Aktualitet

Rama nuk i kursen komplimentat për Kiaran: ‘Mu duke si nga Hollywood-i, na dole nga Kuçi’

Kryeministri Edi Rama ka komplimentuar një vajzë me emrin Kiara në Vlorë.
Teksa ndodhej në podium dhe po fliste bashkë me të renë në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të Partisë Socialiste Rama tha se me Kiarën ishte takuar shumë vite më parë.

Në projector u shfaq një foto ku shihej Kiara e para disa viteve, e cila pozonte krah Ramës.
Pas fjalës së Kiarës, Rama nuk i ndali komplimentet dhe tha se ajo dukej sikur kishte ardhur nga Hollywood, por në fakt ishte nga Kuçi.

“Unë kur e pashë mendova kjo është nga Hollywood-i por në fakt më dol inga Kuçi.
Thashë nuk na u nda Kuçi. Shko vajzë, shko se të gjithë me Kuçin jemi,”- tha Rama.

Rama nuk i kursen komplimentat për Kiaran: ‘Mu duke si nga Hollywood-i, na dole nga Kuçi’ Read More »

Meta bën deklaratë të bujshme, a kuzon ambasadoren Kim se…

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të bujshme mbrëmjen e sotme, ku ka akuzuar ambasadoren amerikane Yuri Kim se e ka kërc ënuar, duke i kërkuar sqë të mos flaës për rikthimin e Ardian Dvoranit në KED.

Sipas tij, ambasadorja i ka thënë “mos bëj zhu rmë se dimë ca gjëra për ty”, ndërkohë që Meta thotë se nuk do e shkelë Kushtetutën dhe Amerika mund të publikojë gjithçka që ka për të, pasi nuk e ka problem.

“Donte të futej në lojë kjo, ta bëjmë lojën tamam ne. Më ka marrë në telefon se kisha bërë letër unë se donin ta fusnin prapë në KLD këtë Dvoranin. Edhe i them unë “thirrini mendjes se ky nuk është as në KLGJ, dhe ky është edhe me Venecian etj, etj”.

Nuk do ta botoja letrën në orën 11 se nuk doja të ndërhyja në një vendim të organeve të drejtësisë. Ajo më merr në telefon dhe më thotë “ti zotëri nesër mos bëj zhu rmë po qe se këta e bëjnë kështu”.

I them “moj zonjë ne kemi bërë një marrëveshje, se ky nuk është as anëtar i gjykatës së Lartë”. “Po ne dimë disa gjëra për ty”, më thotë mua kjo. Ambasadroja i thotë presidentit që dimë ca gjëra për ty. Çfarë dini për mua i nxirrni i thashë, se unë nuk e shkel Kushtetutën. Çfarë ke ti për mua dhe çfarë ka Amerika për mua mund ta nxirrni dhe unë këtë va gabond dhe h orr nuk e pranoj”, tha Meta.

Meta bën deklaratë të bujshme, a kuzon ambasadoren Kim se… Read More »

Yuri Kim i kërkon Presidentit që të ndalojë me k ërcënimet për ‘s ëpatat dhe sf urqet’/ I përgjigjet Meta…

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim i kërkoi Presidentit Ilir Meta që të ndalojë me kë rcënimet për “së patat dhe sfu rqet”.

E ndërsa diplomatja amerikane dë noi qëndrimin e tij, Presidenti Ilir Meta iu përgjigj menjëherë.

“Është e papranueshme për këdo që kërc ënon qytetarët do të marrin “sf urqet” në 25 Prill nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kë rcënime meritojnë dë nim. Ata që nxisin dh unë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal,” – shkruan Kim.

Sakaq, ka reaguar Presidenti Meta. “Meqë më dërgoi live SMS i them Ambasadores Amerikane mos e mbështet më Edi Ramën.

Meqë jam transparent po ju them edhe një fakt që Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvoranin. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës”, – tha në reagimin e tij, Presidenti Ilir Meta.

/NOA.al

Yuri Kim i kërkon Presidentit që të ndalojë me k ërcënimet për ‘s ëpatat dhe sf urqet’/ I përgjigjet Meta… Read More »

Përgjigjet Basha/ A do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet i bindur në fitore në zgjedhjet e së dielës.

“Në mënyrën më absolute nuk ka dhe nuk ka për të pasur qeverisje me Edi Rama”. Kështu u shpreh Lulzim Basha këtë të premte në emisionin “Zonë e Lirë” në Televizionin Klan.

