“Dëshiroj që gjyshes t’i kthejë buzëqeshjen e humbur!” Kjo ka qenë dëshira e Deslit, 13-vjeçar, që përloti gjithë familjarët e tij.
Gjyshe Remzia, hum bi bashkëshortin para një viti dhe që prej asaj kohe nuk dilte më nga shtëpia, dëgjonte vetëm lajmet dhe nuk buzëqeshte si më parë.
Surpriza e kërkuar nga Desli emocionoi jo vetëm gjyshe Remzien, por edhe pjestarët e tjerë të familjes të cilët ishin në dijeni të dëshirës dhe u bënë bashkëpunëtorë me stafin e programit “Më thuaj një dëshirë” në Top Channel.
Në shtëpinë e gjyshes u instaluan disa kamera të fshehta dhe në ekranin e televizorit nisi të shfaqej një edicion i ‘jashtëzakonshëm’ informativ, ku nga studioja e lajmeve, Ilir Paço, bëri të ditur dëshirën e Deslit për gjyshen e tij.
Kaq mjaftoi që gjithë familja të shpërthente në lot dhe gjyshe Remzia mos të kontrollonte dot emocionet e forta.
Dëshira e Deslit u realizua plotësisht kur gjyshja doli nga shtëpia pas shumë kohësh dhe shkoi në teatrin “Skampa” të qytetit të Elbasanit, ku një grup muzikantësh mes të cilëve Desli, e emocionuan me sonatën e saj të preferuar.
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e Lungomares në Sarandë.
I shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, si dhe nga disa deputetë të PS-së, Rama tha se këtë sezon turistik Saranda do t’i mikpresë pushuesit e shumtë me një transformim të madh e me një plazh të risistemuar, përgjatë një shëtitoreje plot hapësirë në një vijë 1.1km.
Kryetari i bashkisë tha se Sarandës i ka munguar një investim i tillë, dhe se tashmë kjo do të kthehet në një atraksion turistik.
‘Sarandës i ka munguar një investim i tillë. Qytetarët që e vizitojnë çdo ditë kanë impresione shumë të mira. Do të bëhet një plazh i bukur. Ky është një atraksion tashmë.’- tha Gurma.
Po ashtu Rama u ndesh edhe më një qytetar i cili ishte me Partinë Demokratike dhe po lundronte me kanoe në ujërat e detit Jon.
Rama: Si je? Ndalo të bëjmë një fotografi bashkë!
Qytetari: Kryetarin e bashkisë, deputetin e zonës dhe ministrin e Turizmit i kemi shumë të mirë.
Rama: Hë çfarë të bëri PD ty?
Qytetari: Më de gjeneroi fare!
Rama: Dhe ti prap e do!
Qytetari: Edhe gabime të bëjë, e dua.
Rama: Ti prap me PD-në je. Po duhet të vinim ne që ju të zbuloni detin se ato nuk dinë as not.
Sot e kam kuptuar më në fund, falë Fevziut, pse Fatos Nano nuk u kërkoi kurrë falje as socialistëve dhe as shqiptarëve që ua la në derë Edi Ramën, të cilin e solli me thonj të paprerë nga Parisi me shumë lutje.
-Nuk thonë kot, më mirë vonë se kurrë apo sa do rrosh, do mësosh!
-Në rrëfimin e Nanos, alias Robert Çamçakizit, asgjë e rrallë nuk u pa apo dëgjua, përveç mungesës së sinqeritetit dhe teatralitetit.
-As te historia e urinës te oborri i shkollës nuk u tregua i sinqertë.
-Jo për gjë, por ia kam kujtuar një herë punën e urinimit në një mbledhje te Grupi Parlamentar, pas të cilës e talla me “shakatë plot kripë të Duçes” dhe i kujtova që ia kish puthur dorën Rada Trajkoviçit.
-Dy komplekse inferioriteti ka ende Fatosi, atë ndaj Berishës dhe atë ndaj Metës, të cilëve u druhet gjithmonë.
-Harroi të thotë Fatosi me sa vota diferencë fitoi në Kongresin e vitit 1999 dhe nuk u tregua i sinqertë pse pas atij Kongresi ishte i detyruar ta pranonte Metën Kryeministër.
-Harroi të tregojë Fatosi, si dhe pse bëri kompromis me Berishën për zgjedhjen e Topit President më 2007.
