Ish-kryeministri Sali Berisha shfaqet ndryshe në një intervistë për një televizion në Kosovë.
Berisha është shfaqur si rrallë herë me plisin (qeleshen) në kokë teksa ka mbajtur edhe çiftelinë.
“S’ka kapele më të mirë se kjo”, thotë ish-kryeministri, por gazetari ka menduar edhe për t’i bërë disa pyetje provokuese.
Në plisin e Berishës është stampuar portreti i komandantit të UÇK-së, heroit Agim Ramadani.
Blerimi një shqiptar nga Maqedonia e Veriut dhe Nensi një grua gjermane janë burrë e grua. Nensi për Blerimin është gruaja e dytë, ndërsa Blerimi për Nensin është burri i tretë. Nensi në seancën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare është shprehur se ka dyshime që Blerimi akoma shkon me gruan e parë. Me të jeton në shtëpi, ndërsa ish-gruan e çon në hotel.
Nensi tregon se ajo nuk është shkaktarja e problemeve që ai ka në familje dhe se të dy kanë dashur të bëjnë fëmijë, por nuk mund të marrë këtë hap përderisa Blerimi sipas saj po takon ish-gruan e parë. Ajo ka parë foto së bashku dhe këtë gjë e konsideron si provokim nga ish-gruaja e tij.
Eni Çobani: Ke dalë foto me ish-gruan tënde ndërkohë që jeton me Nensin në Gjermani: Blerimi: E kam bërë, por për hatër të fëmijëve të mi. Kam dy fëmijë nga martesa e parë.
Nensi: Nuk bëhet ashtu. Blerimi: Jam divorcuar në vitin 2019, por nuk qëndron problemi tek divorci por tek familja. Nensi: Blerimi ka bërë divorcin pasi më njohu mua. Blerimi: Unë jam djali i vetëm, prindërit nuk kanë dashur të humb familjen dhe fëmijët.
Nensi: Pse më ofendojnë mua prinderit dhe ish-gruaja e tij, ata thonë që unë jam k**vë, ata nuk më njohin mua dhe nuk e dinë jetën që unë kam bërë. Babai, ish-gruaja edhe dajat edhe krejt familja më shajnë kështu duke më dërguar mesazhe.
Blerimi: Problemin e kanë pasur tek unë ata. Më kanë akuzuar se ia kam kthyer shpinën. Unë nuk kam dashur të lëndoj Nensin përderisa jetoj me të. E pranoj që nuk dua ta vras shpirtërisht.
Nensi: Ish-gruaja më ka nisur një foto me Blerimin në hotel. Ai më thotë që e bëra për fëmijët. Nuk bëhet kjo gjë për fëmijët.
Blerimi: Unë nuk kam dashur të të fus ty në probleme. Unë jam divorcuar nga ish-gruaja por jo nga nëna e babi dhe familja. Unë nuk dua t’i humbas ata, familja më ka kthyer shpinën. /tvklan
Vlora, një qark me 12 mandate deputetësh do të votojë të dielën për 39 kandidatë potencialë për deputetë. Demokratët kanë të drejtë të votojnë në bllok për të gjithë ose të kontestojnë një kandidaturë. Më poshtë emrat sipas degëve të Qarkut Vlorë në procesin që është vlerësuar si një ndër risitë më pozitive në jetën politike të vendit.
Votimi i kandidatëve nga anëtarësia ka përfunduar në degët e PD në 7 qarqe: Kukës, Dibër, Gjirokastër, Berat, Shkodër dhe Lezhë, Elbasan, ndërsa sot po votohet në Qarkun e Durrësit. Procesi është konsideruar si një risi për politikën, një proces rrit demokracinë e brendshme në PD dhe tregues për mënyrën sesi do të qeverisë nesër forca më e madhe e opozitës.
Kryeministri Edi Rama thotë se do të largohet nga politika nëse shqiptarët nuk e votojnë më në 25 prill 2021. Në këtë mënyrë Rama bëhet pasardhës i Fatos Nanos në PS, i cili po ashtu paralajmëroi dhe zbatoi pohimin e ikjes nga politika në rast humbjeje, gjë që ndodhi në vitin 2005.
Rama foli sot para socialistëve duke u shprehur se zgjedhjet e ardhshme do të fitohen sërish nga PS-ja.
Por në rast se shqiptarët nuk e besojnë për një mandat të tretë në krye të qeverisë, ai do të largohet nga politika, siç tha, me shumë mirënjohje për këto vite që ka qenë në krye të punëve të vendit.
