Aktualitet

Basha, Ramës: ‘Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit’

Kryedemokrati Lulzim Basha, reagon ndaj ironisë së Kryeministrit Edi Rama, i cili tha më herët “Programi i Lulit është një tramvaj me shalqin që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”.

Basha e quan kreun e qeverisë palaço dhe e akuzon se nuk e mbulon dot dështimin ku e ka futur vendin.

“Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit. Pas çdo gërrvërri ti fsheh vjedhjet e qeverisë prej miliona eurosh, si mbrëmë me inceneratorët. Para që duhet të shkojnë te shëndetësia, të papunët, pensionistët e biznesi në krizë”, shkruan Basha në Twitter.

Përplasjet në distancë mes Ramës dhe Bashës, nisën, pasi lideri i opozitës nga Durrësi kërkoi që të vihet në zbatim plani me pesë pika i Partisë Demokratike për rimëkëmbjen pas pandemisë së koronavirusit.

Basha, Ramës: ‘Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit’ Read More »

Rama: Programi i Lulit është një tramvaj me shalqin që nuk piqen kurrë

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet kryedemokratit Lulzim Basha, i cili nga Durrësi kërkoi që të vihet në zbatim plani me pesë pika i Partisë Demokratike për rimëkëmbjen pas pandemisë së koronavirusit.

Me një gjuhë ironike, Rama shigjeton Bashën, Presidentin Ilir Meta, Monika Kryemadhin dhe Sali Berishën.

“Programi i Lulit është një tramvaj me shalqin që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”, shkruan Rama.

Rama: Programi i Lulit është një tramvaj me shalqin që nuk piqen kurrë Read More »

Meta, Ramës: ‘Profeti i kokoshkave t’i lërë batutat bajate’

“Profeti i kokoshkave t’i lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit”.

Me këto fjalë reagon Presidenti Ilir Meta, ndaj gjuhës ironike të Kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti kreun e shtetit si makinist treni.

Meta thotë se shefin e pakicës së pakicës, nuk ka formulë e marifet që e shpëton nga data 25 prill, dita e zgjedhjeve parlamentare.

“Por fajin për këtë situatë të rëndë psiqike, prapë e ka Opozita e Bashkuar. Se ajo e mësoi keq duke ja lënë fushën bosh për të kapur 100% të pushteteve”, shkruan Presidenti.

Ky reagim vjen pasi, më herët Rama tha se “Programi i Lulit është një tramvaj me shalqin që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”.

Përplasjet në distancë, nisën, pasi lideri i opozitës Lulzim Basha, nga Durrësi kërkoi që të vihet në zbatim plani me pesë pika i Partisë Demokratike për rimëkëmbjen pas pandemisë së koronavirusit./noa.al

Meta, Ramës: ‘Profeti i kokoshkave t’i lërë batutat bajate’ Read More »

Histori ma kabre, burri v rau me th ikë bashkëshorten/ Flet nëna e gruas

Një ngjarje ma kabre e ndodhur në 1 shkurt të 2020 në Xhafzotaj të Durrësit, ku burri v rau me thi kë bashkëshorten Manjola Cuku, është bërë pjesë e emisionit “Me zemër të hapur”.

Vr asja ndodhi brenda në banesë, aty ku ndodheshin edhe tre fëmijët e çiftit, në moshë fare të mitur. Lulzim Cuku ma sakroi me th ikë bashkëshorten dhe e mbylli atë me çelës në tualet, u largua nga banesa, ndërkohë që telefonoi kunatën e tij se e kishte vrarë Manjolën dhe se ajo duhet të njoftonte policinë.

Fëmijët të tr onditur zgjohen nga gjumi dhe gjejnë nënën të ma sakruar në tualet. Vajza e madhe që ishte vetëm 10 vjeç rrëmbeu telefonin e të ëmës dhe telefonoi gjyshin, duke i thënë se babai kishte the rur me thi kë mamin. Ngjarja mori përmasa tragjike që edhe pse sot kanë kaluar gati 7 muaj ende trauma dhe tragjedia e vrasjes së Manjola Cukut është mes prindërve të saj dhe fëmijëve.

