Aktualitet

Ish-e dashura e Izet Haxhisë bashkohet me burrin: ‘Jam krenare per veten , qe kam bere zgjedhjen me te mire ne kete bote hipokrite e tradhetare!’

Erjona Parruca, ish-e dashura e Izet Haxhisë u bë një nga personazhet më të përfolura në media për shkak të historisë pasionante në letra me këtë të fundit. Ata u ndanë në fund të janarit, kur ajo shoër theu në një status në rrjetet sociale, ndryshe nga të tjerët ku i shprehte dashurinë. “Pervers, vampir, djall”, janë vetëm disa nga ofendimet që ajo lëshoi për ish-të dashurin e saj. Me sa duket ajo është rikthyer me të atin e fëmijëve të saj, duke postuar foto me të e duke i dedikuar fjalë të ëmbla.

Statusi i Erjona Parrucës
A eshte dashuria seks pasionant?? Apo mirekuptim intelektual? Apo ndarje qeraje dhe problemeve familjare? A eshte dashuria kaq pak? Kur une isha e lumtur, ti ishe aty, pa fjale.. duke pritur « renien e shokut Zylo »( timen, nga idiotesia e Shpetimtares qe me kishte kapur perveresisht)por pa gjykuar, pa me lenduar, duke pranuar gabimet e tua dhe duke mos çuar ne djall dinjitetin tend, njekohesisht! Kur une isha keq, ti ishe aty! Pa me gjykuar, pa me dhene shtysen e fundit, duke me folur kur me flitej e duke heshtur , kur heshtja ishte me e çmuar se fjala..
Ti ishe aty! Ne cdo moment! Dore per dore! Kur u bera nene per here te pare, kur bera mire ne jete, kur bera keq, kur bera karriere ne punen time, kur menderosa shume gjera!

Ti ishe!! Pa levizur! Stoik ne dashurine tende, ne dashurine prej bashkeshorti e prej babe!
Prej miku e prej bese! Prej te dashuri pasionant e prej bashkebiseduesi temash filozofike! Prej shoku! Ky nuk eshte falenderim, sepse s do te ishte i mjaftueshem edhe sikur te shkruaja 2000000 statuse! Me e madhja nga te gjitha- thote Bibla- eshte DASHURIA!! S kam njohur askend qe e perfaqeson me misherisht e ne cdo dite te jetes dashurine!! Jam krenare per ty!

Oh, sa shume, oh Zot, sa shume! Jam krenare per veten , qe kam bere zgjedhjen me te mire ne kete bote hipokrite e tradhetare!
Jam krenare qe femijet e mi kane nje baba si ty! Uniku, ti! Te dua kaq shume, me cdo dashuri! Shok, i dashur, bashkeshort, babi i femijeve tane, pasioni dhe pjekuria ime si njeri e si femer! Ti s flet as gjuhen time e as ke vuajtur komunizmin e varferine ,si une!
Une jam rritur internimeve, pa asgje… Ti je rritur ne mes te Parisit, mes borgjezise pariziane te familjes tende, e fare lirisht mund te ishe egoist e i paperfshire ne thagmat shqiptareske… Por jo!!! Sepse ti je njeriu me i rralle qe kam njohur, zemra me e madhe qe kam hasur neper rrugetime!!! A e di ti se sa me mbushet shpirti , kur j u thua gjithe miqve te tu se femijet e tu jane gjysem shqiptare dhe qe je kaq i lumtur e i mahnitur me karakterin shqiptar te gruas tende!?!?
E me ate kulturen tende te pafundme, fillon flet pafund per vendin tim.. Per gjithe historine e vendit tim! Rrallekush shqiptar do te dinte t a ngrinte kaq lart e kaq mjeshterisht Atdheun tim! Oh, sa shume e me shume te dua e te vleresoj!
Cdo gje iku e shkoi! Ti ishe, qendrove, dhe me zgjate doren pa asnje hezitim!!! Deri sa vde kja te na ndaje, merr kuptimin me te plote!!! Faleminderit Zotit, jam e vetedijshme per fatin qe te kam ne krahe! Je t aime , Stéphane Mourlon!!! Pour la vie! Shqiptarja jote!

