Aktualitet

‘Koko Fest’/ Korça përgatitet për Festivalin mbarëkombëtarë të Komedisë

Festivali i Komedisë në Korçë do të nisë në 8 shtator ndërsa për shkak të numrit të kushtëzuar të publikut secila shfaqje do të luhet për disa ditë me radhë për të krijuar mundësinë që të gjithë të shijojnë humorin e “Koko Fest”.

Prej shtatë vitesh komeditë e realizuara nga trupat teatrale nga gjithë trevat shqipfolëse, bëhen bashkë në Korçë në Festivalin e Komedisë “KoKo Fest”.

Tri skena të improvizuara në ambient të hapur, oborri i Muzeut Kombëtar të Arsimit, Hani i Pazarit dhe parku “Rinia” do të mirëpresin publikun korçar dhe vizitorët.

Me pjesëmarrjen e trupave nga Korça, Tirana, Shkodra, Durrësi dhe Tetova, ky festival nuk i ka ndryshuar rregullat për sa i përket garës dhe çmimeve, ku trupat profesioniste do të marrin vlerësime nga një juri e përzgjedhur./atsh

‘Koko Fest’/ Korça përgatitet për Festivalin mbarëkombëtarë të Komedisë Read More »

Jozefina Topalli: LB (Basha) ka përçarë e shkatërruar PD-në. Nëse vërtet do donte largimin e Edi Ramës, LB duhet të largohet nga kryetari i partisë

Jozefina Topalli refuzon të plotësojë formularin e vetëdeklarimit, edhe pse ishte një ndër emrat më të votuarat nga baza e PD-së, Shkodër.

Topalli u shpreh se “Partia nuk demokratizohet as me formularë, as me komisione”, duke refuzuar kështu propozikin për t’u rikthyer sërish në PD, gati një vit para zgjedhjeve parlamentare.

“LB (Basha) ka përçarë e shkatërruar PD-në. Ai nuk beson në asnjë parim të partisë që lindi 3 dekada më parë. Në këto kushte, nëse vërtet do donte largimin e Edi Ramës, LB duhet të largohet nga kryetari i partisë. Me një drejtim të ri të gjithë do bashkoheshin realisht pa formularë dhe pa komisione, dhe Rama nuk do të kishte më shans për të drejtuar vendin”.

E njohur si kritike e fortë e Lulzim Bashës, Jozefina, megjithatë ishte ndër emrat e propozuar nga baza demokrate në Shkodër.

Ndërkohë refuzimi sjell automatikisht përjashtimin e saj nga faza e dytë e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve të mundshëm të PD-së, pasi në udhëzimin e selisë blu parashikohet se mosdorëzimi në kohë i formularit të deklarimit, nënkupton heqjen dorë nga mundësia për të qenë kandidat i mundshëm.

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve e heq personin e propozuar nga baza nga lista e kandidatëve, të cilët i nënshtrohen edhe fazës së dytë.

Ish-kryeparlamentarja dhe ish nën-kryetarja e PD-së ka vendosur kështu që të mos rikthehet, për aq kohë sa kryetar i forcës politike ku ajo bëri pjesë, të jetë Basha.

/NOA.al

Jozefina Topalli: LB (Basha) ka përçarë e shkatërruar PD-në. Nëse vërtet do donte largimin e Edi Ramës, LB duhet të largohet nga kryetari i partisë Read More »

Kreu i Kadastrës fton ‘cuna dhe goca’ të aplikojnë për vende pune: Merreni me radhë nuk bëhesh drejtor menjëherë

Kreu i Kadastrws, Artan Lame, përmes faqes zyrtare të institucionit qw ai drejton, dha njoftimin për 23 vende të lira pune,

Ai dha edhe qytetet ku janw hapur vende pune dhe duke hequr termin “nuk ka profesionistw”, u thotë ‘çunave dhe gocave’ se jeta ka edhe të përpjeta, “por punw ka”.

