Aktualitet

Pse jemi shoqëri e panatyrëshme?/ Nga Artan Fuga

OPINION NGA ARTAN FUGA

Pse jemi shoqëri e panatyrëshme?

Këtë e ka artikuluar fort për herë të parë Thomas Hobbes kur ka thënë që ligji juridik është gjendje e panatyrëshme sepse sipas ligjit të gjithë duhet të jenë të barabartë para tij, si i dobëti edhe i fuqishmi, kurse në natyrë shkruante ai i fuqishmi e shkatërron të dobëtin.

Nga kjo pikëpamje ne jemi shoqëri natyrore sepse te ne ligja i merr të keqen të fuqishmit, përkundrazi është kamxhik në duart e tij për ta zbutur kurrizin e më të dobëtit.

Por, ne jemi shoqëri e panatyrëshme në kuptimin e keq të fjalës!

Në natyrë ka larmi ngjyrash, llojesh, formash. Natyra është e larmishme, e diversifikuar, lloje llojesh, kurse te ne pushtetet e të gjitha llojeve duan që çdo gjë ta fusin në kallëpe. Deputetët në kallëp, nëpunësit në kallëp, studentët në kallëp. Gjithçka monotoni.

Në natyrë nuk ka autoritarizëm vertikal, dëshirë për kontroll mbi të tjerët, pema sado e madhe nuk e kontrollon dot fijen e barit, luani nuk e kontrollon dot peshkun, krokodili nuk ka se çfarë i bën pelikanit, dhelpra nuk i ha dot rrushtë. Kurse në shoqëri te ne gjithkushi është poshtë atij që është lart, ai e kontrollon deri në gjithçka, cfarë mendon, çfarë ha, çfarë dëshiron të bëjë.

Ne natyrë qeniet dhe pemët e zgjedhin vetë çfarë duhet dhe duan të bëjnë, zogu fluturon, lopa ha bar, ujku gjurmon sorkadhen, qeni leh, molla bën mollë, po portokallja bën portokalle, nuk i thotë ujku dot mollës bëj portokalle. Kurse te ne gjithçka është e kushtëzuar, banesa, rruga, zhurma, lagjia, papunësia, rroga, gjithçka, edhe filmat në televizion me Mahmut Pashën.

Në natyrë molla bie nën mollë, ferra bën ferra, dardha bën dardha, ka rregull mor burrë. Kurse te ne përkthyesi i arabishtes mëson matematikë, historiani bëhet gjeometër, pianisti bëhet ekonomist, molla bën pjeshka, kungulli bën pjepra, macja ha bukë me mjaltë, askush nuk dihet se kush ishte, kush është dhe çfarë do bëhet. Demokraci thonë këta!

Rrumpallë – thoshin dikur çunat e lages.

/NOA.al

Pse jemi shoqëri e panatyrëshme?/ Nga Artan Fuga Read More »

Sot krah Erion Veliajt është shfaqur e mirënjohura, Eli Fara

Është bërë e njohur strategjia e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai për mandatin e tretë ka nisur të grumbullojë këngëtarë, artistë dhe vajza të bukura për fushatën e Partisë Socialiste.

Por nëse në rrjetet sociale ka pasur vërejtje mbi nivelin artistik të disa emrave si Kastro Zizo apo Noizy, kryebashkiaku Erion Veliaj të gjithë kritikëve u është përgjgijur sot me një emër të madh:

Sot krah Erion Veliajt është shfaqur e mirënjohura, Eli Fara.

Kujtojmë se Eli Fara performoi në duet me Stresin në festivalin e fundit të RTSH, prandaj edhe afrimi i saj në fushatë me kryebashkiakun Veliaj, është parë gjithashtu si një sfidë e hapur që krybashkiaku i Tiranës u ka bërë artistëve dhe politikanëve të kampit kundërshtar.

