Aktualitet

Shefi i Kardiologjisë i përgjigjet Aida Shtinos: Ja pse nuk lejohen celularët në spitalet Covid

Shefi i Kardiologjisë i është përgjigjur gazetares Aida Shtino, e cila bëri një shkrim të gjatë ku kërkonte të mësonte përse nuk lejohej përdorimi i celularëve nga pacientët e shtruar në spitalet Covid dhe familjarët nuk kanë asnjë informacion për ta.

Në një reagim publik, dr Edvin Prifti i përgjigjet gazetares që ka marrë edhe kë.rcënim me bu.rg, duke i thënë se: “Njëkohësisht në çdo spital të vendeve të zhvilluara në repartet ku pacientët janë rëndë, nuk lejohen celularët. Po ashtu në asnjë terapi intensive nuk lejohen celularët! Njëkohësisht, në reparte ku trajtimi i sëmundjes është konsekutiv dhe impjenativ, me shumë vizita të mjekëve, me hulumtime, ndjekje të vazhdueshme, veçanërisht kur vetë mjekët mund të jenë të kërc.ënuar për tu kontaminuar ata vetë, do të ishte e pakuptimtë që sa herë mjekët apo infermierët tu duhet të diskutojnë mbi gjendjen e pacientit tek koka e tij, ju duhet ti luten pacientit që të fikë celularin.”

Shkrimi nga dr. Edvin Prifti: HIPOKRIZIA NDAJ MJEKËVE, NDËRGJEGJA INTELEKTUALE, COVID19 DHE VULGO ODIO

Covid19 tashmë është një realitet dhe midis nesh, dhe kjo duhet të jetë e qartë edhe për mosbesuesin më të madh ndër ne. Realisht, po kalojmë vetëm fillimin e l.uftës ndaj Covid19, dhe sigurisht të gjithë kanë nevojë për përkrahje, por më shumë kanë mjekët dhe infermierët si dhe të sëmurët vetë. Të gjithë ne e kemi të gj.allë duartrokitjet përpara spitaleve, të policëve, zja.rrëfikësve, popullit të thjeshtë, ovacione nëpër ballkonet e shtëpive, në nder te mjekëve dhe gjithë personelit mjeksor, që u bënë në vende të tjera sikurse Itali dhe Spanjë, por edhe ne Shqipëri.

Ky ishte edhe sensi i asaj mirënjohje të pashprehur, të fshehur diku në skutat e errëta sociale, një frymë solidariteti që bota nuk e sheh shpesh. Kjo ishte edhe ajo pak mirënjohje që u bëhej këtyre njerëzve që luf.tonin me sëmundjen, jo vetëm me Covid19 por me cilëndo sëmundje. Sigurisht që edhe në këtë vendin tonë të vogël, në cepin e bukur të këtij globi që çuditërisht fati na e ka dhuruar dhe jo për ndonjë cilësi apo virtut të veçantë, edhe shumë shqiptarë e mendojnë kështu, por jo të gjithë.
Përpara disa ditësh lexoja një status të Zj. Aida Shtino në lidhje me mjekët se si ata do të përballen me turmat e ngrefosura dhe të ndjellura, në eklipset e or.gazmës së injorancës që i bëhej thirrje. Më erdhi aq keq se shikoja se si veniteshin gjithë ato ovacione dhe falenderime, këngë ndaj personelit mjeksor që këndoheshin nga ballkonet e shtëpive ndërkohë që ishim në kar.antinë.

Me dukeshin bashkëkombësit e mi disa imitues te vegjël dhe një shprehje aspak e sinqertë e asaj mirënjohje. Prita pak, me shpresë që kolegët e mi që janë aty në spitalet ku përballen në mënyrë direkte me Covid19 të jepnin ndonjë përgjigje. Nuk pati, ose të paktën unë nuk jam në dijeni. Në të vërtetë u pezmatova dhe indinjova pak, pasi shpresoja në një përgjigje të atyre që përmenden, por pastaj u kujtova që janë të mbështjellë në veshjet e tyre anti Covid19, të mbuluar me ma.ska dhe doreza me orë të tëra, që edhe mundësi të përgjigjen në telefon nuk kanë, ku punojnë me orare të zgjatura dhe kohë për nevojat e tyre personale nuk kanë. Për rrjedhojë mendoj, pa dy.shim që duhen thënë disa të vërteta, disa të vërteta ta pamohueshme dhe të patjetërsueshme. Mund të kisha zgjedhur rrugën e vëzhguesit dhe oportunistit, por realisht nuk munda.

Nuk dua të bëj asnjë replikë me Zj. Shtino, edhe pse për shumë vite që isha jashtë, e ndiqnim me shumë vëmendje kur ajo kërkonte me të drejtë njerëzit e humbur, pasi edhe ne, qindra mijërat që kishim lënë vendin tonë, ishim në njëfarë mënyre të h.umbur diku. E ndiqja dhe mendoja se sa fisnike është edhe një shpirt i gjetur dhe rikuperuar pranë familjes. E pra imagjinoni se sa shumë vlerë ka një shpirt dhe një jetë e fituar, të cilën e tërheqim me forcë, egërsi dhe zgjuarsi, dhe ngandonjëherë edhe me dredhi nga kthetrat e vd.ekjes. Zj. Shtino, keni shumë ngjashmëri me mjekët në rast se realisht emisioni juaj ka qënë pjesë përbërëse e ndjenjave tuaja.

Në këtë kontekst nuk kam se si mos të prononcohem mbi atë çfarë ajo shkruajti pak ditë më parë. Shpresoj shumë të jetë thënë në një moment zemërimi dhe jo e menduar mirë. Gjithësesi qëllimi im nuk është aspak replika me ju edhe nëse e mendoni realisht sikurse e keni shkruar dhe përpiluar në statusin tuaj. Qëllimi im është që ti pritet rruga këtyre monologjeve të panevojshëm për kërkënd, dhe eventualisht numri i atyre që e mendojnë si ju të jetë sa më i pakët.

Pikërisht në datë 13 gusht 2020 ju shkruanit statusin tuaj, i cili për fat të keq u publikua edhe nga shumë mas media dhe portale. Kjo është normale pasi shoë mediatik është i nevojshëm për mbi.jetesën e tyre, paçka moralit që tejçohet apo nuk tejçohet. Ju shkruanit:

“A mundet t’iu bëj një pyetje doktorëve tanë të “çmuar” Përse nuk ju lejojnë të sëmurëve me covid që janë të shtruar në spital telefon..?????? Kush është arsyeja , që nuk i lejojnë të flasin me të afërmit e tyre…?????? A jeni në terezi ti Ministre Manastirliu dhe ti Kryetare e Komitetit Rakacolli me Pipero e kompani …..??????

A i keni trutë në kokë, apo ju kanë vak.sinuar juve përpara, se që të jeni kaq të pas.hpirt nuk ma priste mendja kurre….. A do ta mbani dot turmën kur tiu vërsulen, sepse po ju ” zhduken” të afërmit!!!!!!!! A jeni në dijeni se çfarë jeni duke bërë ?????????? A i këni trutë në kokë ju doktoresha a keni femijë e prindër në shtëpi ju ?????????? Kush është arsyeja që nuk ju lini telefon kush??????

Një gjë po ju them mbajeni mend, se nuk do të arrini të përmbani me turmen e tërburar , që do tiu vërsulen nga zemërimi , sepse po i ktheni në kavie laburatori te afërmit e tyre….dhe aty jo polici, po as ushtri nuk i bën dot zap….”,

Realisht nuk kam gjetur asnjë fjalë për të komentuar se çfarë shkruhet në këto pak rreshta, përveç një mllefi të akumuluar, të ndërthurur me disa elementë vulgarë, skolastikë, zgjidhje drastike dhe tragjike nëpërmjet dhunës dhe eliminimit fizik, linçimit dhe broçkulla të tjera tipike te nje revolucioni oriental-taleban si këto. Më vjen keq që përfundohet këtu.

Mbase jeni të tejlodhur me këtë situatë, por për fat të keq ky është fillimi, dhe këtë e kemi bërë të qartë shumë muaj më parë. Mbase jeni të ngarkuar nga humbjet në njerëz?! E kush nuk është! Mbase jeni të tejngopur me masat dhe distancimin fizik?! Pa dyshim të tërë jemi. Mbase jeni të çproporcionuar dhe ndiheni të shpërfytyruar dhe tjetërsuar me mënyrën e re të jetesës që është mëse evidente tashmë?! Kush prej nesh nuk është! Të gjitha mund të jenë të vërteta por asnjëra nuk justifikon reagime të tilla shfryrëse dhe mbjellëse të një fare jo të mirë, jo qytetare dhe aspak normale.

Keni ngritur një piramidë prej kartoni mbi faktin e thjeshtë që pacientëve nuk ju lejohen celularët në ambjentet e spitalit. Më lejoni tju jap disa shpjegime teknike dhe profesionale në lidhje me këtë. Keni udhëtuar ndonjëherë me avion Zj. Shtino? Patjetër që po. Besoj e dini që celulari duhet fikur ose eventualisht të vendoset në modalitetin Airplane mode.

Besoj keni vizituar muzeume të veçanta, konferenca, kongrese, simpoziume dhe shumë ambjente të tjera ku celulari nuk lejohet. Gjithashtu keni studjuar në bibliotekë ku celulari është totalisht i ndaluar. Besoj e dini që edhe në burg nuk lejohen celularët gjithashtu? Përse nuk e ngrini zërin tuaj si përfaqësuese e shoqërisë civile, pasi në të gjitha këto ambjente ka patur raste të humbjes së jetëve, në avionët që rrëzohen, burgjet ku vdesin të ndaluarit, po ashtu edhe në ambjente të tjera ndodhin vdekje të paprituar sikurse nga infarkti, çarja e aortës etj, dhe askushi nuk ngre problemin e celularëve.

Njëkohësisht në çdo spital të vendeve të zhvilluara në repartet ku pacientët janë rëndë, nuk lejohen celularët. Po ashtu në asnjë terapi intensive nuk lejohen celularët! Njëkohësisht, në reparte ku trajtimi i sëmundjes është konsekutiv dhe impjenativ, me shumë vizita të mjekëve, me hulumtime, ndjekje të vazhdueshme, veçanërisht kur vetë mjekët mund të jenë të kërcënuar për tu kontaminuar ata vetë, do të ishte e pakuptimtë që sa herë mjekët apo infermierët tu duhet të diskutojnë mbi gjendjen e pacientit tek koka e tij, ju duhet ti luten pacientit që të fikë celularin, apo ndërkohë që ata diskutojnë shkencërisht për të ndjekur një linjë terapeutike apo tjetrën, celulari bie, dhe ndërkohë që ndalon njëri fillon celulari i pacientit ngjitur, dhe kështu gjithë diskutimi shkencor humbet, i gjithe debati mjeksor në ndihmë të të sëmurit, përfundon në një konkluzion të thjeshtuar dhe përshpejtuar, pasi dikushi do të flasë gjerë e gjatë me pacientin në celular.

Unë e kuptoj këndvështrimin tuaj, që e konsideroni spitalin një vend të rutinave të përditshme, si një ofiçinë makinash apo supermarket, por nuk është aspak kështu. Në spital, mjekët në shumë raste duhet të mendojnë, të shfletojnë literaturë dhe të jenë në komunikim të vazhdueshëm për të dhënë një zgjidhje të caktuar dhe kjo do përqëndrim. Spitali duhet të jenë vëndi i qetësisë, i prehjes, i gjetjes së shpresës së zgjidhjes dhe jetës, por edhe në raste të vdekjes e cila duhet të vijë sa më e qetë dhe pa dhembje. E pra i tërë ky proçes ka nevojë për gjykim tempestiv të stafeve mjeksore, ka nevojë për konsulta, për rrahje mendimesh, për studime të thelluara ngandonjëherë, për qetësi dhe mungesë absolute presioni nga cilido. Kjo është çfarë një spital duhet të ofrojë, dhe mbase vetëm një muzikë e lehtë në sfond diku në fund të korridorëve mund të jetë deri diku e lejueshme dhe asgjë tjetër, asnjë formë histerie, paranoje, presioni, zhurme dhe këlthitje apo ulëritje. E pra, i keni parë spitalet tona? Sigurisht për këtë ju nuk flisni dhe nuk e përshkruani!

