Deputetja Rudina Hajdari deklaroi disa ditë më parë se i është bashkuar nismës ‘Thurje’ sëbashku me të cilën do të sjellin një parti të re. Mësohet se kjo parti do të quhet ‘Nisma’.
Nisma Thurje ka publikuar së fundmi një video të pedagogut të njohur Rezart Prifti i cili shpall bashkimin me grupimin e ri politik duke thënë se emri i Lëvizjes Politike do të ishte “Nisma”.
“Rezart Prifti nuk është vetëm një pedagog i ri i talentuar por edhe një aktivist me profil të lartë, i angazhuar për një kohë të gjatë në kauza publike. Gjatë protestës studentore, Rezarti i dha zemër mijëra studentëve për të vazhduar revoltën deri në arritjen e kërkesave. Sot Rezi, duke u bashkuar me të tjerë të ngjashëm, ka një thirrje për të gjithë shoqërinë. Dëgjoje dhe nëse e gjen veten shpërndaje!” shkruan Nisma Thurje.
Mbetet për tu parë se çfarë forme do të ketë partia e re dhe cili do të jetë programi i “Nismës”./lajmifundit
Për mirë ose për keq, vjehrra është pjesë e jetës suaj.
Për këtë arsye, duhet të mësoni të keni një marrëdhënie të mirë me të duke anashkaluar këto gabime:
Mos e trajtoni si një bezdi në jetën tuaj: Ju duhet të trajtoni vjehrrën tuaj ashtu si ju do të silleshit me dikë që sapo e keni njohur dhe doni të krijoni një marrëdhënie të mirë. Nuk duhet të bërtisni me një mik apo bashkëpunëtor të ri apo jo?! Kështu që nuk duhet ta bëni këtë me asnjë nga anëtarët e rinj të familjes tuaj derisa të keni krijuar një respekt të vërtetë.
Ndaloni së supozuari që të dyja doni të njëjtat gjëra për marrëdhënien tuaj: Vetëm për shkak se doni të shkoni mirë me vjehrrën tuaj të re nuk do të thotë që të bini dakord për çdo gjë. Lëreni marrëdhënien të zhvillohet duke u njohur gradualisht me njëra-tjetrën, duke ndarë interesat dhe duke ndihmuar.
Asnjëherë mos mendoni se mënyra e saj është mënyra e gabuar: Siç thonë, ka dy anë për çdo histori. Përpiquni të zbuloni pse e sheh situatën ndryshe nga mënyra që e mendoni ju.
Mos i tregoni çdo gabim: Ndoshta të drejtën e keni ju por nuk ka problem, lëreni të mendoj se e ka ajo ndonjëherë. Është një mënyrë e lirë dhe e lehtë për ta bërë atë të ndihet mirë për veten dhe për ju.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka ndarë një fotografi me dy vajzat e saj, me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor.
Ajo thotë se është emocion dhe përgjegjësi për çdo prind, rifillimi i shkollës.
“Në shkollë të sigurt! Emocion dhe përgjegjësi për çdo prind, për të bërë gjithçka ka në dorë, që ky rifillim i shumëpritur të mos cenojë shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve tanë, të familjeve dhe të gjithë komunitetit! Jep edhe ti kontributin tënd për shkolla të sigurta! Bëhu superhero mbaj maskën çdo ditë”, shkruan Manastirliu.
Teksa uron suksese, ministrja kërkon që të ruhet distanca dhe të bëhet kujdes për higjienën.
Presidenti Ilir Meta citon mesazhin e Papa Françeskut, drejtuar qeverisë, për të dëgjuar zërin e qytetarëve.
Kreu i shtetit thotë se solidarizohet me mesazhin e mençur të Papa Françeskut drejtuar qeverive ndaj të cilave protestohet, që ta dëgjojnë zërin e qytetarëve, sidomos atyre që janë më në nevojë e kushte më të vështira, dhe t’i mbështesin aspiratat e tyre të drejta.
“Koha që zëri i qytetarëve të dëgjohet nga të gjithë!”, shkruan Meta, duke ndarë shkrimin që gjeni më poshtë.
Papa: protestat të jenë paqësore, të dëgjohet zëri i qytetarëve
Vështirësitë e shumë njerëzve, në të katër anët e botës, janë gjithnjë në zemrën e Papës. Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, mendimi i Atit të Shenjtë shkoi tek “manifestimet e shumta popullore të protestës, që shprehin pakënaqësinë e shoqërisë civile përballë situatave politike e shoqërore posaçërisht kritike:
“Ndërsa i nxis demonstruesit t’i paraqesin kërkesat e tyre në formë paqësore, pa rënë në tundimin e agresivitetit e të dhunës, u bëj thirrje të gjithë atyre që kanë përgjegjësi publike e qeveritare ta dëgjojnë zërin e bashkëqytetarëve të tyre e t’i mbështesin aspiratat e tyre të drejta, duke respektuar plotësisht të drejtën njerëzore dhe liritë civile”.
Françesku iu drejtua edhe bashkësive kishtare, të cilat jetojnë në këto rrethana, që barinjtë “të punojnë në favor të dialogut e në favor të pajtimit”.
