Aktualitet

Kuzhinieri i famshëm Nusret ndodhet në Shqipëri, ja në cilin qytet po qëndron

Kuzhinieri i njohur Nusret Gokçe këto ditë po qëndron në Shqipëri.
Burime të sigurta për bordo.al kanë treguar se kuzhinieri i veçantë dhe me famë botërore aktualisht po qëndron në qytetin e bukur të Korçës.

Ende nuk dihet arsyeja se pse ai ka ardhur në vendin tonë, por të njejtat burime bëjnë me dije se kuzhinieri i famshëm mbrëmjen e kaluar është akomoduar në një prej hoteleve të njohur në qytetin e Korçës, i cili ka qenë i mbyllur për klientët e zakonshëm.

Nusret u bë i famshëm në rrjete sociale për mënyrën se si e hidhte kripën në ushqime, me një teknikë sa të çuditshme aq edhe të veçantë. Nusret Gökçe, me nofkën Salt Bae, është një kasap, kuzhinier dhe restaurator turk, i cili zotëron Nusr-Et, një zinxhir restorantesh luksoze.

Kuzhinieri i famshëm Nusret ndodhet në Shqipëri, ja në cilin qytet po qëndron Read More »

Babai i gjyqtares së Krujës: ‘Vajza ime është nga më punëtoret, më e përkushtuar, është vi ktimë e politikës’

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shtyrë për më 4 mars vendimin për shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Krujës, Enkeleida Hoxha.

Ndërkohë babai i gjyqtares, këmbëngul se vajza e tij është vik timë e politikës. Ai tha se duhet të hetohen ato çka bëhen nëpër bu rgje dhe mos të mbulohen vendimet e tyre.

“Vajza ime është nga më punëtoret, më e përkushtuar. I ka lënë dy fëmijë në shtëpi që nuk e kanë parë në mëngjes kur zgjohen. Kështu është situata e saj. Është presion, është vi ktimë e politikës. La në bu rg djalin e deputetit se i takonte…”, – tha ai.

Gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkeleida Hoxha aku zohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, ka krijuar një skemë të mirëfilltë për lirimin e të dë nuarve kundrejt parave.

Arr estimi ndaj saj dhe bashkëpunëtorëve të dyshuar, u kryen nga SPAK dy javë më parë në ambientet e Gjykatës së Krujës.

Hoxha dyshohet se ka liruar në mënyrë të paligjshme disa personazhe të botës së kr imit, që ishin dënuar edhe me bu rgim të përjetshëm. /noa.al/

Babai i gjyqtares së Krujës: ‘Vajza ime është nga më punëtoret, më e përkushtuar, është vi ktimë e politikës’ Read More »

Bamir Topi jep dorëheqjen nga drejtimi i FRD-së, një ditë pas marrëveshjes me PD

Bamir Topi jep dorëheqje nga drejtimi i partisë Fryma e Re Demokratike. Dorëheqja e tij mësohet se ka qenë e menjëhershme dhe e parevokueshme. ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ disponon letrën e dorëheqjes së Topit nga FRD.

Ky vendim vjen një ditë pasi përfaqësuesi i FRD-së, Sali Shehu firmosi marrëveshjen me kryedemokratin Lulzim Basha për të qenë pjesë e koalicionit opozitar në zgjedhjet e 25 prillit.

Bamir Topi jep dorëheqjen nga drejtimi i FRD-së, një ditë pas marrëveshjes me PD Read More »

Ja si duket kantieri i ndërtimit në spitalin Rajonal të Fierit

Kryeministri Edi Rama së fundmi ka postuar pamje të reja nga kantiera e ndërtimit të Spitalit Rajonal të Fieri që është financuar nga qeveria e Turqisë.

Inxhinierët turq të kompanisë YDA, kanë vendosur si sfidë dorëzimin e çelësave edhe më përpara se afati 3 mujor.

Ndërtimi këtij spitali shtrihet në një hapësirë prej 50000 m2 nga e cila 13.000 m2 i dedikohet godinës e cila do të jetë me 1 dhe 2 kate.

Momentalisht janë duke punuar 400 punonjës të ardhur nga Turqia si dhe janë punësuar mbi 200 punëtor lokal. Parashikohet që në javën e parë te Marsit numri specialistëve turq që do ti japin dorën e fundit ndërtimit do të shkoje në 700.

blob:https://www.facebook.com/e36c2b3f-bf2c-4b71-bd14-1d0178445dfb

Ja si duket kantieri i ndërtimit në spitalin Rajonal të Fierit Read More »

Energjia elektrike ‘fut në sh err’ Bashën dhe Ramën, ironia e kryeministrit: Fli vëlla, për ty paska qenë kjo dynja

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar mbrëmjen e sotme kryedemokratin Lulzim Basha teksa i risjell një deklaratë të shkëputur gjatë prezantimit të programit “Shqipëria fiton” për bursën e energjisë.

