Aktualitet

A do e linit Presidencën për një post qeveritar? Përgjigjet Meta: Deri në 24 Korrik 2022 do mbroj kushtetutën

Në konferencën e përjavshme për mediat, Presidenti Ilir Meta u pyet nëse do e linte mandatin e Presidentit për të marrë një post të rëndësishëm qeveritar, siç është përfolur kohëve të fundit në media.

“Unë kam qenë gjithë kohës i gatshëm për hir të marrëveshjeve që zgjidhin krizën e institucioneve të vendin, të lija postin e Presidentit, për të pasur një zgjidhje afatgjatë. Dua të siguroj se duan të heqin vëmendjen nga zgjedhjet e 25 prillit, por se në të gjitha rastet premtimin që ka bërë që deri në 24 korrik 2022, ky institucion do të jetë kështjellë e pamposhtur e demokracisë dhe mbrojtjes së Kushtetutës. Këtë premtim do e mbaj në të gjithë mënyrat”, u shpreh Meta.

Ai tha se ka bërë gjithçka që vendi të mos përplaset në fund të greminës, edhe pse e shtoi se ka marrë tatëpjetën prej kohësh, por se për të kanë rëndësi zgjedhje të lira ndershme.

Sipas tij domosdoshmëria e vendosjes së legjitimitetin është kërkesë ultimative edhe për të ardhmen e Shqipërisë.

Lidhur me plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, ai deklaroi se kjo situatë problematike ka 3 vjet që zgjat.

“Që me bllokimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, dhe më pas keqfunksionimin e saj. Problematikat në vitin 2019 janë trajtuar në opinionin e Venecias. Edhe KED e 2020 ka problematika, si vonesat e pajustifikuara. Problematikat e kosntatuara nuk lidhen vetëm me KED, por dhe institucione të tjera. Që kanë të bëjnë me informacionin, dhe nuk e realizojnë në kohë. Presidenti kërkon të dijë se si institucionet kanë komunikuar me KED, dhe si KED nuk ka reaguar duke pranuar këtë zvarritje”, deklaroi kreu i shtetit./noa.al

A do e linit Presidencën për një post qeveritar? Përgjigjet Meta: Deri në 24 Korrik 2022 do mbroj kushtetutën Read More »

Paralajmëron Meta: ‘Të mos cenojnë fatin e popullit shqiptar se ju them dhe njëherë se vrima e vrimës së miut do ju duket shumë e madhe’

“Asnjë të sëmuri mendor apo të marrosuri pas vjedhjes së pushtetit, nuk duhet ti shkojë mendja se Presidenti i vendit mund të frikësohet apo intimidohet dhe të mos përmbushë misionin historik që të jetë Presidenti i 25 prillit”.

Kështu deklaroi Presidenti Ilir Meta në konferencën e përjavshme për mediat, kur tha se ky parlament do të mbetet parlamenti i 1 prillit nëse nuk iu përmbahet marrëveshjeve, ku tha se kushti i parë është respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit, dhe këtu përshëndeti qëndrimin e opozitës për hapjen e listave 100%.

“Mirë keq ju e keni Presidentin dhe të jeni të sigurt edhe sikur të mos kishit Presidentin dhe të kishin mbaruar të gjithë burrat në Shqipëri, jam e sigurtë që gratë e Shqipërisë do ua kalonin edhe grave të Bjellorusisë! Se kur ngrihen gratë e një shteti diktatorial si Bjellorusia, gratë shqiptare do të bëjnë atë që do ju duket shumë e madhe edhe virma vrimës së miut”, u shpreh kreu i shtetit.

Ai shtoi se Presidenti është këtu, nuk fle gjumë dhe se zgjedhjet e 25 prillit janë domosdoshmëri dhe se kushdo që mendon se do e trembë popullin shqiptarë që të fabrikojë shumicë sipas dosjes së Shijakut dhe Dibrës, e sfidoi që ta provojë.