Ish-e dashura e Izet Haxhisë bashkohet me burrin: ‘Jam krenare per veten , qe kam bere zgjedhjen me te mire ne kete bote hipokrite e tradhetare!’ Read More »

Si do jetë moti sot në vend

Gradualisht me kalimin e orëve cikloni mesdhetar (Medicane) po i afrohet brigjeve perëndimore të Greqisë, ciklon i cili në shtetin fqinj pritet të sjellë rrebeshe intensive shiu dhe breshëri si dhe stuhi ere.

Për fatin tonë të mirë vendi ynë do të preket nga periferia e aktivitetit të këtij cikloni, duke sjell mbi vendin tonë në orët e pasdites reshje shiu kryesisht në jug të vendit.
Dita e Premte (gjatë orëve të para të 24-orëshit) nis me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në zonën e jugore.

Për tu theksuar është fakti se nesër pritet të ketë erë intensive me drejtim kryesor nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 2-8m/s, por hera herës era fiton intensitet deri në 15-25m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre si dhe zonat luginore të vendit.

Salgótarján, 2018. április 30. Villámlás Salgótarján felett 2018. április 30-ra virradó éjjel. MTI Fotó: Komka Péter

Si do jetë moti sot në vend Read More »

Ja sa mëkate ka bërë Kujtim Gjuzi dhe sa arrin niveli i mirësisë së tij

Deputeti i opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi është përfshirë në një anketë në rrjetin sociale Facebook, për të zbuluar nëse do të shkojë në ferr apo parajsë, në baze të mëkateve dhe të mirave që ka bërë.

Sipas anketës “Parajsë apo ferr: Ku do të përfundojë udhëtimi yt?”, Gjuzi ka bërë 190 të mira dhe ka prekur 83 zemra.

Mëkatet që deputeti opozitar vlerësohet se janë 9, ndërsa niveli i mirësisë së tij arrin në 267%.

Rezultati i anketës, në bazë të karakteristikave të Gjuzit, udhëtimi i tij do të përfundojë në parajsë.

Deputeti e ka ndarë rezultatin me ndjekësit në Facebook.

Ja sa mëkate ka bërë Kujtim Gjuzi dhe sa arrin niveli i mirësisë së tij Read More »

Basha/ Qeveria e re 9% taksë, 0.5 tatim fitimi,0 lekë taksa për pushtetin lokal

Qeveria e re e kryesuar nga Lulzim Basha nëse opozita e bashkuar fiton zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, do të ulë ndjeshëm barrën fiskale të shqiptarëve.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha sonte në intervistë që po transmetohet në faqen e tij në Fb, shprehu angazhimin e opozitës për të ardhmen ekonomike në vend që nga maji i 2021.

Basha tha se tatimi mbi pagë do të jetë 9 për qind. Pagat të paktën deri 30 mijë lekë, pa asnjë tatim.

Sigurimet shoqërore dhe Shëndetësore në total do të jenë 18 për qind ku 9 për qind do ti paguajë punëdhënësi dhe 9 për qind punëmarrësi.

Të gjitha bizneset deri në 14 milionë lekë të reja do të paguajnë si të vetmen taksë, 0.5 për qind të xhiros vjetore, tvsh do të jetë zero dhe taksat bashkiake do të jenë zero.

“300 mijë lekëshi është pa taksa dhe mbi 300 mijë lekë, taksa do të jetë 9% për të ardhurat personale, për tatimin mbi biznesin, për sigurimet shoqërore.

Biznesi i vogël kemi një trajtim tjetër. Do klasifikohet biznes i vogël çdo biznes me xhiro vjetore nën 140 milionë lekë të vjetra dhe do paguajë një taksë të vetme që është 0.5% e xhiros vjetore dhe asnjë lloj tatimi tjetër qendror ose lokal.

E gjithë kjo pjesë e taksës do t’i dedikohet pushtetit vendor, por taksa të çmendura si taksa për shkollën apo tarifa të tjera që vjedhin qytetarët dhe biznesin, nuk do të ekzistojnë më”.