Janë të mbushura me gjëra të tilla, pasi ne kështu jemi të gatuar, kjo edhe për fajin e atyre që të gjitha shtizat e vetëtimave të Zeusit ua drejtojnë mjekëve, pa marrë në konsideratë karakteristikat tona si popull, që kur ndodhemi përballë fatkeqësive çjerrim faqet me ulërima dhe ia hedhim fajin kujtdo vetëm fatit asnjëherë, që nga mënyra se si e gjykojmë fatkeqësinë, për të mos marrë në konsideratë koefiçientin e varfërisë së institucioneve tona shëndetësore, financimin e tyre, trashëgiminë nga e kaluara, numrin e punonjësve të kualifikuar, pagesat e tyre, nivelin shkencor e shumë e shumë variabla të tjerë. Por pa dyshim, edhe duke i mbledhur të gjithë, përballja me një sëmundje të re ka më shumë nevojë për qetësi, mos interferencë në gjykim, kolegjialitet përveç çdo elementi tjetër që sapo e përmenda.

Paçka gjithë kësaj, edhe pse jap gjithë këto shpjegime, mendoj që në rastet e lehta, pikërisht për arsyet e mësipërme të bazuara në infrastrukturën e trashëguar, si dhe për karakteristikat e popullit tonë, mund të kenë mundësinë e kontaktit me familjen në një orar të caktuar pasdite nëpërmjet një linje të dedikuar, të ofruar nga vetë spitali. Gjithësesi, informimi i familjarëve të çdo pacienti duhet të jetë i përditshëm, dhe është detyrë e institucionit pa dyshim nëpërmjet mjekëve të ketë një orar të caktuar për dhënien e informacionit përkatës dhe kjo është e panegociueshme në çfarëdo rasti.

Në rast se ju mendoni se celulari duhet që të bëhet ndonjë filmim apo foto, kjo është absolutisht jo normale dhe etike, pasi aty ku mbaron e drejta e njërit, fillon e drejta e pacientit tjetër. E pra nuk është e pranueshme që xhirime të pa autorizuara të individëve në kushte vuajtjeje ekstreme të qarkullojnë pa aprovimin e tyre dhe të familjarëve të tyre. Kjo është absolutisht e palejueshme në një shoqëri civile. Mas media i ka të të tëra mundësitë e investigimit dhe filmimit me leje apo pa leje në bazë të ligjeve në fuqi.

Mendoj që ky është një shpjegim i detajuar në lidhje me çështjen e thjeshtë në dukje që ju keni ngritur. Por unë do doja të qëndroja pak në ato çfarë shkruhen më poshtë me të cilat nuk mund ti pranoj kurrësesi. Anatemimi i mjekëve duke i konsideruar “të çmuar”, të pashpirt, “po zhdukni të afërmit..”, “i ktheni në kavie laboratori..” etj. Në radhë të parë me aq sa e kam njohur zj. Shtino dhe parë gjithashtu, nga vetë forma e saj antropologjike dhe gjenetike, shumë paqësore dhe e këndshme, simpatike dhe intelektuale, nuk mund të prisja elementë të tillë gjuhësorë drejtuar ndaj nesh. Gjithësesi mendoj që ky degradim i entitetit të mjekut që mundohet të bëhet, ky stërmundim me një gjuhë jo të përshtatshme dhe fyese mendoj se kërkon një përgjigje. Do të jepja disa të dhëna të këtyre njerëzve “të pashpirt” në konsideratën e saj, mjekët shqiptarë për të cilët flitet.

Pa dyshim që mjekët tanë janë të çmuar Zj. Shtino, shumë të çmuar aq sa nuk jua merr dot mendja, aq të çmuar janë sa shkon përtej çdo koncepti ekonomik që një shtet normal mund të ketë. Dhe një nga arsyet qëndron edhe në faktin që në atë urrejtje (vulgo odio) që disa si ju nxisin në mënyrën më absurd, shumë prej nesh janë larguar, largohen përditë dhe me shumë gjasa do të largohen, dhe atëherë do tju duhet të importoni mjekët tuaj të preferuar nga Etiopia apo Bangladeshi të cilët mbase do të jenë “të preferuarit tuaj të çmuar” paçka se duhet tju mësoni gjuhën, zakonet, teknologjinë, etj.

Gjithsej në Shqipëri kemi vetëm 3000 mjekë, dhe më pak se gjysma janë mjekë specialistë, dhe vetëm 200 janë mjekë universitarë. Pa dyshim që ka më shumë mësues, policë, ushtarakë, mbase edhe gazetarë. Ç’është më paradoksale, ka më shumë politikanë se sa mjekë, mbase ka më shumë edhe të profesioneve të tjera, politikanë që duhet të kishin shëruar me kohë varfërinë dhe vuajtjet e këtij populli, dhe ti kishin kthyer shpresën. Numrat e këtyre mjekëve janë në zvogëlim të vazhdueshëm. Mbase kthimi i Shqipërisë në “Jurassic Park” për shkak të pandemisë, dhe kjo jo për faj të mjekëve shqiptarë, do të frenojë eksodin e tyre, por kjo mbetet për tu parë.

Pa dyshim që mjekët shqiptarë janë njerëzit me shpirtin më të madh në këtë vendin tonë. Kanë shpirt aq të madh secili prej tyre sa nuk mund të krahasohet me shpirtin e shumë të tjerëve që skanë bërë dhe sbëjnë asgjë, për të mos llogaritur të tjerë që i kanë bërë gjërat keq apo gabim. Shpirti i tyre, është kur çdo ditë luftojnë me vdekjen dhe kur e fitojnë atë betejë shkojnë euforik në familjet e tyre dhe gëzohen me ta se kanë patur një ditë të bukur duke shpëtuar dikë, dhe kur e humbin zhyten në pezmin e vrarjes së ndërgjegjes së vetvetes duke i bërë pyetje vetes, sikur të kisha bërë diçka ndryshe, dhe kjo i shoqëron për tërë jetën e tyre. Po ju Zj. Shtino këtë nuk mund ta dini dhe nuk keni patur kurrë fatin ta provoni. Kanë një shpirt aq të madh, dhe një dashuri aq të madhe, sa nuk e gjen në ato vende ku shëndetësia e zhvilluar bazohet në mekanizimin e gjithshkaje. Ajo që në popull njihet si humanizëm dhe që në të vërtetë është një rrymë filozofike, ka të bëjë me dashurinë ndaj jetës dhe njeriut, por absolutisht nuk ka të bëjë me dëshirën për të qënë shërbëtorë, apo njerëz të anatemuar. E pra duhet ta dini, që humanizmin, përveç se në Fakultetin e Shkencave Sociale ku studjohet si rrymë filozofike mund ta vrojtoni nga afër tek çdo mjek shqiptar kur e takoni.

Janë njerëzit më të shkolluar, jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë, janë njerëzit që sakrifikojnë rininë e tyre dhe deri në moshën 30-35 vjeçare studjojnë vetëm që të fillojnë të punojnë pas kësaj moshe, dhe përsëri akoma asgjë nuk ka përfunduar, pasi ky është vetëm fillimi për ta.

Janë njerëzit më të papaguar për atë çka prodhojnë dhe investimin që kanë bërë në jetën e tyre. Paguhen aq pak dhe në mënyrë aq banale, dhe përsëri e pranojnë. Ju mund të thoni ryshfeti, korrupsioni, lekët në derën e spitalit, apo të tjera, por të gjitha këto janë të papërfillshme me atë çka ata absolutisht meritojnë. Jam I sigurtë që të ardhurat e shumë punonjësve në institucione të ndryshme private janë shumë më të larta krahasuar me nivelin më të lartë të mjekëve. Kjo vlen edhe per ato institucione shtetërore kur me justifikimin e shoqërive aksionere, punonjës edhe nën 30 vjeç paguhen me një rrogë shtetërore 4-5 herë më të lartë se të mjekëve të Qëndrës Spitalore Universitare të Tiranës, dhe kjo pa asnjë bazë vlerësimi dhe produktiviteti.

Konceptet konspirative sikurse po zhduken “të afermit apo njerëzit po bëhen kavie?, jo vetëm që nuk ekzistojnë por edhe nëse ju hidhni hipoteza të tilla, kush më mirë se sa ju mund ti vërtetojë ato?! Jeni gazetarë investigativë dhe për këtë mund të proçedoni, dhe jo të mbeteni në këto shprehje “eufemiste” që mbeten në kuadrin e një retorike e cila është aq epshndjellëse barbarike.

Këta mjekë të paçmuar në luftën me Covid19 deri tani kanë humbur tre anëtarë të tyre të cilët u infektuan, u sëmurën dhe më pas vdiqën duke iu shërbyer në atë mënyrën “e pashpirt” qe ju shkruani ndaj “kavieve” që përdorni në terminologjinë tuaj. Kjo është e papranueshme. Me dhjetra mjekë të tjerë u infektuan dhe shumë prej tyre përfunduan në terapi intensive. E sa të tjerë do vazhdojnë pas tyre?! E pra asnjë prej tyre nuk ka Sigurim Jete apo semundje, siç mund të kenë gazetarët apo punonjës të bankave, firmave të medha, korporatave apo edhe administratës, shoqërive aksionere etj. Asnjë prej nesh nuk ka Sigurim Jete. Askushi nuk bën pyetjen se çdo bëhet me familjet dhe fëmijët e këtyre mjekëve që vdiqën në krye të detyrës. Në çdo vend të botës, mjekët, Zj. Shtino kanë këto sigurime, të cilat funksionojnë si në rast sëmundje, infeksioni apo edhe vdekje për shkak të punës. Dhe familjet dhe fëmijët e tyre janë të garantuar për rrjedhojë. Kategoria më e pasiguruar në Shqipëri janë pikërisht mjëket dhe infermierët. E pra, prisja që Ju të flisnit për këte, për vlerën dhe antivlerën e vërtetë dhe jo për sulmet barbarike teutoniane ndaj mjekëve dhe institucioneve shëndetësore, pasi ata që kemi janë me të vertetë aq të paçmuar sa nuk mund ta imagjinoni.

Në lidhje me atë çka bëhet me trajtimin e Covid19 për të cilën ju shpreheni në statusin tuaj. Sigurisht gjithkush ka të drejtë të kritikojë, të sugjerojë, e rëndësishme është të bëhet për të rregulluar gjërat dhe jo agravuar ato. Ka gjëra që duhet të ishin bërë më mirë? Pa dyshim! Por ama ka shumë gjëra të tjera që janë bërë shumë mirë dhe në kohën e duhur. Ka gjëra të tjera që ky populli ynë mund ti bëjë më mirë? Pa dyshim. Disa sqarime për të shpërhapur sado pak atë mjegull që ju jepni, dhe që vetë e pranoni që e keni si informacion nga disa miq tuaj, pra thjesht në kuadrin e thashethemeve dhe llafollogjive. Gazetarët investigativë e kanë për detyrë që të identifikojnë probleme të tilla.

Nuk është koha për llafollogji. E pra, asgjë nuk mund të mbahet e fshehtë, askushi nuk është bërë eksperiment sikurse thoni ju, apo për më tepër të zhduken të afërmit e familjarëve. Këto janë shprehje dhe hipoteza të papranueshme dhe aspak racionale, për më tepër kur bëhet fjalë për spitale me qindra të sëmurë, infermierë, mjekë, personel ndihmës, përfaqësues të opozitës, institucioneve ndërkombëtarë etj. Pra llogjikisht nuk mund të jetë e vërtetë asgjë prej këtyre. Por gjithësesi, është në dorën tuaj ta vërtetoni atë çka thoni me fakte, emra dhe mbiemra. Njerëzit nuk janë kokrriza rëre, që zhduken me një gotë ujë. Prandaj mendoj që ato çka thoni, janë shumë të rënda, në konsideratën time të pavërteta, por që gjithësesi ju duhet ta çoni deri ne fund si proçes, dhe nëse del e kundërta e atyre çka thoni duhet të bëni një “mea culpa’ publike.

