Një foto në Instagram, ka futur në problem kreun e PD, Lulzim Basha. Bashkëshortja e e tij Aurela Basha ka postuar një foto me Bashën në makinë, ku, ky i fundit po e drejton mjetin.
“Një pasdite të këndshme të gjithëve”, shkruan Aurela.
Ajo që vihet re është se Basha nuk ka vendosur rripin e sigurimit.
Më herët, bashkëshortja e kreut të PD ka postuar foto të Bashës duke i lexuar të bijës si dhe një video teksa kreu i PD-së gatuan në shtëpi.
Kryeministri Edi Rama nuk do të kandidojë në Vlorë, qark ku u zgjodh deputet në dy legjislaturat e fundit.
Ai konfirmoi sot se do të jetë në listën e Durrësit për zgjedhjet e 25 Prillit.
Rama tha gjatë bashkëbisedimit me anëtarët e rinj të PS se ky mandat i tretë do të jetë i veçantë për Durrësin si potencial që nuk është shfrytëzuar siç duhet.
“Unë do jem pjesë e skuadrës edhe nëse Durrës dhe ky mandat i tretë do të ketë një vend të veçantë për Durrësit si potencial i pashfrytëzuar”.
“Sot jemi në një udhëkryq mes të ardhmes dhe të shkuarës me një punë që vazhdon dhe nuk e bën dot askush më mirë se dhe pse ne nuk jemi më të mirë”, tha Rama./NOA.al
Një grua 112-vjeçe jeton në fshatin Ferras të Njësisë Administrative Kozare në qytetin e Kuçovës dhe fatmirësisht ende e fortë dhe aktive.
Ajo quhet Qamile Marra dhe ka lindur në 19 Gusht 1909. Nënë Qamilja jeton në këtë fshat që prej ditës kur është martuar e deri më sot dhe ka lindur 6 fëmijë. Ajo gëzon shëndet të mirë dhe për çudinë e të gjithëve vazhdon ende të bëj punët e shtëpisë e të kujdeset për kopshtin e gjënë e gjallë.
Nënë Qamilja që dëgjon me pak vështirësi, tregon për News24 jetën e saj. Ajo e fillon nga martesa, shpërngulja nga shtëpia e saj e parë pas përmbytjeve që shkaktoi lumi Devoll në këtë zonë në kohën e komunizmit e deri tek lindja e fëmijëve, duke u shprehur krenare që ka rritur e vetme 6 fëmijë dhe 6 nipër e mbesa.
Nënë Qamilja pohon se ajo kujdeset vetë për veten e saj që nga larja, krehja e deri tek larja me dorë e rrobave të saj, të cilat nuk do në asnjë mënyrë t’i fusë në lavatriçe. Duke treguar edhe dhimbjet që ka pësuar në jetë (me vdekjen e shpejtë të burrit e më pas vdekjen e një djali dhe një nipi), nënë Qamilja shprehet se jeta e saj ka qenë e rrethuar me dashuri nga të gjithë.
E pyetur në lidhje me pandeminë që ka rënë në vend prej 1 viti, ajo shprehet se nuk ka frikë nga koronavirusi. “Jeta është e shkruar nga Zoti, ka rënë kjo kolera dhe të gjithë janë trembur për jetën, por ne jemi kurbanë të perëndisë”, shprehet ajo.
Djali i saj Hesen Marra, me të cilin jeton nënë Qamilja, tregon se jeta për nënën e tij ka qenë e vështirë, por ajo nuk është dorëzuar asnjëherë, ka punuar gjithmonë dhe kjo e ka mbajtur gjallë dhe akoma në këmbë.
Hyseni shprehet se nëna e tij edhe pse gëzon shëndet të mirë, çuditërisht prej disa vitesh është çregjistruar nga regjistri i gjendjes civile dhe kjo ka ndodhur pa i njoftuar fare familjarët.
Hyseni flet edhe për vështirësitë ekonomike që kalon familja e tij. “Me të ardhurat që sigurojmë e kam tejet të vështirë mbajtjen e familjes dhe pagesat e detyrimeve në shtet. Kurse prodhimet e tokës, ku kam mbjellë edhe disa pemë frutore, nuk më sigurojnë asnjë fitim përveçse humbje, kjo për shkak të mungesës së tregut”, shprehet Qamil Marra. /bw
Në një intervistë për Ora News, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se në dy muajt e parë të vitit ka pasur 50% të gjithë vd ekjeve të vitit 2020 me Covid.