Strehim dinjitoz!
Papa mendon për ngjarjet që po ndodhin në Kampin e Moria, në ishullin Lesbo, të përfshirë nga zjarret. Flakë, që lanë mijëra njerëz pa strehë, ndonëse strehë të përkohshme. E rikujtoi vizitën e tij të vitit 2016:
“Është gjithnjë e freskët në kujtesën time vizita e kryer atje e thirrja e bërë, së bashku me Patrikun Ekumenik Bartolomeu dhe Kryepeshkopin Hieronymos të Athinës, për t’u siguruar strehim njerëzor e dinjitoz grave e burrave migrantë, refugjatëve, të gjithë atyre, që kërkojnë strehim politik në Evropë. U shpreh solidaritetin e afërsinë viktimave të këtyre ngjarjeve dramatike”.
Ndihma për Tokën Shenjte
Në të dielën kushtuar Lëmoshës për Tokën Shenjte – shtyrë nga e Premtja e Madhe – për sot – nga shkaku i pandemisë, Papa nënvizoi rëndësinë e një gjesti konkret në këtë çast, kur në trojet e Krishtit ka kaq shumë nevojë për ndihmë të gjithanshme:
“Në rrethanat aktuale, kjo ndihmë është më shumë se kurrë shenjë shprese e afërsie solidare për të krishterët, që banojnë në tokën ku Zoti u bë njeri, vdiq e u ngjall për ne. Sot kryejmë një shtegtim shpirtëror, me imagjinatë, me zemër, në Jeruzalem ku, siç na kujton Psalmi, janë burimet tona, e bëjmë një gjest solidariteti për këto bashkësi”.
Së fundi, një mendim për çiklistët e sëmurë nga parkinsoni, që e përshkuan Udhën francigjene nga Pavia – në Romë; për bashkësitë “Laudato si’”, që kujdesen për Krijimin e për familjet italiane, që në gusht iu kushtuan mikpritjes së shtegtarëve.
Nisja e këtij viti shkollor është i veçantë, edhe për Kryeministrin Edi Rama.
Djali i tij i vogël, Zaho, shkon në klasë të parë dhe natyrisht babi Edi, nuk mund të mungonte në këtë moment.
Ai ka ndarë një fotografi të vogëlushit me çantën në sup dhe me lule në duar, duke shkuar në shkollë.
“Dita e parë emocion i rrallë. Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët që sot nisën shkollën dhe i mbroftë gjithnjë bashkë me prindërit e gjyshërit e tyre të pazëvendësueshëm.
Dashuri, shëndet e gëzime paçin gjithmonë”, shkruan Kryeministri. /noa.al
Ministrja e Arsimit, Besa Shahuni është ndalur në Fushë Krujë, në ditën e parë të shkollës.
Ajo ndan disa fotografi dhe thotë se e kaloi mëngjesin nëpër shkollat që u hapen sot për herë të parë pas 6 muajsh.
“Ndalova në gjimnazin ‘Shote Galica’ Fushë-Krujë, shkollë e cila ka marrë të gjitha masat e nevojshme në funksion të protokollove të sigurisë së ruajtjes së shëndetit. Gjimnazi është shkollë pritëse edhe për nxënësit e 3 shkollave të dëmtuara nga tërmeti, ‘Sherif Dervishi’, “Bilaj” dhe “Mazhë e Vogël”, deri në rindërtimin e tyre”, shkruan Shahini.
Ajo shton se gjatë bashkëbisedimit me nxënësit, u ndje mirë ndërsa dëgjoi prej tyre se janë plotësisht të ndërgjegjshëm mbi respektimin e masave anti-COVID, fakt i cili më ngroh që do ta përballojmë me sukses normalitetin e ri.
“I porosita nxënësit të mësojnë fort sivjet, të dalin me rezultate të mira, si dhe të dëshmojnë se përkundër sfidave, ne jemi të qëndrueshëm dhe do t’ia dalim më së miri”, shkruan ministrja. /a.y/noa.al
Marin Mema
Ky vend ka halle, ka probleme, ka shumë pamundësi, varfëri, padrejtësi, ka mungesa të shumta e shtetarë të çdo krahu që duan ta rrjepin e ndukin, por prapë është vendi ynë, është historia, trashëgimia, kultura, të parët tanë. Ky vend është dhimbja, loti, pasioni, dashuria, fëmijëria, rrudhat, kujtimet, gjyshërit, shokët, malli , emocionet, gjaku ynë…. Ky vend është dashuria e pafundme. Më quani idealist të sëmurë, të tepruar, të pariparueshëm, por për vendin tim do të jem gjithmonë i tillë ! Një përqafim të madh të gjithëve. ❤️🇦🇱
Kryeministri Rama ndodhet për një vizitë në Turqi. Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ai shfaqet me Presidentin Erdogan.
“Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Rama në status.
Vizita e kreut të Qeverisë shqiptare në Turqi vjen në një kohë ku mes këtij shteti ka një konflikt të hapur me Greqinë për detin, ashtu sikurse së fundmi po flitet për një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë, pikërisht për kufirin detar.
Por diçka e tillë është mohuar nga Edi Rama. /noa.al/