Aktualitet

Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm, ja çfarë thotë për Serbinë

Avokati Spartak Ngjela, me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ka shkruar në lidhje me situatën e Kosovës dhe Serbisë.

Ngjela thotë se ka ardhur koha e ringritjes arbërore të Shqipërisë, pasi Serbia, sipas tij po shp ërbëhet.

“A do të shp ërbëhet Serbia mbas Shqipërisë së Bashkuar?

Shqipëria e bashkuar, si forcë arbërore në Ballkanin Perëndimor, nëse në Beograd, me Vuçiç, do vijojë të jetë politika e Sllobodan Milosheviçit, dobësimi integral i Serbisë do të sjellë shpë rbërjen e saj.

Po Shqipëria e Bashkuar ka ardhur ndërkohë në atë stad sa që të quhet ky një fakt historik që do të ndodhë domosdoshmërisht?

Po. Shqipëria e Bashkuar ka ardhur në atë stad sa ky bashkim të quhet fakt historik.

Janë dy shtete shqiptarë në Ballkanin Perëndimor. Fitimi ndërkombëtarisht i pavarësisë së Kosovës, si njohje ndërkombëtare, domosdoshërisht të çon në zhvillimin e referendumit për bashkim kombëtar, në Shqipëri dhe në Kosovë; dhe, pas këtij referendumi bilateral, Republika e Shqipërisë me kushtetutën e re mban brenda vetes edhe Republikën e Kosovës.

Kjo është historia që po pritet të vijë me siguri historike.

Luftërat për çlirim, që përkrahen nga Uashingtoni dhe Brukseli, nuk ka mundësi të mbyllen pa arritur në qëllimin maksimal të nisjes së tyre.

Prandaj…

Kjo është koha e ringritjes arbërore të Shqipërisë. Forcat retrograde antishqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë, që tani, janë të mundura.

Kjo është koha e madhe e Shqipërisë Etnike.

Prisni dhe shikoni…”

Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm, ja çfarë thotë për Serbinë Read More »

Belinda Balluku mesazh qytetarëve shqiptarë: Shmangni ndriçimin e panevojshëm kur ndodheni në shtëpi

Teksa ndodhemi në një krizë globale energjitike, zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka dhënë një mesazh për qytetarët.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Balluku shkruan se kursimi i energjisë është detyrë për çdo qytetar.

Ajo apelon që qytetarët të sigurohen kur dalin nga banesa që të gjitha dritat të jenë të fikura dhe të shmangin ndriçimin e panevojshëm, gjatë kohës që ndodhen në shtëpi.

‘Kursimi i energjisë elektrike në ditët e sotme, në kushtet e një krize botërore, është detyrë për çdo qytetar. Përpara se të dilni nga shtëpia sigurohuni që të gjitha dritat të jenë të fikura. Shmangni ndriçimin e panevojshëm, gjatë kohës që jeni në shtëpi.’- shkruan Balluku.

Belinda Balluku mesazh qytetarëve shqiptarë: Shmangni ndriçimin e panevojshëm kur ndodheni në shtëpi Read More »

Meta: ‘Rama nxit grupet kri minale për…’

Në konferencën për mediat kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta aku zoi kryeministrin Edi Rama se nxit grupe kr iminale për të spostuar vëmendjen kur ka ngjarje të fokusuara te vetë kryeministri ose qeveria e tij për korr upsion.
“Qëllimi i tij është të shpikë kon flikte, rrë mujra.

Madje ka dhe të dhëna që në bashkëpunime me grupe kri minale kur ka ngjarje të fokusuara te qeveria e tij dhe ky vetë për kor rupsion nxit grupe kri minale për të kryer akte që të dalë në plan të parë kr onika e zezë që të shmanget vëmendja.

Mos u habisni edhe për këto gjëra”-tha Meta.

Meta: ‘Rama nxit grupet kri minale për…’ Read More »

Paralajmëron Meta: ‘Shumë shpejt do të ketë tro nditje të mëdha’

Shumë shpejt do të ketë tro nditje të mëdha. Ky është paralajmërimi që kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë nga Vlora ku është duke zhvilluar një takim me strukturat e partisë.

Tr onditjet, sipas Metës, do të vijnë pas zbardhjes së skemës së inceneratorëve. Po ashtu, ish-presidenti u shpreh se ato që do të pasojnë do të jenë ndryshime “të paparashikueshme për këdo që ka parë se si është vepruar këto 9 vite.

“Zbardhja e skemës së Inceneratorëve do të sjellë tron ditje të mëdha. Dhe do të ketë ndryshime të paparashikueshme për secilin që ka parë se çfarë bëhet këto 9 vite.

Hapja e negociatave, morën vendimin për shkak të Ukrainës. Zhvillimet do të jenë shumë shpejt. Paniku është i qartë. Derisa shpikin ligje për Sekretarë të Përgjithshëm. Janë tregues të panikut dhe faktit që u ka d ështuar skema.

Ju kishte dehur Luli ju, e kujtoni se dehesha unë. E di që keni pasur shumë vështirësi, pabesira e patronazhim në kurrizin tuaj. Gjërat do të ndryshojnë, do të jem këtu, do të vizitoj çdo lagje që ka pr obleme.” /abcnews.al/

Paralajmëron Meta: ‘Shumë shpejt do të ketë tro nditje të mëdha’ Read More »

Meta thirrje urgjente qeverisë për situatën në Kakavijë: ‘Të ndërpresin pushimet’

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me situatën që është paraqitur në Kakavijë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta i bën thirrje Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin menjëherë kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat efektive për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në pikat e kalimit kufitar.