Në fillimin e pandemisë, kur ne e dinim me çfarë do të përballeshim, u sugjerua që të iniciohej një proçes kërkesash deri në një grevë të personelit, për rritjen e pagave të tyre. Dhe a e di se cili ishte opinioni që prevaloi midis nesh dhe sindikatave të mjekëve?! Nuk është momenti, pasi po i lamë pa shërbim njerëzit në këto momente, atëherë do të ketë shumë më tepër vdekje. E pra këta mjekë dhe infermierë këtë vendim morën, në një situatë kritike, dhe ja çfarë përgjigje ju po i jepni me statusin tuaj.

Do të ishte me më shumë vlerë që sikurse dikushi e ka bërë edhe pse janë raste sporadike, ka ndihmuar sistemin me aparatura dhe donacione. Raste aq të bukura dhe solidariteti janë prezente por shumë të pakta. Ndërkohë shikojmë raste të tjera që udhëtojnë me avione të personalizuar për të shpëtuar veten, të siguruar në vende të tjera europiane. Ndërkohë asnjë prej tyre nuk gjeti mundësinë për të dhuruar qoftë edhe aparaturat e domosdoshme spitaleve publike për te përballuar më mirë këtë situatë.

Prisja shumë nga një gazetare e nivelit tuaj, që arrini të gjeni njerëz të zhdukur prej shumë vitesh, që të bënit një analizë të ftohtë të situatës, të vlerësonit se sa shtretër terapi intensive duhen shtuar, cili është niveli teknologjik që disponojmë për të përballuar këtë situatë, cili është niveli i investimit infrastruktural respektiv, sa shtretër spitalorë do të duheshin për të përballuar Covid19, si mbrohet personeli shëndetësor, ku jemi me parashikimet, cili është niveli profesional, protokollet e trajtimit, numri i mjekëve infeksionistë dhe reanimatorë, infermierë të kualifikuar, shpërndarja e pacientëve në spitale rajonale, numri i testimeve, numri i laboratorëvë që mund të bëjnë këtë ekzaminim dhe që duhet të lejohen, numri i ventilatorëve mekanikë, ECMO, numri i vdekjeve në raport me numrin e pacientëve të intubuar, sa terapi intensive janë shtuar, e shumë problematika të tjera.

E pra këto janë analiza investigative të cilat sugjerojnë përmirësime dhe jo ngarkesa të panevojshme emocionale të cilat nuk na çojnë gjëkundi. Këto janë analiza që mund ti ofrohen njerëzve që ju në statusin tuaj anatemoni, të cilët pa dyshim do ti gjenin me shumë vlerë dhe eventualisht do të mund ti merrnin në konsideratë.

Dhe në fund për personelin e spitalit infektiv të cilin ju nominoni. I keni parë se si janë transformuar koleget tona mjeke dhe infermiere ne keto gjashtë muaj? Mjeke të nderuara, zonja, nëna, bashkëshorte që ju janë dedikuar pacientëve me Covid19. Pothuajse të shpërfytyruar nga puna dhe stresi, lodhja dhe humbjet. Provoni të mundoheni të kontaktoni shefen e shërbimit, Prof. Najada Çomo, do ta gjeni vetëm në spital. Mundohuni të kontaktoni Prof. Tritan Kalo, është duke kontribuar pranë shërbimit.

Arjan Harxhi, shefi i departamentit në mënyrë te vazhdueshme ne punë, edhe ato pak orë në shtëpi mundohet tju gjenden njerëzve ne telefonatat e shumta. Kërkoni Prof. Pëllumb Pipero, Dr. Gent Stroni, Dr.Entela Kolovani, Dr. Migena Qato, Dr. Esmeralda Meta, Dr. Esi Duka, Dr. Elda Qyra, Dr. Edmond Puca, Dr. Ergys Ramosaço, Dr. Shkëlqim Kurti, Dr. Arben Ndreu, Dr. dhe do të zbuloni që secili prej tyre është në punë dhe asnjëri nuk ka shkuar me leje për të çuar fëmijët qoftë edhe për pak ditë me pushime, por i keni pranë të sëmurëve dhe familjarëve të tyre. Dhe si ata, kështu veprojnë kolegët e mi ne spitalin Shefqet Ndroqi dhe kudo në çdo shërbim të QSUT. Si mund te flisni kështu për ne, si mund të flisni kështu për ta? E pra këta mjekë aq të çmuar nuk zhdukin të afërmit e kurkujt. Ata janë e vetmja shpresë, jane i vetmi aleat që ndan nga vdekja shumë pacientë me Covid19 ndërkohë që jam duke shkruar. Nuk ju lejohet kurrësesi të shpreheni kështu ndaj tyre. Ata meritojnë minimalisht falenderim dhe mirënjohje.

Pa dyshim që ajo çka po bëhet në Shqipëri, ka të bëjë me një sëmundje të re, ku edhe bota shumë më e zhvilluar mëson nga gabimet e saj, ku vete Organizata Botërore e Shëndetësisë, është në një konfuzion të jashtëzakonshëm. Çdo njeri prej nesh mund të bëjë sugjerimet e tij, mund të japë eksperiencat e tij, konsideratat e tij, qoftë edhe publikisht. Mos konkordimi i mendimeve të secilit prej nesh me vendimet që merren në mënyrë institucionale nuk i jep të drejtën asnjërit të shfryjë në mënyrë instiktive dhe paradoksale kryqëzatat obskurantiste. Askushi nuk duhet ta bëjë këtë, bile askushi nuk ka të drejtë ta bëjë këtë. Kjo edhe për ata që ju ka “pëlqyer” statusi i Zj. Shtino.

Sigurisht çdo njëri prej nesh ka humbur një njeri të shtrenjtë me sëmundjet, çdo njeri prej nesh është përballur me sistemin tonë shëndetësor, ka pritur radhat, ngandonjëherë ka shkuar edhe në privat, ndonjëherë edhe jashtë vendit, shpesh herë e kanë fituar betejën me sëmundjet, herë të tjera jo, kanë humbur të afërmit e tyre duke u trajtuar në Shqipëri, por edhe jashtë vëndit. E pra çdo njëri nga ne mund të ketë një eksperiencë negative, por nuk është kjo mënyra për tu përmirësuar, nuk është kjo mënyra për të folur dhe për tju drejtuar publikut, sikur po ringjallim gjyqin e Nurenbergut, ku duhet të lënçojmë kriminelët që bënë genocid ndaj njerëzimit.

Unë nuk mund ta pranoj, dhe nuk do ta pranoja kurrë, as për konformizëm apo oportunizëm shprehje të tilla, dhe kundërvënie të tilla. Këta mjekë dhe infermierë janë bijtë e këtij populli dhe janë aq të bukur apo të shëmtuar siç është edhe ky populli ynë, janë me cilësi, virtyte dhe difekte sikurse të gjithë shqpitarët, por kanë një diçka më shumë se të tjerët. Sado të shëmtuar, të këqinj, të deformuar apo difektozë gjenetikisht të jemi, njohim diferencën midis jetës dhe vdekjes, vlerësojmë të parën, dhe e përjetojmë të dytën, janë njerëzit më të pastër ndër jush, janë të paepur për jetën dhe dashurinë ndaj saj. Nuk mund tju kundërvesh këtyre njerëzve me aspiratat më pozitive, flakadanëve të paqes dhe jetës, ushtrinë, barbarinë, zapllëkun dhe poturet apo shallvaret e injorancës së plebea rusticus.

Ju, Zj. Shtino duhet të ishit në ballë të frontit në mbrojtjen e mjekëve, duhet të ishit në krahun tonë në çdo moment dhe sekondë, duhet ti kishit konsideruar pasuri kombëtare. Unë pres pa dyshim që njerëz si Ju, bota e artit, gazetarisë, akademikë të jenë bashkë me ne, në çdo hap tonin, edhe pse mund të bëjmë gabimet tona. Pa dyshim ne do të kemi kurajon qytetare dhe profesionale ti pranojmë.

Por kjo ndryshon nga dëshira jonë e madhe për të shpëtuar jetën dhe për të luftuar çdo sekondë me përbindëshin Cerebrus, rojtarin e Hadesit dhe nëntokës. Sistemi ynë shëndetësor ka nevojë për çdo sugjerim nga ana juaj, ka nevojë të jetë në qëndrën e vëmendjes së mas mediave. Ajo çka ndodhur këto 30 vjet nga politika shqiptare, është që mungesat e financimit të këtij sistemi, problematikat në infrastrukturë, mënyrën e mbulimit të shpenzimeve shëndetësore etj, i janë derivuar një strategjia absurde, “evil” të ligë dhe të pashpirtë duke vendosur në mënyrë paradoksale dhe artificiale mjekët përballë publikut.

E pra kjo të jetë e qartë njëherë e mirë. Mjekët nuk kanë asnjë rol në financimin e shëndetësisë, mënyrë e këtij financimi, nevojat kombëtare, përballjen me investimet, teknologjinë e re, trajtimet e diferencuara, furnizimet, pastërtinë, higjenën, organizimin dhe menaxhimin administrativ etj. Të gjitha këto politika bëhen në parlamentin shqiptar, nga forcat politikë, qeveria shqiptare dhe institucionet ndërkombëtare që asistojnë, normativat europiane, dhe kriteret për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian. Edhe mbajtja apo jo e celularit në fund nuk është një vendim i mjekëve, por është një vendim institucional.

Prandaj do tju lutesha juve dhe të gjithë atyre që e mendojnë si ju, që ta rimendonit, dhe të ishit bashkë me mjekët tuaj, duke filluar që nesër. Ne kemi nevojën për mbështetjen tuaj Zj. Shtino dhe të gjithë të tjerëve. Ne nuk jemi armiqtë tuaj, përkundrazi jemi mbrojtësit tuaj të paepur, jemi templarët e fundit që po rezistojnë në këtë botë absurde dhe diletantizmi perpetum. Jemi ata ushtarë që edhe pse pa mburojat e duhura shkuan në luftë vetëm me shpatën e bekuar nga Hipokrati kundër kudhrës së përflaktë të vdekjes e cila e përfaqësuar nga kjo krijesë mikroskopike, po kontrollon fatet e të tashmes dhe të ardhmes së planetit. Na mbështesni, na ndihmoni, na inkurajoni, na kritikoni, na sugjeroni, mund edhe të na thoni që jemi më të paaftë se kolegët tanë gjetiu, por ju lutem mos na anatemoni, mos na vrisni dëshirën për të luftuar kundër vdekjes. Kjo do të ishte vrasja më e madhe që mund të na bëni, dhe jo thirrja për ringjalljen e inkuizicionit, dhe djegjes në turrën e druve përshkënditës së urrejtjes.

Prandaj nëse do ta pranonit një sugjerim, Ju duhet të jeni promotorja e një momenti duartrokitjesh me shumë mirënjohje dhe përulje, këtë herë shumë të ndjera përballë spitaleve Covid, por edhe përballë çdo spitali të vendit, si një reflektim dhe solidaritet, duke i treguar të gjitha komuniteteve, që ne si mjekë së bashku me ju, gazetarët, akademikët, intelektualët e këtij vendi, politikanët, drejtuesit e ministrisë së shëndetësisë, vetë Komitetin Teknik që ju e përmendni duhet të jemi të bashkuar në këto momente aspak të lehta, se kemi më shumë gjëra që na bashkojnë se sa na ndajnë, është jeta e njerëzve tanë që duhet të na bashkojë, e ardhmja e fëmijëve tanë. Njerëzimi, për hir të vazhdimit të jetës ka bërë shumë më tepër se kaq!

VULGO ODIO NON EST SOLUTIO. EX AMORE VITAE EXT. (Urrejtja vulgare nuk është zgjidhja, dashuria është baza e jetës) PROF. EDVIN PRIFTI, Shef i Shërbimit të Kardiokirurgjisë, QSUT

Shefi i Kardiologjisë i përgjigjet Aida Shtinos: Ja pse nuk lejohen celularët në spitalet Covid Read More »

Vasili,Ramës: ‘I thoni të mbyll gojën ky korb i mallkuar’

Nënkryetari i Levizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, shpërthen në akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, ku e quan “korb të mallkuar”

Ai u shpreh i pakënaqur me menaxhimin që qeveria po i bën situatës në Kakavijë.

