshmon mikpritjen e shqiptarëve, pavarësisht vështirësive me të cilët duhet të përballeshin.

Postimi i kryeministrit Rama:

MIRËMËNGJES

dhe me lajmin se së shpejti në zonën e rilindur historike të Vlorës, do të kemi edhe Muzeun e Shpëtimit të Hebrenjve, ju uroj një të dielë të bukur.

Kryeministri Edi Rama e nis ditën me një lajm të mirë për Vlorën Read More »

Horoskopi ditor për ditën e hënë

Dashi

Në këtë periudhë janë të favorizuara dashuritë që nuk kërkojnë shumë angazhim. Duhet të bëni kujdes me paratë, pasi mund të keni vështirësi. Në punë përqendrimi tek e ardhmja, mbetet diçka pozitive.

Demi

Ju pret një e hënë e qetë, e mbushur me energji. Dashuritë dhe miqësitë që do të krijohen në këtë periudhë do të jenë mjaft pozitive. Në punë nuk keni kohë që të bëni çdo gjë që dëshironi.

Binjakët

Shumë shpejt dashuria do të jetë e favorizuar. Do të keni mundësi që të rikuperoni një raport. Në punë doni që të dëgjoni se idetë dhe puna juaj, vlerësohet dhe njihet.

Gaforrja

Kjo është një periudhë e rëndësishme për dashurinë. Jo vetëm çiftet do të kenë mundësi që të afrohen, por do të keni mundësi që të qartësoheni për ndjenjat tuaja. Paratë janë shqetësimi juaj kryesor dhe ka diçka që kërkon zgjidhje.

Luani

Dashuria do të kalojë në plan të dytë gjatë kësaj dite, pasi do të jeni të zënë me shumë gjëra. E hëna është ideale për blerje-shitjet dhe çështjet e biznesit. Mos nënvlerësoni pjesën burokratike ose ligjore të gjërave.

Virgjëresha

Kjo është një periudhë mjaft pozitive për dashurinë, pasi ju presin ditë të qeta. Edhe sa i takon punës situata paraqitet e favorshme. Projektet afatgjata do të rezultojnë të suksesshme.

Peshorja

Situata do të vijë duke u përmirësuar sa i takon ndjenjave, por ka diçka që nuk shkon ende. Në familje dhe dashuri, ka çështje që ju tensionojnë. Ndërsa sa i takon punës duhet të bëni një sforco më shumë.

Akrepi

Keni nevojë që të jeni të kujdesshëm, pasi do të jeni lehtësisht të acarueshëm. Çiftet në krizë do të kenë mundësi që të afrohen, me pak më shumë përkushtim. Në punë ka një problem me të cilin do të përballeni, ndaj bëni mirë që të veproni me kujdes.

Shigjetari

Sfera sentimentale paraqitet mjaft mirë, pasioni nuk do të mungojë. Mjaft të favorizuara janë dashuritë e lindura së fundmi dhe projektet që keni ndërmend. E hëna do të jetë nën ritmin e duhur sa i takon punës, ndaj shmangni polemikat dhe debatet.

Bricjapi

Në jetën sentimentale ka një përmirësim, por mund të ketë edhe përplasje dhe kundërshti, shkruan noa.al. Keni shumë gjëra ndërmend, por edhe një problem të mbartur në familje.

Ujori

Në dashuri mund të ketë keqkuptime të vogla, të cilat kërkojnë pak punë për tu zgjidhur. Kjo ditë ju gjen nervoz. Në punë, dëshironi të ndryshoni gjithçka.

Peshqit

Kjo është një periudhë mjaft e favorshme për dashurinë dhe pasionin, pasi Venusi do të jetë në anën tuaj. Në punë ka shumë ndryshime në zhvillim, ndaj duhet përkushtim maksimal.

Horoskopi ditor për ditën e hënë Read More »

Humbi jetën nga Covid/ Pikëllimi i mikut të tij shkrimtar: Si u njoha me Arben Bajon

Shkrimtari Virion Graçi përmes një statusi në Facebook, mik me Arben Bajon, pedagogu dhe skulptori që u nda sot nga jeta, thotë se është njohur me të në verën e vitit ’86.

I tronditur nga humbja e parakohshme e mikut të tij, Virion Graçi, përmes një reagimi në Facebook, shkruan: Arben Bajo i dha frymën e Tij baltës dhe e Shenjtëroi. I Dritës së Shenjtë qoftë Shpirti i tij I Bukur, I Mirë, I Pavdekshëm”.