“U kërkoj autoriteteve përgjegjëse shtetërore të ndërpresim menjëherë pushimet, të ngrihen në këmbë dhe të marrin çdo masë të duhur dhe të mundshme për të mos përsëritur kurrë më krizat humanitare në Kakavijë, ku mijëra emigrantë e shtetas shqiptarë, fëmijë e të moshuar u lanë të braktisur dhe në kushte tejet të vështira, por minimalisht t’i informojnë në kohë qytetarët dhe me transparencë për çdo vonesë” shkruan Meta.

Postimi i plotë i Metës:

ÇDO QYTETAR SHQIPTAR MERITON TË TRAJTOHET ME DINJITET, JO SI NJERI PA SHTET DHE PA ATDHE! 🇦🇱

I bëj thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin menjëherë kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat efektive për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në pikat e kalimit kufitar.

Rikthimi i radhëve kilometrike në Kakavijë është i papranueshëm!

U kërkoj autoriteteve përgjegjëse shtetërore të ndërpresim menjëherë pushimet, të ngrihen në këmbë dhe të marrin çdo masë të duhur dhe të mundshme për të mos përsëritur kurrë më krizat humanitare në Kakavijë, ku mijëra emigrantë e shtetas shqiptarë, fëmijë e të moshuar u lanë të braktisur dhe në kushte tejet të vështira, por minimalisht t’i informojnë në kohë qytetarët dhe me transparencë për çdo vonesë.

I inkurajoj gjithashtu autoritetet greke, që në respekt të frymës së fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të ngushta tradicionale, të bëjnë gjithçka për të shmangur situata të papranueshme dhe kriza humanitare në pikat e kalimit kufitar, imazhet e të cilave i turpërojnë të dyja vendet tona.

Meta thirrje urgjente qeverisë për situatën në Kakavijë: ‘Të ndërpresin pushimet’ Read More »

Veliaj-Metës: ‘Është pa sens që ta krahasosh Tiranën me Kabulin’

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nga inspektimi i shkollës së re “Bashkim Fino” në Njësinë 2, iu përgjigj akuzave të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Ai nuk kurseu ironinë ndaj Metës për të cilin tha se është pa sens që ta krahasosh Tiranën me Kabulin dhe ta bësh me dashje këtë kur ke halle të sigurimit.

Më tej Veliaj theksoi se është “racizëm të thuash se Tirana po mbingarkohet, kur je bërë nga kjo Tiranë kryeministër dhe President”.

“Është pa sens që ta krahasosh Tiranën me Kabulin dhe ta bësh me dashje këtë kur ke halle të sigurimit, pro është ra cizëm ba nal që të thuash se kjo Tiranë po na mb yt dhe po na mbingarkohet është raci zëm ba nal kur vetë je histori suksesi, se je bërë dhe Kryeministër dhe President nga kjo Tiranë. Edhe kur kujtoj që Bashkim Fino ishte aty në ditët kur ishim më të përçarë, besoj se është një mesazh shumë i madh edhe për ata politikanë që edhe pse për 30 vjet kanë pasur të gjitha detyrat e shtetit,

Shqipëria nuk iu ka asnjë borxh. I ka bërë Presidentë, Kryeministra, Kryetar Kuvendi të mësojnë pak nga ky emër i madhe që në ditët më të vështira i bëri njerëzit bashkë. Sot jemi në ditët më të mira dhe duan të na çojnë mbrapa. Kjo s’ka për të ndodhur dhe për sa kohë që fëmijëve do t’u japim shkollë cilësore do të sigurohemi që nuk do t’i kemi më fuksat në drejtim dhe do sigurohemi që vjen një brez i ri që është rritur në kushte komplet të tjera. Është pa komplekse, nuk i bën gjërat me mllef por me pasion”, tha kryebashkiaku.

Veliaj-Metës: ‘Është pa sens që ta krahasosh Tiranën me Kabulin’ Read More »

Berisha: ‘Rama nuk ka autoritet të pla ckisë në këtë mënyrë pronën publike’

Kreu i PD, Sali Berisha, ka denoncuar sot projektin e Portit të Durrësit për të cilin tha se është një “aferë që shkon lehtësisht mbi 4 miliardë Euro”.
Berisha ak uzoi Ramën se ka gjetur një kompani për t’u fshehur pas saj dhe për të larë paratë e dro gës.

“Unë para dy javësh u kam bërë thirrje qytetrëve të Durrësit të mos blejnë asnjë metër se gjithcka do konfiskohet, unë sot përsëri e den oncoj këtë aferë si një nga aferat më të mëdha korruptive të Evropës. Se si aferë kjo shkon lehtësisht mbi 4 miliardë Euro.

Rama me kompaninë po përvetëson një milion metër katrorë tokë publike në qytetin e Durrësit dhe po i bën një d ëm të pallogaritshëm ekonomisë shqiptare.

Para 6 muajsh janë blerë vinca nga më modernët për atë port, të gjitha shumëzohen me zero se i pangopuri Rama ka gjetur një kompani sa për t’u fshehur pas saj për të larë paratë e lumenjve të dro gës së klaneve të tij të dr ogës në Durrës.

E garantoj se ai projekt nuk do gjejë jetë e PD do jetë një nga të parat. I them atij zotërisë Emaar të mos impolikohet në afera të tilla, mos implikohet në megaafera të tme rrshme si kjo, Rama nuk ka autoritet të pla ckisë në këtë mënyrë pronën publike”, tha Berisha.

Berisha: ‘Rama nuk ka autoritet të pla ckisë në këtë mënyrë pronën publike’ Read More »

Rama shkarkon Çuçin nga Turizmi

Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë nga Këshilli Ministrave. Çuçi e mbante këtë post që prej vitit 2017.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003,

“Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

Znj. Ornela Çuçi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

Rama shkarkon Çuçin nga Turizmi Read More »