Vasili tha se Rama nuk bën as përpjekjen më të vogël për të ndërprerë pushimet e për t’u shkuar në ndihmë qytetarëvë që po vuajnë.

“I thoni që të heshtë ky Korb i Mallkuar, pra KM-ja! Në Kakavijë po konsumohet një dramë humanitare që dhemb shumë. KM-ja është thjesht spektator dhe komentator. Por një komentator që i ngjan një Korbi të Mallkuar: që ndjell keq, që nuk ndihmon, që të lë në baltë, që jua hedh fajin shqiptarëve, që nuk lëviz gishtin, që nuk lëviz pushimet, që nuk lëviz ndihmat, që nuk lëviz paratë për të ndihmuar, por dhe kjo është më e liga edhe nuk pushon së foluri zi dhe papushim. Një ndihme mund ta japë KM-ja: TË MBYLLË GOJËN DHE TË HESHTË,”-shkruan Vasili.

Vasili,Ramës: ‘I thoni të mbyll gojën ky korb i mallkuar’ Read More »

Për të hyrë në Greqi prej mëngjesit të datës 17 gusht qytetarët duhet të kenë me vete…

Policia e Shtetit informon të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, se nisur nga masat kufizuese për shkak të COVID-19, duke filluar nga ora 06:00 deri në orën 22:00 të çdo dite në vijim, për të hyrë në Republikën e Greqisë, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë do të lejohet të kalojnë vetëm 750 shtetas në ditë, ndërsa nga Kapshticë vetëm 300 persona në ditë.

Për të hyrë në Republikën e Greqisë prej mëngjesit të datës 17 gusht qytetarët duhet të kenë me vete:

-Certifikatën e kryerjes së testit COVID-19, jo më vonë së 72 orë nga dita e udhëtimit dhe rezultati të jetë Negativ;

-Testimi të jetë bërë nga autoriteti shtetëror (Instituti i Shëndetësisë) ose nga çdo spital apo klinikë e certifikuar dhe e njohur nga shteti;

-Certifikata të përmbajë të dhënat personale të personit, numrin e pasaportës ose të kartës greke, rezultatin negativ të testit, emrin e Institucionit ku është kryer testimi, adresën, numrin e telefonit, si dhe të jetë e përkthyer në gjuhën angleze;

-Do të lejohen të hyjnë në Republikën e Greqisë shtetasit që kanë leje qëndrimi greke ose shtetësi greke, punëtorët sezonal, si dhe çdo shtetas që ka marrë konfirmim nga autoriteti përkatës;

-Çdo shtetas që do të hyjë gjithashtu duhet të këtë plotësuar formularin PLF.

Sot, pas komunikimeve të pandërprera me homologët grekë është mundësuar që në Kakavijë të vijojë puna me ritëm duke u ardhur në ndihmë qytetarëve që janë në pritje në radhë, për të kaluar në shtetin grek.

Gjithashtu po pas komunikimeve intensive me homologët grekë, në këto momente në Kapshticë ka nisur puna normalisht e do të vijojë deri në orën 22:00 të mbrëmjes, ndërsa nga nesër në orën 06:00 të mëngjesit në të dyja pikat e kalimit do të aplikohen masat e raja anti-COVID.

Policia Kufitare apelon qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë që mos ndërrmarin udhëtime pa pasur me vete dokumentacionin e mësipërm, pasi Policia ka ngritur pika kontrolli në drejtim të Kakavijës si dhe në drejtim të Kapshticës.

“Nuk do të lejohet asnjë qytetar që ka qëllim destinacionin final Greqinë të udhëtojë në drejtim të këtyre pikave pa pasur dokumentacionin e nevojshëm”, thotë në mbyllje Kakavija.

Situata në Kakavijë, Meta: Tamponë falas, s’mund të trajtohen si njerëz pa atdhe dhe shtet

Arrihet marrëveshja: Kakavija dhe Kapshtica do të punojnë deri në orën 22.00

Pas Kapshticës edhe Kakavija ul traun! Plotësohet kuota prej 750 personash të lejuar nga pala greke

Kapshtica ul traun, ndërpritet puna: U plotësua kuota e kalimit të 300 personave

Për të hyrë në Greqi prej mëngjesit të datës 17 gusht qytetarët duhet të kenë me vete… Read More »

Pas kaosit me Greqin, Ministria e Jashtme jep informacion të detajua

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nisur nga situata e krijuar prej kufizimeve të lëvizjes së lirë të udhëtarëve jashtë vendit, me qëllim parandalimin e situatave problematike, informon në kohë reale për çdo ndryshim të këtij regjimi që lidhet me lëvizjen e qytetarëve shqiptarë.

Në mënyrë të detajuar MEPJ liston shtetet ku qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë lirisht, ku kërkohet karantina dhe tamponi.

Ky informacion i detajuar vjen në një kohë që situata me pikat e kalimit kufitar që lidhun me Greqinë paraqite e rënduar, me radhë kilometrike, pasi pala greke bën tampon për koronavirusin në kufi dhe në ditët në vijim kërkohet testi negativ i orëve të fundit.

Kuvajt

Shteti i Kuvajtit nuk lëshon asnjë lloj vize për hyrje në Kuvajt deri në një njoftim tjetër. Shtetasit shqiptarë të cilët posedojnë leje qëndrimi kuvajtiane, mund të hyjnë në Kuvajt duke paraqitur testin PCR të bërë 72 orë para mbërritjes në Kuvajt dhe i nënshtrohen karantinës 14 ditë.

Greqi

Shtetasit shqiptarë me pasaportë shqiptare nuk mund të udhëtojnë drejt Greqisë deri në datën 31 gusht. Gjithashtu, në fluturimet nga Tirana në Athinë kërkohet test negativ i Covid (nga data 7-31 gusht), ndërsa në kufirin tokësor (Kakavijë dhe Kapshticë) testi negativ do të kërkohet duke filluar nga data 17 gusht.

Armeni

Armenia nuk lejon hyrjen nga shtetet e tjera përveç shtetasve armenë dhe atyre me leje qëndrimi në Armeni. Shtetasit që hyjnë i nënshtrohen karantinës 14 ditore.

Qipro

Shqipëria hyn në kategorinë C të shteteve me rrezikshmëri të lartë të Covid, e për rrjedhojë shtetasve me pasaportë shqiptare nuk iu lejohet hyrja. Shtetasve që iu lejohet hyrja nga kjo kategori, duhet të kenë kryer testin e COVID-19 para mbërritjes, ose ta bëjnë atë sapo mbërrijnë me shpenzimet e tyre dhe të rrinë në karantimin 14 ditor.

Tunizia

Shqipëria është në kategorinë e kuqe, të shteteve që nuk iu lejohet hyrja në Tunizi. Atyre që për arsye specifike iu lejohet të hyjnë, duhet të kenë kryer testin COVID-19 120 orë përpara, si dhe të karantinohen për 7 ditë në një nga hotelet e caktuara.

Spanjë

Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë për në Spanjë:

Kur kanë leje qëndrimi të vlefshme;

Kur kanë arsye esenciale, të cilat justifikojnë qëllimin e ardhjes;

Spanja nuk aplikon, deri tani, regjim karantine për shtetasit shqiptarë.

Belgjikë

Për shtetasit shqiptarë të cilët udhëtojnë në Belgjikë (vetëm udhëtime esenciale nëse nuk kanë dokumente qëndrimi), është i detyrueshëm plotësimi i formularit 48 orë përpara udhëtimit dhe karantinimi prej 14 ditësh.

Luksemburgu

Në pritje të përgjigjes zyrtare nga auotoritetet.

Mbretëri e Bashkuar dhe Irlandë

Në MB dhe Irlandë, mund të hyjnë nga Shqipëria shtetasit e këtyre vendeve (Irlandë dhe MB) dhe të gjithë shtetasit e tjerë (perfshirë ata shqiptarë) që kanë leje qëndrimi në këto vende.

Të gjithë shtetasit e lartpërmendur, i nënshtrohen karantinimit 14 ditë.

Republika Çeke

Shtetasit shqiptarë nuk mund të udhëtojnë në Republikën Çeke, nëse ata nuk kanë leje qëndrimi në këtë shtet. Nëse një qytetar çek ose një qytetar i huaj (shqiptar) me leje qëndrimi në Republikën Çeke ka vizituar Shqipërinë, në kthim duhet të bëjë/paraqesë testin ose të vetëkarantinohet për 14 ditë.

Suedia, Finlanda, Norvegjia dhe Islanda në vijim të Rekomandimeve të Këshillit të BE, për shtetet anëtare të BE, kanë vendosur zgjatjen e përkohshme të ndalimit të hyrjeve në EU nëpërmjet këtyre vendeve për shtetet jashtë BE/ZEE, përkatësisht:

Suedi: Vendimi për kufizimin e hyrjes është shtyrë deri më 31.08.2020. Nuk zbaton masën e karantinës.

https://www.regeringen.se/artiklar/2020/03/information-om-uds-arbete-med-anledning-av-coronaviruset/

Finlandë: Vendimi për kufizimin e hyrjes është shtyrë deri më 08.09.2020. Është vendosur testimi i detyrueshëm në të gjitha pikat kufitare të hyrjes. Për ata që vijnë nga zona me rrezikshmëri të lartë do të ketë edhe karantinim.

https://www.raja.fi/current_issues/guidelines_for_border_traffic

Norvegji: Vendimi për kufizimin e hyrjes është shtyrë deri më 01.10.2020. Zbatohet karantina për personat që vijnë nga zonat me rrezikshmëri të lartë, sipas hartës së publikuar nga ata, përfshirë edhe Shqipërinë.

https://www.regjeringen.no/no/aktuelt/reiserad_forlenges/id2724431/ ​

Islandë: Vizitorët duhet të bëjnë një regjistrim praprak. Është e nevojshme kryerja e testit të Covid dhe sipas zonës ku futen edhe kryerja e karantinës.

https://www.covid.is/categories/tourists-travelling-to-iceland

Zvicër

Aktualisht hyrja e shtetasve shqiptarë nuk është e lejuar, me përjashtim të rasteve të veçanta, siç mund të jenë emergjencat shëndetësore, familjarë të shtetasve zviceranë apo atyre me rezidencë në Zvicër, etj.

Ndërkohë për shtetasit që kanë të drejtë të udhëtojnë nga Shqipëria në Zvicër, qofshin këta pjesëtarë të diasporës me leje qëndrimi në Zvicër apo shtetas zviceranë të cilët mund të kenë ardhur në Shqipëri për arsye turizmi apo pune, nuk aplikohet karantinimi i detyrueshëm.

Sqarohet se që prej fillimit të muajit korrik, autoritetet zvicerane kanë përpiluar një listë me shtetet me rrezikshmëri të lartë infektimi, listë e cila përditësohet periodikisht. Deri më sot, Shqipëria është jashtë kësaj liste, ndryshe nga gjithë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Personat që udhëtojnë nga vendet me rrezikshmëri të lartë kanë detyrimin të vetë-karantinohen për 10 ditë që nga momenti i hyrjes në Zvicër.

Gjermani

Sipas udhëzimeve të MPJ gjermane dhe MB pas hyrjes në Gjermani pas qëndrimit në një zonë rreziku ku përshihet edhe Shqipëria udhëtarët duhet të:

-vazhdojnë direkt në destinacionin e tyre pas hyrjes në Gjermani;

-izolohen në shtëpi ose në një akomodim të përshtatshëm;

-me email ose telefon të njoftojnë autoritetin kompetent, si rregull, Ministrinë e Shëndetësisë në zonën e vendbanimit / akomodimit në landin përkatës.

Ministria Federale e Shëndetësisë ka njoftuar se në të ardhmen e afërt kushdo që arrin në Gjermani nga një zonë e rrezikut do t’i kërkohet t’i nënshtrohet një testi COVID-19.

Procedura dhe masat e zbatimit në nivel landi mund të ndyshojnë nga një land tek tjetri dhe është e nevojshme të kontrollohet paraprakisht faqja zyrtare e secilit land.

