Mjeku i njohur infeksionit Pëllumb Pipero u shpall “Qytetar Nderi” nga bashkia e Skraparit, vendi ku ai lindi dhe u rrit.
Pipero u nderua me motivacionin “Për veprimtari të shquara profesionale dhe akademike përgjatë gjithë karrierës së tij në fushën e mjekësisë, veçanërisht atë të sëmundjeve infektive si dhe për kontrollin e çmuar profesional e publik në përballimin e situatës së pandemisë së shkaktuar nga Covid-19”.
Në ceremoninë e organizuar para bashkisë së qytetit ishin të pranishëm jo vetëm përfaqësues të pushtetit vendor, por edhe qytetarë të Skraparit, kolegë e familjarë të mjekut, që siç duket “harruan” për pak çaste këshillat e autoriteteve shëndetësore dhe protokollet e pandemisë për distancim social dhe janë parë duke u përqafuar e shtrënguar duart mes tyre.
Pas marrjes së titullit, Pipero u shpreh se, jo vetëm u emocionua por edhe u befasua për titullin e madh të qytetarit të nderit që mori nga Këshilli Bashkiak i Skraparit.
Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka vizituar vendin e origjinës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Ai ka qenë në Sinë dhe ka vizituar Muzeun Historik, ndërsa është njohur nga afër me të dhëna interesante për betejat heroike të zhvilluara për mbrojtjen e kombësisë, territorit dhe identitetit tonë europian.
Meta shkruan se “të bëhet zemra mal kur sheh djemtë dhe vajzat e Dibrës të lartësojnë traditat dhe vlerat tona duke na bërë të ndihemi krenarë”.
“Sot në Sinë, në truallin e Kastriotëve, vendin e origjinës të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Kënaqësi të vizitoja Muzeun Historik dhe të njihesha nga afër me të dhëna interesante për betejat heroike të zhvilluara për mbrojtjen e kombësisë, territorit dhe identitetit tonë europian.
Të bëhet zemra mal kur sheh djemtë dhe vajzat e Dibrës të lartësojnë traditat dhe vlerat tona duke na bërë të ndihemi krenarë!
Thelbësore që rinia jonë të njohë rrënjët kombëtare, për të mbrojtur më mirë të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruan Meta.
Në shoqërinë tonë shkesi ka qenë protagonisti kryesor që bekonte martesat, sot interneti i ka ndryshuar njohjet.
Megjithatë në fshatin Mushnik të Rrogozhinës ende është e vështirë të gjesh grua, ndaj sot kemi vendosur tju prezantojmë me djemtë e këtij fshati që janë në kërkim të dashurisë së vërtetë.
Zeqir Topi, është 50 vjeç ai thotë se të gjitha vajzat që ka njohur e kanë refuzuar pasi fshati nuk ka rrugë të shtruar me asfalt.
Fshati Mushnik është vetëm 5 km larg nga fshati Gërmenj i cili i gjithë është i shtruar me asfalt. Banorët e zonës thonë se rruga e pashtruar mund të shërojë zemrat e vetmuara të beqarëve.
Në ketë fshat banojnë 15 familje, të gjithë kanë ikur nga këtu prej mungesës rrugës.
Nëse doni të njihni njërin nga djemtë e urtë dhe punëtor të Mushnikut ju lutëm kontaktoni në adresën tonë.
Dita e shtunë prashikohet të ketë mot kryesisht të vranët e intervale kthjellimesh.
Sipas Shërbimit Meterologjik, do të ketë dhe reshje shiu me intensitet të ulët në zonën Jugore-Juglindore të vendit deri në orët e mesditës. Era parashikohet nga kuadrati i Veriut me shpejtësi 2-12m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 20m/sek. Kurse dita e diel parashikohet të ketë mot me alternime vranësirash dhe kthjellime.
Era parashikohet nga kuadrati i Veriut me shpejtësi 2-10m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, u gjend mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë”.
Vetëm pak minuta pasi hyri në studio, Spiropali kërkoi që të fikej kondicioneri. Ajo i bëri vërejtje Arjan Çanit teksa i tha se nuk lejohet përdorimi i kondicionerit në kohë pandemie(!).
