Aktualitet

Ky është horoskopi për ditën e enjte

Dashi

Historitë e lindura në verë, duket se nuk janë jetëgjata, ndaj merrini si të vijnë. Ndërsa në punë do të keni mundësi të mira, të cilat duhet ti kapni fluturimthi.

Demi

Hëna do të ketë ndikim mjaft pozitiv dhe do të favorizojë ndjenjat si dhe lidhjet në çift. Sa i takon sferës profesionale bëni kujdes me të papriturat që mund t’iu dalin. Mund të keni diçka të cilët duhet ta rishikoni, pasi nuk ecën.

Binjakët

Dita do të jetë e mbushur me nervozizëm, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës dhe Mërkurit. Mund të përfshiheni nga paniku. Edhe në punë, rrezikoni që të humbni lehtësisht stafetën.

Gaforrja

Çiftet e qëndrueshme, nuk duhet të druhen për asgjë, ndërsa ata që janë aktualisht në krizë, mund të jetojnë momente tensioni, sidomos nëse kanë të bëjnë me të lindurit e shenjës së dashit dhe akrepit. Në punë, keni përshtypjen se po bëni shumë dhe po merrni pak.

Luani

Nëse jeni vetëm duhet të përvishni mëngët dhe të riktheheni në lojë. Duhet ti jepni më shumë hapësirë dashurisë, pasi edhe takimet janë mjaft të favorizuara. Në punë, do të nisë për ju një periudhë përmirësimi, ku do të ketë mundësi më të mira në raport me më parë.

Virgjëresha

Kjo është një fazë më e mirë në raport me atë që keni lënë pas. Takimet janë mjaft të favorizuara, ku do të lindin histori të bukura, ndërsa lidhjet që janë në vijim, duhen riparë. Në punë, mund t’iu duhet të zgjidhni disa probleme.

Peshorja

Në raportet në çift mund të ketë tensione, ndaj mundohuni që ti shtyni debatet për një moment tjetër. Edhe sa i takon punës, do të ishte mirë që të shtynit marrjen e vendimeve me rëndësi.

Akrepi

E enjtja do të jetë mjaft pozitive, ku shumë shpejt do të keni mundësi që të jetoni emocione të bukura. Sa i takon punës, do të ketë përmirësime të ndjeshme në ditët në vijim.

Shigjetari

Në dashuri është momenti për t’ia nisur nga e para, duke gjetur kompromise. Mundohuni që të shmangni debatet e kota, sidomos ato të natyrës ekonomike. Në punë, një projekt me rëndësi mund të nisë në muajt në vijim.

Bricjapi

Ndikimi tranzit i Mërkurit mund të favorizojë një takim apo riafrim. Mundohuni që të rrini sa më larg debateve. Ndryshimet në punë, do të rezultojnë të suksesshme.

Ujori

Keni nevojë për të dashuruar dhe për të gjetur pasionin, ndaj lëreni veten të lirë, shkruan noa.al. Në punë, mundohuni që të mos tregoheni të paduruar.

Peshqit

E enjtja parashikohet e mbushur me nervozizëm për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Gjithçka do ju duket më e lodhshme dhe e vështirë se zakonisht. Edhe në punë do të përjetoni ankth, pasi ndoshta mund të keni gjëra të paqarta. /noa.al

Ky është horoskopi për ditën e enjte Read More »

Gazetarja Rudina Xhunga: Na duhet pikërisht një vaksinë për babëzinë!

E gjithë jeta jonë tani duket se po rrotullohet rreth koronavirusit.

Problemet e tjera çuditërisht janë harruar, edhe pse janë ende aty, si para shfaqjes së virusit, madje problemet mund të jenë edhe më të mëdha tani, pavarësisht se për to, flitet gjithnjë e më pak.

Gazetarja Rudina Xhunga, përmes një “story” në instagramin e saj ka treguar punën që po bëhet në çdo cep të Tiranës për të ngritur pallate sa më të larta, ndonëse shumë prej tyre bllokojnë të tjerat që ndodhen rrotull.

Ajo në shenjë revolte është shprehur se duket sikur askush nuk e vë re këtë ‘katastrofë’ dhe këtë e quan babëze që ka nevojë për ‘kurim apo vaksinë’.

Koronavirusi nuk është asgjë, teksa ajo thotë se na duhet pikërisht një vaksinë për babëzinë.

Këtë vaksinë gazetarja e lidh me mosndryshimin dhe babëzinë që kanë shumë njerëz duke prekur edhe të drejtën elementare të të tjerëve, siç është drita dhe dielli.

