Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, në Ditën Ndërkombëtare të të rinjve, ka thënë se ata janë brezi që do të çojnë përpara Shqipërinë përmes angazhimit dhe vullnetit të tyre.
“Gëzuar Ditën e Rinisë! Të rinjtë e sotëm janë brezi që do e çojë përpara Shqipërinë me aktivizmin, vullnetin, kreativitetin dhe angazhimin e tyre. Si ministri e të rinjve dhe fëmijëve, ne duam të garantojmë që çdo i ri ka aftësitë e duhura për jetë dhe punë, që të jetë i përmbushur për vete dhe të kontribuojë në shoqëri”, tha Shahini.
Ministrja thekson se Pakti për Universitetin, ligji “Për Rininë” si dhe projektet e ndryshme të aktivizimit rinor, janë politika që çojnë drejt realizimit të qëllimit.
“Pakti për Universitetin, ligji ‘Për Rininë’, dhe projektet apo programet e ndryshme të aktivizimit rinor janë politika që çojnë drejt realizimit të qëllimit tonë të përbashkët.Gëzuar ditën tuaj të rinj!”, tha Shahini. /atsh
Një ndër monumentet më interesante që ndodhen në Shqipëri sa i përket historisë së saj dhe pozicionit ku ndodhet është edhe kalaja e Porto Palermos, në gjirin me të njëjtin emër në brigjet e detit Jon.
Kryeministri Rama ka publikuar një foto nga kalaja e Ali Pashës në Porto Palermo si ftesë për këtë sezon turistik për turistët e huaj dhe pushuesit vendas si një destinacion i veçantë ku takohet historia, kultura dhe madhështia e detit.
Kalaja e Porto Palermos ndodhet mbi një ishull rreth 30 m larg bregut ku rripi i ngushtë ujor midis bregut dhe ishullit është mbushur me dhe e gurë për të realizuar një lidhje tokësore me të. Ajo është një nga sarajet e shumta të strategut Ali pashë Tepelena, të cilat ai jo pa qëllim i ndërtonte në pika strategjike. Por kjo kala, qëndron në mes të detit dhe legjendës.
U ndërtua nga Ali Pasha si një dhuratë për një nga gratë e tij, Vasiliqinë, të cilën, sipas kronikanëve të kohës, pashai i Janinës e kishte shumë për zemër. Bukuria dhe madhështia e kësaj kalaje ka zënë vend në shumë libra kushtuar Ali Pashës. Për të, ashtu si dhe shumë të tjerë, ka shkruar dhe Aleksandër Dyma, autori i “Konti Monte Kristos”. /atsh
Presidenti Ilir Meta i bën një thirrje rinisë shqiptare që të bëhen bashkë dhe të marrin në dorë fatin e tyre dhe të vendit, me rastin e ditës ndërkombëtare të të rinjve.
“Të dashur të rinj e të reja, shpresa dhe garancia e lirisë, sovranitetit e së ardhmes europiane së Shqipërisë, është fakt se shumë prej jush përballen ende me pengesa, përjashtime, moskuptime dhe zhgënjime të mëdha, që ju kanë detyruar të gjeni forma të ndryshme për t’u arratisur nga ky realitet i papranueshëm, deri edhe në largim masiv nga Atdheu”, shkruan Meta.
Ai thotë se përgjatë gjithë historisë sonë, luftës për liri e pavarësi dhe përpjekjeve për demokratizim, progres e begati të Shqipërisë, veçanërisht në momentet e tragjedive, kriza dhe sfidave të mëdha, populli ynë është ringritur dhe udhëhequr nga idealet, guximi, energjia, talenti dhe forca e rinisë, duke i bërë ballë çdo lloj vështirësie dhe shpartalluar çdo lloj kërcënimi.
“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, apeli im për të gjithë ju të rinj e të reja kuq e zi është: Bashkohuni dhe merrni në dorë fatet tuaja dhe të atdheut tonë!”, apelon kreu i shtetit.
Ai shton se është koha të mbrojnë të ardhmen e Shqipërisë, teksa shpreh besimin në vetëdijen dhe përgjegjshmërinë e madhe që do të merrni për ta ushtruar me vendosmëri dhe shqiptari këtë detyrë të lartë.
“Koha që zëri juaj të dëgjohet! Po, Shqipëria do bëhet nga rinia! Nëse jo ju, kush tjetër?! O sot, o kurrë!”, thotë në mbyllje Presidenti. /noa.al
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit bën ka llëzim penal për katër zyrtarë të bashkisë Himarë.
Zyrtarët e ka llëzuar janë kryeinspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Himarë, Renato Hodaj, inspektori Melseid Nelaj, inspektorin Erion Zenelaj dhe inspektori Dhimitër Balaj.
Katër zyrtarët e IKMT ak uzohen për shp ërdorim detyre.
Ka llëzimi vjen pas verifikimeve në terren, ku IKMT ka vërejtur se të ka llëzuarit nuk kanë kryer detyrat dhe detyrimet sipas ligjeve në fuqi./noa.al
Seafront Promenade And Himare City Beach – Vlore, Albania, Europe
Po licia e Vlorës ka bërë kapjen dhe ndalimin e dy shtetasve në kë rkim për vj edhje dhe për dh unë në familje.
Përkatësisht shtetasi G. V., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi ishte shpallur në kë rkim për veprën penale “Vj edhja” e kryer në bashkëpunim, për të cilën Gjy kata i ka vendosur masën e sigurisë “Arr est në bu rg”.
Po ashtu u ndalua edhe shtetasi F. Ç., 69 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas ishte shpallur në kë rkim për “Dhu në në fa milje”, për të cilën Gjykata e ka dë nuar me 1 muaj bu rg.
Materialet iu referuan Pro kurorisë për veprime të mëtejshme.