Basha tha se bizneset shqiptare sidomos në Tiranë po përballen me taksa abuzive dhe të papranueshme nga bashkia e Erion Veliajt i cili ka rritur shumëfish taksat vjetore të të gjitha bizneseve. /noa.al/

Basha/ Qeveria e re 9% taksë, 0.5 tatim fitimi,0 lekë taksa për pushtetin lokal Read More »

Deputeti i opozitës së re është rikthyer në Parlament pasi fitoi ‘betejën’ me Covid dhe i bën apelin qytetarëve: Bëhuni të ndërgjegjshëm

Deputeti i opozitës së re, Enver Roshi është rikthyer në Parlamenti pasi fitoi “betejën” me koronavirusin.

Enver Roshi, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë ishte ndër të parët që kaloi një gjendje të vështirë shëndetësore si pasojë e COVID dhe u dërgua për kura të specializuara jashtë vendit.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Roshi duke i shprehur mirënjohjen kolegëve dhe qytetarëve për mbështetjen që i dhanë, tha se kaloi një situatë kritike shëndetësore.

Ai u bëri apel qytetarëve që të ndërgjegjësohen për tu kujdesur për veten dhe të marrin fatin e tyre në dorë, pasi po kalojmë në një situatë kur virozat e stinës dhe COVID-19 po “bashkëjetojnë”.

Duke lidhur përhapjen e koronavirusit me ndryshimet klimaterike, deputeti i opozitës parlamentare u shpreh se gjatë dimrit situate do të jetë më e vështirë për shqiptarët pasi do qëndrojnë në ambiente të mbyllura, ndërsa bëri thirrje që politika të jetë në një zë.
“Të nderuar kolegë, mjeku më rekomandoi të prisja ulur por unë në respekt të mirënjohjes për ju, për mbështetjen që më dhatë për situatën kritike shëndetësore që kalova ngrihem këtu për të shprehur mirënjohjen time për angazhimin që më dhatë, kurajën, motivimin për të jetuar.

Jam i emocionuar se kalova një situatë të rëndë shëndetësore. Jo vetëm ju, mjekëve, personelit shëndetësor. Dua ti shpreh mirënjohjen qytetarëve të Shqipërisë që me mesazhet e tyre më kanë inkurajuar për t’i shërbyer atyre. Dhe unë iu premtoj se do të jem një qytetar i denjë i gjithë shqiptarëve kudo që janë.

Kjo situatë e COVID ka të bëjë edhe me ndryshimin e klimës, sepse ndryshimi I klimës, prishja e ekuilibrit të natyrës prej mijëra vitesh cenon sot rëndë jetën e njerëzve në vendin tonë dhe kudo në botë.

Po kalojmë në stinën e virozave dhe bashkë me virozat është edhe COVID, prania e këtyre të dyjave, jetesa në ambiente të mbyllura në stinën e dimrit e bën më emergjente për shqiptarët që të bëhen më të ndërgjegjshëm dhe të marrin në dorë fatet e tyre.

Politika duhet të jetë në një zë në shërbim të qytetarëve dhe të dëgjojnë këshillat e mjekëve. Ndërgjegjësimi kalon tek qytetarët,”– tha deputeti Roshi.

Deputeti i opozitës së re është rikthyer në Parlament pasi fitoi ‘betejën’ me Covid dhe i bën apelin qytetarëve: Bëhuni të ndërgjegjshëm Read More »

Debat në Parlament/ Murrizi: Jo më të fshehur pas fustaneve të partisë

Ka vijuar me replika seanca plenare e ditës së sotme, ku deputetët e opozitës parlamentare mes akuzave që kanë bërë kundrejt palëve kundërshtare, kanë replikuar edhe me njëri tjetrin.

Deputeti Myslim Murrizi ka ngulur këmbë te hapja e listave, ndërsa ka theksuar se në këtë Kuvend të mos ketë më njerëz që sipas tij fshihen pas fustaneve të partisë.

Lidhur me hapjen e listave më pas ka replikuar edhe deputeti Kujtim Gjuzi i cili tha se është pro hapjes 100% të listave por fillimisht mbështeti partinë. Këtu ai më pas ka replikuar edhe me deputetin Korab Lita, i cili nuk dëgjohet nga vendi, por Gjuzi i përgjigjet duke thënë se nuk ka gjë me kryetaren e LSI Monika Kryemadhin, ndërsa shton se ajo është krushkë Dibre.

Murrizi: Në këtë sallë të mos vijnë njerëz të fshehur pas fustaneve të partive. Bëjnë sikur zihen ditën dhe firmosin marrëveshje natën.