Postimi i plotë i Virion Graçit:

Ne kete dite gushti qe paska qene e fundit per skulptorin e shquar Arben Bajo kujtoj dhe une ditet e para te nje gushti te larget kur jam njohur me te; ne veren e vitit ’86 shkembeheshim mengjeseve e mbasditeve rruges se pashtruar Votuca-Picar, une duke shkuar ne pune krahu, duke pritur deshperimisht te me dilte e drejta e studimit, ai me nje punesim a praktike te perkoheshme ne qendren e atyshme te kultures, diçka e tille. Pershendetjeve inerciale ‘miremengjes,’ ‘miredita’ iu shtuan buzeqeshjet, kureshtia e pashmangeshme, prezantimet, njohjet e ndersjelleta dhe solidariteti i trishte djaloshar, te dy enderrimtare ne nje toke aq te shkrete, te thate, perveluese…

Dy vite me vone ne Tirane, studente fatlume e miq te afert…

Kam qene me te kur pergatiste skulpturen ‘Vdekja’ (a ‘Pavdekesia’-nuk me kujtohet titulli perfundimtar) punim me te cilin u diplomua ne ILA. Menjehere pas ceremonise se sukseseshme te diplomimit u detyrua te merrte rrugen e mergimit…

E kam takuar rastesisht ne Qafen e Pazarit ca vite me vone, ende emigrant ekonomik ne Greqi; ne 2010 u vendosem ne Tirane dhe jemi pare e kemi qene prane njeri-tjetrit me shpesh…

Me energji, frymezim e perqendrim vetmohues beri me qindra punime, hapi disa ekspozita, solli ne jete dhjetera Ide te Larta Estetike, me qindra Misherime e Perfytyrime te arrira te Se Bukures, te Se Mires; perjtesoi Njeriun ne pergjithesi e kujtimin e shquar Historik te Njerezve te Pervetshem, ne veçanti…

Arben Bajo i dha Frymen e Tij baltes dhe e Shenjteroi. I Drites se Shenjte qofte Shpirti i tij I Bukur, I Mire, I Pavdekshem.

Prehu ne paqe miku yne.

/NOA.al

Humbi jetën nga Covid/ Pikëllimi i mikut të tij shkrimtar: Si u njoha me Arben Bajon Read More »

Jorida Tabaku: Qeveria Rama ka shp ërdoruar dhe vj edhur…

Jorida Tabaku, ish-deputete e Partisë Demokratike është shprehur sot përmes një reagimi në Facebook, se bizneset shqiptare kanë investuar jashtë Shqipërisë 1.3 mld euro dhe shumica kanë shkuar në fqinjin tonë Maqedonisë së Veriut.

“Jo vetëm nuk tërheqim investime të huaja por as nuk bindim bizneset vendase të investojnë në Shqipëri. Mijëra vende të reja pune në RMV prej investimeve te biznesit shqiptar, ndërkohë që rradhët e të papunëve në Shqipëri shtohen përditë”, – shprehet Tabaku.

“Pse ndodh kjo?”, – pyet ajo.

“Sepse kryeministri në ikje ka krijuar klimën më mbytëse për punësimin, investimet dhe sipërmarrjen shqiptare. Në vend të ndihmës për ekonominë, Qeveria Rama ka shpërdoruar dhe vjedhur me PPP-të korruptive një vlerë sa 13% e Prodhimit të Brendshëm, afërsisht sa investimet e humbura në Shqipëri”.

Sipas Jorida Tabakut, “këto miliarda euro dhe mijëra vende pune të humbura për shqiptarët, fqinji ynë na i ka marrë si pasojë e politikave fiskale dhe ekonomike pro-biznes. Vetëm për 2019 vlera që kemi humbur ka qenë sa 10% e PBB-së”.

Jorida Tabaku shton se – “punësimi ka nevojë për biznese dhe investime. Bizneset dhe qytetarët kanë nevojë për frymëmarrje dhe programi ekonomik i PD ka objektiv pikërisht këtë”.

Ajo flet edhe për planin ekonomik të PD-së, që sipas saj ka për qëllim të shpëtojë ekonomikë nga gjenta e mjerueshme, ku është katandisur sot.

“Eliminimi dhe reduktimi i 18 taksave dhe mbi 60 tarifave, moratoriumi 1 vjeçar për inspektoriatet si dhe lehtesimi i çdo procedure burokratike dhe prezantimi i taksës së sheshtë 9%, do ta kthejnë Shqipërinë në një vend normal dhe shumë konkurues me qëllim investimet më të larta në rajon. Fokusi ynë është të luftojmë për çdo vend pune, dhe të mbështesim çdo sipërmarrje, duke i rikthyer frymëmarrjen ekonomisë”.

“Shqipëria në punë është një program real që ka në bazë bizneset e ndershme e njerëzit punëtorë! Sot më shumë se kurrë kemi nevojë ti japim shpresë të rinjve e ta bëjmë Shqipërinë një vend të denjë për të jetuar e punuar! Shqipëria në punë është oferta jonë për bizneset që mos të shpenzojnë miliarda jashtë vendit: të luftojmë bashkë për investime të reja dhe vende të sigurta pune me paga dinjitoze në vendin tonë”, mbyll reagimin Jorida tabaku, lidhur me situatën ekonomike të vendit tonë.

/NOA.al

Jorida Tabaku: Qeveria Rama ka shp ërdoruar dhe vj edhur… Read More »