Aktualitet

Ja kush i fiton zgjedhjet, Baton Haxhiu publikon sondazhin me rezultatet

Nje sindazh i publikuar se fundi nga emisioni i Baton Haxhiut ne Abc News, sugjeron se Edi Rama do ti firoje zgjedhjet e 25 prillit te pakten sipas bindjes se deritanishme te votuesve.

Dokumentari i “Memory” në ABC nga Baton Haxhiu prezantoi të dhënat e fundit të një sondazhi të realizuar në Shqipëri katër muaj para zgjedhjeve. Gjetjet nga matja e opinionit publik nga kompania “Source”, tregojnë një lëvizje të madhe të elektoratit në Shqipëri.
Nga anketimet e sondazhit zbulohet se shqiptarët kanë ndryshuar drejtimin e tyre politik. Ndërsa për vite me radhë shqiptarët ideologjikisht kanë qenë ose majtas ose djathtas. Ndërkohë tani bindjet kanë ndryshuar më afër qendrës.

Në sondazh vihet re se të tria partitë politike më të mëdha në vend kanë pësuar rënie në mbështetje. Megjithatë, nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme ato do t’i fitonte Partia Socialiste.

Nga përgjigjet rezulton se PS ka 29% të votave të shqiptarëve, PD 15% dhe LSI 2%. Ndërkohë shqiptarët e pavdneosur për votën e tyre zënë 28% të të anketuarve në këtë sondazh.

“Kjo përqindje e bën interesante garën zgjedhore. Partitë politike po e shikojnë se kanë një komunitet ë njerëzve që janë të pavendosur”, thotë Valon Feka.

“Nga përvoja ime 12 vjeçare problemi më i madh është me votuesit e LSI. Me këta vorues gjithmonë kam pasur problem se në sondazh para zgjedhjeve më dalin më pak dhe në zgjedhje dalin dyfish”, shprehet Zaloshnja.

Ja kush i fiton zgjedhjet, Baton Haxhiu publikon sondazhin me rezultatet Read More »

Reperi provokon nga arratia: ‘Të fala nga S tresi’

Str esi ndodhet në arr ati prej ditësh që kur u shpall në kë rkim pas pr otestave të përshkallëzuara me dhu në për vra sjen e Klodian Rashës në Tiranë.

Ndërkohë, provokimet s’kanë munguar nga ana e reperit Arkimed Lushaj i njohur me emrin artistik “S tresi”.
Ai nga arr atia shpeshherë duke sharë kreun e Qeverisë, kryeministrin Edi Rama ka treguar që nuk i fr ikësohet aspak p olicisë.

Këtë herë ai ka publikuar një video ku shfaqet një djalë që telefonon pol icinë dhe i bën të fala nga Stresi.

“Përshëndetje! E ngjo pak ke të fala nga S tresi. “-dëgjohet në video. Ndërkohë S tresi shkruan që të gjithë duhet të bëjnë të njëjtën gjë.

“Thirre pol icin 129 krejt 🤪🤪🤪🤪 tell them”- shkruan Stresi. /Lajm i fundit.al

https://www.instagram.com/p/CJBc6dqJzsb/?utm_source=ig_web_copy_link

Reperi provokon nga arratia: ‘Të fala nga S tresi’ Read More »

Ja grafiku i shpërndarjes për shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit

Në bazë të një kalendari, shpërndarja e shpërblimit për pensionistët do të nisë nga dita e hënë, pra 21 dhjetori e në vazhdim.

Mbi 677 mijë pensionistë në vendin tonë do të përfitojnë shpërblimin prej 5 mijë lekësh të reja. Sipas Aktit Normativ si kryefamiljari edhe bashkëshortja marrin nga 5 mijë lekë.
Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado ka publikuar dhe grafikun e shpërblimit, ndërkohë që shpërndarja do bëhet në postë dhe në banka.

GRAFIKU I SHPËRNDARJES SË SHPËRBLIMIT TË PENSIONISTËVE PËR FESTAT E FUNDVITIT 2020

• në datën 21 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-2 dhjetor;
• në datën 22 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 3-4 dhjetor;
• në datën 23 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 7-8 dhjetor;
• në datën 24 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 9-10 dhjetor;
• në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 11-14 dhjetor;
• në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 15-16 dhjetor;
• në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-18 dhjetor;
• në datat 29 – 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që nuk e kanë tërhequr pensionin në ditët e mëparshme të muajit;
• Shpërblimet e patërhequra në dhjetor paguhen përgjatë ditëve në vazhdim, me paraqitjen e përfituesit në sportele.

Ja grafiku i shpërndarjes për shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit Read More »

Ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi vizitoi familjen e Klodian Rashës

Takimi zgjati vetëm 10 minuta aty ku Çuçi i shprehu familjes mirënjohje për qëndrimin që kanë mbajtur gjatë këtyre ditëve të vës.htira.
TIRANË– Ministri i ri i Brendshëm Bledi Çuçi ka vizituar ditwn e sotme familjen e të ndjerit Klodian Rasha i cili u vr.a më 8 dhjetor nga efekti i policisë Nevaldo Hajdaraj.

Çuçi u shoqërua nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i P olicis së Shtetit, Albert Dervishaj dhe kreu i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Muhamet Rrumbullaku.
Takimi zgjati vetëm 10 minuta aty ku Çuçi i shprehu familjes mirënjohje për qëndrimin që kanë mbajtur gjatë këtyre ditëve të vës.htira.

Çuçi ka vetëm tre ditë që e ka marrë zyrtarisht detyrën, pas largimit të Sandër Lleshajt. Lleshaj dha dorëheqjen pas v rasjes së Rashës dhe në nisje të pr.otestave të zja.rrta që u përhapën në disa qytete të Shqipërisë.

Ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi vizitoi familjen e Klodian Rashës Read More »

Gjobitet Ministri i Drejtësisë, shkeli orën po licore

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Selim Selimi, është gjobitur pasi nuk ka respektuar orën policore. Selimi është kapur duke lëvizur jashtë orarit të përcaktuar nga qeveria kosovare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri në një postim në “Facebook”. Ai thekson se do ta paguajë gjobën dhe pohoi se Kosova ka një polici të respektuar.

“Është i vërtetë lajmi që sot jam dënuar për thyerje të masave qeveritare për pandeminë. Edhe pse sipas pikës 25.1 të vendimit për masa për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, nga kufizimi i lëvizjes pas orës 19:00 janë të përjashtuar personeli i drejtësisë, kam pranuar të paguaj dënimin, për shkak të sjelljes profesionale të pjesëtarëve të Po licisë së Kosovës, Gentianit dhe ekipit të tij”, ka shkruar Selimi.

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të kufizojë lëvizjen në Prishtinë, nga ora 19:00 deri në ora 05:00 si masë parandaluese për përhapjen e Covid-19.

Gjobitet Ministri i Drejtësisë, shkeli orën po licore Read More »

Kryeministri Hoti i prerë: ‘Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke’

Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke. Kështu është shprehur sot Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili kërkon që çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve të zgjidhen përmes dialogut.

Por që të ketë marrëveshje, ai thotë se duhet njohje reciproke.

Madje dë non deklaratën e Presidentit serb që më herët tha se vendi i tij nuk do ta njohë Kosovës.

Postimi i plotë në Facebook:

Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke

Kosova mbetet e përkushtuar që të gjitha çështjet e hapura me Serbinë të përmbyllen përmes dialogut, i cili po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.

Deklaratat se fqinji ynë verior nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës nuk i kontribuojnë dialogut. Dialogu ka rifilluar mbi parime të qarta për marrëveshje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke, dhe nuk do të ketë marrëveshje të pjesshme. Nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje.

Kosova do të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian. /noa.al/

Kryeministri Hoti i prerë: ‘Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke’ Read More »

Tek e ëma s’vinte sa ish gjallë,Mbase vinte, por besoj se rrallë/ Erdhi kur e shpuri në v arreza,Sypërlotur, veshur me të zeza

Tek e ëma s’vinte sa ish gjallë,
Mbase vinte, por besoj se rrallë.
Erdhi kur e shpuri në v arreza
Sypërlotur, veshur me të zeza.
Ah, tek nëna s’vinte sa ish gjallë,
dhe tani në v arr i shkon çdo javë.
Një mëkat, që ndofta s’lahet kurrë,
shkon e lan, ku nëna flen nën gurë.
Dritëro Agolli

Tek e ëma s’vinte sa ish gjallë,Mbase vinte, por besoj se rrallë/ Erdhi kur e shpuri në v arreza,Sypërlotur, veshur me të zeza Read More »

Qazim Rasha personazhi i javës

Personazhi i javës i emisionit tonë kësaj jave është Qazim Rasha.

Babai i 25-vjeçarit, Klodian Rasha, i cili gjeti vd ekjen, krejt pa faj e pa arsye, siç po tregojnë hetimet, nga a rma e një pjesëtari të Policisë së Shtetit, ka treguar virtytin me të mirë të shqiptarit, në një moment të vështirë.

Prezantuesit e emisionit “Java në RTSH”, Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli kanë vlerësuar si personazhin e javës, Qazim Rashën, babait të 25-vjeçarit, Klodian Rasha, i cili u vra nga efektivi i po licisë, Nevaldo Hajdaraj.

Çdo prind, çdo njeri e merr me mend dhimbjen e madhe të babait dhe gjithë familjes për humbjen e birit në lulen më të bukur të moshës. Po prisnin ta fejonin, që Kodiani të ndërtonte familjen e tij, të kishte trashëgimtarët e tij, të jetonte jetën e tij, por fati mi zor kishte vendosur ndryshe.

E keqja nuk ka fund, thotë një shprehje e njohur. Vr asja e Klodianit hyn te tr agjeditë e mëdha, aq me shumë kur ka një autorësi që i shkon jo vetëm po licit që tërhoqi këmbëzën, por në një kuptim me të gjerë, po licisë dhe shtetit që identifikohen me uniformen e çdo polici. Prandaj shpërtheu r evolta e të rinjve në Tiranë dhe në shumë qytete të vendit.

Ai që u ngrit si një zë i urtë mes gjithë kësaj tr agjedie ishte babai i Klodianit, Qazim Rasha. Shumë njerëz në Shqipëri kanë qarë me fjalët e tij të matura, madje edhe me heshtjen e tij kur i duhej të gëlltiste gulçet e dh imbjes. Si baba dhe si kryefamiliar, ai u gjend papritur mes humbjes së pakthyeshme të djalit, shfrimit rinor kundër qeverisë dhe nevojës për drejtësi nga prokuroria dhe gjykatat e vendit.

Qazim Rasha diti të qëndronte me mençuri dhe forcë të madhe shpirtërore mes këtyre zjarreve. Shqiptarët, i madh i vogël, zbuluan një bartës tashmë me thinja të virtyteve me të mira të racës shqiptare, dikë që dhimbja e bën gur, por mban fort fillin e arsyes së shëndoshë.

Në ditët e fa tkeqësisë më të madhe në familjen e tij, Qazim Rasha na tregoi se nuk ka vd ekur, por ekziston kjo Shqipëri e urtësisë, e fisnikërisë dhe burrërisë së e epërme. /NOA.al

Qazim Rasha personazhi i javës Read More »