“Presidenti nuk i thotë askujt të mos bëjë eksperimente kur është kokëfortë, por i paralajmëroj se të mos cenojnë fatin e popullit shqiptar se ju them dhe njëherë se vrima e vrimës së miut do ju duket shumë e madhe”, deklaroi Ilir Meta. /noa.al

Paralajmëron Meta: ‘Të mos cenojnë fatin e popullit shqiptar se ju them dhe njëherë se vrima e vrimës së miut do ju duket shumë e madhe’ Read More »

Cështja e detit/ Meta: Zgjidhje sa më parë, pa mi nuar mardhëniet mes dy vendeve

Presidenti Ilir Meta, komenton çështjen aq shumë të diskutuar të detit me Greqinë, lidhur me 12 milje të ujërave shqiptare.

Nga konferenca e sotme për mediat në Presidencë, kreu i shtetit tha se është një problem mjaft i ndjeshëm edhe brenda vendit për vetë historinë.

“Presidenti ka qenë gjithmonë koherent dhe bashkëpunues me qeverinë tonë, me institucionet tona, pasi ne të gjithë përfaqësojmë një palë në fund të fundit. I kam plotësuar të gjitha detyrimet dhe kam qenë shumë bashkëpunues me qeverinë. Prej gati 20 ditësh kemi dërguar një kërkesë zyrtare në përmbushje të detyrimeve, ende nuk kemi përgjigje. Jam i duruar. Kemi shkruar dhe më parë kërkesa, por nuk kemi marrë përgjigje. Asnjë nuk luan me një çështje të tillë, apo me çështje të tjera që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me Greqinë”, u shpreh Meta.

Ai shtoi se qëndrimi i Presidentit është koherent, i qartë dhe parimor, në raport me të gjithë dhe sipas tij, pavarësisht mistrecllëqeve, qëndrimi i Presidentit ka qenë shumë i qartë.

Sipas tij, nuk ka pasur asnjë rast, kur ka pas mungesë bashkëpunimi nga Presidenti.

“Presidenti nuk ka qëndrime të dyfishte apo të trefishta, por vetëm një qëndrim, që çështja të zgjidhet sa më shpejt dhe të jetë çështje besimi mes dy vendeve, jo të minojë këtë marrëdhënie përmes qëndrimeve të pasinqerta, që ndryshojnë në vazhdimësi, sipas konjukturave të çastit, sepse miqësia është mjaft e rëndësishme të zhvillohet dhe forcohet”, deklaroi Meta.

Cështja e detit/ Meta: Zgjidhje sa më parë, pa mi nuar mardhëniet mes dy vendeve Read More »

Opozita braktis mbledhjen e Këshillit Politik

Opozita jashtëparlamentare braktisi mbledhjen e Këshillit Politik mesditën e sotme, duke kërkuar ndërhyrjen e OSBE-ODHIR për gjetjen e dakordësisë mes palëve.

Demokrati Oerd Bylykbashi, deklaroi se koalicionet parazgjedhore duhet të ruhen.

“Marrëveshja e 14 janarit thotë, që nëse palët nuk kanë konsensus t’i drejohen OSBE. Duam zgjidhje konsensuale. PS do të ndryshojë atë që është e pranuar kosnensualisht për 17 vite.Ne kërkojmë zyrtarisht nga PS që nëpërmjet këshillit ti drejtohemi OSBE ODIHR. Presim sot përgjigje zyrtare.

Presim përgjigje zyrtare me shkrim nga Gjiknuri. I dhamë kohë për të reflektuar”, u shpreh Bylykbashi.

Ai shtoi se opozita nuk lëviz nga koalicionet parazgjedhore, pa marrë një ekspertizë nga ODIHR. /noa.al

Opozita braktis mbledhjen e Këshillit Politik Read More »

Po licia,FNSH,Renea në 69 pika kontrolli në akset rrugore nacionale

Pas kr imeve të fundit në vend, ku më 15 shtator në mes të Tiranës u bë një at entat me shpërthim tr itoli dhe në Elbasan mëngjesin e djeshëm u v ra një person, po licia nis kontrollet e territorit.