Teksa Basha thotë në video se “angazhimi ynë kyç është ngritja e bursës së energjisë”, Rama nxjerr dokumentet sipas të cilave Bursa është themeluar më 23 tetor 2020.
Rama:#
#FliGjumëFli fli vëlla, për ty paska qen kjo dynja🙃

Energjia elektrike ‘fut në sh err’ Bashën dhe Ramën, ironia e kryeministrit: Fli vëlla, për ty paska qenë kjo dynja Read More »

Gjuzi sfidon Bashën dhe Ramën, formon koalicion për zgjedhjet e 25 prillit me 3 deputetë të Kuvendit

Dita e sotme është edhe afati i fundit për të regjistruar koalicionet në KQZ, ku partitë politike kanë mundësi që të garojnë me një listë të përbahskët.

Pas koalicionit PD-Aleanca për Ndryshim, i formuar nga Partia Demokratike dhe 13 parti aleate, një tjetër koalicion ka bërë kërkesë për t’u regjistruar në KQZ.

Bëhet fjalë për 4 subjekte politike, të cilat janë: Partia Konservatore Albania me kryetar Kujtim Gjuzin, Partia Ora e Shqipërisë me kryetar Zef Shtjefnin, Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë me kryetar Selami Jenisheri dhe Partia Emigracioni Shqiptar, me kryetar Kostaq Papa.

Koalicioni do të quhet “Aleanca Ora Komëbtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët”.

Të katër këta kryetarë partish janë edhe deputetë të Kuvendit, të cilët u futën në Parlament pas lënies së mandateve nga ana e opozitës.

Gjuzi sfidon Bashën dhe Ramën, formon koalicion për zgjedhjet e 25 prillit me 3 deputetë të Kuvendit Read More »

Basha: PD do të ulë çmimin e energjisë elektrike për familjet shqiptare

Teksa ka nisur numërimi mbrapsht për ditën e zgjedhjeve, 25 prillin, kryedemokrati Lulzim Basha ka një tjetër premtim për shqiptarët.

Basha thotë se do të ulë faturën e energjisë elektrike për 70% të familjeve shqiptare.

“Ne do të ulim faturën e energjisë elektrike për 70% të familjeve shqiptare, duke ngritur një sistem faturimi me dy fasha dhe duke ulur çmimin e energjisë për familjet që konsumojnë deri në 300 kW/orë në muaj.

Liberalizojmë tregun dhe ngremë bursën e energjisë. #SHQIPERIAFITON”-shkruan Basha.

Basha: PD do të ulë çmimin e energjisë elektrike për familjet shqiptare Read More »

Partia Socialiste i ka hapur rrugë kandidimit, nën siglën e kësaj partie, të disa prej deputetëve aktualë të opozitës parlamentare (emrat)

Partia Socialiste i ka hapur rrugë kandidimit, nën siglën e kësaj partie, të disa prej deputetëve aktualë të opozitës parlamentare.

Deri me tani, prej ‘blerjeve’ të fundit të PS-së në garën e 25 prillit janë konfirmuar tre kandidatë, të cilët vijnë dy nga LSI dhe një nga PDIU.

Ndërkohë mësohet se negociatat aktualisht vijojnë edhe me 2 deputetë te tjerë nga grupi parlamentar demokrat.

Lajmin e bëri të ditur TCH, teksa i referohet burimeve nga PS-ja.

Deputetja e Dibrës nga radhët e PDIU-s Reme Lala do të jetë në listën e PS në Tiranë.

Ajo disa ditë më parë ka marrë pjesë në mbledhjen e kandidatëve për deputet të qarkut Tiranë në selinë rozë. Edhe Edmond Rrushi, që hyri në parlament nga listat e LSI ka qenë pjesë në këtë mbledhje duke konfirmuar kështu një vend në listën e PS Tiranë.

Ylli Shehu është një tjetër deputet i LSI, i cili do t’i bashkohet PS por konfirmimin e tij duhet ta bëjnë drejtuesit e PS-së.

Ediola Brahaj, deputete nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ishte ndër të parat që po bën fushatë elektorale aktive në krah të Bledi Çuçit, drejtues politik i PS-së në Gjirokastër.

Sa i përket “merkatos” para zgjedhjeve, siç është raportuar nga TCH, PS është në negociata edhe me dy deputetë nga Grupi Parlamentar Demokrat të cilët janë Alban Zeneli dhe Halit Valteri. Edhe këta të fundit në zgjedhjet e vitit 2017 ishin kandidatë në listat e Partisë Demokratike.

Deputetë të shumtë të asaj që konsiderohej deri më sot si opozita e re, të cilët uk iu bindën urdhërit të PD-së dhe LSI, duke u futur në Kuvend, duket se po shohin si mundësinë më të mirë për të vazhduar karrierën politike, bashkimin me PS-në.
/NOA.al

Partia Socialiste i ka hapur rrugë kandidimit, nën siglën e kësaj partie, të disa prej deputetëve aktualë të opozitës parlamentare (emrat) Read More »