I bindur në fitoren e opozitë, Basha tha se ftesa e Kryeministrit Edi Rama për bashkëqeverisje, është pranim i humbjes nga ana e tij.

“Shifrat do të jenë thellësisht fituese për aleancën tonë, këtë e di çdokush, e dinë ata që bëjnë sondazhe dhe i di siç janë pa u paguar për t’u ndryshuar, e dimë ne e dinë gjithë shqiptarët, e di edhe Edi Rama. Si ka mundësi një muaj e gjysmë sharje e fyerje s’la gjë pa thënë dhe në fund fare tha hajde të bëjnë qeveri bashkë. Çfarë do të thotë kjo? Që edhe ai e di që më 25 Prill… kjo është të pranosh hu mbjen, tani e dinë dhe socialistët”.

I pyetur se çfarë do të bënte nëse nga zgjedhjet del h umbës, Basha tha se ky opsion nuk ekziston.

“Ajo që do të ndodhë me 25 prill nuk është e partive, është e shqiptarëve, është e familjeve të tyre, për fëmijët e tyre prandaj është e pandalshme sepse Shqipëria me 25 prill Shqipëria do të vendosë për një jetë më të mirë për familjet, për fëmijët dhe për veten e tyre”, tha Basha mes të tjerash.

A do ta pranosh rezultatin, cilido qoftë ai?

Rezultati i 25 Prillit do të vuloset me votën e shqiptarëve, ai është i dukshëm kudo dhe do të jetë fitorja e thellë e Partisë Demokratike.

Do ta pranosh apo jo?

Padiskutim që do ta pranoj, do ta pranoj fitoren e thellë si përgjegjësin më të madhe të jetës time.

Po hum bjen jo?

Nuk mund të h umbë Shqipëria më 25 Prill, do të hu mbë Edi Rama.

A do ta pranosh rezultatin, cilido qoftë ai?

Rezultati i 25 Prillit do të vuloset me votën e shqiptarëve, ai është i dukshëm kudo dhe do të jetë fitorja e thellë e Partisë Demokratike.

Do ta pranosh apo jo?

Padiskutim që do ta pranoj, do ta pranoj fitoren e thellë si përgjegjësin më të madhe të jetës time.

Po h umbjen jo?

Nuk mund të hu mbë Shqipëria më 25 Prill, do të hu mbë Edi Rama.

/NOA.al

Përgjigjet Basha/ A do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit Read More »

Rama tregon cfarë i kërkoi Zaho në Vlorë para se të ngjitej në podium

Kryeministri Edi Rama mbylli fushatën elektorale.

Ai e nisi fjalën me një koment të një prej momenteve më të bukura të kësaj fushate, kur djali i tij i vogël, Zaho foli para gjithë simpatizantëve socialistë në Vlorë.

Rama është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel ku tha se ai nuk kishte emocione dhe se i kishte kërkuar vetë ai që të merrte mikrofonin e të fliste.

“Aty poshtë kur ishim që e mbaja unë do të flas, do të flas dhe unë thoshte. Filloi të fliste, s’kishte emocione, nuk mu duk mua të paktën, e ka shumë fiksim Vlorën prandaj. Janë ato momente që duke i parë e kupton sa shumë i ke borxh atyre që janë afër teje”, tha Rama, ndërsa u prek kur shikonte momentet e fjalimit të Zahos në Vlorë./NOA.al

Rama tregon cfarë i kërkoi Zaho në Vlorë para se të ngjitej në podium Read More »

Kryeministri Edi Rama e mbylli mitingun e Partisë Socialiste në Vlorë, duke ngjitur në podium familjen e tij/ Zaho: Unë dua Vlorën!

Kryeministri Edi Rama e mbylli mitingun e Partisë Socialiste në Vlorë, duke ngjitur në podium familjen e tij.

Rama prezantoi Zahon, i cili mori fjalën.

Rama: Hajde. Ju prezantoj me dikë që sa herë i thua ore bëj msimet, po i bëre mësimet do të çoj në Vlorë. Ja ku është Vlora.

Zaho: Mirëmbrëma. Unë dua Vlorën.

Rama: Zaho e do Vlorën. Vlorën e do gjithë Shqipëria. Vlora në 25 prill do të vendosë ngjitjen e Shqipërisë në Majë. Rrofshi, rrofshi, rrofshi!