-Pra, Fatos, mos gënje kur flet për Berishën e Metën, se u je drejtuar atyre sa herë ke qenë në hall!
-I vetmi moment sinqeriteti tek ti Fatos, ishte kur pranove se me kalkulime, e përdore brezin tonë të eurosocialistëve në funksion të interesave të tua.
-Hallall ta kemi bëre Fatos, gjithsesi!
-Harram na qoftë Fatos, që nuk të larguam dot qysh më 1999!
-Por mos harro Fatos, që edhe pse kishim kandidat Pandin, me të cilin ti tallesh gjithmonë, na munde me vetëm 17 vota diferencë dhe ti e di mirë kush ta dha një dorë në minutat e fundit, kur ende votohej në Kongres dhe ti, falë aleancave të tua okulte, arrite të blesh votat e delegatëve të një rrethi verior, që e përmbysën rezultatin në favorin tënd…
-Jemi pë rplasur shumë herë bashkë Fatos, por paqen, je ti që e ke kërkuar gjithmonë, jo unë, se ti e ke njohur mirë karakterin tim dhe e dije mirë që unë nuk i servilosesha kujt!
-Më në fund Ramës, i cili e ka poshtëruar rregullisht, sipas meje, Fatosi i shërben në mënyrë lëpirëse dhe të pë shtirë tani, si pjesë e detyrimit ndaj Nexhmijes dhe Ramizit që e promovuan mbi bazën e një skeme, detyrim që monitorohet nga Ruçi!
-Blloku ende në fuqi, sepse edhe Fatosi është shërbëtor i Bllokut!
Fatosi nuk e fshehu origjinën siç u përpoq 30 vjet. Fatosi u kthye në origjinë!
-Blloku duhet shka tërruar përfundimisht më 25 Prill!
-Është mision historik për ta shpëtuar përfundimisht Shqipërinë nga mbetjet ko muniste!
Nga Shkodra, presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të bëra nga ish-kryeministri Fatos Nano në një intervistë televizive, ku sulmoi kreun aktual të shtetit.
“Nuk kam asnjë koment për zero ngjarje. Nuk kam asnjë koment dhe një herë tjetër për zero ngjarje për zero akuza”. Ai gjithashtu nuk ka preferuar të komentojë nëse Nano ka shanse të jetë presidenti i ardhshëm i vendit.
Nano, në emisionin “Opinion” deklaroi: “Meta është një nga përfituesit më të mëdhenj. Qysh nga FRESH-i, nga qeveria e parë, Komiteti i Partisë të Tiranës, i dhashë degën e partisë së Tiranës të tregojë veten. Të gjithë thoshin se është rivali i Nanos, por filozofia ime ishte të integroja dhe ata që mendonin ndryshe. E deri tek qeveria e fundit. Ilir Meta u bë kryeministër në 1999, pas një marrëveshje me mua. Dhe mbeti i tillë deri kur dha dorëheqjen në 2002-in, sepse kemi Pandin që nuk të lë të gabosh, se ai vjen mbrapa. Ai mendoi, se bashkë me krizën energjetike, do hante dhe kokën e Fatos Nanos. Nuk ka politikan, tek i cili unë shoh pjesën më të madhe të mëkateve, të 7 mëkateve kapitale, që është presidenti i sotëm”, – tha Nano.
Më pas, Meta, ka mohuar çdo hipotezë për një rishikim të mundshëm të datës së zgjedhjeve parlamentare në vend, për shkak të situatës së Covid 19.
Ai u shpreh i qartë se vendi ka nevojë për zgjedhje në 25 prill, për të kapur sipas tij trendin europian të integrimit.
“Nuk ka asnjë shans dhe asnjë skenar për të rishikuar datën e zgjedhjeve, sepse vendi ka pasur nevojë jetike për zgjedhje prej kohësh dhe ju e dini që kjo është vendosur me konsulta politike, – tha Meta. – 25 prilli do jetë një referendum i qartë për popullin shqiptar, për të ardhmen europiane të vendit. Treni i integrimit është nisur, mjerë ai që i del para, pasi nuk ndalet, jo më 25 prill, por edhe pas 25 prillit. Është turp i madh që jemi akoma larg Serbisë e Malit të Zi, kur 30 vjet para kemi qenë para tyre”. /noa.al/
Infektimet dhe numri i vd ekjeve Covid është rritur ditët e fundit, por kjo nuk i ka penguar kryeqytetasit që t’i shkelin masivisht rregullat kundër virusit.
