Aktualitet

Pr otestuesit ‘ultimatum’ Ramës: ‘Ke kohë deri të hënën për të…’

Pas Kryeministrisë, dhe Presidencës pro testuesit janë zhvendosur sërish.
Ata kanë marshuar drejt institucionit të Drejtërisë së Policisë. Protestuesit, kërkojnë një qëndrim zyrtar edhe nga Presidenti i Republikës.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçit dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

Qytetarët i kanë dhënë ultimatum kryeministrit Edi Rama se nëse deri të hënën nuk shkarkon dy ministrat sipas tyre përgjegjës, protesta nuk do ndalen

“Nëse deri ditën e hënë kryeministri nuk shkarkon Çuçin, Nanon dhe Kumbaron ne do të vijojmë me pr otesta të pandalshme, vr asja e Jonadës nuk mbyllet këtu, do të kërkojmë drejtësi.

Rama mund të thotë nuk dua por njerëzit erdhën me vrap, tek ajo derë kryeministrie nuk do të ketë më qirinj, por do t’i vëmë zj arrin. 72 orë kohë për drejtësi për shkarkimin e dy ministrave dhe kreun e po licisë, 72 orë kohë për drejtësi”, thanë pr otestuesit

Pr otestuesit ‘ultimatum’ Ramës: ‘Ke kohë deri të hënën për të…’ Read More »

Berisha: Shqiptarët duhet të kishin rrogë mesatare 1500 euro

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me ekspertë të turizmit në Vlorë, për situatën në të cilën ndodhet vendi ynë.
Berisha u shpreh se borxhi ka shkuar në 107 % dhe për ta përballuar jetesën do duhet që rrogat e shqiptarëve të jenë 1500 euro.

Berisha: Më thoni sa janë rritur rrogat? Borxhi është rritur nga 62.4% në 107%. Çfarë është bërë me këtë borxh? Ju garantoj se nëse kjo qeveri do të mendonte, unë për këta qytetarë për ta punoj, do t’i bëj të harrojnë v arfërinë, mund të rriste po të donte tre herë rrogat dhe pensionet. Me këtë borxh edhe më shumë.

Me këtë borxh, nëse kthehej në mirësi, çdo qytetar do të kishte një rrogë mesatare 1500 euro. Ku janë? Sa është sot rroga? 30% më e ulët se në 2013, sepse çmimet janë 80-90% më të larta.

Ajo qeverisje kishte pr obleme, e imja, por shpresën ua ngjalli shqiptarëve, popullsia u rrit nga viti në rrit.

Berisha: Shqiptarët duhet të kishin rrogë mesatare 1500 euro Read More »

Kush ishin tre deputetët e opozitës që votuan kundër Arben Ahmetajt në Kuvend, zbardhet votimi

Shkarkimi i Arben Ahmetajt, zbardhen votimi në Kuvend: Kush ishin tre deputetët e opozitës që votuan kundër

Ish-zv-kryeministri Arben Ahmetaj u shkarkua të enjten në Kuvend pas hedhjes në votim të vendimit të firmosur nga kryeministri Edi Rama pak ditë më parë.

Shkarkimi i tij u miratua me 103 vota pro, ndërkohë që vetëm tre deputetë që ishin të pranishëm në sallë kanë votuar kundër.

“Panorama” ka zbardhur listën e deputetëve që kanë votuar kundër vendimit të kryeministrit Edi Rama. Kanë qenë tre deputetët e LSI, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho ata që kanë ngritur ‘kartonin’ e kuq për shkarkimin e Ahmetajt.

Këta tre deputetë kanë votuar kundër edhe dy vendimeve të tjera të kryeministrit Edi Rama për ndryshimet në qeveri, konkretisht emërimin e Belinda Ballukut në postin e zv/kryeministre dhe atë të Majlinda Dhukës si ministër Shteti dhe Kryenegociatore.