Kryeministri Edi Rama e mbylli mitingun e Partisë Socialiste në Vlorë, duke ngjitur në podium familjen e tij/ Zaho: Unë dua Vlorën! Read More »

‘Në 4 vitet e ardhshme do të bëj 12 herë më shumë për Vlorën seç kam bërë dhe kemi bërë në këto 2 mandate që po mbyllim, 12 herë më shumë’

“Sot ju them ju vlonjatëve ju e keni në dorë, ju e vendosni nëse në 25 prill juve më jepni mua dhe Partisë Socialiste 9 mandate unë po ju them që në 4 vitet e ardhshme do të bëj 12 herë më shumë për Vlorën seç kam bërë dhe kemi bërë në këto 2 mandate që po mbyllim, 12 herë më shumë”.

Me këto fjalë iu drejtua sot qytetarëve të Vlorës Kryeministri Edi Rama gjatë takimit përmbyllës të fushatës elektorale.

“Kur të vij dita që të jenë zgjedhjet e pas katër viteve unë do të vij këtu dhe atje në ekran do pasqyrohet kjo që thashë sot dhe Vlora e pas 4 viteve do të jetë 12 herë më e mirë se kjo që është sot”, – tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “Kur them Vlora jo vetëm bashkinë e Vlorës, kur them Vlora them Himara, Saranda, kur them Vlora them Labëria, Selenica, unë kur them Vlora them Shqipëria”.

“Vlora sot është padiskutim vendi më i bukur ku mund të nisen për të shkuar në Shqipëri. Deri dje a ju kujtohet si e lanë Vlorën edhe të majtët e të djathtët. Të majtët thoshin ata i kemi në xhep të djathtët thoshin ata me ne s’bëhen kurrë dhe te dyja palët ia kishin kthyer kurrizin këtij vendi që i jep kuptim shqiptarisë”, – theksoi Rama.

Kryeministri Rama tha se “sot Vlora flet me pamjen e saj, me ndryshimin e brendshëm të saj që vazhdon dita ditës, flet me numrin e kaq shumë sipërmarrjeve të vogla, që janë hapur dhe hapen javë pas jave, muaj pas muaji, flet me entuziazmin tuaj”.

‘Në 4 vitet e ardhshme do të bëj 12 herë më shumë për Vlorën seç kam bërë dhe kemi bërë në këto 2 mandate që po mbyllim, 12 herë më shumë’ Read More »

Tritan Kalo mesazh për zgjedhjet e 25 prillit: ‘Mos u verboni nga mëria e u rrejtja ndaj njëri-tjetrit’

Mjeku infeksionit Tritan Kalo u drejtohet qytetarëve para zgjedhjeve tw 25 prillit me një mesazh duke u kërkuar dy gjëra; e para që të “mos bien pre e pre e dasive partiake” dhe e dyta që “të votojmë dhe mënçurisht të shfrytëzojmë forcën e votës për ndryshim”.

“Kohë kovidiane…. 25.04.2021 dhe në vijimësi. POR tashmë në periudhën e pas-tranzicionin Demon-kratik….Ishim, jemi dhe përjetësisht të gjithë do të mbesim bijë e bija të këtyre Trevave Arbërore….Jemi SHQIPËTARË në gen, në shpirt, në frymë dhe në qëndrimet tona, për ardhmërinë e mbrothësimin e Nënlokes Shqipëri….KURRË mos bini pre e dasive partiake dhe mos u verboni nga mëria e urr ejtja ndaj njëri-tjetrit….”

“Me mëndjen e kthjellët e të ndriçuar nga drita e shpresës dhe me zemrën e mbushur plot dashuri e respekt për njëri-tjetrin e “baltën më të ëmbël se mjalta”, qetësisht të kryejmë detyrën tonë qytetare ndaj DEMOKRACISË, të votojmë dhe mënçurisht të shfr ytëzojmë forcën e votës për ndryshim, në një Shoqëri të plotë-vlertë demokratike pa asnjë reminishencë të së shkuarës sonë di ktatoriale në të…..”

“Dibranë, Elbasanlli, Shkodranë, Vlonjatë, Gjirokastritë, Tironsa, Korçarë, Myzeqarë, Krutanë, etj., ishim, jemi dhe në çdo kohë e rrethanë do të mbetemi motra e vëllezër…..Interesat e atdhedashurisë duhet të prevalojnë mbi interesat partiake….. KURRË të mos harojmë se Delezimi dhe Militantizmi i verbër, dhuna verbale e fizike do të sjellë edhe në vijimësi vetëm theqafjen e demon-kracisë…. Together forever!!!” shkruan Kalo.
/NOA.al

Tritan Kalo mesazh për zgjedhjet e 25 prillit: ‘Mos u verboni nga mëria e u rrejtja ndaj njëri-tjetrit’ Read More »