Aq më tepër Eli Fara i thuri disa lavde veprave të Erion Veliajt në Tiranë, madje shkoi aq larg sa të deklarojë se Tirana tashmë ja ka kaluar shumë “kryeqyteteve fantastike” që ajo ka parë në botë, edhe në SHBA.

Asambleja socialiste e njësisë 5 në kryeqytet ka nisur krejt ndryshe nga herët e tjera, kur u tha se këngëtarja shumë e dashur për të gjithë Eli Fara u shfaq në krah të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ajo që e bashkoi me socialistët, është puna e tyre për njerëzit, madje Eli Fara i përshëndeti të pranishmit edhe me një këngë live.

“Këtu jam sepse jam për njerëzit që punojnë. Për njerëzit që punojnë, edhe në i paç kundërshtarë, duhet t’ju thuash faleminderit. Dua të falenderoj kryetarin e bashkisë së Tiranës Erionin, veçanërisht për kontributin që ka dhënë edhe për artistët përveçse Tirana shkëlqen, shndrin. A është Liqeni më i bukur se ç’ka qenë? Shumë, si nata me ditën. Ky liqen kaq i bukur, kaq i shndritshëm ka bërë që edhe njerëzit kur të dalin të vishen bukur dhe mua më pëlqen që vendi im të jetë i bukur pafund dhe me njerëz të bukur”, tha Eli Fara.

“Amfiteatri që na bën të shkojmë dhe të provojmë atë skenën fantastike e kam provuar, kam performuar atje, kam qenë edhe spektatore në koncerte të tjera dhe bravo, faleminderit përsëri”, – shtoi këngëtarja e njohur korçare.

Më tej ajo bëri edhe një krahasim me vendet e tjera.

“Jam korçare, por kam jetuar në Amerikë, kam shëtitur shumë vende të botës, kam parë kryeqytete fantastike dhe gjithmonë kur kthehesha thosha: Oh, kur do bëhet kjo Tiranë si kryeqytetet e tjera? Por po i kalojmë të tjerat. Ka ndryshuar çdo gjë, rrugët, dhe këtë prisja dhe këtë mendoj që kemi të gjithë në zemër, të krenohemi me vendin tonë sa të bukur e kemi”, – theksoi Eli Fara

Më tej Eli Fara u kujdes të ruajë edhe profilin e një artisteje, pa parti, por që kërkn të thotë të vërtetën.

“Jam artiste, nuk jam politikane, jam edhe korçare. Nuk jam militante e asnjë partie dhe nuk merrem me politik, jam me partinë e muzikës, por jam këtu për njerëzit që punojnë. Për njerëzit që punojnë edhe në i paç kundërshtarë, duhet të thuash faleminderit”, – tha Eli Fara.

/NOA.al

Sot krah Erion Veliajt është shfaqur e mirënjohura, Eli Fara Read More »

Bledi Mane ‘Na qenkan mërzitur ca mejhaxhinj opozitarë dhe i kërkojnë llogari një ministri pse nuk e do më gruan e parë e pse u hodh në krahët e gruas së dytë’

Pas lajmit se një prej ministrave të kabinetit Rama ka partneren 5 muajshe shtatëzënë, e cila nuk është gruaja por e dashura e tij, me anë të një shkrimi në Facebook ka reaguar gazetari Bledi Mane.

Lajmi i divorcit të ministrit është raportuar jo vetëm nga mdiat pranë opozitës por edhe nga grupe të rrjeteve sociale dhe portale pranë PS-së.

Mane ka replikuar për lajmin që qarkullon në media, duke e mbrojtur ish-ministrin e Financave, ministrin e Rindërtimit dhe të Covid-19, Arben Ahmetaj, se ai nuk ka të krahasuar me djalin e Sali Berishës.

Po kështu gazetari ka zbuluar, se ministri Arben Ahmetaj së fundi është divorcuar nga bashkëshortja, për t’i lidhur zyrtarisht me të dashurën e tij, e cila thuhet se ka mbajtur postin e disa drejtorive.