“Nuk fillohet jeta direkt drejtor. Fillohet edhe si specialist i thjeshtë, pastaj pas disa vjetësh kur ke fituar eksperiencë bëhesh edhe shef sektori, e më pas po qe i aftë edhe drejtor. Po fillojeni një herë”, shkroi Lame, kur dha njoftimin.

E PLOTË NGA ARTAN LAME:

PUNE KA!

Më informojnë nga zyra e personelit se në Drejtorinë e Kadastrës Krujë janë 7 vende të lira, në drejtorinë Pogradec 5, në Gjirokastër 4, në Lezhë 7 vende. Duhen inxhinierë (ndërtimi, arkitektë, gjeoinformatikë, topografë, gjeodetë) dhe pak ekonomistë.

Drejtoria Krujë (që në fakt është në Fush-Krujë për shkak se shumica e problematikave janë poshtë në fushë) është fare pranë Tiranës, le më pastaj Fush Kruja, që është gati periferi e Tiranës. Dhe të mos ketë djem e vajza që të duan të shkojnë deri atje për të punuar!

Eshtë kollaj të bëhet ironi fejsbukjane me frazën e kryeministrit “Punë ka, po s’ka profesionistë”, por është e vështirë ta hedhësh poshtë atë në shumë raste.

Ej çuna, goca, jeta ka edhe të përpjeta. Nuk fillohet jeta direkt drejtor. Fillohet edhe si specialist i thjeshtë, pastaj pas disa vjetësh kur ke fituar eksperiencë bëhesh edhe shef sektori, e më pas po qeve i aftë edhe drejtor. Po fillojeni një herë.

Natyrisht që të zanatçinjtë e fejsbukut do ju shkurajojnë me të thënën se konkurset janë farsë, se i fitojnë vetëm bijtë e partisë, po ju bëni tuajën, ejani dhe do ta shihni.

Ndërkaq që po shkruaj, këto vende janë ende të lira duke ju pritur!

Në Krujë janë 7 vende të lira;

në Pogradec 5 vende;

në Gjirokastër 4 vende;

në Lezhë 7 vende.

ARTAN LAME

/NOA.al

Kreu i Kadastrës fton ‘cuna dhe goca’ të aplikojnë për vende pune: Merreni me radhë nuk bëhesh drejtor menjëherë Read More »

Majlinda Bregu i përgjigjet thirrjes për t’u kthyer ne PD: Unë skam ikur. Na përzunë!Shpresoj mos të na kenë fshirë dhe emrin dhe nga anëtarësia

Ish-ministrja e Integrimit dhe ish-deputete e PD-së, Majlinda Bregu, kërkesës së një ndjekësi të sajpër t’u rikthyer i ëstë përgjigjur: Nuk kam ikur që të kthehem, na purzunë.

Aktualisht, sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu një ndër figurat më të njohura për kontributin e saj në Partinë Demokratike këtë të mërkurë ka reaguar në lidhje me largimin e saj nga partia.

Bregu në përgjigje të një komentuesi në rrjetet sociale se pse ka ikur nga PD-ja, është përgjigjur se nuk është larguar vetë por e përzunë.

Komentuesi i ëhstë lutur duke i thënë “aman ktheu në PD se ata që janë më duken si kryetar koperative”.

Sakaq, Majlinda Bregu i është përgjigjur: Unë skam ikur. Na përzunë!Shpresoj mos të na kenë fshirë dhe emrin dhe nga anëtarësia”.

Po sot, gati një vit para zgjedhjeve, edhe ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli rezuzoi rikthimin në PD, pas propozimit të strukturave lokale të kësaj dege në Shkodër.

/NOA.al

Majlinda Bregu i përgjigjet thirrjes për t’u kthyer ne PD: Unë skam ikur. Na përzunë!Shpresoj mos të na kenë fshirë dhe emrin dhe nga anëtarësia Read More »

Ja si pritet të jetë moti në vazhdim

Dita e sotme ka nisur me mot të kthjellët, por pritet që në orët në vazhdim të kemi ulje të temperaturave.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17º në 29ºC, në zonat e ulëta nga 22ºC në 36ºC dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 37ºC.