Ditën e sotme, duke shfrytëzuar edhe ditën me diell të ngrohtë, banorët e Tiranës janë dyndur te Liqeni Artificial.
Fotoja e marrë nga Ora News tregon se qindra qytetarë pa respektuar distancën dhe një pjesë edhe pa maska janë dyndur nga Kodrat e Liqenit për pak relaks.
Në një kohë kur gjobat ndaj qytetarëve janë të përditshme për mbajtjen e maskës, duket pamje të tilla tregojnë një neglizhencë nga qytetarët dhe një mungesë kontrolli nga ana e institucioneve shtetërore.
Ditën e djeshme janë regjistruar 1089 raste të reja, ndërsa 15 qytetarë kanë h umbur jetën.
Në 4 spitalet COVID, sipas shifrave zyrtare po trajtohen 423 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar. Këto të dhëna duket se nuk janë marrë parasysh nga qindra qytetarë të kryeqytetit /NOA.al
“Faleminderit Alessandro që na mësove kuptimin e sakrificës në emër të drejtësisë, lirisë dhe paqes”.
Bashkia e Galbiate në Itali ka nderuar me medaljen e nderit bashkëqytetarin Alessandro Riva, i lindur në 1914, i thirrur ush tar më janar 1941, i kapur nga gjermanët pas ar mëpushimit të 8 shtatorit 1943 dhe vdi q në Shqipëri, si i bu rgosur më 9 janar 1944.
Në një p ërkujtimore sot për familjen, Prefektja Castrese De Rosa dorëzoi medaljen e nderit të afërmve të tij, dhënë nga Presidenti i Republikës.
Komisionerja Laura Maria Motolese dhe Mario Nasatti, Presidenti i Institutit “Nastro Azzurro” ishin pjesë e ceremoninë, pasi kanë kryer kërkimet e nevojshme për të dokumentuar të Rë nët gjatë l uftës.
Fëmijë të shkollës së mesme gjithashtu ishin të ftuar.
Ceremonia përfundoi me dorëzimin e flamurit të Komunës së Galbiate dhe dy vëllimet e prof. Panzeri.
“Sot ne mbajmë pishtarin e dëshmisë që do t’i kalojmë pasardhësve në mënyrë që ata të dinë se e tashmja jonë gjithashtu i ka rrënjët në një të kaluar mizorish që nuk mund t’a harrojmë”.
“Sot u drejtohemi me mirënjohje atyre që hu mbën jetën në emër të drejtësisë dhe paqes. Sot ne i bëjmë ho mazhe Alessandro Riva i cili na bën krenarë që jemi bashkëqytetarë të tij”.
“Faleminderit Alessandro që na mësove kuptimin e sakrificës në emër të drejtësisë, lirisë dhe paqes”, thuhej në deklaratë.
Ish-kryeministri Fatos Nano, akuzoi ish ministrin e Brendshëm Neritan Ceka, se kishte dezertuar në mars 1998 kur në burgun e Tiranës ndodhi një revoltë e të dënuarve.
Nano tha se Ceka e la detyrën, por sa e vërtetë është kjo? Fakt është që Ceka ishte ministër edhe për disa javë të tjera pas asaj ndodhie, por çfarë mendon vetë Ceka për akuzat e Nanos.
I pyetur pikërisht për këto akuza, z.Ceka në një komunikim sonte me noa.al, jep detaje se çfarë ndodhi në marsin e vitit 1998 dhe i konsideron akuzat e Nanos si të paqena.
“Është thjesht fantazi, sepse revo lta në bu rgun e Tiranës ishta nga të bu rgosur or dinerë dhe jo politikë.
Askush nuk doli nga bu rgu dhe po licia ruajti kontrollin nga jashtë. Natyrisht duheshin Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë FNSH për të hyrë brenda.
Sapo erdhi FNSH të burg osurit u kthyen vetë nëpër qeli nga fr ika. Kështu nuk pati asnjë të god itur, jo pastaj të vr arë.
Operacionin e drejtonte Sokol Bare, drejtori i përgjithshëm i poli cisë dhe ministri nuk merrej me drejtim”, sqaron z.Ceka.
Ai siguron se kjo është e vërteta që sikurse thekson, e di fare qartë dhe Ndre Legisi, atëherë ministër shteti në kabinetin Nano. /noa.al/