Kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat i është përgjigjur interesit të gazetarëve nëse do të kandidojë apo jo për deputet Fatos Nano.
Rama u shpreh se, Nano është lider i PS dhe jep këshilla sa herë ia kërkon kryeministri, duke theksuar se nuk ka nevojë të kandidojë.
Rama: Nano nuk ka nevojë të kandidojë. Është lider i PS. Jep me zemërgjerësi eksperiencën e tij dhe këshillat kur ia kërkoj, siç do ta bëj edhe unë kur të mos jem më. Nuk ka nevojë për audiencë për lajme të tilla palidhje.
Pas përfundimit të Asamblesë socialiste që u zhvillua në Amfiteatrin e Liqenit Artificial në Tiranë, Rama ka gjetur kohë të dalë edhe një xhiro nga kodrat e këtij liqeni.
Aty ka takuar edhe një qytetar i cili me kitarën e tij mundohet të fitojë të ardhura për të fituar bukën e gojës.
“Ju përshëndesim nga liqeni i Tironës, pas Asamblesë së Partisë Socialiste me këtë mjeshtrin këtu”, thotë Rama në video.
Ndërkohë qytetari me kitarë vazhdon gjatë gjithë kohës të këndojë këngën “Ku t’ka lala moj picirruke”.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i konsideron “peshq të mëdhenj” të arr estuarit në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Los Blancos”, i zhvilluar gjatë muajit të shkuar.
Ai thotë se pa goditjen edhe të pasurive të grupeve kr iminale, operacionet vetëm me arrestimet e tyre nuk janë të plota.
Ministri tha në emisionin “Java” në RTSH, se janë qindra dosje me pasuri pranë SPAK që presin të sekuestrohen.
Lleshaj: Operacioni i fundit Los Blancos, sepse u zhvillua nga Europol dhe ku morën pjesë 10 shtete përfshirë edhe Shqipëria. Pra, Shqipëria ka luajtur një rol më shumë se proporcional.
Është një nga rastet që policia shqiptare ka marrë përgëzime nga partnerët tanë. Ishte një operacion shumë i rëndësishëm në nivel ndërkombëtar.
Ka pasur me dhjetëra operacioni që janë kryer rreth nesh. Ky operacion është ndryshim cilësor në qasje dhe volum në ngjitjen në hierarkinë e krimit. Kjo është goditje e peshqve të mëdhenj. Kryesisht flitet për “peshq të mëdhenj” shqiptarë. Peshqit e mëdhenj të botës së krimit flasim. Është për ta theksuar faktin që viti 2020, ka qenë i dedikuar për pjesën e parave.
Kemi krijuar disa struktura të dedikuara, të cilat kanë pasur qëllim vetëm paratë. Të fusësh një tr afikant dr oge në b urg është çereku i punës. Marrja e pasurisë dhe shndërrimi i saj në aset publik është thelbi i çështjes. Ne kemi në SPAK dhe Gjykatën e Posaçme qindra pasuri që presin radhën e vendimmarrjes dhe që gjasat janë që ata t’i humbin këto pasuri. Me nivelin e dokumentacionit të paraqitur para gjykatës, do ta kenë të lehtë të marrin vendimin për arsye se janë aq të qarta provat saqë është e vështirë. Po hiqen zyrtar nga puna që nuk janë në gjendje të justifikojnë 10 milion lekë të vjetra, jo për miliona euro.
Sot është një ditë e vecantë për njërin nga Parodistët e vlorës.
I mirënjohuri parodisti dhe aktori Afrim Agalliu feston sot ditën e tij të lindjes!
Të shumtë ishin miqtë të cilët e kanë uruar nëpërmjet rrjeteve sociale dhe jo vetëm.
Stafi i orikuminews bashkohet me urimet e shumta për Afrimin ‘Edhe 100 vite dhe mos ju shterofte humori dhe parodia asnjëherë!’