Era do të fryejë në drejtim Verior- Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Gjithsesi, moti për ditët e mbetura të muajit gusht pritet të jetë i qëndrueshëm dhe me temperatura të larta. /noa.al/

Ja si pritet të jetë moti në vazhdim Read More »

‘Ku qëndron problemi këtu’/ Ish-Drejtoresha e Tatimeve për darkë me Monikën

Kur kryeministri Edi Rama erdhi në pushtet, në vitin 2013, me premtimin se do të bënte gjithçka për “njerëzit e zakonshëm” të ketij vendi, një ndër postet më të rëndësishme, atë të drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, ia besoi në atë kohë një emri jo shumë të njohur për publikun.

Brisida Shehaj fitoi garën mes mijëra ‘njerëzve të zakonshëm’ të këtij vendi, të diplomuar në vendin tonë për Ekonomi, apo edhe jashtë Shqipërisë.

Ajo e mbajti këtë post për disa vite, për t’u emëruar më pas sërish drejtoreshë, në një prej televizioneve më të mëdha në vend, post të cilin e mban ende, pavarësisht nëse kishte ndonjë përvojë në media.

Por një vit para zgjedhjeve parlamentare, ish-drejtoresha që fitoi famë nga imitimi që iu bë në “Portokalli” përmes shprehjes “ku është problemi këtu”, duket se ka vendosur t’i rikthehet politikës.

Ajo është shfaqur krah kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, në Jalë, me të cilën ka ngritur raporte edhe miqësore.

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, për darkë bashkë me Kryemadhin pas takimit me të rinjtë e LRI, thotë se kryetarja e LSI, kishte përgatitur hasude.

“Për sonte po bëjnë hasude, meqënëse na mungonte kafja turke“, – shkroi Shehaj, dhe në foto shfaqet Krymadhi me përparëse.

Rreth tyre ka edhe shumë të rinj, të cilët me kuriozitet shikojnë recetën e kryetares së LSI-së.

Hasudeja është një ëmbëlsirë tradicionale shqiptare, e thjeshtë dhe e lirë, pa shumë shpenzime. Ndërkaq, duket se Shehaj ka bërë një lëvizje politike, pas ftohjes me PS-në.

Ndërkaq, partitë politike vazhdojnë akuzat e ndërsjella mes tyre, në garë të vazhdueshme me njëra-tjetrën prej 30 vitesh, se cila prej tyre është më pranë qytetarit të thjeshtë dhe cila është në gjendje të shpëtojë Shqipërinë nga kolapsi ekonomik, me qëllim që të ndalet një herë e mirë eksodi i të rinjve shqiptarë drejt Europës.

/NOA.al

‘Ku qëndron problemi këtu’/ Ish-Drejtoresha e Tatimeve për darkë me Monikën Read More »

Moti sot i paqendrueshëm, si pritet të ndryshojnë temperaturat

Në vendin tonë pritet një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17º në 29ºC, në zonat e ulëta nga 22ºC në 36ºC dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 37ºC.

Era do të fryejë në drejtim Verior- Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira që do të sjellin mot të mirë por nuk përjashtohet mundësia për reshje. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 17ºC deri në 30ºC dhe në zonat e ulëta nga 22ºC në 31ºC.

Moti sot i paqendrueshëm, si pritet të ndryshojnë temperaturat Read More »

Horoskopi për ditën e Mërkurë

Dashi

Pas disa javësh disi të trazuara, miqësia me dikë ka arritur një stad tjetër. Po shkoni drejt një faze tjetër, tepër interesante. Të pasurit një bashkëbisedim është e lehtë, por së fundmi po komunikoni kaq mirë me njëri-tjetrin sa duket sikur mund t’i lexoni mendimet.