Për here të parë pas tragjedisë nëna e Manjola Cukut thyen heshtjen.

Ajo rrëfeu sot detaje rrëqethëse nga biseda me nipërit që e gjetën Manjolën pa shenja jeta. E ëma e Manjolës hedh dyshime se natën e k rimit dhëndri i saj Lulëzimi është ndihmuar edhe nga i vëllai.

“Në orën 6 janë vënë herët në gjumë fëmijët. Ata zakonisht flinin vonë në orën 1 të natës. Nuk dinë asgjë fëmijët se çfarë ka ndodhur mes prindërve atë nntë. Vajza e madhe e ka parë nënë e saj të vrarë në tualet. Vajza e madhe tha dola dhe pashë gjurma gjaku…mendoj që ka qenë edhe kunati aty atë natë kur e ka vr arë se po të kishte sh err në familje do ngriheshin fëmijët nga gjumi. Mendoj që ata e kanë marrë me forcë vajzën. ‘Hapi sytë, na pa dhe pastaj nuk i çeli më’, kështu më thanë fëmijët. Humbja e jetës nuk është nga goditja me th ikë por nga hemorragjia, Fëmijët thonë se mami ka qenë e zhveshur. A ka më k rim se sa ka bërë ai? A i duhet va rur se fëmijët e tërhoqën zvarrë nënë e tyre, e nxorën nga tualeti u bënë gjithë gj ak.

Unë mendoj që nxitës në këtë histori kanë qenë të dy kunetërit e Manjolës, ndërsa dyshoj që atë natë kanë qenë Dashamiri ose Fatosi. Shkonte me çu fëmijët në shkollë e ruante kunati nga pas. Me vajzën flisja thoshte nuk kam njeri, se e ak uzonin për tradhti, i thoshin ke dashnor. Ajo thoshte le të ma gjejnë..Sipas tyre ka folur në telefon natën. Telefonin e ka lënë në karikim një natë vajza dhe ka shkuar të flejë, ka rënë një zile burri nga Greqia dhe ajo nuk e ka hap, ka rënë në gjumë. Burri që nga ajo natë i thoshte më ke tradhtuar se nuk ma hapte telefonin”,- tha nëna e Manjolës.

Histori ma kabre, burri v rau me th ikë bashkëshorten/ Flet nëna e gruas Read More »

Gjiknuri: Të imponosh konsensus me modele jo europiane është e papranueshme

Pas dy orë e gjysmë, ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik ku kërkohet konsensus për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Socialisti Damian Gjiknuri tha për mediat se iu kërkua opozitës së bashkuar që të sjellin një variant për koalicionit sipas sistemit europian dhe më tej të kërkohet mendim tek OSBE/ODHIR.

“Nuk pranojnë, qëllimi është politik dhe sebepi i letrës së ODHIR është taktikë imponuese: prano atë që dua unë se ajo më intereson, ose unë nuk jap asnjë lloj konsensusi. I kemi kërkuar një formulim të një vendi europian, produkt europian, që i trajton koalicionet siç i kërkon PD. Të imponosh konsensus me modele jo europiane është e papranueshme. Hajde diskutojmë për pragun kombëtar, apo për hapjen e listave natyrshëm duke ruajtur disa parametra, si prag votash që i jep mundësinë dhe zgjedhësve të votojnë dhe partitë të përfaqësohen, dhe jo model kaotik ”, u shpreh Gjiknuri.

Megjithatë ai shtoi se duhet të ecin përpara pasi tha se koha është kritike, pasi ndryshe rrezikohet shumë për zgjedhjet.

Gjiknuri solli si shembull, “Një qark që ka 50 mijë vota, 70% e zgjedhësve zgjedhin ekipin. Nëse 40 mijë kanë zgjedhur ekipin, ai që ka marrë 5 mijë vota del deputet. Jo se ne kemi dy fletë votimi”.

