Aktualitet

Forcat e Armatosura shuajnë vatrat e zjarrit me helikopter/ Xhaçka: Respekt për punën e palodhur të çdo efektivi

Helikopterët e Forcave të Armatosura kanë qenë këto ditë në krye të detyrës duke shuar vatrat e zjarreve në vend.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka publikuar një video, nga një operacion i shuarjes së një vatre zjarre përmes ndërhyrjes nga ajri.

Ministrja Xhaçka ka përshëndetur dhe vlerësuar sot punën e efektivëve të Forcave të Armatosura, teksa ka publikuar një video nga një operacion i shuarjes së një vatre zjarre përmes ndërhyrjes nga ajri.

“Respekt për punën e palodhur të çdo efektivi të Forcës së Armatosur, që çdo ditë janë në shërbim të komunitetit, përmes operacioneve në ndihmë të qytetarëve në tokë e në mbrojtje të pasurisë kombëtare në ajër” është shprehur Xhaçka./atsh

Forcat e Armatosura shuajnë vatrat e zjarrit me helikopter/ Xhaçka: Respekt për punën e palodhur të çdo efektivi Read More »

Kthesë e papritur e motit

Gjatë ditës së sotme, në vendin tonë, pritet të ketë reshje lokale shiu kryesisht në zonat veriore të vendit.

Temperaturat priten të jenë sërish të larta, bën me dije Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në parashikimin e motit për 24 orët e ardhshme.

Të martën priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje lokale të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperaturat

Të martën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 30°C

në vendet e ulëta: 21/ 32°C

në vendet malore: 14 / 28°C

Era

Të martën era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Zjarret në pyje

Të martën pritet nivel ‘i moderuar’ rreziku në shumicën e qarqeve dhe nivel ‘i ulët’ vetëm në qarqet Kukës, Dibër, Korçë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në qarqet Dibër dhe Korçë rreziku pritet të jetë ‘i moderuar’ në zona të lokalizuara, konkretisht: Dibër (Lindje dhe Perëndim) dhe Korçë (Lindje dhe Perëndim).

Kthesë e papritur e motit Read More »

Covid-19 i merr jetën ish-kryebashkiakut

Mjekimi i marrë në Turqi pas infektimit me covid, nuk i ka shpëtuar dot jetën ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Albert Sanxhaku.

Ish-kryebashkiaku i qytetit jugor, ka humbur jetën me koronavirusin në orët e fundit.

Prej afro një muaji ai ndodhej për kurim në Turqi, por nuk ia ka dalë dot të fitojë betejën.

Sanxhaku u zgjodh i kandiduar nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, si kryetar i bashkisë së Lushnjës, gjatë viteve 2007-2011. /noa.al

Covid-19 i merr jetën ish-kryebashkiakut Read More »

Majko zbulon kush e zhbllokoi krizën në Kakavijë

Nuk ishte as kryeministri shqiptar dhe as ai grek, por kryepeshkopi Janullatos, ai që zhbllokoi krizën humanitare që rraskapiti shqiptarët në kufijtë tokësorë me Greqinë duke shkaktuar edhe vdekjen tragjike të një djali 10 vjeçar.

Pohimin e bëri sot ministri për Diasporën, Pandeli Majko, raporton noa.al. Majko thotë se ishte ai që i ndriçoi truri dhe kërkoi ndihmën e Anastasit, i cili ashtu si e tërë kisha ortodokse, ka një ndikim domethënëse tek shteti grek.

“Ndaj si gjënë më të veçantë, që pavarësisht moshës, angazhimin të cilin ia kërkova kryepeshkopit Anastas Janullatos, në ndërmjetësimin që kriza të përmbyllej sa më shpejt”, tregon Majko, duke pohuar se “të tjerat, janë fjalë për “lugën” e atyre që dinë veç çfarë nuk duan”. /noa.al/

Majko zbulon kush e zhbllokoi krizën në Kakavijë Read More »

Mbyllet gjykata e Apelit në Vlorë, ja arsyeja…

Ka qënë vetëm një rast i konfirmuar me COVID-19 i cili ka bërë të mundur që Gjykata të qëndrojë e mbyllur deri në datë 31 Gusht.

Veç kësaj pritet të merret përgjigjie edhe për tre punojës të tjerë të po këtij institucioni, të cilët dyshohet se janë prekur nga pandemia.

Veç Gjykatës së Apelit, rastet e konfirmuara me COVID-19, mbyllin edhe një pjesë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Vlorë.

Kati i dytë i institucionit të AKU do të qëndrojë i mbyllur për shkak të rasteve të konfirmuar me COVID-19 ./lajmifundit

Mbyllet gjykata e Apelit në Vlorë, ja arsyeja… Read More »

Rama: Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërsih akuzave të Presidentit, Ilir Meta, në lidhje me situatën e krijuar së fundmi, në pikat kufitare të kalimit në Kakavijë dhe në Kapshticë.