Pas konstatimit të Manes për divorcin e ministrit, me të drejtë të gjithë mendojnë se shkak për divorcin është bërë dhe shtatëzania e të dashurës së ministrit.

E plotë nga Bledi Mane

NUK E NGATËRONI DOT BEN AHMETAJN ME DJALIN E SALIUT

***

Mejhanet e Tiranës hoqën maskat, derdhën kafen turke nëpër filxhanë, u rehatuan në minderet e konakut dhe filluan rufitjen. Mes dhëmbëve dhe gjuhës nxirrosur nga llumi i kafesë, nisën me avazin e vjetër të përgojimit të lajmit të ri:

“Na qenka divorcuar një ministër nga bashkëshortja dhe na paska rënë në dashuri me një tjetër femër!”

Tirana primitive, ajo pjesë e reckosur orientale e kryeqytetit, llum porsi kafeja dhe e djallëzuar si stomak i keqyshyer lebetit e klith rrugëve si e ndershme, si puritane. Ajo pjesë e fëlliqur e Tiranës ku nuk ka as arsim, as dritë, as higjenë mendore ka dalë në pazar e na bën moral. Na flet për dashurinë, për familjen, për ndjenjën e pastër ajo Tiranë e ndotur nga cinizmi dhe fukarallëku. Ajo Tiranë dembele që nuk punon, nuk krijon, nuk fantazon, nuk lodhet, nuk lahet, nuk ushqen as barkun e as trurin del në mejdan e na ulëret për ndershmëri. Kjo pjesë e vogël e Tiranës së madhe depërton madje nën lëkurë dhe u kërkon llogari indeve dhe qelizave të ndjenjave, të epshit, të dashurisë hyjnore dhe shqetësohet pse cikli dashuror mes dy humanëve përfundon një ditë dhe nis një tjetër cikël, nis një dashuri e re.

Çfarë hipokrizie e poshtër, çfarë teatri absurd në kasabanë kur kurvëlliku është bërë normë, ku liria seksuale mban brekë llamarine të ndryshkura dhe ku morali ngatërrohet me ujin e sterosur të Lanës…

Na qenkan mërzitur ca mejhaxhinj opozitarë dhe i kërkojnë llogari një ministri pse nuk e do më gruan e parë e pse u hodh në krahët e gruas së dytë? Na qenka trishtuar opozita e Berishës ku inçesti bëri kërdinë deri dje dhe dolën lakuriq në sy të fisit, katundit, vendit. Paska gjetur një tjetër kauzë opozita derdimene dhe kërkon të luftojë socialistët e Fatos Nanos, Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt me divorce grash.

Dhe kë, socialistët? Të paktën këta mëkatarë qeverisës kanë dhenë shembuj të mirë, këta marrin guximin dhe divorcohen legalisht, nuk mbajnë familje të sforcuara për sy të botës dhe nuk pallohen fshehurazi bodrumeve të selive.

Ti Grida Duma me Edi Palokën po më lexon?

/NOA.al

Bledi Mane ‘Na qenkan mërzitur ca mejhaxhinj opozitarë dhe i kërkojnë llogari një ministri pse nuk e do më gruan e parë e pse u hodh në krahët e gruas së dytë’ Read More »

Nusja akuzon vjehrrën: Më dh unon prej 10 vitesh. Reagimi: Ka lidhje me burra të tjerë dhe përdor dr ogë

Është 32 vjeç. Ndryshe nga bashkëmoshataret e saj në lëkurë nuk ka ‘make up’ por hematoma nga dh.una gati 10-vjeçare që përjeton nga vjehrra e saj. Kjo është historia e Fabiola Gjonçaj e cila ishte sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” në News24.