“Ditën që mua shqiptarët nuk do të më votojnë më për të qenë kryeministër, do t’iu jap një përqafim të madh, dhe do t’iu lë vendin të tjerëve. Do t’iu shpreh të gjithëve mirënjohjen për mbështetjen që më kanë dhënë në gjithë këto kohë”, u shpreh Rama para gazetarëve.
Ai shtoi se në çdo qark që do të vendoste veten në listë do të merrte më shumë vota, dhe se në fakt listat e hapura e bëjnë të padrejtë garën mes kandidatëve, e veçanërisht atyre që duan të hyjnë rishtaz në politikë.
Rama shtoi se nesër në Kuvend do të kalojë ligji zgjedhor, pavarësisht pretendimeve kundër të PD-së dhe të LSI-së si dhe një pjese të opozitës parlamentare.
Është hera e parë që Edi Rama paralajmëron largimin nga politika në rast humbjeje. Disa analistë thonë se deklarata të tilla mund të ndikojnë në elektoratin e majtë.
Shefi i Komisariatit të Vlorës Edmond Pjetri dhe ai i Himarës Arjan Tase jane pezulluar nga detyra per shkak te parcelave me ka nabis te kultivuara ne zonen e Vlores.
Ata akuzohen se nuk kanë raportuar për parcelat ku kultivohej ka nabisi, të cilat u zbuluan pas kontrolleve nga ajri me helikopter.
Bashke me ta u pezulluan edhe 4 punonjës të tjerë policie në qarkun e Vlorës, si dhe u dha vërejtje për 16 të tjerë.
Ngjarja eshte denoncuar edhe nga PD, Dega Vlore:
Lleshi shkarkon Lleshin!
Në Vlorë po luhen meloditë e zakonshme në stinë zgjedhjesh e ka nisur vallja tradicionale rreth parcelave me ka nabis.
Sipas mediave, janë shkarkuar 22 oficerë të policisë dhe dy kr yepleq për moskallëzim të parcelave me kanabis në Vërmik e Bolenë.
Të paktën deri sot në mëngjes, secili prej tyre, po të marrim seriozisht Sandër Lleshin në ato që thotë, ishte fytyra e tij.
Sot në mbrëmje ajo fytyrë u zhvesh në gjithë hipokrizinë e saj, sadoqë kurbanët e kanabisit i duhen Sandër Lleshit e rilindjes, po aq sa parcelat me kanabis.
Ka të ngjarë, që sa më shumë kurbanë të propagandës të shtohen, aq më shumë parcela të mbillen e të fshihen nëpër skërkat e Zonës së Parë Operative, brigjeve e bokërrimave legjendare të partisë.
Por, është vonë!
Asgjë nuk bën fajde në një shtet që luan me veten “polici i mirë” – “polici i keq”.
Ministri u krekos me batutën e fytyrës, por si çdo rilindas, u pa sherrin mburkave patetike.
Gazetari në mes të fushave me kanabis. – “A kemi zgjedhje përpara apo jo?!”
Çmimi për kilogramë ka thyer rekord
3 TETOR 2020,
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook disa foto në mes të fushave me ka nabis.
“Me kasketë të vjetër, në kanabisin e ri”, shkruan ai, ndërsa foto janë bërë në veri të vendit.
Sipas Hoxhës, si asnjëherë më parë çmimi për kilogramë ka thyer rekord, duke shkuar nga 1300 euro deri 1600 euro për kg, në varësi të cilësisë, me blerje direkt në fund të parcelës.
“Nën kujdesin e veçantë të qeverisë suaj, Shqipëria e ka te garantuar edhe për një vit tjetër, brand-in e saj europian, Made in Albania…”, thotë ai.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjes Shqipëri…
Me kasketë të vjetër, në ka nabisin e ri..
Në pyjet me ka nabis ka jetë.
Pershëndetje zoti kryeministër.
Nën kujdesin e veçantë të qeverisë suaj, Shqipëria e ka te garantuar edhe për një vit tjetër, brand-in e saj europian, Made in Albania…
Si asnjëherë më parë, çmimi për kilogramë ka thyer rekord.
Nga 1300 euro deri 1600 euro për kg, në varësi të cilësisë, me blerje direkt në fund të parcelës.
Bëni durim, në ABC Neës një histori ekskluzive po bëhet gati…
Mes sëmundjes së rëndë dhe varfërisë. Ndërsa ditët kalojnë, sëmundja përparon dhe të ardhurat e familjes Deda pakësohen.