Pak momente pasi u akuzua nga Presidenti, për situatën, përmes një postimi në rrjetin social Twitter Rama tha se e njëjta situatë ndodhi edhe në Bullgari, por presidenti i këtij vendi nuk ka akuzuar qeverinë siç bën Meta.

“Sipas gazetës “Ekathimerini” radha e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi,shkoi 10 km,ndërsa ajo e kamionëve arriti 15 km!” – shkroi Rama.

“Por Presidenti bullgar s’doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet!Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria”, mbylli Rama reagimin e radhës.

Meta falënderoi në reagimin e sotëm qeverinë greke dhe ambasadoren shqiptare në Athinë, për zgjidhjen e situatës, duje fajësuar atë shqiptare, madje bëri fajtor Ramën që juridikisht njihet edhe ministër i Jashtëm.

/NOA.al

Rama: Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria! Read More »

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet Presidentit Ilir Meta: Agumentet për fajësimin, parodi tipike alla Baba Xhike

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet Presidentit Ilir Meta, i cili bëri përgjegjëse qeverinë për situatën e krijuar për pesë ditë në Kakavijë, teksa emigrantët shqiptarë prisnin në radhë kilometrike për të udhëtuar drejt Greqisë.

Deklaratat e kreut të shtetit se qeveria nuk ushtroi përgjegjësinë e saj në mbështetje të qytetarëve, i cilëson si avaz të vjetër të Presidentit.

“Fajësimi qeverisë për situatën në Kakavijë, thjesht një sebep i radhës për avazin e vjetër të një Presidenti që abuzon me institucionin e lartë, për qëllimet e ulëta të Lëvizjes së tij të Çintegruar politike! Ndërsa argumentet për fajësimin pastaj pfff… parodi tipike alla Baba Xhike”, shkruan Rama.

Ky qëndrim vjen pasi Meta tha se situata e krijuar në Kakavijë ka të bëjë vetëm me përgjegjësitë e paushtruara në kohën e duhur nga ana e qeverisë shqiptare ndaj shtetasve të saj.

“Ashtu siç ka ndodhur shpeshherë, qeveria gjen justifikimet duke drejtuar gishtin nga ana tjetër e kufirit ndërkohë që është përgjegjësia e saj parësore të marrë të gjitha masat dhe të kujdeset në kohën e duhur për shtetasit e saj”, deklaroi Presidenti. /noa.al

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet Presidentit Ilir Meta: Agumentet për fajësimin, parodi tipike alla Baba Xhike Read More »

Meta: Situata në Kakavijë erdhi si papërgjegjësi e qeverisë

Situata në Kakavijë erdhi si papërgjegjësi e qeverisë, e cila u justifikua duke i drejtuar gishtin Greqisë.

Është kjo bindja e Presidentit Ilir Meta, i cili deklaroi se Kryeministri Edi Rama ka përgjegjësi edhe si ministër i Jashtëm në detyrë, për situatën e krijuar me emigrantët që prisnin të ktheheshin në Greqi.

“Çfarë informacioni dhe sqarimi u është dhënë njerëzve? Çfarë paralajmërimesh ka vërë qeveria shqiptare, a ka pasur një njoftim nga ministria mbi kuotën e kalimit të qytetarëve? Radhë të gjata ka pasur edhe në kohë të tjera dhe muaji gusht mbetet tepër i ngarkuar, aq më tepër në këto situata, ku kërkohej një trajtim i veçantë që të parandalohej ajo. Askush nuk i informoi qytetarët dhe për më tepër qeveria i fajësoi edhe vetë qytetarët dhe kjo është e pafalshme dhe e papranueshme”, u shpreh kreu i shtetit.

Ai bëri me dije se do i çojë që nesër një kalendar qeverisë, për të pasur parasysh frekuencën e kalimeve në kufi gjatë një viti, kohën kur vijnë dhe e kohën kur largohen.

“Jemi vend rekord për emigrantët ndaj të gjithë, e në mënyrë të veçantë Kryeministri, ministrat e linjës, dhe strukturat kryesore duhet të ndjekin me përparësi lëvizjen e shtetasve tanë, të freskojnë informacionin për lëvizjen jashtë kufijve dhe të sigurojë tampon falas për emigrantët, një tampon prej 120-140 eurosh është i papërballueshëm për familjet me disa pjesëtarë. Qeveria duhet të subvencionojë tamponët dhe të marrë masat që situata të mos përsëritet në asnjë pikë të kalimit të kufirit”, deklaroi Presidenti. /noa.al

Meta: Situata në Kakavijë erdhi si papërgjegjësi e qeverisë Read More »