Aktualitet

Rama në Athinë, zbulon temat e bisedës me kryeministrin Grek

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në kryeqytetin grek, Athinë, ku do të takohet me homologun e tij Kiriakos Mitsotakis.

Në një postim në Twitter, Rama ka treguar dhe temat e diskutimit që do flasë me kryeministrin grek.

“Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitzotakis, për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19; forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve; bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë”, – shkruan Rama.

Në Athinë, Rama do të takohet me kryeministrin Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias, ndërsa takimi është jo-zyrtar.

Sipas burimeve, një ndër temat që priten të diskutohen në takime, është edhe ajo e çështjes së detit Jon për kufirin detar mes dy vendeve.

Vizita e Ramës në Athinë vjen pas vizitës zyrtare në Ankara, ku u takua me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, me të cilin nënshkruan disa marrëveshje dypalëshe në fusha të ndryshme./noa.al/

Rama në Athinë, zbulon temat e bisedës me kryeministrin Grek Read More »

Gruaja e Lulzim Bashës kthehet pas në kohë, publikon foto të para 20 viteve, ja si dukeshin

Gruaja e Lulzim Bashës është kthyer pas në kohë duke publikuar një foto të para 20 viteve.

Aurela Basha ka shkruar edhe një fjali përbri fotos.

“Janar 2001 në Holandë: para se të ktheheshim në Shqipëri”, shkruan ajo.

Në foton që e keni në galeri, Basha ka qenë 26 vjeç, dhe katër vite më vonë do të mbërrinte në Shqipëri për t’u bërë pjesë e politikës.

Aurela dhe Lulzim Basha kanë 15 vite martësë, dhe janë prindër të dy vajzave, Dafina dhe Viktoria. /noa.al/

Gruaja e Lulzim Bashës kthehet pas në kohë, publikon foto të para 20 viteve, ja si dukeshin Read More »

Topalli: Koha për ndryshim! Të zëvendësojmë politikën e korruptuar me politikën e shpresës!

Kryetarja e Partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli deklaroi se grupi i saj politik synon të sjellë shpresën në Shqipëri.
Me anë të një postimi në “Facebook”, Topalli theksoi edhe një herë se ajo është kundër tre liderëve aktualë të politikës, të cilët i quan të korruptuar.
“Vendi ynë ka nevojë për liderë të pakorruptuar! Vendi ynë ka nevojë për vendime të forta kundër korrupsionit dhe varfërisë. Vendi ynë ka nevojë për një qeverisje të mirë. Levizja për Ndryshim synon zëvendësimin e qeverisjes së keqe me një qeverisje të pastër, pa korrupsion. Prandaj ajo është kundër tre kryetarëve të korruptuar! Korrupsioni çon në atë që quhet kapja e shtetit nga pak familje që janë të lidhura mirë me njëra-tjetrën. Kjo rrit papunësinë dhe varfërinë. Kjo ka ndodhur në vendin tonë dhe është shkaku kryesor që të rinjtë nuk gjejnë punë dhe për këtë arsye ikin nga vendi i tyre. Duke pasur parasysh këto sfida shumë shqiptarë të rinj dhe të kualifikuar vazhduan të drejtohen në emigracion, referon Banka Botërore. Banka vë në dukje se pandemia COVID-19 e ka go ditur më tej tregun e punës. Është koha për ndryshim! Është imperative zëvendësimi i politikës së korruptuar të tre kryetarëve me politikën e shpresës!”

Topalli: Koha për ndryshim! Të zëvendësojmë politikën e korruptuar me politikën e shpresës! Read More »

Rama: FA do të kenë muzeun e tyre

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm se shumë shpejt do të hapë dyert muzeu kushtuar historisë së Forcave të Armatosura, ku do të ekspozohen një pjesë e logjistikës së tyre ndër vite.

Rama thotë se aty dikur ndryshkeshin mjete të vjetra e të harruara që shiteshin për skrap nga ata që kreu i qeverisë i quan vandalë.

“Mirëmëngjes shumë shpejt do të hapë dyert muzeu më i ri, kushtuar historisë së Forcave të Armatosura, ku do të ekspozohen mjete e pjesë të logjistikës së tyre në vite, në rreth 100 mijë metër katrorë sipërfaqe, aty ku dikur ndryshkeshin mjete të vjetra e të harruara që shiteshin për skrap nga vandalët pa kujtesë e pa shije të pushtetit të korruptuar në palcë, – shkruan Rama. – Një mjedis muzeal unikal në periferi të kryeqytetit, me zonën e mirëfilltë muzeale e atë rekreative, ku natyra e bukur dhe hapësirat brenda objekteve do të krijojnë një pikë të re referimi për vizitorët e të gjitha moshave dhe turistët padyshim”, vijon kryeministri. /noa.al/

Rama: FA do të kenë muzeun e tyre Read More »

Këngëtarja Myfarete Laze mes lotësh për vde kjen e Kujtim Prodanit: ‘Nuk e imagjinoj dot.I kam shkruajtur por s’mora përgjigje. Sot ky lajm…’

Mes lotësh, këngëtarja Myfarete Laze tha se nuk e besonte dot lajmin për ndarjen nga jeta të kantautorit të njohur, Kujtim Prodanit.