“Mund ta fikni pak kondicionerin? Nuk duhet përdorur në këtë kohë”, i tha Spiropali Çanit.
Në vijim, ministrja Spiropali dhe një i prezantuari nga Çani si analist, politolog dhe filozof, Arjan Çuri, kanë folur mbi situatën me të cilën po përballen njerëzit në vendin tonë.
“Ka në gjithë botën një rëndim të shëndetit mendor, edhe këtu. Nuk lidhet vetëm me Covid-19, lidhet dhe me keqqeverisjen, sidomos me varfërinë. Njeriu kur është shumë i varfër, shkon tek ai moment kur nuk ka çfarë të humbasi më”, – i tha Arjan Çuri ministres.
Spiropali reagoi kështu: “Shqiptarët janë të jashtëzakonshëm në kohë krizash. Funksionojnë mirë në kohë krizash, nga kriza krijojnë mundësi të reja. Mos ua qani aq shumë hallin shqiptarëve, në këtë studio. Punojnë shumë, eksportojnë, tregtojnë, ndërtojnë… Kanë bërë progres të jashtëzakonshëm. Realiteti është shumë ndryshe, e pranoj dhe realitetin tënd se është një realitet meditativ”, tha Spiropali.
Lëkundja është ndjerë në Tiranë, por zgjati pak sekonda.
Sipas EMSC, magnituda paraprake vlerësohet të jetë 3, shkalla Rihter. Epiqendra ishte 25 km në veri të Durrësit,, si dhe 34 km në veriperëndim të Tiranës.
Në epiqendër tërmeti ka pasur një thellësi 10 km, çka bërë që edhe pse me madhësi 3, lëkundja të ndihej e të krijonte panik, por fatmirësisht vala zgjati 2 deri në tre sekonda.
Këto lëkundje vijuan pas lëkundjeve të forta, që u ndjenë sot në Greqi.
Tërmeti me magnitudë 5.9, sipas EMSC, goditi sot rajonin e Kretës.
Sipas dëshmive, lëkundjet afër epiqendrës ishin të forta, ndërsa fatmirësisht tërmeti edhe atje ka zgjatur vetëm pak sekonda.
Në epiqendër tërmeti pati një thellësi 45 km, çka kjo e bëri më të ulët intensitetin në sipërfaqje.
Epiqendra e tërmetit ishte 57 km në juglindje të “Iaákleion”, Kretë, zonë me një popullsi mbi 100 mijë banorë.
Kujtojmë se pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar, lëkundjet u pasuan edhe në Kretë. Sipas ekspertëve, vitin e kaluar ishte shkarkuar e njëjta valë sizmike, pasi dy vendet ndodhen në një zonë sizmiologjike. Por duket se edhe pas shumë muajve, energjia e akumuluar ende nuk është shkarkuar.
Tr ansgjinori Luana ka treguar se për shkak të paragjykimeve dhe talljeve nga të tjerët është detyruar që të largohet nga qyteti i tij i Durrësit, për në Elbasan.
Ai ka kërkuar ndihmën e psikologes të shkollës kur shkoi në vitin e parë gjimnaz në Durrës, por psikologia i ka treguar historinë e tij edhe kolegëve të saj.
I ftuar në emisionin Historia ime në Tv Klan, përballë Mirela Milorit, Luana tha se nga ky moment mësuesit filluan ta pëqeshnin e ta shihnin me sy të keq.
Madje Luana filloi të binte nga mësimet, për këtë arsye vendosi që të shkonte në Elbasan, ku gjeti shumë paqe dhe rehati si në shkollë ashtu edhe në shoqëri. Flet gjithashtu nëse emri ka lidhje me Luana Vjollcën si dhe faktin se e ka pritur familja vendimin e tij.
Pse u largove nga Durrësi për në Elbasan?
U regjistrova në shkollë në vitin e parë në qytetin e Durrësit dhe duke u shoqëruar me njerëz tr asgjinorë si puna ime në qytet fillova të ekspozohesha më shumë. Aty filluan ngacmimet më shumë, puls që pata një interivistë në shkollë me psikologen, kur në ato momente me shumë trysni, unë kisha shumë nevojë për ndihmë, kisha nevojë të shprehesha tek dikush dhe të flisja se çfarë po ndodh me mua.