Hajt ti hapim ato lista. Shqiptarët presin që humbësi të urojë fituesin dhe kjo nuk ndodh. OSBE ODHIR prej katër vjetësh kërkon administratë zgjedhore…
Komisionerët i keni fimos. Damiani nuk është këtu… Do ta bëjmë apolitikë administratën por jo këto zgjedhje. Ta bëjmë në këto zgjedhje.

Lojërat publike se duam ti hapim 100% po se realizon dot se ia kalon ky vëllai tjetër është pallavër mediatike e stisur, nga kërmij që nuk vijnë dot në këtë sallë sepse nuk guxojnë sepse skanë surrat dhe dinjitet të shkojnë më pas te vota e qytetarëve.

Gjuzi: Ne jemi për hapjen e listave. Skam gjë me zonjën Monika se e kemi krushkë të Dibrës, po s’di gjë ti Korab. Se di ti Korab se je në Kamëz.

Debat në Parlament/ Murrizi: Jo më të fshehur pas fustaneve të partisë Read More »

Cikloni i afrohet Greqisë/ Meteorologët: Ja si do preket vendi ynë qe nesër

Nderkohe qe cikloni mesdhetar po i afrohet tashme Greqise, sinoptikanet tregojne se si do te jete ndikimi i tij ne vendin tone.

Sherbimi Meteorologjik Ushtarak shkruan sot se “Për fatin tonë të mirë vendi ynë do të preket nga periferia e aktivitetit të këtij cikloni, duke sjelle mbi vendin tonë në orët e pasdites reshje shiu kryesisht në jug të vendit”.

Dita e Premte (gjatë orëve të para të 24-orëshit) nis me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në zonën e jugore, nderkohe qe temperaturat do te shenojne ulje.

Përshëndetje nga SH.M.U.!

Gradualisht me kalimin e orëve cikloni mesdhetar (Medicane) po i afrohet brigjeve perëndimore të Greqisë, ciklon i cili në shtetin fqinj pritet të sjellë rrebeshe intensive shiu dhe breshëri si dhe stuhi ere.
Për fatin tonë të mirë vendi ynë do të preket nga periferia e aktivitetit të këtij cikloni, duke sjell mbi vendin tonë në orët e pasdites reshje shiu kryesisht në jug të vendit.

Dita e Premte (gjatë orëve të para të 24-orëshit) nis me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në zonën e jugore.

Për tu theksuar është fakti se nesër pritet të ketë erë intensive me drejtim kryesor nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 2-8m/s, por hera herës era fiton intensitet deri në 15-25m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre si dhe zonat luginore të vendit.

Në fushën termike vlerat e mëngjesit parashikohen nga 17°C në relievet malore deri në 23°C në ato të ulta, ndërsa në vlerat e mesditës nga 23°C në relievet malore deri në 33°C në ato të ulta. Panorama.al

Salgótarján, 2018. április 30. Villámlás Salgótarján felett 2018. április 30-ra virradó éjjel. MTI Fotó: Komka Péter

Cikloni i afrohet Greqisë/ Meteorologët: Ja si do preket vendi ynë qe nesër Read More »

Lleshaj: Jap dorëheqjen nëse makina nuk kushton 49 mijë euro

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka folur sërish në Parlament, lidhur me akuzat e opozitës se ka blerë një makinë tip ‘BMW’, 150 mijë euro.

Ai sqaroi se personalisht ka një makinë tip ‘Honda’, qysh prej vitit 2010.

“Media ka pasqyruar një fakt të rremë që kam blerë automjet 100 milionë lekë apo 150 mijë euro. Mjeti ka kushtuar vetëm 49 mijë euro edhe është blerë për llogari të Ministrisë së Brendshme. Nëse ka kushtuar më shumë se kaq, unë jap dorëheqjen”, u shpreh Lleshaj.

Lidhur me këto zëra, ministri tha pak ditë më parë se “larot virtualë dhe tutorët e tyre, që mundohen të qëndrojnë në errësirë, nuk janë të panjohur. Përgjigja për ta do të jetë në rrugë ligjore dhe gjyqësore”. /noa.a

Lleshaj: Jap dorëheqjen nëse makina nuk kushton 49 mijë euro Read More »