Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shpërndarë një video ku shihen momente nga stërvitja “Defender Europe 21”, ku janë të përfshirë trupat e NATO-s dhe ato shqiptare.
Stërvitja në fjalë po kryhet në bazën e Bizës, mbrapa Malit të Dajtit, ndërkohë që Rama njofton se këto stërvitje do kryhen në të gjithë Shqipërinë.
““Defender Europe 21” Disa momente nga stërvitja më e madhe ushtarake në 3 dekadat e fundit në rajon, që po zhvillohet në disa baza të ndryshme në të gjithë Shqipërinë #defendereurope21”, shkruan Rama.
Ish-kryeministri Sali Berisha shpalli sonte se ka vendosur të rikthehet aktivisht në jetën politike shqiptare.
Në një intervistë në TV Klan, z.Berisha njoftoi se jo vetëm që nuk ka ndërmend të braktisë mandatin e deputetit që sapo ka rifituar, por do të jetë shumë më aktiv.
Berisha theksoi se tani e tutje do të jetë shumë më i pranishëm në jetën politike shqiptare, por nuk dha hollësi të mëtejshme për strategjinë e tij të re.
Lëvizjet e fundit të Berishës vijnë një ditë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se e ka futur familjarisht në listën e zezë duke ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në intervistën e drejtpërdrejtë që noa.al po monitoron, Berisha tha se Shqipëria nuk është shteti i 51-të i SHBA. “Unë nuk e pranoj Shqipërinë me guvernator. Shqipëria nuk është shteti i 51-të i SHBA, se nuk e pranojnë Shtetet e Bashkuara edhe sikur të duan shqiptarët”.
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për shtyp një ditë pasi u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u pyet nëse është i gatshëm që të lërë mandatin e deputetit.
Nëse Sekretari i Shtetit do të paraqiste prova, do të konsideroja çdo gjë. Por, jo prova të montuara në Tiranë, në zyrat e Edi Ramës. Le të nxjerrin provat nëse kanë. Unë kam hapur gjyq dhe le t’i paraqesin provat para gjykatësit”, deklaroi Berisha.
Sipas tij, “për shkak të kundërshtimit që i bëra projektit të ndarjes së Kosovës apo ndryshimit të kufijve, ka pasur përpjekje që qëndrimi im të kualifikohej si konspiracion ndaj politikës së jashtme të SHBA-së”.
Autoritetet gjeten mbetjet e disa grave te zhdukura ne shtepine e Mendoza
Vendimi për të shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha, i njoftuar dje nga Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, i kapi në befasi të gjithë. Shumë zëra publikë kanë artikuluar se Berisha do të japë dorëheqjen dhe nuk do të shkojë në Parlamentin e ri në shtator.
Nëse ndodh kështu, ish-kryeministri dhe lideri historik i PD “hap” krahun dhe i lë vendin e tij në Parlament demokrates Oriela Nebiaj. Një kandidate e preferuar e Tiranës por që nuk arriti të dilte deputete pasi renditej e 19 në listë, ndërsa PD fitoi 15 mandate.
Tironësit hapën një peticion dhe kërkonin që Vangjel Dule të mos shkonte në Parlament dhe vendin e tij ta merrte Oriela Nebiaj. Mesa duket, të djathtët “ia ndollën” mandatin moderatores dhe gazetares së njohur.
Për ironi të fatit, nëse Sali Berisha jep dorëheqjen dhe nuk merr mandatin, karriera e tij në politikën aktive si një nga politikanët më të vjetër mbyllet aty, dhe vendin e tij e zë një vajzë e re, gjithashtu prurje e re e PD në këto zgjedhje.
Nëse ligji nuk do të kishte ndryshuar, mandatin do ta merrte Aldo Bumçi, ose dhe nëse ai do të hiqte dorë, mandati i shkonte Ivi Kasos. Por në kushtet e ligjit të ri, një kandidate femër ka prioritet dhe përparësi ndaj kandidatëve meshkuj.