Lidhur me rastet kur testet e COVID-19 kryhen në aeroport udhëzimet lidhur me kohën e pritjes së rezultatit dhe karantinimit jepen edhe nga zyrtarët e aeroportit.

Austri

Momentalisht shtetasit shqiptarë nuk mund të udhëtojnë drejt Austrisë dhe situata nuk duket se do të ndryshojë së shpejti. Austria lejon tranzitin si dhe udhëtimin e shtetasve shqiptarë të cilët kanë leje qëndrimi në Austri ose në një nga Vendet Shengen (por jo nëse vijnë nga Suedia, Spanja, Portugalia). Gjithashtu, hyrja nga Shqipëria edhe e shtetasve me leje qëndrimi lejohet nëse personat kanë test negativ, i nënshtrohen karantinimit ose kryejnë testin brenda 48 orëve nga hyrja.

Franca dhe Portugalia nuk lejojnë udhëtimin drejt tyre të shtetasve shqiptarë të cilët nuk janë të pajisur me vizë D të vlefshme apo me leje qëndrimi në këto 2 vende. Përjashtim bëjnë vetëm diplomatët, vizitat zyrtare si dhe punonjësit e transportit apo stafet mjeksore dhe humanitare.

Për kategoritë që lejohet, aktualisht nuk ka detyrim testi të COVID-19 apo karantinim të detyrueshëm për shtetasit shqiptarë në asnjërin nga këto dy vende.

Mali i Zi

Në Mal të Zi shtetasit shqiptarë mund të hyjnë duke paraqitur testin negativ të COVID-19 jo më të vjetër se 48 orë.

Rumani

Rumania për momentin nuk lejon hyrjen e shtetasve shqiptarë që nuk kanë leje qëndrimi apo vizë afatgjatë në Rumani ose në një vend të BE-së. Sipas Vendimit të Qeverisë për zgjatjen e Gjendjes së Alertës, datë 15 korrik 2020, përjashtohen nga ky rregull anëtarët e delegacioneve sportive ndërkombëtare, të cilët marrin pjesë në kompeticione sportive të organizuara në territorin e Rumanisë, sipas ligjeve në fuqi.

Megjithatë, duke qenë se Gjendja e Alertës përfundon në datë 16 gusht, pritet që në ditët në vijim të dalë një vendim i ri i Qeverisë për zgjatjen e Gjendjes së Alertës. Lidhur me këtë, do të informohet mbi rregullat e reja që do të aplikohen.

Gjithashtu, në këto momente, Shqipëria nuk ndodhet në listën rumune të vendeve me risk të lartë epidemiologjik. Për rrjedhojë, nuk është detyrim karantinimi apo vetë izolimi.

Maqedoni e Veriut

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shtetasit shqiptarë aktualisht mund të udhëtojnë pa asnjë detyrim karantinimi apo testi negativ për Covid 19.

Hungari

Personat që vijnë nga vendet e kategorisë së kuqe, ku aktualisht përfshihet edhe Shqipëria, duhet të karantinohen për dy javë në Hungari. Pra, ky rregull nuk ka si kriter shtetësinë e qytetarëve por vendet nga vijnë.

Sa i përket hyrjes apo kalimit tranzit në Hungari, qytetarët shqiptarë duhet të bëjnë një aplikim online te faqja e policisë hungareze.

Linku i aplikimit në gjuhën angleze gjendet si më poshtë:

https://ugyintezes.police.hu/en/uj-ugy-inditasa​

Pas plotësimit të tij, në adresën e emailit të vendosur nga personi, policia hungareze kthen përgjigje brenda 24 orësh me vendimin e marrë për lejimin apo moslejimin e hyrjes.

Izrael

Në Izrael, me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, është në fuqi karantinimi 14 ditor, për të gjithë udhëtarët (izraelite dhe të huaj), që hyjnë në territorin izraelit.

Bullgari

Nga ana e autoriteteve bullgare është lejuar hyrja e qytetarëve shqiptarë në Bullgari që më 28 korrik 2020 me kushtin e paraqitjes së përgjigjes negative të testit PCR. Përgjigja negative e testit PCR duhet të jetë e përkthyer në gjuhën angleze.

Në rastin e organizatorëve, sportistëve dhe pjesëmarrësve, që udhëtojnë për motive të pjesëmarrjes në kompeticione sportive, që do të zhvillohen në Bullgari, kërkohet pajisja me dokumentacionin përkatës për këtë qëllim nga Ministria respektive e Sportit. Në dokumentacionin e Ministrisë duhet të përcaktohet vendi, ku do të zhvillohet kompeticioni sportiv si dhe lista e pjesëmarrësve. Ky dokumentacion duhet të paraqitet pranë​ autoriteteve kufitare bullgare.

Australi dhe Zelandë e Re

Fluturimet ajrore janë kufizuar maksimalisht për shkak të shpërthimit të një vale të re nga Covid-19.

Gjithashtu aeroportet kryesore janë thuajse të mbyllur dhe për ata pak udhëtarë që mbërrijnë në këto vende, është e detyruar karantina prej dy javësh në hotel dhe kryerja e ekzaminimeve laboratorike.

Hollandë

Hollanda (NED) nuk i ka hapur ende kufijtë me shtetasit e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë këtu dhe RSH. Rrjedhimisht për momentin, lejohen të udhëtojnë drejt territorit të Hollandës vetëm shtetas shqiptarë me leje qëndrim hollandez ose të shteteve të tjera të BE, ose shtetas shqiptarë që kanë shtetësi të dytë hollandeze ose të BE.

Gjithashtu, të gjithë personat (pavarësisht shtetësisë) të cilët udhëtojnë drejt Hollandës nga Shqipëria dhe nga vende të tjera të cilat kanë raste infektimi me COVID-19, do të duhet të karantinohen në banesat e tyre për një periudhë 2 javore.

Katar

Duke filluar që nga fillimi i muajit gusht, të gjithë shtetasit e huaj me leje qëndrimi dhe ID katariane, por që për arsye të pandemisë COVID-19, kanë mbetur jashtë Katarit, mund të kthehen në Katar të pajisur me një “Leje Kthimi” që mund të shkarkohet nga Qatar Portal në linkun: https://portal.www.gov.qa/ëps/portal/qsports/home.

Në varësi të vendit nga vijnë dhe faktorë të tjerë, ata do të duhet të shkojnë në karantinë në shtëpi ose karantinë hoteli pas mbërritjes në Aeroportin Ndërkombëtar Hamad.

Në faqen elektronike të Qatar Airways përditësohet vazhdimisht lista e vendeve me risk të ulët. Shqipëria ende nuk bën pjesë në këtë listë vendesh kështu që udhëtarët nga Shqipëria duhet të jenë të pajisur me testin PCR jo më të vjetër se 72 orë dhe të marrë nga një Laborator mjekësor i licencuar.

Slloveni

Për Slloveninë, Shqipëria sa i përket situatës epidemiologjike të COVID-19, është pjesë e listës së kuqe. Në listën e kuqe, Sllovenia deri në datën 7 gusht ka përfshirë 58 vende.

Në këto kushte, ndaj shtetasve shqiptarë për hyrje, dalje e qëndrim në Slloveni zbatohen kufizimet e rregullat e mëposhtme:

Mund të lëvizet tranzit përmes territorit të Sllovenisë drejt Shqipërisë (nëpërmjet Kroacisë) me pasaportë të vlefshme shqiptare (Sllovenia ka pranuar aktin normativ të qeverisë shqiptare për shtyrjen e vlefshmërisë së pasaportave që u ka kaluar afati gjatë vitit 2020 deri në 31 dhjetor 2020, por jo Kroacia) brenda 12 orësh;

Shtetasit shqiptarë me pasaportë të vlefshme nuk mund të hyjnë në territorin e Sllovenisë, pa patur arsye të veçanta (humanitare, etj.) dhe me miratim paraprak të autoriteteve sllovene dhe/ose të autoriteteve të vendit të destinacionit. Por më parë, me notë Ambasada e Shqipërisë kërkon miratim nga autoritetet sllovene. Të sillet në vëmendje se Sllovenia përfaqëson kufirin e jashtëm të zonës Shengen;

Shtetasit shqiptarë me pasaportë të vlefshme, që vijnë nga Shqipëria dhe janë të pajisur me leje qëndrimi ose pune në Slloveni, lejohet të hyjnë në Slloveni, por janë të detyruar t’i nënshtrohen karantinës 14 ditore. Para hyrjes në territorin e Sllovenisë, në pikat e kalimit kufitar, shtetasit duhet të japin të dhëna të sakta për adresën në Slloveni, si dhe numër telefoni;

Lejohet të lëvizin tranzit në Slloveni, brenda 12 orësh shtetasit shqiptarë, që kanë pasaportë të vlefshme dhe leje qëndrimi ose pune në një vend anëtar të BE-së, apo pjesë e zonës Shengen;

Për FK Tirana, nëse do të ketë udhëtim me destinacion Slloveninë (në drejtim ajror ose tokësor), do të duhet të ketë miratim paraprak nga autoritetet sllovene duke plotësuar këto kushte: emër mbiemër; numër pasaporte; të dhëna për mjetin apo avionin me të cilin udhëtohet; datat e udhëtimit për hyrje e dalje nga territori i Sllovenisë; test për secilin pjesëtar për COVID-19 të realizuar në një vend të BE-së, të ketë rezultuar negativ dhe të jetë kryer jo më parë se 36 orë; konfirmim nga pala pritëse. Në bazë të të dhënave të mësipërme, Ambasada e Shqipërisë me notë kërkon pranë autoriteteve sllovene miratimin e nevojshëm për realizimin e udhëtimit;

Për FK Tirana, nëse do të ketë udhëtim me destinacion një vend të BE-së, ose të zonës Shengen, duke kaluar tranzit në territorin e Sllovenisë, ai mund të realizohet përsëri duke respektuar të gjitha kërkesat e mësipërme dhe me notë drejtuar autoriteteve sllovene përmes Ambasadës së Shqipërisë. Më parë duhet dhënë miratim edhe nga autoritetet e vendit të destinacionit. Nota do të ishte e këshillueshme edhe për mundësimin e kthimit në Shqipëri nëse kalohet tranzit në territorin e Sllovenisë.

Lidhur me udhëtim mbështetësish (tifozësh) të FK Tirana, respektohen të gjitha rregullat e kufizimet e përcaktuara për shtetasit shqiptarë, që vijnë nga Shqipëria, pjesë e listës së kuqe sa i përket situatës epidemiologjike të COVID-19.

Turqi

Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë pa asnjë pengesë dhe nuk ka regjim karantine të detyruar. Nuk kërkohet test PCR i 48 orëve të fundit.

(Detaje: Në kontaktin e pikës kufitare, në rast se në termometrat termike vërehen shenja të COVID-19, personi që udhëton i nështrohet testit PCR dhe vendoset në një vend të posaçëm deri në rezultatin e tij. Sipas vijimësisë, vazhdon udhëtimi apo kurimi në rast nevoje.)

Azerbajxhan

Rregullat për hyrjen në vend janë më strikte dhe të ndara në kategori. Drejt Azerbajxhanit mund të udhëtojnë:

1) Shtetasit Azerbajxhanas;

2) Ata që kanë leje qëndrimi në këtë vend;

3) Përfaqësuesit diplomatikë dhe familjarët e tyre;

4) Ata që kanë leje pune në vend;

Për ata që janë jashtë kësaj kategorie edhe dëshirojnë të udhëtojnë, me kusht të një ftese nga një shtetas (person) nga Azerbajxhani, duhet të aplikojnë për leje në Kryeministrinë azere.

Karantinë të detyruar nuk ka, por kërkohet testi negativ i PCR i 48 orëve të fundit.

Sugjerohet vetëizolim.

Kazakistan

Për shkak se Kazakistani ende nuk ka rinisur fluturimet me shumë vende, është e ndaluar hyrja për të huajt. Hyrja realizohet vetëm me leje të posaçme nga Kryeministria e vendit.

Nuk ka karantinë. Kusht është testi negativ i PCR i 48 orëve të fundit.