Plus e tr ansgjinorët si puna ime fillova t’i merrja fobi sepse nuk doja të përfundoja si ato. Unë ëndërroja që në fëmijëri të isha një femër e fuqishme, të mbaroja një arsim, një femër e pavarur. Të gjitha këto dëshira fillova t’ja tregoja psikologes. Normalisht si në Shqipëri që jemi, nuk të mban gjë barku dhe normalisht do shprehesh tek kolegia dhe ashtu bëri edhe psikologia.
Pra theu kodin e saj të punës?
Ajo tregoi, dhe pashë një ndryshim kolosal tek mësuesit në mënyrën si silleshin me mua, kur ngrihesha në mësim më shikonin me përqeshje. Filluan të më hidhnin fjalë, më pas u përhap më shumë. Filluan ngacmime nga çunat, kërcënime të kota, gjë që më bëri të futesha në trysni dhe të bija nga mësimet. Kështu vendosa të lija familjen e qytetin e të shkoja në Elbasan. Kam qëndruar 3 vite në Elbasan tek shoqata Tjetër Vizion , jetoja tek ajo shoqata.
Vazhdove shkollën aty, me çfarë rezultatesh?
Isha presidenti i shkollës, gjithmonë unë isha vëmendja e shkollës, në çdo aktivitet mësuesit me mua krenoheshin. Në çdo mbledhje që vinin nga Ministria unë dilja përpara dhe prezantohesha. Në shkollë kam pasur një eksperiencë shumë të bukur e shokët më kanë mbështetur pavarësisht orientimit tim.
Pse ke zgjedhur emrin Luana?
Shumë veta mendojnë për shkak të Luana Vjollcës, unë e vlerësoj si personazh, por jo. Thjesht unë i përkoj shenjës së Luanit në horoskop. Meqë kam punuar një vit në televizion dhe një vit kam lexuar horoskopin aty, u fiksova shumë.
Si je përpjekur t’ja shpjegosh të shtëpisë.
Ata e kishin kuptuar dhe përpiqeshim që të mos e ngacmonim njëri-tjetrin si për shembull pse vishesh kështu si femer apo me këto ngjyra, e kemi lënë pezull. Por unë e lëshova topin, duke dalë në televizion në 17 Maj para dy vitesh duke dhënë një intervistë të shkurtër me mikrofon. Përmes televizionit ata mësuan të vërtetën time. Në fakt ata e dinin, thjesht ata më panë të veshur, të lyer.
Mirela Milori: Çfarë ndodhi kur shkove në shtëpi?
Asnjë gjë, madje unë isha frikësuar dhe kisha mbajtur një tërheqje duke mos kontaktuar pak me familjen, duke menduar prit sa të qetësohen.
Po me babin si ka qenë marrëdhënia?
Babai im ka qenë njeri shumë i butë dhe i mrekullueshëm sepse nuk më ka privuar asnjëherë nga gjërat që unë dua. Sigurisht që ka ato shqetësimet e veta por nuk ka ushtruar dhunë apo ku di unë.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vizitoi sot Muzeun Historik në “Sinë, në truallin e Kastriotëve, vendin e origjinës të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, – siç edhe u shpreh ai.
‘Kënaqësi të vizitoja Muzeun Historik dhe të njihesha nga afër me të dhëna interesante për betejat heroike të zhvilluara për mbrojtjen e kombësisë, territorit dhe identitetit tonë europian”, – shtoi Presidenti Meta pas kësaj vizite.
“Të bëhet zemra mal kur sheh djemtë dhe vajzat e Dibrës të lartësojnë traditat dhe vlerat tona duke na bërë të ndihemi krenarë!”
Kreu i shtetit e mbylli mesazhin, që e shoqëroi edhe me foto përkatëse, përmes fjalëve:
“Thelbësore që rinia jonë të njohë rrënjët kombëtare, për të mbrojtur më mirë të ardhmen europiane të Shqipërisë”.