Në të gjithë vendin, qysh prej orës 18:00 të ditës së djeshme janë ngritur 69 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale, nga drejtoritë e po licive, forcat e posaçme “Shqiponja”, FNSH dhe RENEA.

Janë ushtruar kontrolle në dhjetëra mjete, banesa, lokale dhe ambiente të ndryshme.

Në të gjithë vendin janë arr estuar në flagrancë 9 persona, janë proceduar penalisht 10 të tjerë, si dhe janë ndaluar 5 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Sekuestrohen doza me lëndë na rkotike ko kainë dhe kanabis sativa, dhe janë sekuestruar edhe tri ar më z jarri.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 40 persona për verifikim.

Si rezultat i kontrolleve, në qarkun e Tiranës është kapur një person në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Në qarkun e Fierit është arr estuar në flagrancë S. B., pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis sativa. Është proceduar penalisht Xh. G., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të po licisë për të ndaluar.

Në qarkun e Durrësit është arr estuar në flagrancë shtetasi E. M., pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij, që e drejtonte pa leje drejtimi, iu gjet një shkop metalik (armë e ftohtë). Është proceduar penalisht shtetasi K. L., pasi nuk i është bindur urdhrit të Po licisë për të ndaluar.

Në qarkun e Beratit është arrestuar në flagrancë shtetasi D. T., pasi iu gjetën disa doza me ko kainë dhe ca nnabis sativa. Janë arr estuar në flagrancë shtetasit A. H., dhe K. H., pasi gjatë kontrollit u kapën duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi.

Është kapur dhe ndaluar shtetasi L. V., i shpallur në kë rkim për veprën penale “Dh una në familje”. Është arr estuar në flagrancë shtetasi K. K., pasi ka qenë me masën e sigurimit “Arr est në shtëpi”, por gjatë kontrollit u kap nga shërbimet e po licisë në një lokal. Është proceduar penalisht shtetasi E. H., pasi gjatë kontrollit iu gjet një dorezë boksi.

Në qarkun e Vlorës është ar restuar në flagrancë shtetasi A. N., 16 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjet iu gjet një a rmë zj arri pistoletë dhe 22 fishekë. Është proceduar në gjendje të lirë shtetasi S. N., pasi gjatë kontrollit personal iu gjetën disa doza me lëndë na rkotike ka nabis sa tiva.

Në qarkun e Korçës është arr estuar në flagrancë shtetasi K. Sh., pronar i një lokali, pasi iu gjet një sasi kanabis sativa.

Gjithashtu janë proceduar penalisht 5 shtetas, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Në qarkun e Lezhës është arr estuar në flagrancë shtetasi P. B., pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lekësh të dyshuara të përftuara nga aktiviteti i paligjshëm në fushën e na rkotikëve.

Është proceduar penalisht shtetasi H. D., pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua një armë gjahu që e mbante pa leje. Janë ndaluar shtetasit A. G., Gj. G., dhe N. G., të shpallur në kërkim për veprën penale “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”. /noa.al

Po licia,FNSH,Renea në 69 pika kontrolli në akset rrugore nacionale Read More »

Yuri Kim, bën apel ndaj politikës shqiptare për ngritjen sa më parë të Gjykatës Kushtetuese

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, bën apel ndaj politikës shqiptare për ngritjen sa më parë të Gjykatës Kushtetuese.

Ajo thotë se kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe Presidenti Ilir Meta, duhet të punojnë për bërjen funksionale të Kushtetueses, brenda vitit.

“Falenderoj Presidentin Ilir Meta dhe kryeparlamentarin Gramoz Ruçi për iniciativën për Gjykatën Kushtetuese.

Ne jemi dakord me mendimin e Komisionit të Venecias, qe këta dy udhëheqës duhet të punojnë urgjentisht me organet përkatëse për ta bërë këtë të ndodhë para fundit të vitit 2020”, shkruan ambasadorja.

Yuri Kim, bën apel ndaj politikës shqiptare për ngritjen sa më parë të Gjykatës Kushtetuese Read More »