Aktualitet

Ngjela: Shqiptarët kanë për kryeministër një individ, i cili asnjëherë nuk ka qenë me shqiptarët

OPINION NGA Spartak Ngjela

Shqiptarët kanë për kryeministër një individ, i cili asnjëherë nuk ka qenë me shqiptarët. Tani, po ky, mendon se ka forcë që të tjetërsojë territor shqiptar, dhe jo pak, por 12 milje detare. Të gjithë këta, janë një bandë që, pasi i vodhën shqiptarët dhe grabitën pasuritë e Shqipërisë, po duan të shesin edhe territor.

I.

Ku i ka hartat, dhe ku janë ekspertët për marrëveshjen që kërkon të bëjë kryeministri Rama?

Kryeministri thotë se është e drejta detare ajo që ia jep Greqisë këtë territor, po mirë: po Shqipërisë kush ia ka dhënë këtë territor?

Nëse ta jep E Drejta Ndërkombëtare, pse duhet marrëveshja me Shqipërinë?

Pse nuk ju flasin ekspertët shqiptarëve për këtë çështje?

Ku e njeh Rama të Drejtën Ndërkombëtare dhe hartografinë! Dhe, ai, as që e di që gjithçka e tillë është profesion.

Il.

Të gjitha këto ndodhin, sepse kjo marrëveshje e Ramës ka nëntekst të kuptueshëm: kryeministri socialist Rama, i trembur nga reforma antikorrupsion, po kërkon, që tani, të përfitojë azil politik në Greqi. Shkurt, ai kërkon t’i shesë territor shqiptar Greqisë në këmbim të azilit të tij politik në Greqi, që t’i shpëtojë kështu akuzës që pritet t’i ngrejë SPAK.

Po politika amerikane, a do ta lejojë këtë skandal, në një kohë kur ishte ajo që i kërkoi opozitës antiberishë prishjen e marrëveshjes Shqipëri-Greqi për detin, me padi në Gjykatën Kushtetuese?

Rama, i detyruar nga politika amerikane, e nënshkroi atëherë edhe ai padinë në Gjykatën Kushtetuese, kundër paktit Berisha.

Po tani?

Ja pyetjet, të cilave duhet t’u përgjigjet kryeministri aktual:

Ku ndryshon pakti Berisha nga pakti Rama për detin me Greqinë?

Ku janë hartat profesionale të shkallëzuara në perfeksion?

Përse, deri tani ai territor prej 12 miljesh detare ka qenë një territor shqiptar?

Këto 12 milje sipërfaqe detare, janë sovranitet territorial, apo shelf kontinental?

Mund të ketë dhe dhjetë pyetje të tjera si këto, por ne nuk ka çfarë na duhet, se ne shqiptarët kemi një aksiomë patriotike, e cila na thotë: sa herë tradhëtia kombëtare shet territor shqiptar te fqinjët pushtues tokash shqiptare, në Tiranë ngjallet Avni Rustemi. Edhe Esat Toptani, në Paris, me azil politik ishte.

Atëherë?

Zoti Ruçi, shpjegoja mirë Ramës këtë aksiomë, sepse, në Labëri ajo ka dalë.

/NOA.al

Ngjela: Shqiptarët kanë për kryeministër një individ, i cili asnjëherë nuk ka qenë me shqiptarët Read More »

Rama ironi me Bashën: Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për çështjen e detit.

Rama ka ironizuar kreun e PD-së, Lulzim Basha, që i ka dalë detit në mbrojtje.

“Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD!”, – shkroi Rama në Twitter.

“Të qash për ata që vazhdojnë e hanë për djathë sapunin e PD apo të qeshësh me këtë Artist që s’e ka shokun për të bërë sikur? Je i madh Lul, sinqerisht, shyqyr s’u more me shitje djathi se do kishim mbetur pa copën e sapunit!”, – shkroiRama në reagimin e tij.

Kujtojmë se Basha mbante detyrën e ministrit të Jashtëm kur u arrit marrëveshja e detit me Greqinë, në vitin 2009, marrëveshje që u rrëzua asokohe nga Gjykata Kushtetuese.

Lidhur me pretendimet e Greqisë, për një marrëveshje tjetër, por mbetet ende e paqartë se cila është ajo, kjo çështje ka ndezur debate të ashpra politike në Tiranë.