Kush ishin tre deputetët e opozitës që votuan kundër Arben Ahmetajt në Kuvend, zbardhet votimi Read More »

Paralajmëron Berisha: ‘Edi Rama, mos luaj.Nëse rritet çmimi i energjisë, gati për re voltë’

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se në rast se do të rrisë çmimin e energjisë elektrike, vendi do të njihet me revoltën më të madhe popullore.
Berisha tha se digat e hidrocentraleve po zbrazen dhe energjia po vidhet edhe pse kriza ka përfshirë të gjithë botën.

Nëse guxon të rrisësh çmimin do të përballesh me rev oltë të madhe. Iu bëj thirrje shqiptarëve të përgatitemi me të gjitha mundësitë ndaj këtij njeriu që është gati t’ju bëjë gjithçka për të pasuruar veten dhe familjarët e tij të nomeklaturës së PS.

Edi Rama mos luaj me çmimin e energjisë përndryshe PD dhe fronti për shpëtimin e Shqipërisë do të përgatisë rev oltën më të madhe. S’shtyhet më, ka tejkaluar çdo limit. Digat po zbrazen edhe tani që flasim.

Paralajmëron Berisha: ‘Edi Rama, mos luaj.Nëse rritet çmimi i energjisë, gati për re voltë’ Read More »

Vendimi i qeverisë / Dy ditë pushim për punonjësit e administratës që dhurojnë gj ak

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një dalje per mediat, pas mbledhjes së qeverisë, bëri me dije vendimin e fundit të qeverisë në lidhje me dhurimin e gja kut për fëmijët talasemikë në vend

Manastirliu tha se punonjësit e administratës që do të dhurojnë gj ak do të mund të marrin dy ditë pushim, ditën e dhurimit të gja kut dhe ditën pasardhëse. Ndërsa për përsonat që do të dhurojnë gj ak minimumi tre herë në vit sipas një kalendari të përcaktuar do të kenë mundësi të pushojnë 7 ditë në shtëpitë e pushimit.

“Kemi marrë sot një vendim për veprimtarinë e dhurimit vullnetar të gja kut nga punonjësit e administratës shtetërore se kemi parë një angazhim të strukturave dhe institucioneve tona. Tashmë kemi vendosur që të kemi konsoliduar një kalendar të posaçëm të organizuar nga Qendra Kombëtare e Dhurimit të Gjakut dhe nga institucionet e administratës shtetërore.

Për ata nënpunës që do të dhurojnë vullnetarisht gjak parashikohet që jo vetëm ditën që japin gja k kanë të drejtën për t’u larguar nga puna por edhe ditën e nesërme ta ketë pushim.

Pra të nesërmen e dhurimit të gja kut. Nga ana tjetër për ata adhurues të cilët do të dhurojnë gja k minimumi tre herë në vit sipas një kalendari të përcaktuar do të kenë mundësi të pushojnë në shtëpitë e pushimit të ministrve respektive 7 ditë përgjatë një kalendari të organizuar nga institucionet”-tha Manastirliu.

Vendimi i qeverisë / Dy ditë pushim për punonjësit e administratës që dhurojnë gj ak Read More »

Meta njofton lëvizjen urgjente, ja çfarë pritet

Vetëm një ditë pas konventës së djeshme ku u ndryshua emri i LSI-së në

“Partia e Lirisë”, ish presidenti Ilir Meta ka njoftuar një konferencë për mediat.

Meta ka theksuar edhe më parë se do të ketë përgatitje të vazhdueshme sa i takon rikthimit të llogaridhënies së qeverisë kundrejt qytetarëve dhe vendosjen e ligjit për referendumet.

Meta njofton lëvizjen urgjente, ja çfarë pritet Read More »

Berisha, Meta apo Rama, kush nga tre politikanët është më i korruptuar? Ja si përgjigjet Arjan Çani…

Gazetari Arjan Çani ka folur në emisionin “Të Paekspozuarit”, në lidhje me situatën politike në Shqipëri.

Çani është pyetur se cili nga tre politikanët kryesorë në Shqipëri është më i korruptuari?

Biseda në studio:

Ylli Rakipi: Shqipërinë e kanë drejtuar në 30 vite, tre persona dhe asnjëri nuk largohet. Kush mendon se i ka bërë më shumë dë me vendit nga këta të tre? Berisha, Meta apo Rama?