Berisha: Në vitin 2020 statistikat tregojnë se vendi ynë kishte 6300 vd ekje më shumë. Me këtë numër vdekjes ne renditeshim pas Meksikës dhe Perusë. Vendi ynë për vd ekshmëri të tepërt kalon me 2 herë Kosovë, 2.8 herë Serbinë. 6-7 herë Greqinë. Sot situata është më dra matike. Në dy muajt e parë të vitit, sipas statistikës së manipuluar të xhahilit të Surrelit, ne kemi 600 vd ekje. Pra në dy muaj kemi 50% të të gjitha vd ekjeve që ata kanë informuar për vitin 2020, kur kanë thënë se janë 1100 vdekje. Por të shumëzuara me 5.2 ato dolën 6300 vd ekje. Nëse këto 600 i shumëzojmë me 5.2 kemi rreth 3000 vd ekje në këto 2 muaj.
Rama i merre vetë të gjitha vendimet në funksion të karriges së tij. Ai vetë tha se jemi më mirë se të gjithë vendet e zhvilluara dhe tani del më keq se gjithë të tjerët. Ai do të fshehë. Ai mund të kalojë mbi kuf oma dhe të mos e pranojë të vërtetën.
Drejtuesja politike e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Grida Duma, vijon takimet me bizneset në vend, të cilët po përballen me krizën e thellë të pandemisë së Covid-19.
Gjatë një takimi të fundit, Duma iu ka premtuar bizneseve se PD do të ulë taksat në mbështetje të tyre, si dhe do të bëjë amnisti për një vit për të gjitha gjobat e marra gjatë kësaj peridhe të vështirë. Më tej, Grida Duma ka ftuar biznesin të votojë për PD, në mënyrë që të fitojë ekonomia dhe Shqipëria me 25 Prill!
“Shqipëria ka mbetur në vendnumëro! Bisnesi sot nuk është i qetë, tatimet janë kthyer në makth. Ekonomia prodhuese paguan 15% dhe ekonomia përfituese e tenderave 7.5%. Partia Demokratike do të ulë taksat në mbështetje të bisnesit!”, ka thënë Duma mes të tjerash.
Pjesë nga diskutimi:
Grida Duma: “Jeni një nga bizneset shumë të pakta eksportuese. Si ia keni dalë që të eksportoni në një treg që vetëm importon?”
Biznesi: “Si gjithë bizneset kemi edhe ne ato problemet tona sepse nuk varet nga ne. Është tregu që ta imponon. Xhiron kanë rënë ç’është e vërteta. Pastaj taksat dihet me 15%. Duam të bëjmë investime të reja, subvencionet nga shteti apo ndonjë ndihmë kushedi se çfarë s’ka.Grida Duma: “Pavarësisht se eksportoni përsëri nuk keni lehtësinë e fiskut nën 15%?”Biznesi: “Fare.”
Grida Duma: “Ne themi 9%. Sa ju influencon kjo në koston dhe në çlirimin tuaj?”
Biznesi: “Po si çdo ulje taksash është e mirë sepse është në favorin tonë, padiskutim! Mirë taksat që duhet ulur por duhet të kemi edhe disa ndihma dhe lehtësira të tjera.”Amnisti një vit për të gjitha gjobat me qëllim lehtësimin e bisnesit për t’i lejuar atij të ringrihet nga skllavëria e gjobave dhe taksave të pafundme që po e rrënon cdo ditë e më shumë.
Grida Duma: “Amnistia 1 vit e të gjitha gjobave. E çliron biznesin si atmosferë?”
Biznesi: “Shumë. Sidomos edhe biznesin e ri. Tani po flisja, sidomos edhe për këtë regjistrin e pronarëve, që po bëhet tani. Nuk kemi asnjë informacion nga tatimet, nuk jemi të qartë ne kontabilistët në radhë të parë, si do të operohet, si do t’ia shpjegojmë biznesit? Këto certifikatat elektornike që janë për administratorët, si do funksionojnë? Kjo është e gjitha.