Në datën 29 shtator pasi mori vajzën nga shkolla për ta shoqëruar në shtëpi Fabiola Gjonçaj u përball me dh.unën e së vjehrrës Violeta Gjonçaj. 65-vjeçarja në sy të mbesës së m.itur go.diste dhe of.endonte nusen e saj. Çështja u adresua në policinë e Tiranës dhe ajo i dha menjëherë urdhër mbrojtjeje, e cila u vlerësua edhe nga gjykata e Tiranës.
Ky ishte episodi i fundit i një dh.une që zgjat prej 10 vitesh, por që për hir të opinionit dhe të marrëdhënieve familjare nuk ishte de.noncuar më herët. 32- vjeçarja tregon se vetëm 2 muaj ka pasur marrëdhënie të mira me vjehrrën.

32-vjeçarja do të tregojë jetën e saj të vështirë mes dh.unës dr.ogës dhe paragj.ykimeve.

“Me bashkëshortin jam njohur në një qendër “Aksion+” ku ai trajtohej për lënien e h.eroinës ndërsa unë punoja. Aty u dashuruam dhe nisëm bashkëjetesën. Pasi erdha në Tiranë, vjehrra vetëm 2 muaj më priti mirë pastaj vetëm sh.err. Doja të jetoja më vete me burrin por nuk munda.
Me çfarë jetonte familja?
Unë punoja në call center. Më pas ika me burrin në Gjermani për azil. Jetuam 2 vite e gjysmë. Në fillim shkonim mirë pastaj ai i çonte lekët vjehrrës. Ajo na vinte aty. Shkelëm rregullat dhe na përzunë.

Kthimi në Shqipëri ishte f.atal?
Po sepse im shoq iu kthye he.roinës dhe kreu dhe vepra të tjera p.enale. Qëndruam 6 muaj në kërkim se ky kishte vj.edhur një brezore me 1.5 mln lekë. Vjehrra më ak.uzoi mua për këtë vj.edhje.

Çfarë ndodhi në 29 shtator?
Shkova të merrja vajzën nga shkolla dhe roja dhe mësuesja u ankuan sepse ajo kishte shkuar ta merrte vajzën pa mbaruar mësimi. Ajo donte ta merrte para meje sepse shkon në treg dhe vj.edh gjera.

Kur i ke mësuar këto?
Tani mi ka treguar vajza. Edhe para një jave kishte v.jedhur një palë pupa. I kam thënë edhe në polici këto.

Çfarë ndodhi më pas?
Sa hapa derën më of.endoi me fjalë të rënda. Vajza nga fr.ika mbylli derën. Vjehrra e g.oditi me sh.kelm më kapi nga duart dhe më go.diti me shk.elm. Kam dashur dhe më parë ta de.noncoj por më ka penguar im shoq. Ajo më ka nxjerrë jashtë edhe kur kam qenë 8 muajsh shtatzënë.

Reagon vjehrra
Pas a.kuzave të nuses së djalit ka reaguar vjehrra Violeta Gjonçaj. Ajo thotë se nusja e saj ka lidhje me djem të tjerë dhe përdor dr.ogë. “Ajo para 2 ditësh më g.oditi në kokë me një gjë të fortë”, deklaroi ajo në emision.
Më pas zonja Violeta tha që t’i referohen policisë dhe u largua nga telefoni.

Drejtuesja e emisionit Evis Ahmeti vuri fokusin tek situata e vajzës 8 vjeç të Fabiola Gjonçajt, e cila rritej në një ambient të dh.unshëm. Në emision erdhi dhe një audio e regjistruar gjatë bisedave dhe zënkave në shtëpi, ku dëgjoheshin fjalë b.anale.

Nusja akuzon vjehrrën: Më dh unon prej 10 vitesh. Reagimi: Ka lidhje me burra të tjerë dhe përdor dr ogë Read More »

Mediat në Kosovë: ‘Mjekët kanë frikë të flasin për gruan e Ramush Haradinajt’

Mediat në Kosovë thellojnë edhe më shumë dys himet se Anita Haradinaj është dhu nuar keq nga bashkëshorti i saj, ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Ndonëse ditën e djeshme vetë Anita Haradinaj e mohoi që diçka e tillë të kishte ndodhur, duke thënë se “Ramushi s’e ka dhu nuar kurrë”, mediat raportojnë të kundërtën.
Si Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë “mbyllur gojën” duke refuzuar të prononcohen për këtë rast.