Greqia kërkon rifillimin e negociatave për një Marrëveshje mbi Detin dhe me Shqipërinë, pas anullimit nga Gjykata Kushtetuese më 2010 të marrëveshjes së nënshkruar me 2009 dhe dështimit të dy tentativave të tjera në 2017 dhe 2018. Ministri i jashtëm grek, Dendias e dha këtë njoftim në muajin qershor. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i kërkon qeverisë dhe diplomacisë sonë për ta vlerësuar drejt e në kohën e duhur këtë moment të ri përcaktues në marrëdhëniet me Greqinë fqinje. Kjo kërkon gjithashtu të jemi të përgatitur me kohë, me alternativa të përditësuara konkrete dhe bindëse, të bashkërenduara me të gjitha institucionet më të larta dhe instancat e tjera përkatëse.
Greqia më 6 gusht ajo përfundoi negociatat me Egjiptin ndërsa më 8 Qershor e ka nëshkruar me Italinë; ndërkohë, është në proces bisedimesh me Izraelin, Qipron, Libinë, etj. Disa ditë më parë, liderët më të lartë grekë dhe turq shprehën në parim gatishmërinë për rifillimin e bisedimeve ndërmjet tyre lidhur me përcaktimin e Zonave Ekskluzive Ekonomike në Detin Egje dhe në Mesdheun Lindor.
Njoftimi i plotë nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë
Nisur nga rëndësia dhe referenca e veçantë që ka për vendin tonë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë po ndjek me vëmendje dhe përparësi demarshet më të fundit intensive të diplomacisë greke lidhur me përcaktimin e Zonave Ekskluzive Ekonomike detare me disa vende. Së fundmi, më 6 Gusht ajo përfundoi negociatat për një Marrëveshje të tillë me Egjiptin ndërsa më 8 Qershor e ka nëshkruar me Italinë; ndërkohë, është në proces bisedimesh me Izraelin, Qipron, Libinë, etj.
Po ashtu, disa ditë më parë, liderët më të lartë grekë dhe turq shprehën në parim gatishmërinë për rifillimin e bisedimeve ndërmjet tyre lidhur me përcaktimin e Zonave Ekskluzive Ekonomike në Detin Egje dhe në Mesdheun Lindor.
Në këtë kuadër, në Qershor dhe disa ditë më parë, Ministri i Jashtëm grek, Zoti Dendias ka pohuar publikisht se Greqia do të kërkojë rifillimin e negociatave për një Marrëveshje mbi Detin dhe me Shqipërinë, pas anullimit nga Gjykata Kushtetuese më 2010 të Marrëveshjes së nënshkruar me 2009 dhe dështimit të dy tentativave të tjera më 2017/2018.
Më këtë rast, duke marrë shkas nga mungesa e transparencës publike mbi këtë çështje me ndjeshmëri të jashtëzakonshme politike dhe publike, KASH i kërkon qeverisë dhe të diplomacisë sonë për ta vlerësuar drejt e në kohën e duhur këtë moment të ri përcaktues në marrëdhëniet me Greqinë fqinje. Kjo kërkon gjithashtu të jemi të përgatitur me kohë, me alternativa të përditësuara konkrete dhe bindëse, të bashkërenduara me të gjitha institucionet më të larta dhe instancat e tjera përkatëse.
Për këtë qëllim, nevojitet të fillojnë sa më shpejt në formatet e duhura konsultimet, shkëmbimi i ideve dhe mendimeve profesionale mbi alternativat paraprake me grupet e ekspertëve, pa paragjykime partiake, politike apo të tjera, në fushat juridike, ekonomike, ushtarake, teknike, të sigurisë, etj.
Mbi atë bazë, mund të bëhet mbi kritere më objektive përzgjedhja dhe krijimi i një ekipi të ri negociator gjithëpërshirës, kompetent dhe i specializuar për këto çështje.
Padyshim që njohja me përmbajtjen e marrrëveshjeve që Greqia ka bërë e po bën me vendet e lartpërmendura është me rëndësi të dorës së parë. Gjithsesi, kërkohet kujdes për të shmangur kopjimin dhe referencat mekanike, duke mbajtur mirë në konsideratë kushtet dhe rrethanat tona si dhe specifikat teknike, tregtare, të së drejtës ndërkombëtare të detit, etj.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë thekson me këtë rast se debatet, diskutimet dhe sugjerimet e ndryshme mbi një marrëveshje të mundshme nuk ka përse të bëhen me nxitim.
KASH thekson se negociatat e ardhshme për këtë Marrëveshje, me një problematikë të gjerë aspektesh tejet të koklavitura dhe konkrete, janë me rëndësi të madhe për interesat e vendit tonë; po aq të rëndësishme janë ato për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh me Greqinë fqinje. Gjithashtu, përcaktimi dhe ecuria e këtij procesi mund të ketë ndikimin e vet dhe në procesin historik të negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. Dihet tashmë se sheshimi i problemeve ekzistuese me vendet fqinj është një ndër kushtet kryesore politike dhe diplomatike, për çdo vend kandidat për anëtarësim ne BE.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh bindjen dhe besimin se qeveria dhe diplomacia shqiptare do të intensifikojnë punën dhe përgatitjet përkatëse, duke e shoqëruar këtë proces me transparencën dhe informimin e duhur publik, natyrisht brenda rregullave dhe etikës diplomatike.
Së fundi, meqenëse në Këshillin tonë ka ambasadorë të njohur, profesorë dhe ekspertë me njohje dhe përvojë të gjatë në trajtimin e çështjeve komplekse të së drejtës ndërkombëtare mbi Detin, KASH është i hapur dhe shprehet i gatshëm të japë ndihmesën e vet në këtë proces./lajmifundit