/NOA.al

Rama ironi me Bashën: Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD! Read More »

Vasili akuzon Ramën për marëveshjen e detit me Greqinë: Akt pabesie ndaj vendit

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë dhe Kryeministrit Rama se nuk kanë informuar publikun për marrëveshjen me detin me Greqinë.

Në Facebook Vasili shkruan se ky është një akt pabesie ndaj vendit.

Për të, reagimet e Qeverisë kanë qenë gjithmonë të frikësuara dhe të drojtura, dhe pas atyre të Greqisë.

Postimi i Vasilit:

Mungesa e transparencës për Marrëveshjen e detit si provë pabesie e Ramës!

Është fakt i pakundërshtueshem që debati, dyshimet e forta dhe hamendjet gjithëfarësh për Marrëveshjen e Detit ndizen gjithmonë pas deklarimeve publike të Greqisë Zyrtare.

Asnjëherë Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Rama nuk i kë prirë me informacion për publikun për zhvillimet e procesit të negocimit te Marrëveshjes së Detit.

Asnjëherë nuk ka qenë shqiptarët që informohen të parët nga qeveria e tyre për këtë Marrëveshje.

Gjithmonë reagimi i Ramës dhe Qeverisë ka ndjekur nga pas reagimet e Athinës zyrtare.

Reagimet e Qeverisë kanë qenë gjithmonë të friksuara, të drojtura tamam si të zenë ne faj apo aq më keq me presh në dorë në një akt pabesie nda vendit.

Kontrasti me reagimet eksplozive në vitin 2009 kundër Marrëveshjes së Detit te asaj kohe janë si dita me natën në raport me këto të sotmet.

Vasili akuzon Ramën për marëveshjen e detit me Greqinë: Akt pabesie ndaj vendit Read More »

Marëveshje për detin me Greqinë? Rama: Nuk ka ende nje të tillë, po punohet

Kryeministri Rama tha sot se deklarata e Kryeministrit të Greqisë për zgjerim të kufirit detar nuk ka lidhje me Shqipërinë.

Në Vjenë, në një takim me gazetarët, kreu i Qeverisë u shpreh se me Greqinë po bisedohet, por ende nuk ka një marrëveshje për detin.

Sa i përket shtrirjes me 6 milje, sikundër pretendon edhe shteti fqinj, Rama thotë se kjo është një e drejtë e çdo vendi për ta bërë një gjë të tillë.

Në këtë pikë u shpreh se Shqipëria është shtrirë me 6 milje që në vitin 1990.

‘’Deklarata e kryeministrit Mitsotakis për zgjerimin e ujërave territorialë të Greqisë nuk ka lidhje me ujërat tona territoriale. Nuk ka lidhje me marrëveshjen me të cilën ne po punojmë, por që nuk e kemi arritur me palën greke. Nuk ka lidhje me asgjë nga ato që janë thënë në mënyrë të qëllimshme ose nga padituria për të nxitur një shqetësim në mënyrë artificiale.

Pse nuk ka lidhje? Sepse shtrirja në 6 mile plus në ujëra territorialë është e drejtë e çdo vendi. Këtë të drejtë Shqipëria e ka ushtruar, ne jemi shtrirë në ujërat tanë territorialë m 6 milje në vitin 1990. E kemi ushtruar këtë të drejtë, e kemi depozituar në OKB në vitin 1990, Greqia nuk ka çfarë konteston. Atyre që pyesim që ku po shtrihen, po ju them se midis ujërave territorialë të vendeve ka ujëra të ndërmjetëm. Pra, njësoj siç ka midis vendbanimeve dhe midis shteteve për të kaluar, ka dhe rrugë për të kaluar në det, që janë rrugët e përbashkëta”, tha Rama.

Ata që kanë folur për marrëveshje të mirëfilltë, sipas Kryeministrit, e bëjnë nga padituria ose qëllimisht për të krijuar shqetësime.

Shtoi se marrëveshje të tilla nuk mund të bëhen në fshehtësi. /noa.al/

Marëveshje për detin me Greqinë? Rama: Nuk ka ende nje të tillë, po punohet Read More »

Ja viti kur në Shqipëri do ketë më shumë të moshuar se të rinj

Në vitet e ardhshme pritet që popullsia e Shqipërisë pritet të shënojë ndryshime. Pritet që popullsia në moshë të re të bjerë ndërsa do të rritet numri i të moshuarve në vend.

