Aktualitet

Gazetarja e njohur Ilva Tare pas 25 vitesh në ekran, tërhiqet nga puna në television: ‘Iki e emocionuar, me urimet më të mira për të gjithë ju.E kam zemrën plot me mirënjohje!’

Gazetarja e njohur Ilva Tare ka njoftuar se pas 25 vitesh në ekran, do të tërhiqet nga puna në television, për t’iu përkushtuar më shumë familjes së saj, bashkëshortit dhe dy fëmijëve.

Në emisionin e fundit të “Ilva Now” në Euronews Albania, ajo ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët, teksa thotë se atë do ta shohim sërish me emisione dhe segmente speciale herë pas here.

Postimi i Ilva Tares:

Në këto 25 vite kam pasur privilegjin që ekranin ta quaja shtëpinë time.

Ju keni qenë aleati im në përballjet e vështira me realitetin dhe mentalitetin. Publiku ka qenë edhe kritiku dhe vlerësuesi im më i mirë. Veçanërisht, vajza të reja që sot janë nëna që kanë dashur të japin lajme dhe të kishin zërin dhe forcën time në publik. Edhe nëna e baballarë që projektonin tek unë dëshirën për të qenë përcjellësja e zërit të tyre. I falenderoj për çdo inkurajim që më ka motivuar përballë pengesave dhe nuk kanë qenë të pakta.

E kam zemrën plot me mirënjohje edhe për të gjithë bashkëudhëtarët, me të cilët kemi punuar për të bërë me të mirën për një gazetari cilësore.

Kam punuar dhe mësuar shumë në këto vite të mbushura me ngjarje historike, por mbi të gjitha jam përpjekur të jem në anën e drejtë të zhvillimeve dhe të së vërtetës që unë kam ditur.

Jam rritur shumë në këto tri dekada dhe e kam parë këtë vend te rritet shumë. Largohem me shpresë për vendin tone.

Kemi kaluar shumë së bashku unë dhe ju… dhe tani është momenti që unë ta mbyll këtë kapitull, për t’i dhënë më shumë kohë familjes sime, Eduardit, Melodisë e Thomasit. Është koha të nis një kapitull të ri, në një stacion tjetër të jetës sime.

Iki e emocionuar, me urimet më të mira për të gjithë ju, ashtu siç ju më keni bekuar me urimet tuaja në këto vite sfidues, por edhe përmbushës. Më e mira është përpara nesh.

Do të mund të më shihni sërish me emisione dhe segmente speciale herë pas here. Ilva Noë dhe ky kapitull suksesi me Euronews Albania mbyllet, por kjo s’është hera e fundit që shihemi bashkë. Faleminderit me zemër!

Gazetarja e njohur Ilva Tare pas 25 vitesh në ekran, tërhiqet nga puna në television: ‘Iki e emocionuar, me urimet më të mira për të gjithë ju.E kam zemrën plot me mirënjohje!’ Read More »

Fitoi bindshëm, Lulzim Basha reagon për herë të parë

Kryedemokrati i rizgjedhur Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas rikonfirmimit të tij në krye të Partisë Demokratike për të tretën herë radhazi.

Përmes një postimi në facebook, Basha falenderon të gjithë mbështetësit dhe thekson se së bashku do të bëjnë gjithçka që Shqipëria të fitojë.

“Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme! Ajo është një shprehje e qartë e besimit në rrugën tonë drejt ndryshimit. Së bashku do bëjmë gjithçka që Shqipëria të fitojë”, shkruan Basha në facebook.

Fitoi bindshëm, Lulzim Basha reagon për herë të parë Read More »

Luigi Soreca jep lajmin e madh

Ambasadori i BE-së në Shqiëpri, Luigi Soreca, ka njoftuar se duke filluar nga 1 korriku, qytetarët e Balkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, do të kenë zero tarifë për Roaming.

Ai thotë se qytetarët e rajonit duhet të kenë vetëm diçka në mendje, të mbajnë celularin të karikuar.

“Nga 1 korrik 2021 Tarifat Zero Roaming në Ballkanin Perëndimor, Përfshihet #Shqipëria! #RoamFree!

Duhet të keni vetëm një gjë në mendje: të keni bateri të plotë në telefonin tuaj. Pra, qëndroni të karikuar!

Ky projekt është financuar nga Bashkimi Evropian dhe mundësuar nga @rccint”, shkruan Soreca.

Luigi Soreca jep lajmin e madh Read More »

Shën Ndou ju ndihmoftë!/ Ambasadorja Kim në Kishën e Laçit: Bëra një lutje të veçantë!

Pas ritualit të 13 të martave radhazi, mbrëmjen e 12 Qershorit, ashtu si çdo vit, mijëra besimtarë të krishtere, por jo vetëm janë mbledhur në kishën e Laçit për të përkujtuar Shna Ndoun.

Mes mijëra njerëzve që ishin dje dhe sot në Kishën e Laçit, ishte edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim

Diplomatja, përmes një postimi në rrjetet sociale, tregon se ka njohuri për Shën Antonin e Padovës, ose siç njihet një Shqipëri, “Shna Ndou”.

Ambasadorja Yuri Kim, teska ka shpërndarë disa foto, thotë se ka bërë një lutje të veçantë, ndërsa uron shqiptarët: Ju ndihmoftë!