Sipas tij ky është një sistem i balancuar që ruan stabilitetin e partive dhe se mazhoranca synon që listat e partive kryesore të jenë të përfaqësuara. /noa.al

Gjiknuri: Të imponosh konsensus me modele jo europiane është e papranueshme Read More »

Nga sot Administrata e gjitha në punë me orar të plotë

Qeveria ka urdhëruar të gjitha institucionet shtetërore në vend që duke filluar nga 1 tetori i sotëm, të gjithë nëpunësit të dalin çdo ditë në punë me orar të plotë. Të njëjtin urdhër ka lëshuar dhe kryetari i bashkisë Tiranë”, Erion Veliaj.

Urdhëresat vijnë pak ditë pasi qeveria njoftoi se do të zbatojë kërkesën e Komitetit Teknik të Ekspertëve për rihapjen nga 1 tetori të mjediseve të brendshme dhe të mbyllura të bareve, restoranteve dhe pishinave.

Por urdhrat e qeverisë dhe bashkisë që administrata të mos punojë më pjesërisht ose plotësisht nga shtëpia, vijnë në të njëjtën kohë me një apel të fortë që lëshuan publikisht anëtarët e Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Instituti i Shëndetit Publik.

Jo më larg se pasditen e djeshme, e mërkurë, Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, kërkoi që institucionet dhe kompanitë të aplikojnë punën nga shtëpia për punonjësit.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, që, kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit. Virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse ndryshojmë sjelljen tonë të përditshme duke respektuar rregullat e vendosura ne normalitetin e ri”, ishte thirrja e bërë nga Cami.

Deri dje, si qeveria dhe bashkia nxitnin vazhdimisht punën nga shtëpia jo vetëm për nëpunësit publikë, por edhe për punonjësit e kompanive private.

Tetori koincidon edhe me nisjen e fushatës intensive të partive kryesore në vend, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. /noa.al/

Nga sot Administrata e gjitha në punë me orar të plotë Read More »

Nga sot hapen baret dhe restorantet brenda, rregullat që duhet zbatuar

Duke nisur nga dita e sotme, e enjtja e 1 tetorit, hapen baret, restorantet dhe pishinat e mbyllura, të mbyllura prej muajsh për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Gjatë marrjes së këtij vendimi Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet e posaçme të sigurisë për rihapjen nga data 1 tetor, të restoranteve dhe bareve në ambiente të mbyllura si dhe të pishinave në ambiente të mbyllura.

Ndër rregullat që duhen respektuar janë distancimi fizik, higjiena dhe mbajtja e maskës nga stafet që shërbejnë është e detyrueshme në çdo subjekt.

Task-Forca e inspektimit të protokolleve anticovid, policia e shtetit dhe policia bashkiake do të inspektojnë zbatimin e protokolleve duke ndërmarrë masat sipas legjislacionit në fuqi, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Ndërkohë do të vijojnë të mbeten të mbyllura sipas Aktit Normativ të miratuar në muajin korrik, të gjitha klubet e natës, lounge-bar, pub-e, diskot apo veprimtari të këtij lloji. /noa.al

Nga sot hapen baret dhe restorantet brenda, rregullat që duhet zbatuar Read More »

Pse nuk lejohet muzika në bare?/ Ministri i Turizmit, Blendi Klosi jep një argument të ri

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka dhënë një argument të ri se përse nuk lejohet muzika në kafene.

I ftuar në studion e Report Tv, Klosi tha se valët përhapin virusin, një argument i ri ky, që nuk ishte dëgjuar më parë, por që ministri e tha me siguri.

“Nuk duhet t’ia bëni pyetjen ministrit të turizmit, se për politikat e turizmit do ishte shumë mirë që të ishin të hapura, por kjo pyetje duhet bërë ekspertëve, që gjykojnë se zonat me muzikë dhe kjo është e vërtetuar janë zonat ku virusi hapet më shumë se në çdo vend tjetër pasi valët e muzikës janë ato që përçojnë virusin, në distancat ku ka valë muzike përhapja e virusit është më e madhe.

Dhe në ambientet me muzikë sidomos ku përdoret pika alkoolike, njerëizt duke qenë më pranë njëri tjetrit, lëshohen më shumë”, tha Klosi.

Pse nuk lejohet muzika në bare?/ Ministri i Turizmit, Blendi Klosi jep një argument të ri Read More »