Demi

Nëse një mik sugjeron një ide që duket jashtë karakterit të tij, bëni kujdes dhe dëgjojeni me vëmendje. Mund të jetë duke treguar për një problem më të madh që po ndodh në jetën e tyre. Bëni gjithçka mundeni për t’i qëndruar pranë e për të zgjidhur çdo situatë të vështirë që mund të jenë duke kaluar.

Binjakët

Ndonëse momentalisht po ndodhin shumë gjëra interesante dhe të rëndësishme, do të keni mjaft kohë të lirë që nuk duhet ta lini pa shfrytëzuar. Bëhuni gati për t’u argëtuar, duke dalë nga rutina e përditshme.

Gaforrja

Është e vërtetë që momentalisht keni shumë gjëra të rëndësishme për të përmbushur, por kjo nuk do të thotë se duhet të harroni çfarë keni arritur deri më tani. Mos e lodhni veten më shumë sa duhet duke menduar atë që nuk keni mundur të përmbyllni. Kënaquni me atë që keni dhe vijoni përpara.

Luani

Mos e humbisni perspektivën nesër. Ndonëse mund t’ju duket sikur nuk keni informacion të mjaftueshëm për një detyrë që keni marrë përsipër, minimalisht këndvështrimi juaj unik do të japë rezultate të kënaqshme. Nuk keni përse bini dakord me idetë e të tjerëve, vetëm sepse nuk ndiheni të sigurt.

Virgjëresha

Përdorni logjikën e ftohtë nesër dhe do të shihni që do të krijoni disa lidhje mjaft të ngrohta. Nëse kërkoni ide bashkojuni grupit me të cilin punoni dhe do të shihni se nga biseda me të do të merrni përgjigje për disa çështje që kërkojnë zgjidhje.

Peshorja

Ju pëlqen ose jo, të tjerët nuk mund t’ju lexojnë mendjen. Për të komunikuar duhet që të shprehni ndjenjat dhe mendimet tuaja. Disa ditë kjo është diçka tepër e lehtë, por sot do të duket tejet e vështirë. Mund të zgjidhni të heshtni, por e vetmja gjë që do të arrini është të shtyni të pashmangshmen.

Akrepi

Do të keni mundësinë të mësoni gjëra të reja nesër, sidomos nga dikush që bën një stil jetese ndryshe nga ju. Përqafoni çfarë ju pëlqen megjithatë bëni kujdes, mos bini pre e kopjimit. Një pyetje që ka munduar familjen tuaj do të marrë më në fund përgjigje sot.

Shigjetari

Bëni kujdes nga dikush nesër që flet shumë, por bën pak. Sado interesantë të duken, mund të jenë duke fshehur diçka dhe është detyra juaj që t’i bëni të thonë të vërtetën. Nëse përballë keni një mik, përpiquni që ta ndihmoni për të kuptuar se nuk ka nevojë të mbrohet gjatë gjithë kohës.

Bricjapi

Dikush që keni pranë do të ketë një humor disi të luhatur sot, por nuk do të keni kohë të zbuloni përse. Mos u merrni dhe ecni përpara me ditën tuaj, pa to. Shumë punë ju pret përpara dhe shumë çështje kërkojnë zgjidhjen tuaj.

Ujori

Sado zbavitëse mund të jetë të bërit thashetheme për dikë në punë, kujtoni se edhe ata janë njerëz dhe kanë ndjenja. Mos flisni për të tjerët gjëra që nuk do të donit që të thonin për ju. Nuk mund të jeni plotësisht të sigurt për arsyet e tjerëve, ndaj mos gjykoni.

Peshqit

nesër nuk është ditë e mirë për të lëvizur. Me gjasë kjo nuk do të jetë e vështirë, sidomos nëse merrni në konsideratë faktin që së fundmi keni përmbushur një hap tejet të rëndësishëm në jetën tuaj. Bëni pak pushim e relaksohuni. Qetësia do t’ju ndihmojë për të zgjedhur hapat e radhës.

Horoskopi për ditën e Mërkurë Read More »