Gjeorgji

Është e ndaluar hyrja për të huajt. Kërkohet Leje e veçantë. Ka karantinë të detyruar.

Bosnje-Hercegovinë

Rregulla të reja për hyrjen në Bosnje-Hercegovinë!

Këshilli i Ministrave i Bosnje Hercegovinës, ka miratuar disa ndryshime mbi “Vendimin për përcaktimin e kushteve shtesë për hyrjen e të huajve në Bosnje Hercegovinë.”

Në përputhje me këtë vendim, ndalimi i hyrjes së të huajve në territorin e Bosnje Hercegovinës nuk do të zbatohet për shtetasit e vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Shengenit, për të gjithë të huajt që kanë një vizë të shumëfishtë Shengen ose vizë të Bashkimit Evropian apo një leje qëndrimi përkatëse në vendet e Bashkimit Evropian dhe zonës Shengen, si dhe për të huajt që kanë një çertifikatë të testit negativ për virusin SARS-CoV-2, jo më të vjetër se 48 orë, para se të hyjnë në BiH.

Ky vendim ka hyrë në fuqi në datën 16 korrik 2020 dhe është ende në fuqi.

BiH e ka vendosur Shqipërinë në “Zonën e Kuqe”. Shtetasit e Shqipërisë hynë në BiH vetëm nëse kanë një shkak të rëndësishëm, të cilin duhet ta vërtetojnë me anë të një dokumentacioni (ftesë/leje nga pala boshnjake), si dhe duhet të kenë, detyrimisht, certifikatën e testit negativ për virusin SARS-CoV-2, jo më të vjetër se 48 orë, para se të hyjnë në BiH.

Për rastin konkret, për të hyrë në BiH, Ekipi duhet të ketë Ftesën nga pala boshnjake që tregon arsyen se pse do të futet në BiH (ndeshje), si dhe të gjithë personat duhet të kenë me vete certifikatën e testit negativ për virusin SARS-CoV-2, jo më të vjetër se 48 orë.

Republika e Kroacisë

Kushtet e hyrjes në Republikën e Kroacisë duke patur parasysh masat e marra në vend mbi COVID-19

Nëse të huajt nuk e kanë nënshtetësinë e një Shteti Anëtar të BE / EEA-së ose vendeve të sipërpërmendura, as nuk kanë leje-qëndrimi në ato vende dhe udhëtojnë nga një vend jo anëtar për shkak të arsyeve urgjente personale, duhet të dëshmojnë arsyen e tyre për hyrjen në Republikën e Kroacisë pas mbërritjes në pikën kufitare e cila mund të jetë:

arsye personale urgjente – është e nevojshme të paraqitet dokumentacioni i vlefshëm për shembull në rast të:

– shkuarjes në një funeral (p.sh. çertifikata e vdekjes, nekrologjia)

– shkuarjes në një trajtim ose shoqërimin e personit që shkon për një trajtim (p.sh. thirrja mjekësore, konfirmimi i një ekzaminimi mjekësor / dentar të planifikuar, rekomandimi i mjekut)

nëse jeni pronar ose qiramarrës (vlen edhe për qiramarrësit) e pasurive të patundshme, sendeve të luajtshme ose anijes detare (anije, jaht, etj.)

Në Republikën e Kroacisë, kontrolli kufitar në pikën kufitare të Kroacisë duhet të shoqërohet duke paraqitur dokumentacionin që vërteton pronësinë e pasurive të paluajtshme /luajtshme në Republikën e Kroacisë (p.sh. akti i kontratës); anëtarëve të familjes së pronarit do të lejohet të hyjnë pasi të paraqesin një dokument të vlefshëm nga i cili është e dukshme lidhja farefisnore me pronarin.

Për këta persona është përcaktuar një masë karantinë / izoluese me mbikëqyrje shëndetësore për 14 ditë, me mundësinë e shkurtimit të kohëzgjatjes në 7 ditë, nëse një person kryen testin me shpenzimet e tij shtatë ditë pas hyrjes në Kroaci dhe merr një rezultat negativ të testit PCR për SARS-CoV-2.

Nëse të huajt që nuk kanë shtetësinë e një Shteti Anëtar të BE / EEA ose vendeve të lartpërmendura, ose që nuk kanë rregulluar qëndrimin në ato vende, dëshirojnë të hyjnë në Republikën e Kroacisë për shkak të:

Arsyeve të biznesit ose interesi ekonomik i Republikës së Kroacisë – është e nevojshme të paraqisni dokumentacionin që vërtetojnë arsyen e biznesit për të vizituar Republikën e Kroacisë ose interesin ekonomik të Republikës së Kroacisë, siç është një ftesë për një takim të një entiteti ekonomik nga Republika e Kroacisë, dëshmi e anëtarësimit në një bord, dëshmi e pronësisë ose aksionit të bashkëpronësisë në një kompani të regjistruar në Republikën e Kroacisë, dokumentacion mbi detyrimin e biznesit të rënë dakord me një person fizik ose juridik etj.

Arsye turistike – është e nevojshme të paraqitet një konfirmim për akomodimin me pagesë në një nga objektet e akomodimit në Republikën e Kroacisë (kontratë qiraje ose pagesa të shumëfishtë të një kampi, kontratë për qëndrim të përhershëm në një port detar të turizmit, etj.) dhe

Edukimi – është e nevojshme të paraqitet një dëshmi e arsimit / studimit (p.sh. indeksi, certifikata e një institucioni arsimor, etj.).

Këta persona nuk i nënshtrohen masës së karantinës/ vetëizoluese nëse paraqesin një rezultat PCR negativ të një tamponi për SARS-Cov-2 në pikën e kalimit kufitar, i cili nuk është më i vjetër se 48 orë (duke llogaritur nga koha e marrjes së tamponit për të arritur në pikën kufitare).

Nëse shtetasit e vendeve të treta kanë një provë më të vjetër se 48 orë kur hyjnë në Kroaci, ata do të lejohen të hyjnë në Kroaci, megjithatë, ata do të jenë të detyruar të vetë-izolohen dhe të ri-testojnë veten në Kroaci me shpenzimet e tyre. E mësipërmja mund të zbatohet edhe për pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit në jahte.

Personat që nuk paraqesin një rezultat PCR negativ i nënshtrohen një mase të detyrueshme 14-ditore karantinë / izolim.

Personat që hyjnë në Republikën e Kroacisë pa detyrimin e karantinës / izolimit të tyre janë të detyruar të ndjekin udhëzimet dhe rekomandimet e Institutit Kroat të Shëndetit Publik gjatë 14 ditëve të para të qëndrimit.

Për të shkurtuar procedurën në pikën e kalimit kufitar, ju këshillojmë ta plotësoni njoftimin paraprakisht në https://entercroatia.mup.hr.

Sllovaki

Shtetasit shqiptarë, ashtu si dhe gjithë BP, janë të detyruar të futen në vetë izolim për dy javë në Sllovaki. Ministria e Jashtme Sllovake ka publikuar listën e “low risk countries and territories”, miratuar nga Shtabi Qendror i Krizave i Republikës Sllovake, ku ndër të tjera, jepen kufizimet e udhëtimit për mbrojtjen nga COVID-19. ​Në përputhje me Masën e Autoritetit të Shëndetit Publik të Republikës Sllovake, të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës Sllovake nga 6 korriku 2020 dhe që kanë vizituar një vend që nuk konsiderohet të jetë një “shtet me rrezik të ulët“ nga pikëpamja epidemiologjike gjatë 14 ditëve të mëparshme, janë të urdhëruar të qëndrojnë në izolim në shtëpi (vetë-izolim) derisa të marrin rezultatin negativ të testit RT-PCR për COVID-19.

Në këtë rast personi është i detyruar të kontaktojë Autoritetin Rajonal të Shëndetit Publik kompetent (me telefon ose në mënyrë elektronike) dhe t’i nënshtrohet testit të COVID-19 jo më herët se në ditën e pestë të vetë-izolimit. Gjatë periudhës së vetë-izolimit, ky izolim u porositet edhe personave që jetojnë në një familje me personin e izoluar.

Lista e “vendeve dhe territoreve me rrezik të ulët” nga pikëpamja epidemiologjike në lidhje me COVID-19

Australi; Austri; Belgjikë; Kroaci; Kinë; Qipro; Republika Çeke; Danimarkë; Estoni; Ishujt Faroe (territori autonom brenda Mbretërisë së Danimarkës); Finlandë; Francë; Gjermani; Greqi; Islandë; Irlandë; Itali; Japoni; Lihtenshtajn; Lituani; Letoni; Hungari; Maltë; Monako; Hollandë; Zelanda e Re; Norvegji; Poloni; Sllovenia; Korea e jugut; Spanjë; Zvicër; Mbretëria e Bashkuar;

Rusi

Është hequr izolimi 15 ditor për ata që udhëtojnë me avion drejt Rusisë;

Diplomatët që vijojnë me avion duhet të paraqesin vërtetim mjekësor për testin e kryer (jo më parë se 72 orë) që vërteton se nuk janë me COVID;

Në mungesë të vërtetimit në fjalë brenda 3 ditëve ky vërtetim duhet marrë në një laborator rus;

Për zyrtarët që vijnë me mjete të tjera transporti- mbetet vetëizolimi;

Danimarkë

Sa i takon rregullave në Danimarkë, Shqipëria hyn në listën e vendeve të ndaluara. Kjo do të thotë se vetëm persona me një arsye të cilësuar ‘të vlefshme’ mund të hyjnë, dhe sipas disa kushteve specifike.

Duke qenë se shumë prej rasteve të lejuara përfshijnë si kusht një testim paraprak​ të COVID-19 të kryer jo më gjatë se 72 orë para udhëtimit, nuk ka kusht karantinimi.

Rasti i Klubit të Futbollit mund të hyjë në Grupin A, Pika 2- personi do të marrë pjesë në një takim biznesi/pune (shih listën më poshtë).

Por kjo vlen në rast se kanë një ftesë nga një institucion/organizatë/shoqatë daneze. Në këtë rast, instanca që ka bërë ftesen duhet të interesohet tek autoritetet daneze për kushtet e këtij organizimi, pasi nuk ka informacione për raste të tilla specifike.

Si më poshtë gjeni listën e plotë të arsyeve ‘të vlefshme’ sipas autoriteteve daneze:

Pune, Biznes, Studime:

personi është i punësuar këtu

2.personi do të marrë pjesë në një takim biznesi/pune

personi do të ofrojë shërbime ose transporton mallra (hyrje/dalje nga DK)

personi është detar, staf i një mjeti ajror, diplomat etj.

personi ka një interviste pune

personi është student në Danimarkë

personi do të bëjë një trajnim të detyrueshem si pjesë e kurrikulumit

personi do të marrë pjesë në një program gjimnazi ‘folk’

9.personi do të punojë si ‘au pair’

Çështje private

1.personi është partner, prind, fëmijë, vëlla/motër i një rezidenti në DK

2.personi është bashkëshorti, bashkëjetuesi ose fëmija i një qytetari me shtetësi daneze, por rezident jashtë Danimarkës dhe hyjnë në Danimarkë bashkë

3.personi ka kohën për përkujdesjen ndaj një minoreni (e vlefshme për prindërit e minorenit)

4.personi është kujdestari primar i një minoreni (primary caregiver)

5.personi është famijar ose partner i një personi të sëmurë rëndë në DK

6.personi do të marrë pjesë në lindjen e fëmijës

7.personi do të vazhdojë trajtimin mjekësor në një institucion shëndetësor

8.personi do të marrë pjesë në një funeral

Çështje ligjore

1.personi do të marrë pjesë në një procedure ligjore

2.personi ka punë urgjente në një Ambasadë ose Konsullatë të gjendur në DK

Për më shumë informacion, linku si më poshtë:

https://politi.dk/en/coronavirus-in-denmark/travelling-in-or-out-of-denmark/persons-resident-in-banned-countries#accordionElement_31BCC670-39E1-42A5-849B-C54F0DBFC90A

Poloni

Ka ndryshuar regjimi dhe qytetarët nga Shqipëria nuk lejohen të hyjnë më në Poloni, bazuar në regjimin aktual, si rezultat i ndikimeve te pandemisë.

https://strazgraniczna.pl/pl/cudzoziemcy/covid-epidemia-koronaëi/8578,Outbreak-of-coronavirus-rules-of-entry-and-stay-on-the-territory-of-the-Republic.html?fbclid=IëAR0BdcRNj94U8YOXLEyn80d4ohz8AAspV8FS10Lxëny43dc_4J1ZeQrA8t0.