Në një komunikim me News24, kengetarja u shpreh se Prodanin e njihte që fëmijë, kur bashkëpunonte me babain e tij.
Laze thotë se ai ishte një artist i vërtetë që nuk bënte kurrë kompromis me antivlerat.

“Nuk e imagjinoj dot me atë vullnet, me atë kurajo që kishte për jetën. E kam njohur që kur bashkëpunoja me babain e tij. Ishte tamam qytetar, artist edhe në shpirt. I besueshëm, vizionar, e kapte momentin. Jepte mesazhe për jetën. Nuk i pranonte antivlerat. Nuk ma mori mendja që do ndodhte kjo. I kam shkruajtur por s’mora përgjigje. Sot më dhë mbi shumë ky lajm…”,– thotë ajo mes lotësh.

Këngëtarja Myfarete Laze mes lotësh për vde kjen e Kujtim Prodanit: ‘Nuk e imagjinoj dot.I kam shkruajtur por s’mora përgjigje. Sot ky lajm…’ Read More »

Gjergj Leka për ndarjen nga jeta të Kujtim Prodanit:E kishim lënë të iknim pas të shtatëdhjetave, me mend në kokë e piano me vete!

I pik ëlluar nga lajmi i papritur, Leka shkruan në rrjetet sociale se vd ekja e Prodanit ‘i preu krahët’.
TIRANË– Për ndarjen e papritur nga jeta të Kujtim Porodanit ka reaguar edhe kantautori dhe miku i tij Gjergj Leka.

I pikëlluar nga lajmi i tr ishtë , Leka shkruan në rrjetet sociale se vd ekja e Prodanit ‘i preu krahët’.
“O Kujtim si kështu….. E kishim lënë të iknin pas shtatëdhjetave, me mend në kokë e piano me vete…..Na preve krahët“, shkruan leka në ‘Facebook’.
Kujtim Prodani ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 57-vjeçare. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë miqtë dhe familjarët në rrjetet sociale të cilët shprehen të pikëlluar për këtë hu mbje të papritur. Pak ditë më parë, konkretisht në datën 30 Dhjetor, Prodani njoftoi të gjithë miqtë e tij që ishte duke u përballur me Covid në spitalin e Sanatoriumit.

Kujtim Prodani ishte kantautor i dhjetra këngëve të muzikës së lehtë shqiptare, e për vite me radhë ka qenë pjesë e skenave të festivaleve të shumta.

Gjergj Leka për ndarjen nga jeta të Kujtim Prodanit:E kishim lënë të iknim pas të shtatëdhjetave, me mend në kokë e piano me vete! Read More »

I dedikoi këngë virusit pak muaj më parë, sot i mori jetën: ‘Ju flet Corona’

Kur kishte pak javë që virusi COVID-19 shp ërtheu kudo në botë, edhe në Shqipëri, më 29 prill të vitit të kaluar kantautori Kujtim Prodani i kushtoi këngë këtij virusi.

“Ju flet Corona..!”, titullohej kënga ku Prodani i cili duke i sjellë disa vargje virusit, pak muaj më vonë ndërroi jetë. Ai hu mbi be tejën sot, disa ditë pasi ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi.

Prodani u shua në moshën 57-vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të madhe për artin shqiptar Elva

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, përmes një statusi në Facebook, shprehu ke qardhjen dhe ngushëllimin për të afërmit e këngëtarit të mirënjohur, i cili vinte nga një familje artistësh.

“Nuk gjej fjalë të përshkruaj trishtimin që ndjej nga humbja e parakohshme e kantautorit Kujtim Prodani. Djali që i këndoi Tiranës, dashurisë, jetës sot iu bashkua prindërve të tij të nderuar Anita e Agim Prodani… Është shumë herët për t’u ndarë nga ky mik i mirë i të gjithëve”.

“U prehsh në paqe!” – shkroi Margariti.
/NOA.al

I dedikoi këngë virusit pak muaj më parë, sot i mori jetën: ‘Ju flet Corona’ Read More »

Na ike dhe ti rebeli i përjetshëm mbi tokë, be tejën e fatit sa keq që se fitove dot!

nga Genc Demiraj
Hej mik…!
Në fakt, ti ishe miku i të gjithëve sepse të tillë na bëri arti yt…! Miq i bëre të gjithë me natyrën tënde të ç’lirët e buzagazin tënd të përhershëm…
Hej mik…po ç’pate që edhe ti ike pa rradhë dhe ditarin e jetës e mbylle kaq shpejt… ?!
Këtu gotën e jetës përgjysëm e le miku im…gotën e jetës ku hidhje brengat ti…!
Hej mik !
Na ike dhe ti rebeli i përjetshëm mbi tokë, be tejën e fatit sa keq që se fitove dot !
(…i ke thënë të gjitha or Prodan, tek dedikimi “Hej mik…” sa ne, na le veç dh imbjen . )

Na ike dhe ti rebeli i përjetshëm mbi tokë, be tejën e fatit sa keq që se fitove dot! Read More »