Marte Deda është 48 vjeçe dhe prej disa vitesh tashmë ajo është e detyruar të bashkëjetojë me një sëmundje të rëndë që e ka paralizuar.
“Jam e sëmurë jam vizituar gjithandej, ka dy vite që jam me mjekim të rregullt pa ndërprerë”, tha Marta.
Marta tregon se familja e saj përbehet nga 10 anëtarë ndërsa të gjithë janë të papunë dhe marrin vetëm një ndihmë ekonomike dhe kempin e saj i cili nuk mjafton as për ilaçe.
“Mjekimi që marr nuk gjendet në Shqipëri detyrohem ti marr jashtë shtetit, trajtohem me kemp 370 mijë lekë të vjetra, ato që marr nuk mjaftojnë, unë jam me sëmundje kronike dhe detyrohem të shkoj shpesh në spital”, tha ajo.
Të 10 anëtarët e kësaj familje jetojnë në një shtëpi me mure të plasaritura dhe një çati të vjetër që në kohë me shi i gjithi hyn brenda.
“Shtëpinë e kam në gjendje shumë të keqe, ka lagështirë ra tërmeti, plasaritjet e para filluan që në shtator, ato u zmadhuan shumë me tërmetin e 26 nëntorit. nuk ka asnjë të më shohë në çfarë gjendje jetoj. Kur vjen vjeshta nuk ma bën zemra të jetoj në këtë shtëpi nga gjendja ime shëndetësore’, thotë ajo me lot në sy.
Mbesa e saj tregon se Marta nuk mund të lëvizë e vetme ndërsa apelon për ndihmë.
“Ajo është aq sëmurë s del fare nuk lëviz, vetëm çfarë pret ndonjë shërbim prej meje apo dikujt tjetër”, tha mbesa.
Mjekimi i Martës kushton dhe në këto kushte familja nuk mund të përballojë as blerjen e ilaçeve dhe nevojave për shërbime mjekësore
Marta bën apel për ndihmë në mënyrë që të arrijë të plotësojë kushtet bazë dhe siç ajo thotë të jetojë.
Një 85-vjeçare nga Librazhdi erdhi këtë të premte në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ për të rrëfyer pengun e jetës së saj.
Duke u kthyer vite pas e ka të vështirë të kujtojë detaje, por ditën kur i shpëtoi humbjes së jetës, pasi lindi vajzën dhe ditën kur foshnja përfundoi në shtëpinë e fëmijës Korçë nuk e harron.
Anifja një 48-vjecare asokohe lind vajzën me emrin Merita Lila, në vitin 1972.
Fatkeqësisht u desh që sot t’i komunikonim lajmin e hidhur kësaj të moshuare, se vajza u nda nga kjo jetë dy muaj pas lindjes.
‘Unë kam qenë 48 vjece kur e linda vajzën. E kam lindur në shtëpi. Ishte shumë ftohtë, kushtet nuk ishin të mira. Pasi linda përfundova në spitalin e Librazhdit, në gjendje të rëndë shëndetësore. Vajzën e sapolindur e dërguan në befotrof. Dyshoj se është ende gjallë. Vajza lindi një fëmijë i shëndetshëm. Unë dyshoj është e birësuar’, rrëfen 85-vjecarja
Sapo u njohëm me këtë histori që na ktheu vite pas, ditën e 28 shkurtit të vitit 1972, kur Merita u lind stafi i ’Pa Gjurmë’ nisi menjëherë kërkimet.
Pas shumë informacioneve, që u siguruan në një kohë të shkurtër mësuam se, vajza që kërkohej nga nëna në studio, ishte dorëzuar në befotrofin e Korcës më 11 mars të vitit 1972 dhe po atë vit, një muaj më pas, në datën 6 prill kishte ndërruar jetë.
Pas komplikacioneve nga një temperaturë e lartë, foshnja ishte dërguar me urgjencë në spitalin rajonal, ku dhe kishte mbyllur sytë përgjithnjë. Me pengun që s’e pa më kurrë Meritën, Anifja sot nënë e 4 djemve dhe dy vajzave erdhi në studion e ‘Pa Gjurmë’ për të mësuar të vërtetën, që e ka munduar prej vitesh.
‘Vd ekja është e jona. E ka vënë Zoti vde kjen’, me këto fjalë e mbyll nëna 85-vjecare, pasi mësoi lajmin në studio.