Estoni

Udhëtimi për në Estoni është i mundur për personat e mëposhtëm:

Qytetarët Estonezë dhe familjarët e tyre. Qytetarëve dhe banorëve të Estonisë iu lejohet hyrja, pavarësisht nëse shfaqin ose jo simptoma të sëmundjes.

Qytetarë dhe banorë të Bashkimit Evropian, zonës Shengen, Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Andorra, Monako, San Marino dhe Vatikan, dhe individë me vizë të qëndrimit afatgjatë dhe familjarët e tyre nëse nuk tregojnë simptoma.

Banorët e Australisë, Kanadasë, Gjeorgjisë, Japonisë, Zelanda e Re, Ruanda, Koresë së Jugut, Tajlandës, Tunizisë dhe Uruguajit, nëse nuk tregojnë simptoma.

Banorët, individë me vizë me qëndrim afatgjatë pa marrë parasysh shtetësinë e tyre që mbërrijnë në Estoni nga një vend i Bashkimit Evropian ose një vend Shengen ose nga Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlanda Veriore, nëse nuk tregojnë simptoma.

Qytetarët e shteteve të huaja pa simptoma që vijnë në Estoni nga shtetet që nuk përmenden më lart për punë ose studime. Pas mbërritjes ata janë subjekt i kufizimit 14-ditor të lirisë, që do të thotë se:

punëdhënësi ose institucioni arsimor duhet të sigurojë transportin për të punësuarin ose studentin me ardhjen e tyre në Estoni dhe të sigurojë që ata të respektojnë kufizimin e detyrueshëm 14-ditor të lirisë së lëvizjes;

punëdhënësi ose institucioni arsimor siguron që punonjësi ose studenti i nënshtrohet dy testeve SARS-CoV-2. Testi i parë duhet të administrohet me ardhjen e tyre dhe i dyti në ditën e 14 pas mbërritjes së tyre;

punonjësi dhe studenti nuk lejohen të fillojnë punën dhe studimet përkatësisht për 14 ditët e para pas mbërritjes së tyre në Estoni;

punonjësi dhe studenti mund të fillojnë punën dhe studimet përkatësisht nga dita e 15-të nga mbërritja e tyre me kushtin që testi i tyre i dytë koronavirus SARS-CoV-2 ishte negativ.

Një përjashtim nga kufizimi i detyrueshëm i lirisë së lëvizjes vlen për hyrjen në Estoni për individët vijues që nuk tregojnë simptoma:

një punonjës i një përfaqësie diplomatike ose zyre konsullore të një vendi të huaj në Estoni ose anëtarët e familjes së tyre, ose një shtetas i huaj që arrin në Estoni me qëllim të bashkëpunimit ushtarak ndërkombëtar;

individë pa simptoma dhe të përfshirë drejtpërdrejt në transportin e mallrave dhe lëndëve të para, përfshirë ngarkimin e mallrave ose lëndëve të para;

individë pa simptoma që ofrojnë shërbime mjekësore ose shërbime të tjera thelbësore për zgjidhjen e urgjencës;

individë pa simptoma dhe të përfshirë direkt në transportin ndërkombëtar të mallrave dhe pasagjerëve, përfshirë stafin e shërbimit ose anëtarët e ekuipazhit të mjeteve ndërkombëtare të transportit dhe individët që kryejnë riparime, garantojnë riparime ose punë mirëmbajtjeje në mjetet e transportit;

individë pa simptoma që ofrojnë shërbime për grupe turistike dhe të përfshirë direkt në ofrimin e shërbimeve të transportit të pasagjerëve;

individë pa simptoma që mbërrijnë në Estoni me qëllim të sigurimit të vazhdimit të shërbimeve jetësore;

individë pa simptoma të mbërritura në Estoni për një kompani me qendër në Estoni për të kryer punime të mirëmbajtjes së pajisjeve ose për riparime, garantojnë riparime ose punë të ITC nëse është e nevojshme për të siguruar funksionimin e vazhdueshëm të kompanisë;

një shtetas i huaj për qëllime të tranzitit të menjëhershëm përmes Estonisë në rrugën e tyre për në vendin e tyre të banimit;

një shtetas i huaj me leje të veçantë nga Policia dhe Bordi i Rojeve Kufitare për të hyrë në vend

https://vm.ee/en/information-countries-and-self-isolation-requirements-passengers;

https://vm.ee/en/information-countries-and-self-isolation-requirements-passengers#EU%20+%20Schengen;

Lituani

Hyrja e të huajve në Republikën e Lituanisë mbetet e ndaluar, përveç:

shtetasve të vendeve të Zonës Ekonomike Evropiane, Konfederatës Zvicerane dhe të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore dhe personave që banojnë me ligj në këto vende, të cilët mbërrijnë nga këto vende. Incidenca e COVID-19 (infeksioni koronavirus) në vendin ku ata banojnë në mënyrë të ligjshme, nuk duhet të ketë tejkaluar 25 raste/100 000 popullsi në 14 ditët e fundit kalendarike. Lista e vendeve të tilla do të miratohet dhe bëhet publike çdo të hënë nga Komandanti Shtetëror i Operacioneve Kombëtare të Urgjencës.

të huajt që mbajnë një dokument që konfirmon të drejtën e tyre për të banuar në Republikën e Lituanisë, ose në respekt të të cilave Departamenti i Migracionit në varësi të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Lituanisë ka miratuar një vendim për lëshimin e një dokumenti që konfirmon të drejtën e qëndrimit në Republikën e Lituanisë, dhe të huajt që janë anëtarë të familjes (prindër (prindër birësues), fëmijë (fëmijë të birësuar), bashkëshortë dhe kujdestarë) të shtetasve të Republikës së Lituanisë dhe të huajve që mbajnë një dokument që konfirmon të drejtën e tyre për të qëndruar përgjithmonë në Republikën e Lituanisë;

të huajt që kanë vizë kombëtare të Republikës së Lituanisë, ose në respekt të të cilave Departamenti i Migracionit në varësi të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Lituanisë ka miratuar një vendim për lëshimin e vizës kombëtare;

të huajt që banojnë me ligj në vendet që nuk janë renditur më lart dhe që janë përfshirë në listën e vendeve të treta në nivelin e BE-së, për banorët e të cilëve kufizimi i përkohshëm i udhëtimeve jo thelbësore në BE duhet të ngrihet në kufijtë e jashtëm, përveç nëse incidenca e sëmundjes COVID-19 (infeksioni koronavirus) në këto vende nuk i plotëson kriteret e incidencës të specifikuara më lart;

personat që gëzojnë imunitete dhe privilegje sipas Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike (1961), Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore (1963) dhe nën marrëveshje dhe legjislacione të tjera ndërkombëtare të Republikës së Lituanisë, anëtarët e familjes së tyre dhe personeli i tyre i shërbimit, gjithashtu anëtarë zyrtar dhe delegacionet;

personat që shërbejnë në njësitë ushtarake të vendeve të NATO-s dhe të NATO-s dhe personeli i tyre i shërbimit, gjithashtu anëtarët e familjes së tyre;

anëtarët e ekuipazhit, të cilët janë të punësuar në ndërmarrje lituaneze të angazhuar në transport tregtar ndërkombëtar, ose që kryejnë transport ndërkombëtar me të gjitha mjetet e transportit;

profesionistë shëndetësorë që vijnë në Republikën e Lituanisë për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor;

atletë me performancë të lartë, specialistë të sporteve dhe aktiviteteve fizike me performancë të lartë, instruktorë të sporteve me veprimtari të lartë dhe aktivitet fizik dhe familjarët e tyre, të cilët vijnë në Republikën e Lituanisë me lejen e Ministrit të Arsimit Shkencës dhe Sporteve të Republikës së Lituanisë për përgatitjen dhe pjesëmarrjen në garat atletike me performancë të lartë;

artistë që vijnë në Republikën e Lituanisë me lejen e Ministrit të Kulturës të Republikës së Lituanisë për pjesëmarrjen në ngjarje artistike profesionale, dhe personelin e tyre të shërbimit;

gazetarët që vijnë në Republikën e Lituanisë me lejen e Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Lituanisë;

raste të tjera të jashtëzakonshme, kur të huajt lejohen të hyjnë në Republikën e Lituanisë në bazë të lejes individuale nga një ministër që ka juridiksionin në fushën përkatëse, dhe hyrja e të cilit është aprovuar nga Qeveria.

Çdo javë, Lituania boton një listë të vendeve të prekura (me infeksion koronavirus (COVID-19) Shkalla e incidencës së më shumë se 16 raste për 100,000 popullatë gjatë 14 ditëve të fundit). Lista përfshin vendet kryesisht jashtë Bashkimit Evropian dhe Zonës Ekonomike Evropiane (EEA). Hyrja e të huajve në Republikën e Lituanisë nga këto vende do të kufizohet vetëm për raste të jashtëzakonshme dhe ata që do të hyjnë në Lituani do të jenë subjekt i izolimit 14-ditor.

Lista:http://koronastop.lrv.lt/en/neës/turkey-added-to-canada-removed-from-the-list-of-countries-most-affected-by-the-coronavirus-infection;

Letoni

Rregullat për izolimin, distancimin shoqëror, transportuesit ndërkombëtarë të udhëtarëve dhe kategoritë e njerëzve që lejohen të kalojnë kufijtë e jashtëm të Letonisë nga vendet e treta parashikohen me Rregulloren e Kabinetit të Ministrave Nr.360 mbi Masat Epidemiologjike të Sigurisë për Përmbajtjen e Përhapjes së COVID -19 Infeksion, miratuar më 9 qershor 2020.

Nga 10 qershori 2020, lëvizja e personave dhe automjeteve përmes pikave kufitare të kufirit të jashtëm të Bashkimit Evropian nga / në vendet e publikuara në faqen e internetit të Qendrës në të cilën është regjistruar përhapja e tillë e infeksionit COVID-19 që mund të shkaktojë ndalohet një kërcënim serioz për shëndetin publik, përveç transportit të mallrave.

Ndalimi i përmendur në Paragrafin 36 të kësaj rregulloreje nuk zbatohet për:

37.1. shtetasit e Republikës së Letonisë dhe anëtarët e familjes së tyre, vendbanimi i të cilëve është jashtë vendit, dhe gjithashtu të huajt që, duke kaluar territorin e Republikës së Letonisë në tranzit, po kthehen në vendin e vendbanimit të tyre të përhershëm;

37.2. shtetasit e Bashkimit Evropian, Zonës Ekonomike Evropiane, dhe Zvicrës dhe anëtarët e familjes së tyre, si dhe personat që banojnë përgjithmonë në këto vende me qëllim që të kthehen në vendin e tyre të banimit, përfshirë në Republikën e Letonisë, duke kaluar territorin e Republika e Letonisë në tranzit;

37.3. punonjësit e transportit dhe ofruesve të shërbimeve të pasagjerëve, ekuipazhet e transportit të anijeve të transportit teknik, të cilët mbërrijnë në Republikën e Letonisë ose dalin nga ajo pas përmbushjes së detyrave të punës;

37.4. bartja e udhëtarëve të përmendur në nën-paragrafët 35.1, 35.1.1, 35.2, 35.3 dhe 35.4 të kësaj rregulloreje;

37.5. detarë që duhet të arrijnë vendin e tyre të punës në anije ose duhet të kthehen nga ai;

37.6. të huajt nevoja për sjelljen e të cilëve për përmbushjen e zotimeve të tregtarëve në Letoni është vërtetuar nga Agjencia e Investimeve dhe Zhvillimit e Letonisë në bazë të kritereve të përmendura në Paragrafin 59 të kësaj rregulloreje;

37.7. diplomatët e huaj dhe anëtarët e familjes së tyre që po kalojnë territorin e Republikës së Letonisë në tranzit për kryerjen e funksioneve zyrtare, dhe gjithashtu mbajtësit e pasaportës diplomatike të Republikës së Letonisë, nëpunësit civilë dhe punonjësit e shërbimit diplomatik dhe konsullor dhe anëtarët e familjes së tyre që kthehen nga vendi i tyre i shërbimit ose që duhet të shkojnë në vendin e tyre të shërbimit;

37.8. shtetasit e Letonisë që janë anëtarë të delegacioneve zyrtare ose që duhet të shkojnë në vendin e tyre të punës brenda kornizës së një projekti ndërqeveritar;

37.9. studentë të programit me kohë të plotë dhe shkëmbimi, nëse një institucion i arsimit të lartë ose kolegj ka lëshuar një vërtetim me shkrim për matricën e studentit dhe organizimin e studimeve në vend;

37.10. atletët dhe punonjësit e sportit dhe gjithashtu përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare sportive, ardhja e të cilëve në territorin e Republikës së Letonisë është e lidhur me pjesëmarrjen si një person i akredituar në një ngjarje sportive ndërkombëtare të organizuar nga një federatë sportive e njohur në përputhje me procedurat e përcaktuara nga Ligji i Sportit ose një anëtar i tij nëse personi i lartpërmendur mund të paraqesë një dokument që ata i janë nënshtruar testimit laboratorik për diagnostikimin e COVID-19 jo më herët se tre ditë para mbërritjes në territorin e Republikës së Letonisë dhe ka rezultuar negativ.