/NOA.al

Gazetarja Rudina Xhunga: Na duhet pikërisht një vaksinë për babëzinë! Read More »

Sa persona humbën jetën në 7 muaj

Edhe pse Shqipëria u fut në karantinë të plotë për dy muaj ku nuk lejohej lëvizja e mjeteve, përgjatë 7-mujorit humbën jetën në aksidentet rrugore 88 persona, kryesisht të rinj, raporton INSTAT. Lezha vijon të mbetet një pikë e zezë në lidhje me ak sidentet në raport me pjesën tjetër të vendit, teksa shihet një përmirësim i sjelljes së këmbësore në drejtim të respektimit të rregullores.

Në shtatëmujorin e 2020, numërohen 635 aksidente rrugore nga 862 aksidente të ndodhura në shtatëmujorin e 2019, duke u ulur me 26,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa në muajin Korrik 2020 numërohen 130 aksidente rrugore nga 148 aksidente të ndodhura në muajin Korrik 2019, duke u ulur me 12,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë

Në shtatëmujorin e 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 88 persona nga 115 persona në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa në Korrik 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 14 persona nga 13 persona të vdekur në Korrik 2019.

Numri i të aksidentuarve në shtatëmujorin e vitit 2020, është 824 persona nga 1.188 persona, duke u ulur me 30,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ndërsa në Korrik 2020, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 168 persona nga 228 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 26,3 %.

Në muajin Korrik 2020, aksidentet rrugore, në 83,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 30,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 13,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në shtatëmujorin e 2020, aksidentet rrugore, në 16,1 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 12,1 % krahasuar me një vit më parë.

Numri i vdekjeve nga aksidentet rrugore ka ardhur në ulje gjatë dekadës së fundit, duke arritur në 227 jetë të humbura në vitin 2019 në krahasim me 378 në vitin 2009, por ato janë rritur vitet e fundit në raport me popullsinë banuese në vend, sipas INSTAT.

Në vitin 2019 humbën jetën në aksidentet rrugore 78.8 persona për 1 milion banorë, ndërsa në vitin 2018 ishin 74 fatalitete për 1 milionë banorë dhe më tej në vitin 2017 ishin 77 jetë të humbura për 1 mln banorë, shkruan ‘monitor’.

Kjo është një ndër shifrat më të larta të regjistruara në Europë. Në vlerë absolute, numri i vdekjeve nga aksidentet gjatë 2019-s në Shqipëri ishte 227.

Sa persona humbën jetën në 7 muaj Read More »

Shenjat e horoskopit që bien në dashuri me shikim të parë

Sipas astrologëve, shenjat e horoskopit që vijojnë si më poshtë, bien në dashuri me shikim të parë.

Dashi

Shenja e parë e horoskopit është më e shpejta nga të gjitha të tjerët. Kjo e përfshin edhe dashurinë. Durimi nuk është virtyti më i fortë i kësaj shenje, gjë që bënë të bien shpejt në dashuri.

Gaforrja

Gaforret zakonisht tërhiqen nga njerëzit të cilët kanë nevojë për mbështetje dhe nëse e njohin një person të tillë, ata mund të bien në dashuri.

Peshqit

Peshqit quhen edhe si ‘romantikë të dëshpëruar’. Ata i shohin vetëm gjërat e mira tek njerëzit dhe bien në dashuri të menjëhershme me dikë që ia kupton natyrën.

Shenjat e horoskopit që bien në dashuri me shikim të parë Read More »

Gruaja e Ylli Ndroqi i dedikon mesazh prekës kunatit: ‘Pse e pr eve në besë vëllain’

Vëllai i biznesmenit Ylli Ndroqi është nd.arë nga jeta si pasojë e Cóvid 19. Lulëzim Pasmaçiu ishte inf.éktuar me korónavirus dhe ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm pasi nuk e fitoi dot be.tejën me sémundjen. Pasmaçiu ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin COVID-2 “Shefqet Ndroqi”, ndërkohë lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë Ylli Ndroqi përmes një dedikimi prekës.

Një mesazh prekës për largimin e parakohshëm të tij nga jeta e ka bërë dhe bashkëshortja e Ylli Ndroqit, Mimoza, e cila shkruan se është një h.ùmbje e madhe për familjen ndërsa tregon se cfarë bëri familja së bashku me stafin mjekësor deri në ditën e fundit.