”Grida Duma: “Ne themi që Shqipëria ka mbetur në vendnumëro, sidomos për pjesën e transparencës së marrjes së vendimeve për fiskun. Sepse juve ju kushton kohë sa të informoheni, pastaj sa të futeni në sistem, pastaj sa të ndiqni procedurën. Domethënë e ngecur në vendnumëro.”
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, zhvilloi një takim me strukturat e LSI-së në Kashar, me të cilët diskutoi për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi ka angazhuar strukturat e LSI, që të jenë sa më pranë njerëzve, duke thënë se “ajo që është më e rëndësishmja është që siç vjen duke u ngushtuar ajo hapësira e kohës për ne si LSI që duam të takojmë njerëzit, ashtu vjen duke u ngushtuar edhe hapësira e qeverisjes në ikje të Rilindjes”.Më tej, kryetarja e LSI iu është drejtuar qytetarëve, duke iu thënë se “Ne mendojmë që duhet t’u japim fund me zgjedhjet e 25 prillit çdo lloj abuzimi që bën çdo parti politike, çdo individ politik, me pushtetin që u është dhënë nga qytetarët. Prandaj i ftojmë të gjithë që më 25 prill të kenë shansin dhe mundësinë për të shkuar në kutinë e votimit, për të votuar dhe ndryshuar këtë realitet i cili për hir të së vërtetës është bërë i pamundshëm”.
Fjala e Kryemadhit:
Unë dua t’i jem shumë mirënjohëse të gjithë grupit organizator, jo vetëm për takimet, por për të gjithë mundësinë e komunikimit. Sepse sot është shumë më e vështirë për njerëzit për të qenë me ne në takim, por e kanë shumë më të kollajshme për të na hapur dyert e shtëpive të tyre. Duke qenë se Lemi do të jetë edhe kandidat i LSI-së për të gjithë zonën e Kasharit dhe është përfaqësues i saj, duke qenë në komunikim edhe me strukturat e partisë, por të dalim edhe jashtë strukturave, të jemi të përfshirë tek angazhimi i qytetarëve dhe sidomos i njerëzve të cilët do të kenë mundësi për të votuar dhe nëpërmjet votës së tyre i japin votën jo vetëm LSI-së, por edhe Lemit.Ne sot jemi në një ritëm shumë më të shpejtë seç kemi qenë në ditët e tjera. Sot është dita e 57 nga zgjedhjet, nesër bëhen 56. Kështu që ajo që është më e rëndësishmja është që siç vjen duke u ngushtuar ajo hapësira e kohës për ne si LSI që duam të takojmë njerëzit, ashtu vjen duke u ngushtuar edhe hapësira e qeverisjes në ikje të Rilindjes.Ne në fakt në zonën e Kasharit kemi qenë gjithmonë të përfaqësuar dhe prezent, por sigurisht që mënyra e funksionimit të strukturave tona duhet të dalë jashtë strukturave partiake, por duhet të përfshihemi në takime me qytetarët, atë të cilën ne e kemi organizuar edhe nëpërmjet gjithë pikave dhe grupeve tona të interesit, duke filluar nga të rinjtë dhe të rejat, nga gratë, nga bizneset të cilat janë ato që po vuajnë më shumë nga të gjithë, nga familjarët të cilët kanë taksat e karta, energjinë e lartë, çmimet e larta. Një nga pikat tona që ne ndihemi më pranë me njerëzit, është ajo që ne marrim përsipër për të realizuar.Ne sot jemi në kuadrin e programit dhe ajo që duam të diskutojmë është çështja lidhur me të. 5% i rimbursimit të shpenzimeve çdo familjeje, apo programi për arsimimin e të rinjve, që ne e kemi një nga pikat tona kryesore. Sepse në fund të ditës, nëse ne nuk do të kemi një sistem arsimor i cili të prodhojë jo vetëm studentë dhe më pas profesionistë të kualifikuar, ne do ta kemi të pamundur për të konkurruar në tregun e punës, por edhe në tregun rajonal.Kështu që Lemi unë e di që ti e ke pasur sa të vështirë, por aq edhe të thjeshtë. E ke pasur të vështirë sepse presioni i segmenteve të qeverisjes dhe të bashkisë e të gjithë e kanë bërë të vështirë për të lëvizur. Por nga ana tjetër ka qenë e kollajshme, me të gjithë njerëzit që ta kanë bërë të mundur komunikimin, për të vajtur në shtëpitë e njerëzve, për t’i takuar dhe për të biseduar. Ashtu si edhe Marsela e shumë vajza e djem të rinj që janë pjesë e ekipit tënd, e kanë bërë të realizueshme, që ne sot të pretendojmë për të pasur jo vetëm një rezultat të kënaqshëm, por pretendojmë për të pasur rezultat për ta thyer atë mentalitet dhe atë rezultat që janë mësuar ta shikojnë herë pas here në komunën e Kasharit.