Kufizimet e udhëtimit dhe kërkesat e izolimit të parashikuara në këtë rregullore nuk do të zbatohen për:

3.1. punonjësit e misioneve diplomatike dhe konsullore të huaj, organizatat ndërkombëtare dhe përfaqësimet e tyre që janë të akredituar në Letoni dhe anëtarët e familjes së tyre;

3.2. zyrtarët e shteteve të huaja dhe organizatat ndërkombëtare dhe delegacionet e tyre që mbërrijnë në Letoni me një ftesë të Presidentit, Saeima, Kabinetit ose anëtarit të tij, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës Supreme ose Zyrës së Kontrollit Shtetëror;

3.3. korrierët diplomatikë të Letonisë ose vendeve të huaja ose korrierët diplomatikë ad hoc të cilët paraqesin një dokument zyrtar që tregon statusin e tyre dhe numrin e parcelave në çantën diplomatike;

3.4. mbajtësit e pasaportës diplomatike të Republikës së Letonisë, personelit teknik që i shoqëron ata, dhe nëpunësit civilë dhe punonjësit e shërbimit diplomatik ose konsullor kur kryejnë funksionet zyrtare.

https://likumi.lv/ta/en/en/id/315304;

https://www.spkc.gov.lv/lv/ja-atgrieziesiebrauc-latvija;

Ukrainë

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar listën e vendeve “jeshile” dhe “të kuqe”: Personat që vijnë në Ukrainë nga vendet “jeshile” mund të lëvizin lirisht në territorin e Ukrainës, ndërsa ata që vijnë nga vendet “e kuqe” (ku bën pjesë edhe Shqipëria) janë të detyruar për të qëndruar në izolim për 14 ditë ose për të bërë një test.

Gjithashtu, qytetarët e huaj duhet të kenë patjetër siguracion shëndetësor. Ndërsa, për vetë-izolimin duhet të shkarkojnë aplikacionin në vijim: App store:

https://apps.apple.com/us/app/%D0%B4%D1%96%D0%B9-%D0%B2%D0%B4%D0%BE%D0%BC%D0%B0/id1504695512;

Google play: https://play.google.com/store/apps/details?id=ua.gov.diia.quarantine&hl=en;

Pas kaosit me Greqin, Ministria e Jashtme jep informacion të detajua Read More »

Horoskopi për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita të hënën për të lindurit e çdo shenje

Dashi

Kjo e hënë do të jetë mjaft e mirë sa i takon ndjenjave, ku mund të ketë takime interesante. Parashikohen pasione të mëdha. Në punë, bëni mirë që të mos rrezikoni, por sistemoni situatat e mbetura pezull.

Demi

Ju pret një ditë e lodhshme dhe nën ritmin e duhur sa i takon ndjenjave dhe raporteve ndërpersonale, pasi ka diçka që nuk funksionon siç duhet. Mundohuni që të bëni durim. Edhe në punë duhet të tregoni kujdes, në mënyrë që të mos gaboni.

Binjakët

Kjo ditë është mjaft pozitive dhe interesante për ndjenjat. Kush është vetëm do të ketë mundësi që të shikojë përreth, pasi takimet janë mjaft të favorshme. Në punë rrezikoni që të mërziteni, ndaj mundohuni që ta shmangni zemëratën, pasi problemet do të zgjidhen.

Gaforrja

Ju pret një ditë premtuese, por mund të nervozoheni lehtësisht, edhe pse nuk keni arsye.

Po ashtu takimet janë mjaft intriguese. Në punë mund të keni të papritura, ndaj përpiquni që të shmangni debatet.

Luani

Ju pret një ditë pozitive në sajë të ndikimit tranzit të Hënës dhe atij të favorshëm të Marsit. Ata që janë vetëm do të kenë mundësi që të bëjnë takime interesante. Në punë duhet të reflektoni lidhur me situatat që ju krijojnë probleme.

Virgjëresha

Dashuritë që do të lindin në këtë periudhë do të kenë mundësi që të mbijetojnë përtej verës. Sa i takon punës, ky është momenti për tu rikthyer në lojë dhe për të çuar përpara idetë tuaja.

Peshorja

Në dashuri do të ketë përmirësim të ndjeshëm dhe situata paraqitet më mirë se në ditët e kaluara, shkruan noa.al. Sa i takon punës, do të jeni të inatosur, me dikë që nuk e mban fjalën e dhënë.

Akrepi

E hëna do të jetë nën ritmin e duhur në dashuri, ndaj shtyjini debatet dhe sqarimet për më vonë. Në punë mos i nënvlerësoni mundësitë me të cilat do të përballeni.

Shigjetari

Hëna do të jetë në anën tuaj, ku do të keni mundësi që të jetoni emocione të bukura. Edhe në punë, do të ketë përmirësim të ndjeshëm, por mundohuni që të mos përfshiheni në shumë gjëra njëkohësisht.

Bricjapi

Parashikohen ndryshime të ndjeshme në sferën sentimentale. Në dashuri do të ketë mundësi të frytshme për ata që janë vetëm, të cilët duhet ta lënë veten të lirë. Edhe në punë do të ketë ndryshime të rëndësishme, por duhet qetësi.

Ujori

E hëna do të jetë nën ritmin e duhur sa i takon ndjenjave, ku do të ketë probleme që kërkojnë zgjidhje dhe Hënën do e keni kundër. Në punë, duhet të analizoni mirë çdo gjë.

Peshqit

Në dashuri do të ketë përmirësim të ndjeshëm, por ju duhet të kuptoni mirë se çfarë doni në të vërtetë. Mundohuni që t’iu kushtoni më shumë rëndësi ndjenjave, veç pa lënë pas dore angazhimet e punës. 

Horoskopi për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita të hënën për të lindurit e çdo shenje Read More »

Nga sot kush kthehet në Greqi një javë katantinë

Duke nisur nga dita e sotme, e diela e 16 gushtit, kush kthehet në Greqi do të bëjë një javë karantinë, si masë e marrë nga autoritetet greke për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Ndërsa puna ka vijuar edhe gjatë natës për kalimin e emigrantëve, sërish pika kufitare e Kakavijës, ka radhë.

Ndërkohë duke nisur nga e hëna e 17 gushtit, nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë, në fashën orare 06:00 deri në orën 22:00, konform rregullave të vendosura nga pala greke, si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19.

Të gjithë ata shtetas të cilët plotësojnë kriteret e vendosura për të udhëtuar drejt Greqisë (qytetarët me shtetësi greke, personat që kanë leje qëndrimi në Greqi, personat me kartë minoritari, personat që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi, si dhe ata që e kanë të domosdoshme të udhëtojnë për arsye profesionale-pas marrjes së lejes së posaçme) nga dita e hënë, duhet të paraqesin në kufi edhe dokumentacionin sa më poshtë:

-Testin negativ të COVID-19 (RT-PCR), i cili duhet të jetë kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publike apo private të certifikuara në Shqipëri. Ky rregull nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët nën 10 vjeç.

-Vërtetimin diagnozë të përkthyer në anglisht, në të cilin duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës/numri i kartës së identitetit të individit.

-Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF, me kodin QR (nga adresa elektronike https://travel.gov.gr).

Bëhet me dije se testi i COVID-19 (RT-PCR) është i vlefshëm vetëm nga laboratorët e licencuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilat mund ti gjeni në faqen zyrtare: https://shendetesia.gov.al/mbi-njohjen-e-strukturave-jopublike-per-kryerjen-e-testit-rt-pcr/

Nga sot kush kthehet në Greqi një javë katantinë Read More »

Meta në Himarë, pi kafe me ‘legjendën e gjallë Polifonisë’

Presidenti Ilir Meta po pushon në brigjet e Himarës, teksa nuk humbet mundësinë që të eksplorojë gjithë zonën dhe të takojë personazhe të njohru të vendit.

Ai ka ndarë një fotografi me poetin Lefter Çipa, i cili njihet ndër autorët më në zë të polifonisë, teksa pinë kafen e mëngjesit.

“Himarë, me Lefter Çipën, Legjendën e gjallë të polifonisë”, shkruan Meta.

Më herët ai ndau fotografi nga Piluri, duke e quajtur “Ballkoni i Bregdetit”, për të uruar të diel të mbarë.

Meta në Himarë, pi kafe me ‘legjendën e gjallë Polifonisë’ Read More »

Kakavija ul traun, plotësohet kuota e kalimit

Afro një një orë e gjysmë pasi pika kufitare e Kapshticës uli traun duke mos lejuar më emigrantë që të kalojnë kufirin, edhe Kakavija ka ndërprerë punën, sipas pretendimeve të qytetarëve në radhë.

Shkak për këtë vendim është bërë përmbushja e numrit prej 750 personash që lejohen nga autoritetet greke për të kaluar në Kakavijë.

Ndërsa në Kapshticë pasi kaluan 300 persona, rreth orës 09.30 u bë ndërprerja e punës.

Policia njoftoi se ndërprerja e punës vjen pas takimit që autoritetet shqiptare zhvilluan me palën greke.

Kjo pasi pala shqiptare është informuar se drejt Greqisë në një ditë do të lejohen që të kalojnë 750 persona, ndërsa në Kapshticë 350.

Kjo situatë vjen kur nga dita e sotme kush hyn në Greqi do të bëjë 7 ditë karantinë. Sakaq numri limit i cili po zbatohet nga autoritetet greke bie në kundërshti me deklaratën e një dite më parë të Ministrisë së Jashtme, ku kufiri limit u njoftua se do të niste nga e hëna e 17 gushtit.

Ndërkohë që nga dita e nesërme 17 gusht lejohen të kalojnë kufirin:

-Të gjithë ata shtetas të cilët plotësojnë kriteret e vendosura për të udhëtuar drejt Greqisë (qytetarët me shtetësi greke, personat që kanë leje qëndrimi në Greqi, personat me kartë minoritari, personat që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi, si dhe ata që e kanë të domosdoshme të udhëtojnë për arsye profesionale-pas marrjes së lejes së posaçme) nga dita e hënë, duhet të paraqesin në kufi edhe dokumentacionin sa më poshtë:

-Testin negativ të COVID-19 (RT-PCR), i cili duhet të jetë kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publike apo private të certifikuara në Shqipëri. Ky rregull nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët nën 10 vjeç.

-Vërtetimin diagnozë të përkthyer në anglisht, në të cilin duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës/numri i kartës së identitetit të individit.

-Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF, me kodin QR (nga adresa elektronike https://travel.gov.gr).

Bëhet me dije se testi i COVID-19 (RT-PCR) është i vlefshëm vetëm nga laboratorët e licencuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilat mund ti gjeni në faqen zyrtare:

Kakavija ul traun, plotësohet kuota e kalimit Read More »