Arjan Çani: Në këndvështrimin tim, asnjëri nuk i ka bërë dë m. Unë po të isha njëri nga këta do ti bëja më shumë. Po, po më beso. Duke njohur siç i njoh unë banorët që më rrethojnë…

Ylli Rakipi: Domethënë po të kishe qenë ti, do të kishin ikur të gjithë, do të mbetej territori bosh fare…?

Arjan Çani: Ky popull i do këta, prandaj i mban. E di ku do të ishin këta në një vend tjetër?

Ylli Rakipi: Ja edhe doktori ka dalë prapë. Rilindje kot thonë këta, se Rilindje është doktori tani, po vete 80 vjeç… Ky tjetri në 25 korrik bën miting.

Këta të tre, që akuz ojnë njëri tjetrin, për kor rupsion, ti kush mendon se është më i ko rruptuari?

Arjan Çani: Asnjë.

Ylli Rakipi: Po thua gjëra shumë të çuditshme. Sepse ti ke parime si këta. Po pse nuk u bëre ministër?

Arjan Çani: Nuk më kanë bërë ofertë, por kushton edhe shumë. Duhet të më paguajnë shumë që të bëhem.

Ylli Rakipi: Asnjërin nga këta nuk e quan të korru ptuar?

Arjan Çani: Jo Ylli jo. Ne duhet të kemi më shumë respekt për këta personazhe. Rama, nuk e kuptoj pse duhet të lodhet kaq shumë me këta dy të tjerët, ky ti futet një projekti për tu rikthyer në monarki Shqipëria dhe nuk ka nevojë më ky vend… Ky vend me këtë nivel, të ishe një lloj fillimi historie, si në Dubai përshembull… As kundërshtar nuk ka. Cfarë lidhje ka demokracia me Shqipërinë? I gjati duhet të shpallet mbret.

Ylli Rakipi: Dhe ne shpëtojmë?

Arjan Çani: Mbret po. Në thelb e di që ky ka qejf, e do këtë gjë. Ai mendon se ka idetë brilante. Mund të më thuash kanë nevojë për opozitarë këta?

Ylli Rakipi: Opozitë duhet të ketë. Po më i pasur nga këta kush mendon se është?

Arjan Çani: Mendoj se të tre duhet të jenë. Nuk them dot kush është më shumë. Unë besoj shumë te ndershmëria personale e Berishës. Berisha më duket njeriu që nuk ka ndonjë raport të mirë me paranë.

Berisha, Meta apo Rama, kush nga tre politikanët është më i korruptuar? Ja si përgjigjet Arjan Çani… Read More »

Lajm i fundit/ Pas Panaritit, një tjetër dorëheqje e ‘bujshme’ nga Presidenca

Një ditë pas largimit të Ilir Metës nga presidenca, kanë ardhur dhe dorëheqjet e para nga institucioni i Presidentit, i cili tashmë do të drejtohet për 5 vitet e ardhshme nga Bajram Begaj.

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Edmond Panaritit si Drejtor i Kabinetit të Presidentit, i cili u zëvendësua në këtë pozicion nga Eduard Seitaj, ka dhënë dorëheqjen edhe këshilltari i Presidentit, Ylli Asllani.

Përmes një letër drejtuar kreut të ri të shtetit, Asllani ka paraqitur dorëheqjen e tij.

“Sot në ditën tuaj të parë në detyrë dua t’ju paraqes dorëheqjen time nga posti i Këshilltarit të Presidentit për Qeverisjen Vendore. Kjo dorëheqje nuk ka të bëjë me respektin personal ndaj jush por reflekton formimin dhe standardin tim rreth marrëdhënieve institucionale në rrethana dhe kushte të reja. Suksese. Me respekt Ylli Asllani”, thuhet në dokumentin dërguar presidentit të ri Bajram Begajt.

Dokumenti i dorëheqjes:

Lajm i fundit/ Pas Panaritit, një tjetër dorëheqje e ‘bujshme’ nga Presidenca Read More »