Një zyrtar i Departamentit të Shtetit i përgjigjet pyetjes së gazetës “Illyria” se pse një vendim i tillë është marrë pikërisht në këtë kohë. Departamenti i Shtetit qendron pas vendimit për të ndaluar hyrjen në SHBA të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.
Vendimi i njoftuar sot nga vetë Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka tro nditur opinionin publik në Shqipëri, ndonëse sinjalet të pakonfirmuara kanë qarkulluar prej disa vitesh tashmë për politikanë e zyrtarë të ndryshëm shqiptarë. Mirëpo, në deb atet publike dhe deklaratat zyrtare ka qenë e vështirë të dalloje spekullimet e thashethemet nga shenjat e besueshme.
Një nga pyetjet kryesore që kanë qarkulluar në reagimet e njerëzve është se pse një vendim i tillë vjen pikërisht tani.
I pyetur nga “Illyria”, gazeta shqiptaro-amerikane në Neë York, se pse një vendim i tillë vjen në këtë kohë, një zyrtar i Departamentit të Shtetit u shpreh se tani, Sekretari i Shtetit ka në dispozicion “informacion të besueshëm lidhur me përfshirjen e Berishës në korrupsion të ndjeshëm dhe përpjekje për të ndërhyrë në proceset publike si dhe shpërdorim të fondeve publike në Shqipëri”.
Vetë Sali Berisha, figura historike e Partisë Demokratike, tashmë i tërhequr nga drejtimi aktiv i partisë, është përgjigjur me një shënim në Facebook, ku hedh poshtë ak uzat, radhit sukseset e kohës kur ishte në krye të qeverisë, lavdëron miqësinë me Amerikën dhe fton Sekretarin që të tregojë me fakte korr upsionin e tij.
“Duke shprehur keqa rdhje per vendimin dhe duke e konsideruar ate pa asnje baze konkrete, ju ftoj te beni publike çdo fakt e dokument qe administrata e juaj, apo kushdo ne bote, mund te disponoje per te argumentuar pretendimin tuaj per mua dhe familjaret e mi”, shkroi veç të tjerash, Berisha, në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.
Mirëpo, zyrtari në fjalë, i cili preferoi të mos identifikohej me emër, i tha gazetës “Illyria”, se qeveria e Shteteve të Bashkuara po e bën të qartë se nuk do të angazhohet me individë të korruptuar si Berisha” që të mos përfitojnë mbështetje dhe kredibilitet.
Ai e cilësoi ish-kryetarin e PD-së si “një individ për të cilin Sekretari i Shtetit është qartësuar se ka kryer akte korrupsioni në kurriz të popullit shqiptar”. /Illyria
Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij kosovar, Albin Kurti kanë zhvilluar takim në Bruksel.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Kurti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
Kurti shprehet se me Ramën ka pasur një takim miqësor e pa protokoll për të diskutuar mbi nevojën e bashkëpunimit mes dy shteteve.
Më tej, Kurti thekson se vizita në Bruksel ishte një mundësi për të përfaqësuar Kosovën dhe qeverisë e saj të dalë nga fitorja e 14 Shkurtit në diskutimet për rëndësinë që kanë për njëri tjetrin BE dhe Ballkani Perëndimor.
“Gjatë vizitës në Bruksel për darkën tradicionale me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, pata takime me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, z. Josep Borrell, që ishte edhe nikoqir i darkës, Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet e tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, z. Miroslav Lajčák, dhe Raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, znj. Viola Von Cramon. Kurse me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, u takuam miqësisht e pa protokoll, para darkës, e për të diskutuar mbi nevojën dhe format e bashkëpunimit e bashkëveprimit në mes dy shteteve tona. Kjo vizitë ishte një mundësi e mirë për të përfaqësuar Kosovën dhe qeverinë e re të saj reformiste të dalur nga fitorja plebishitare e 14 shkurtit, për të diskutuar rëndësinë që kanë për njëri-tjetrin Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor, si dhe mundësitë për të rritë ndihmën, mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë pandemisë dhe përtej e pas saj”, shkruan Albin Kurti.