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), divizioni për popullsinë, ka publikuar profilin demografik të Shqipërisë për vitin 2020, përmes grafikëve që paraqesin popullsinë e vendit, të ndarë sipas gruposhave.

Ndryshimet kanë filluar të jenë të dukshme prej vitit 1990 ndërsa shifrat pritet të përkeqësohen edhe më në 2100.

Në këtë grafik duket qartë se në vitin 1990, mbizotëronin moshat e reja dhe fëmijët nga zero deri në 5 vjeç.
Në vitin 2020 dominon grupmosha nga 25 deri në 35 vjeç, si për meshkujt, ashtu dhe për femrat.

Deri në vitin 2100, piramida e popullsisë do të përmbytet tërësisht dhe do dominojnë grupmosha mbi 65 vjeç.

E gjitha kjo shpjegohet me një ulje të lindshmërisë, rritjen e jetëgjatësisë dhe tendëncën në rritje për emigrim. Ndërsa po ashtu OKB parashikon për Shqipërinë një rënie të numrit të popullsisë. Ndërsa do vërehet edhe një sforcarje për krah pune në vitet e ardhshme kryësisht në sektorin e bujqësisë.

Ja viti kur në Shqipëri do ketë më shumë të moshuar se të rinj Read More »

Zgjerimi i Greqisë, flet profesori shqiptar: Kjo marrëveshje bëhet një herë në jetë

Fjalimi i kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis në Parlament se Greqia do të rritet dhe ashtu siç do të marrë 12 milje nga Egjipti dhe Italia, shpreson që këtë ta arrijë edhe me Shqipërinë, futi të gjithë opinionin në një spirale patriotizmi, por edhe meraku se çfarë fshihet pas asaj marrëveshjeje për detin që shpesh nuk kuptohet qartë.

Profesori i Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë, Osman Metalla, ishte i ftuar në “Ditari” në A2 për të na shpjeguar në terma më të thjeshtë se çfarë kërkon Greqia dhe çfarë mund të marrë vërtet.

“Duhen sqaruar disa koncepte fillimisht. Kemi detin territorial, një zonë nga 0 deri në 12 milje dhe të gjitha shtetet bregdetare kanë të drejtë të kenë territor në det nga 0 deri në 12 milje. Ky det është territor i vendit, siç është toka. Më pas, vjen zona ekonomike ekskluzive, që nis nga pika 0 deri në 200 milje, nëse gjeografia e lejon një gjë të tillë. Tashmë, ne jemi njohur me deklaratat e kryeministrit grek që ka thënë se Greqia do të zgjerojë territorin e saj në det. Kjo është e drejta e saj, por ajo që është shqetësuese është loja e Greqisë që thotë se Shqipëria e ka lejuar Greqinë të shtyjë gjerësinë e saj në detin territorial. Këto janë deklarata jokorrekte sepse nuk e përcakton Shqipëria gjerësinë e palës greke në det. Palët negociojnë mbi bazën e deklarimeve të bëra. Pse Greqia kërkon të ndryshojë tani rregullat e lojës? Është e drejtë e saj që të zgjerohet deri në 12 milje, por këtë të drejtë nuk ka pse ta zgjidhë përmes palës shqiptare”, tha Metalla.

Sipas profesorit, “kjo është një marrëveshje që bëhet një herë në jetë dhe është shumë e rëndësishme”, duke shtuar se “është fatkeqësi që kjo marrëveshje përdoret politikisht”.

“Deti nuk është as i të majtëve dhe as i të djathtëve. Është e rëndësishme përbërja e grupit negociator, që duhet të ketë të gjithë spektrin e interesave që ka pala jonë dhe është shumë e rëndësishme transparenca e negociatave. Marrëveshja e 2009 pati problemin e transparencës dhe po i njëjti problem është për negociatat e këtyre dy viteve të fundit. Ka munguar transparenca dhe kjo shton edhe misterin dhe hamendësimet. Deri më sot, i vetmi informacion që kemi patur për marrëveshjen e detit kanë ardhur gjithmonë pas deklarimeve të ngazëllyera të palës greke. Opinioni shqiptar nuk ka as minimumin e informimit mbi vendimmarrjen e grupit negociator”, tha Metalla./A2CNN

Zgjerimi i Greqisë, flet profesori shqiptar: Kjo marrëveshje bëhet një herë në jetë Read More »

Moti/ Bëhuni gati.Çfarë pritet në Ballkan nga nesër?