“Mjekët kanë fr ikë të flasin dhe ta bëjnë publik rastin. Një grup mjekësh është parë teksa ka shkuar te banesa e Ramush Haradinajt, por ai ka lejuar të hyjnë vetëm dy prej tyre që të mjekojnë Anitën”, shkruajnë mediat në Kosovë./newsbo mb

Mediat në Kosovë: ‘Mjekët kanë frikë të flasin për gruan e Ramush Haradinajt’ Read More »

Flet sizmiologu Koçi: Nuk duhet te frikesohemi

Gjatë orëve të fundit Shqipëria është goditur nga disa lëkundje sizmike të njëpasnjëshme. Sizmiologu Rexhep Koçi, deklaroi se qytetarët nuk duhet të frikësohen për këto lëkundje sizmike, pas janë thjesht paslëkundje.

“Nuk kemi të bëjmë me një rast për të cilin duhet të frikësohemi. Si tërmeti i 26 nëntorit është e natyrshme që do të shoqërohen për një periudhë të gjatë me pasgoditje kur herë pas here zona të caktuara janë riaktivizuar, siç është zona e djeshme. Pastaj ka pasur një periudhë që qetësohet, riaktivizohet por gjithmonë magnituda ka qenë 4.2- 4.3.

Nuk kanë qenë magnituda që të kalojnë 5 që të ketë impakt në struktura dhe ndjeshmërinë e njerëzve”, u shpreh sizmiologu Koçi për Ora News.

Mbrëmjen e djeshme dhe gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm disa tërmete kanë goditur vendin. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se orën 00:13 të mëngjesit të sotëm është regjistruar një tjetër tërmet me magnitudë 4.0 i shkallës Rihter, në Gjirin e Lalzit. Sipas ministrisë, ky tërmet është pasuar nga 42 pasgoditje, më e madhja me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter.

Flet sizmiologu Koçi: Nuk duhet te frikesohemi Read More »

Presidenti Ilir Meta thumbon fort: ‘Me Edin. Fort po shndrit ai diell’

Presidenti Ilir Meta thumbon fort Kryeministrin Edi Rama, me të cilin gjatë ditëve të fundit ka pasur retorika të forta në distancë.

Gjithçka duke publikuar një fotografi me një qytetar, i cili duket se quhet Edi, njëlloj si Kryeministri.

“Me Edin. Fort po shndrit ai diell”, shkruan Meta.

Përplasjet mes Kryeministrit dhe Presidentit, nisën të ashpërsohen lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe insistimit për lista të hapura në zgjedhje. /noa.al

Presidenti Ilir Meta thumbon fort: ‘Me Edin. Fort po shndrit ai diell’ Read More »

Mësoni si parashikohet të jetë moti dhe kur do të fillojë përmirësimi i kohës

Moti parashikohet që ditën e sotme të jetë me vranësira mesatare e të dendura. Gradualisht prej orëve të mesditës nisin pakësime të vranësirave dhe kthjellimet.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut do të jenë të pranishme nga orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar e hera herës në formën e shtrëngatave me rrufe lokale. Gradualisht në mesditë parashikohet ndërprerje e reshjeve. E pranishme në orët e mëngjesit do të jetë dhe mjegulla lokale.
Era do të fryjë nga veriperëndimi e fortë në brigjet detare prej orëve të mesditës. Valëzimi në dete i forcës 4 dhe 5 ballë me lartësi vale 1.5 deri 2.0 metër.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 9°C deri në 20°C
zonat e ulëta 11°C deri në 28°C

zonat bregdetare 13°C deri në 27°C

Ju urojmë të kaloni një pasdite të mbarë!

Mësoni si parashikohet të jetë moti dhe kur do të fillojë përmirësimi i kohës Read More »