Vendimi i DASH që shpalli non grata ish-kryeministrin Sali Berisha, duhet që të shqetësojë më shumë kryeministrin Edi Rama sesa Berishën, mendon analisti Arian Çani.
Siç u shpreh Çani në MCN TV askush nga ata që merren me politikë nuk mund të jenë të gëzuar dhe “duhet të reflektojë thellë që kjo situatë të marrë fund”.
Ai gjithashtu tha se vendi ynë drejtohet nga amerikanët dhe se aktorët politikë shqiptarë nuk janë gjë tjetër veçse kukulla në duart e tyre.
“Nuk është ndonjë lajm për tu gëzuar vendimi i DASH, por sigurisht sot mendoj unë, njeriu i parë që duhet të mërzitet më shumë nuk është Berisha, por Rama.
Sot askush nga këta që merren me politikë nuk mund të jetë i gëzuar, aq më tepër Rama. Duhet të reflektojë thellë mendoj unë që kjo situatë të marrë fund një ditë.
Të gjithë ata që konsumojnë politikë me siguri duhet të qeshin sot shumë dhe duhet të thonë që sot nuk jemi gjë tjetër veçse shteti 52-të i Amerikës.
Ky është një vend që drejtohet nga guvernator, që aktualisht është Juri Kim dhe shqiptarët nuk janë gjë tjetër veçse kukulla në duart e tyre. Edhe Rama do të jetë pas njëfarë kohe non grata nga SHBA, dikush mund të thotë është i amnistuar, por hajt e merre vesh”, tha Çani.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi sonte pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur non grata ish kreun Demokratike Sali Berisha dhe familjen e tij.
Basha kërkon publikisht që SHBA të bëjë transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument që ka lidhje me këtë vendim.
Në këtë kuadër z.Basha vlerëson se vendimi Amerikan nuk ka asnjë bazë konkrete dhe shpreh keqardhjen për këtë hap të administratës së re amerikane.
Deklarata e e plotë e z.Basha
U njoha me keqardhje me vendimin e Sekretarit të Shtetit për ish Presidentin dhe ish kryeministrin Sali Berisha.
Duke nënvizuar qëndrimin e z. Berisha, i cili pasi shpreh keqardhjen për vendimin dhe e konsideron atë pa asnjë bazë konkrete, bëj thirrje për transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument që ka lidhje me këtë vendim.
Dr. Berisha është padyshim udhëheqësi shqiptar që ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin e vendit dhe forcimin e demokracisë, dhe çoi miqësinë dhe aleancën strategjike të Shqipërisë me SHBA në nivelet më të larta.
Gjatë kohës që z. Berisha ishte Kryeministër, Shqipëria përmbushi të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësimin në NATO, si dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian, ku lufta ndaj korrupsionit dhe kri mit të organizuar ishin kryekushte. Në të gjitha këto arritje partner kyç i Qeverisë Shqiptare ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për fat të keq, ndryshe ka ndodhur në këto 8 vite, ku për shkak të korr upsionit masiv në çdo sektor dhe lidhjeve të pushtetit me kr imin e organizuar, Shqipëria ka mbetur në vendnumëro në zbatimin e reformave që i duhen vendit, si anëtar i NATO-s dhe aspirant për vend anëtar i Bashkimit Europian.
Vendimi i sotëm i Sekretarit të Shtetit nuk cë non arritjet madhore të Shqipërisë nën drejtimin e Sali Berishës, kontributin e tij madhor në demokratizimin e Shqipërisë dhe reformat që e afruan vendin me partnerët tanë Euro-Atlantikë, dhe aq më pak marrëdhënien e shkëlqyer të Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ne i konsiderojmë SHBA aleatin tonë strategjik më të rëndësishëm për Shqipërinë, dhe luftën ndaj kr imit të organizuar dhe korr upsionit si prioritet absolut kombëtar.
Partia Demokratike është e vendosur të vazhdojë pa asnjë kompromis lu ftën kundër korru psionit dhe kr imit të organizuar, në dobi të demokracisë, shtetit të së drejtës, transparencës dhe mirëqenies së Shqipërisë dhe kombit shqiptar.