Lajme të mira na vijnë nga sinoptikanët, sa i përket dy ditëve në vijim, 28 dhe 29 gusht 2020.

Referuar njoftimit të Shërbimit Meterologjik ushtarak bëhet e ditur se dy ditët që vijnë moti do të jetë i kthjellët dhe temperaturat do të jenë të larta.

Kështu nëse keni parashikuar që të kaloni fundjavën në plazh, moti është favorizues.

“Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen me një rritje të lehta nga 15°C në zonat malore deri në 22°C në ato të ulta. Në vlerat e mesditës parashikohet një rritje prej 2-3 grad dhe temperatura nga 33°C në zonat malore deri në 37-38°C në ato të ulta”, thuhet ndër të tjera.

Njoftimi i plote I SHMU:

Vendi ynë vijon të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike dhe në këtë mënyrë vijojnë edhe ditët me mot të kthjellët dhe të nxehtë. Por, duke nisur nga dita e nesërme gradualisht mbi rajonin e Ballkanit depërtojnë masat e nxehta nga Afrika e Veriut.

Në këtë mënyrë edhe nesër pritet mot i kthjellët në të gjithë territorin por njëkohësisht i nxehtë. Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen me një rritje të lehta nga 15°C në zonat malore deri në 22°C në ato të ulta. Në vlerat e mesditës parashikohet një rritje prej 2-3 grad dhe temperatura nga 33°C në zonat malore deri në 37-38°C në ato të ulta.

Po kështu edhe dita e Shtunë do të ketë mot të kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore. Era për këto dy ditë do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut kryesisht e lehtë dhe shpejtësi 1-10m/s.

Moti/ Bëhuni gati.Çfarë pritet në Ballkan nga nesër? Read More »

Vendim i Ministrisë së Arsimit

Nga ministria e Arsimit është botuar sot udhëzuesi i ASCAP që tregon për skenarët e ndryshëm, të cilët do të zbatohen në shkolla të ndryshme për të siguruar distancimin social, shëndetin e nxënësve dhe mësuesve, kur të kthehen në shkolla.

Por çfarë do të ndodhë nëse ndonjë nxënës infektohet? Kësaj dileme u jep përgjigje ministrja e Arsimit, Besa Shahini duke njoftuar se në të tilla raste do të bëhet deri mbyllja e shkollës dhe do të tamponohen të gjithë nxënësit aty ku është gjetur një i infektuar.

Ministrja sqaroi edhe me video se si do të veprohet nëse një nxënës apo mësues do të dalë pozitiv me Covid-19:

“Protokollet e sigurisë së shëndetit e përcaktojnë qartë se si do të veprohet në rast se një nxënës, një mësues, apo një grup nxënësish del që është infektuar me Covid-19. Tamponimi ndodh për të gjithë grupin. Mbyllet klasa apo e gjithë shkolla në rast se klasa ka patur komunikim apo kontakt me të tjerët dhe për një periudhë kohore të paracaktuar, që mund të jenë 2 apo 3 javë, grupi i nxënësve që do të jetë karantinuar do të vijojë mësimin në kushte shtëpie. Kjo është dhe arsyeja pse RTSH Shkolla do të punojë paralelisht me të gjithë procesin mësimor që do të zhvillohet në objektet shkollore”, shprehet ajo.

Ndërsa pyetjes se “si do të rregullohet ngarkesa mësimore e mësuesve, nëse ata do të punojnë me më shumë turne dhe a do të shtohet numri i mësuesve”, Shahini nënvizon:

“Ne kemi planifikuar shtimin e numrit të mësuesve sipas nevojave. Nëse sëmuret një mësues apo nëse do duhet të mbulohen turne, ne kemi buxhet tashmë të shtuar për të mbuluar çfarëdo nevoje që mund të dalë gjatë vitit për të siguruar një mbarëvajtje sa më të mirë të procesit mësimor”.

Në lidhje me pyetjen se “pse po vazhdohet me xhirimet në RTSH Shkollë kur është deklaruar që shkollat do të hapen”, Shahini sqaron se ky kanal i dedikuar do të transmetojë të njëjtat orë mësimore që do të zhvillohen në shkollë në mënyrë që nxënësi të ketë mundësi të ndjekë leksionet edhe në rast se qëndron në shtëpi. /noa.al/

Vendim i Ministrisë së Arsimit Read More »