/orikuminews/
Urimi i vecantë i njerit prej miqve të tij Piro Bregaj:
I veçante sot urimi
Paska ditelindjen Afrimi
Artisti Afrim Agalliu
Fisniku e sojelliu
Urime o miku im
Dhe 100 vite gezim
Paç te perjetshme rinine
Shendetin e lumturine
Sa shume humor na dhuruat
Sa shume kenge e parodi
Ju qe plaget ne mjekuat
Veç buzeqeshje ne sy
Jeni katershja hyjnore
Vlore moj kush ka si ty
Ju qe shkelqyet ne skena
Ju qe bete histori
Afrim te uroj nga zemra
Shume shendet e lumturi
Festofshe dhe 100 te tjera
Te paçim gjithmone te ri 😁🌟
Presidenti Ilir Meta sfidon në përballje televizive, Kryeministrin Edi Rama, duke i kërkuar të ballafaqohen, ose në të kundërt të largohet.
“Sapo i kam konfirmuar z.Blendi Fevziu gatishmërinë time për të dalë në ‘Opinion’ me Kryeministrin në detyrë, i cili mund të marrë edhe përforcime me vete. Transparenca e vetmja rrugë! Dil në përballje ose largohu!”, shkruan Meta.
Më herët Rama i tha, “Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, President dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake!”
Replikat në distancë nisën pasi Meta në një mesazh drejtuar socialistëve tha se Rama e akuzon se ka takuar skutave subjekte të OFL, ndaj i kërkoi publikisht që të bëjë publik emrin, skutën dhe orën kur e ka takuar këtë personazh të botës së krimit dhe atëherë do të japë menjëherë dorëheqjen.
Pak pasi mbaroi fjalimin në Asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama mori përgjigje nga Presidenti Ilir Meta.
Ky i fundit reagoi në Facebook mbi deklaratat e Kryeministrit që tha se Ilir Meta është bërë qesharak duke dhënë dekorata për heronjtë e popullit.
“O shoku thirri mendjes! Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim:
“Më pyet shpesh vëllai më i vogël: Motër përse na duhet Atdheu? Dhe unë i përgjigjem: Atdheu na duhet që të jemi të lirë!” Nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist ordiner! LAVDI DËSHMORËVE DHE HERONJVE TË ATDHEUT”, ka shkruar Meta.
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama.
Pas fjalës që mbajti sot pasdite në Asamblenë e PS-së, ku pritej që kryeministri Edi Rama të ishte më i ashpër me Presidentin Ilir Meta sesa me kreun e PD-së, Lulzim Basha, ka qenë i menjëhershëm regaimi i Monika Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së tha se Rama ia ka përmenduar emrin aq shumë sot, “sa nuk më ka thënë Meta “Të dua”,” – tha ajo.
Monika Kryemadhi teksa doli menjëherë në konferencë për shtyp, në një kohë kur Basha nuk e ka bërë ende një përpjekje të tillë, tha se “dua të ndaj me ju që LSI vazhdon të ngrihet në përgjegjësinë e asaj force politike që në 2010 i dha shqiptarëve liberalizimin e vizave që bllokohej prej vitesh nga Rama sepse thoshte se do ikim 1 mln shqiptarë nga vendi”.
“Dhe në të vërtetët gjatë kohës kur ai qeverisi me LSI, por nga 2017 kur mori kazanin tepsinë, kusinë rritja ishte në stratosferë”, – theksoi Kryemadhi.
Ajo i është përgjigjur akuzave të shumta që ngriti Rama ndaj Metës dhe LSI.
“Dua të them dhe ripërsëris edhe njëherë mospranimin e një mandati të dytë me sektin e rilindjes sepse kjo do të ndante zullumin dhe llumin që Rama ka futur”, – tha Kryemadhi.
“Falenderoj mbështetësit e LSI të cilët i kanë kallur datën Ramës sa gjithë fjalimin e tij ia kushtonte atyre dhe Monikës”.
“Aq herë sa më ka përmendur emrin Rama nuk më ka thënë Meta “Të dua”. Të gjithë e mbajnë mend mirë se si klithte nëpër gazeta për nxjerrjen jashtë ligjit të PS”.
“Kjo urrejtje psiqike e Edi Ramës nuk mund ta fshehi. Sot dua të them disa gjëra meqënëse përmendeshin në listën e gjatë të premtimeve të Ramës”, – u shpreh Kryemadhi.
“Sot mbas një kohes shumë të gjatë dëgjova me ëndje fjalë në panik e sipër të kryetarit të rilindjes dhe kryeministrit në ikje” – tha Kryemadhi.
“Historinë e tij ai e ka mbaruar me PS të cilët panë fytyrën e vërtetë të tij dhe panë kush është partia që ka vlerat e majta” – shtoi kryetja e LSI.