“Kunati im ,vllai im qe sdo te shohim me kurre ne kete jete, si na le keshtu, ti lù.ftove me jeten o Luli, o vllai im, pse e le vetem vllain tend Yllin o Luli, nuk te erdhi keq, pse e pr.eve ne bese Yllin o Luli, si pushojn l.otet o vlla, si me le keshtu vetem thote, ku do ta gjej vllain tim tani , c’me gjeti thot i ziu une,i shkreti une ,nje h.umbje e madhe per ne thot, me ka vdékur vellai thot moj Moza.

Ah mor vlla te kisha si veten per cdo gje ne vendin tim te thote. Luli ktu Luli aty,ku do te gjej tani ku, cdo dite ne cdo moment pyesnim doktor Perlatin i cili asnjehere nuk u merzit me ne duke na treguar per gjendjen tende, gjithashtu doktoresh Almen e papertuar dhe me nje perkujdes te madh ore pa ore ,si doktor Beni duke u kujdesur per ty ne cdo ore te dites. Nuk kam fjale te them per te gjithe stafin e mrekullueshem te spitalit Shefqet Ndroqi jane heronj, duke i thene aman o zot na e shpetoni Lulzimin.

S’kemi len vend pa pyetur se mbase nje ilac me teper mendonim do te dilje nga ky vírus i poshter, per mua ishe si vllai im, ne kemi ndare mes nesh si gezime dhe hidherime, cdo gje qe me duhej te thoja Luli duhet bere kjo apo ajo dhe ti asnjehere nuk thoje jo kurre o zot.

Nuk e besoj dot kete gje joo, qe ti na le te gjitheve, si ta beri zemra qe le vetem bashkeshorten tende Dhuraten o vlla, Po djalin tend Erindin si ste erdhi keq ,po per nipcen e vogel mor Luli qe djali tani kishte nevoje per ledhat e gjyshit. Luli vlla jemi mpire komplet fare nuk duam ta besojm kurre. Qofshe i xhenetit ,U prefsh ne paqe kunati im🙏vllai jone,i miri jone🙏”, shkroi Mimoza Ndroqi.

Gruaja e Ylli Ndroqi i dedikon mesazh prekës kunatit: ‘Pse e pr eve në besë vëllain’ Read More »

4 shenjat e horoskopit që do të marrin një shumë të madhe parash deri në fund të muajit

Ky muaj do të jetë me fat për disa shenja të horoskopit. Jeta e tyre do të ndryshojë për mirë, madje do të kenë shanse të fitojnë më shumë.

Demi: Drejtuesit do të jenë të kënaqur me punën tuaj, dhe ka shanse që të merrni një ofertë për punë shtesë, e cila mund të shndërrohet në diçka shumë më të madhe.
Dashi: Personat që i përkasin kësaj shenje do të kenë mundësinë të fitojnë më shumë. Kjo është koha e duhur kur duhet të bëni gjithçka, edhe nëse kushtet nuk janë aq të favorshme. Puna e madhe dhe përkushtimi juaj me siguri do të shlyhen.

Akrepi: Akrepët do të kenë mundësinë për të treguar të gjitha cilësitë e tyre para kolegëve dhe kjo do t’u kthehet atyre përmes promovimit të punës dhe fitimeve shtesë. Kjo është gjithashtu një kohë e shkëlqyeshme për të filluar një biznes tuajin.

Binjakët: Binjakët do të kenë një ndryshim shumë pozitiv përsa i përket aspektit financiar, një punë apo një ofertë. Qëndroni me sytë hapur dhe shikoni përreth.

4 shenjat e horoskopit që do të marrin një shumë të madhe parash deri në fund të muajit Read More »

Djali i bën 1 vjeç, ish-deputetja e PS organizon festë në Dubai

Djali i ish-deputetes së Partisë Socialiste, Esmeralda Shkjau ka festuar dje 1-vjetorin e lindjes. Nga fotot e shpërndara në profilin e politikanes, Ammar duket se i është gëzuar pafund festës së organizuar për të brenda shtëpisë.

Ish-deputetja është kujdesur për çdo detaj dhe siç shihet edhe nga fotot, festa është 100% e personalizuar për të birin.

Ajo ndan herë pas here momente nga koha që kalon me Ammar, i cili duket shumë i dhënë pas pikturës, megjithëse në moshë fare të vogël.

Esmeralda Shkjau u tërhoq nga jeta politike në përfundim të mandatit të shkuar të PS dhe u zhvendos në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ka nisur një jetë të re.

Djali i bën 1 vjeç, ish-deputetja e PS organizon festë në Dubai Read More »