Kryeministri Edi Rama teksa bisedonte me qytetarët në Berat, është shprehur se qeveria e tij po synon të heqë taksën edhe për pagën 40 mijë lekë. Sipas Ramës kjo do të përfshijë rreth 67% të pagave në vendin tonë.
Ndërkohë ai është ndalur edhe tek pensionet duke thënë se do të shikohet mundësia për të ndërhyrë për rritje të pensioneve.
“Po synojmë që personat që do marrin 40 mijë lekë rrogë nuk do paguajnë taksë. Nuk është pak se shkon 67% e të gjithës. E të gjithë pagave pa taksë. Kalkulimet janë që ta bëjmë në janar 2022 apo 1 janar 2023. Ne jemi në qeveri dhe do jemi. Dhe duhet të mbajmë ato që themi nuk do flasim në ajër. 2022 apo 2023 të rrisim mundësi dhe më pas të shpërndajmë më shumë. Bëhet duke investuar të ardhurat. Po studiojmë se si mund të ndërhyjmë tek pensionet. Por vende të tjera si Serbia i ka ulur pensionet. Po flet për rritje por jo. Në nuk bëhet fjalë për të vepruar kështu. Skema po balancohet. Është bërë stabël dhe kushtet janë, nuk e them dot se do ulim sigurimet dhe do rrisim pensionet 5% thotë ai tjetri. Si Sudja. Që të tejkalosh Suden është kurajo shumë e madhe” ka thënë Rama.
Kryeministri Edi Rama, ndodhet këtë të premte në Berat ku po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët. Gjatë bisedës me to, ai u ndal dhe tek integrimi i Shqipërisë në BE.
Sipas Ramës, shteti shqiptar i ka bërë të gjitha detyrat dhe tanimë i ka mbetur vendeve të BE të japin një vendim për çeljen e negociatave. Ai lajmëroi se pas disa ditësh do të ketë një takim me funksionarët në Bruksel, ku do të diskutohet pikërisht për këtë çështje
“Procesi i integrimit ka dy faktorë, Shqipërinë dhe BE. Bashkimi Evropian është një bashkësi shtetet që janë faktorë të rëndësishëm për këtë proces. Duke u nisur nga vendimi i marrë nga Këshilli Evropian, çelja e negociatave është realizuar. Por hapja e negociatave formalisht është aprovimi i të gjitha shteteve. Këtu jemi në një fazë ku e kemi parë faktikisht që dinamikat e brendshme të BE dhe hallet e brendshme të një vendi, zgjedhjet e një vendi ndikojnë. Unë e kam thënë që pa u bërë zgjedhjet në Holandë, do të dëgjojmë shumë, por konferenca nuk do të ndodhi. Ka ndikuar dhe shumë pandemia, ka futur një agjendë në mes. Do të jem në Bruksel për pak ditë, do të kem një bashkëbisedim. Ne i kemi bërë detyrat tona. Pra është shumë e qartë. Nuk është një proces që ecën teknikisht, nuk varet vetëm nga ne, por nga shumë komponentë të tjerë. Ne të bëjmë tonat, për një arsye të thjeshtë. Ne nuk i bëjmë të na vlerësoj Holanda, ne i bëjmë sepse janë gjërat e duhura për shtetin tonë. Reforma në Drejtësi nuk behet se e duan amerikanët apo evropianët. Ata e duan sigurisht, por ne nuk e bëjmë sepse e duan ata, e bëjmë sepse i duhet shqiptarëve, i duhet këtyre të rinjve, atyre që janë fare të vegjël. Kështu në të gjitha drejtimet. Çdo reformë që lidhet me BE është padiskutkim në të mirën e vendit tonë. Puna është të ngremë Evropën këtu dhe a bëjmë Shqipërinë një shtet që vepron si një shtet evropian”, u shpreh kryeministri.