“Si mijëra njerëz në Shqipëri, vizitova Kisha e Shna Ndout në Laç këtë mbrëmje për të thënë një lutje të veçantë. Kur isha duke u rritur në #Guam, shkova në shkollën St. Anthony (Shën Antoni). Unë kurrë nuk mund ta imagjinoja një ditë se do ta gjeja Shën Antonin e Padovës në #Shqipëri. Le të na ndihmojë Shën Antoni për të gjetur atë që ka hum bur. Ju ndihmoftë!”, shkruan ambasadorja amerikane./Gazeta SHQIP

Shën Ndou ju ndihmoftë!/ Ambasadorja Kim në Kishën e Laçit: Bëra një lutje të veçantë! Read More »

35 ditë para daljes në pension, me fjalët e nd jera, mjeku Tritan Kalo përshkruan rrugëtimin e tij

Mjeku Tritan Kalo, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se është në prag të pensionit zyrtar, por nuk përjashton mundësinë se do të vazhdojë të ushtrojë profesionin e tij.

Zëri i Kalos u dëgjua më shumë se kurrë gjatë pandemisë së Covid 19 në Shqipëri, kur me deklaratat profesionale, qetësoi dhe informoi qytetarët, në një kohë të vështirë për të gjithë.

Mjeku rrëfen se e ka nisur punën si mjek, që në vitin 1981, në “shti gjet e vështira të Mjeksisë”, siç thotë ai.

“Këto 18 muaj të Pandemisë së Sars-Cov2/Covid 19, kanë qenë dhe mbeten SF IDA më e madhe e jetës sime si në aspektin profesional, po ashtu edhe në aspektin Social”, shton më tej.

“Shpresoj që të mos kem zhg ënjyer askënd, që ka patur nevojë për dijenitë dhe përkujdesin e Dr. Tritan Kalos, sidomos tanimë kur vetëm 35 ditë më ndajnë nga 18 Korriku 2021, pragmosha e nisjes zyrtare të rrugëtimit të pensionit”, shkruan Kalo.

Në shkrimin e tij, nuk kursen as ironinë për sistemin demokratik, që sipas tij po i largohet mirënjohjes dhe po shkon drejt materiales: “MIRËNJOHJA ishte, është dhe kurdoherë do të mbetet një shprehje e FISNIKËRISË, diçka që sapo vjen e zbehet në Shoqërinë tonë Demon-kratike pak të virtutëshme dhe tejet të materializuar…”

Postimi i mjekut:

Kohë kovidiane…..13.06.2021….Mbyllje sa më të djelltë të kësaj fundjave, si dhe ju uroj fillimin e një jave të re sa më të mbarë miq, të afërm, kolegë dhe bashkëkombas….Këto 18 muaj të Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19, kanë qenë dhe mbeten SFIDA më e madhe e jetës sime si në aspektin Profesional, po ashtu edhe në aspektin Social….Përgjatë këtij harku kohor jam përpjekur e po përpiqem për të dhënë më të mirën time të mundshme, si pjesë e një EKIPI profesionistësh Mantelbardhë dhe stafit tjetër të përkujdesjes mjeksore në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUNT-së/Covid-1…..
Shpresoj që të mos kem zhgënjyer askënd, që ka patur nevojë për DIJENITË dhe PËRKUJDESIN e Dr. Tritan Kalos, sidomos tanimë kur vetëm 35 ditë më ndajnë nga 18 Korriku 2021, pragmosha e nisjes zyrtare të rrugëtimit të PENSIONIT…. Ndërkohë jam ndier shumë i lumtur sepse në çdo kohë kam marë shumë e shumë vlerësime mirënjohjeje për Punën, Përkushtimin, Profesionalizmin dhe Përkujdesjen time, të cilat më bëjnë shumë-shumë krenar por njëkohësisht ato edhe më shtyjnë, që të vijoj dhe të ofroj për çdo dekikë të jetës sime edhe në të ardhmen, më të mirën time të mundëshme si mjek dhe si qënie shoqërore….MIRËNJOHJA ishte, është dhe kurdoherë do të mbetet një shprehje e FISNIKËRISË, diçka që sapo vjen e zbehet në Shoqërinë tonë Demon-kratike pak të virtutëshme dhe tejet të materializuar…..
Në këto vite mbi gjithshka UNË jam përpjekur e po përpiqem të mbetem VETËVETJA, ashtu sikundër e kam nisur edhe rrugëtimin tim në 2.07.1981 në shtigjet e vështira të Mjeksisë, duke i qëndruar shumë larg KONFORMIZMIT këtij elementi mjaft dobiprurës për të ngjitur shkallët e karierës socio-profesionale në 30 vitet Demon-kraci, POR njëkohësisht edhe mjaft zbehës e rr ënues të Personalitetit socio-profesional për gjithësecilin nga ne…..JU kam dashur dhe JU vlersoj të gjithëve si vëllezërit e motrat e mija, sepse jemi të gjithë bijë e bija të Nënëlokes Shqipëri….Together forever!!!

35 ditë para daljes në pension, me fjalët e nd jera, mjeku Tritan Kalo përshkruan rrugëtimin e tij Read More »

Rrëfimi i gruas në studio/ Bashkëshorti i merr vajzën për tre muaj, nuk ia k then më

Në vitin 2016, rrjeti ku bënte pjesë Xheja zbu lohet dhe arre stohen 13 persona, midis tyre edhe Xheja.
Ajo u mbajt 24 orë në arr est, pas të cilit masa e sigurisë që u vendos për të ishte arr est shtëpie për një vit në shtëpinë e Elvirës, në Lezhë, të cilin e mbaron në vitin 2017.

Pas mbarimit të dën imit, Xheja vendos të largohet për një jetë më të mirë drejt Italisë dhe dëshironte që vajzën t’ia linte Elvirës.
Bashkëshorti nuk e pëlqeu këtë mendim të sajin, e kundërshtoi dhe e kër cënoi se do t’i bënte keq prindërve të Xhejes nëse ajo vepronte në mënyrë të tillë.

Rrëfimi i gruas në studio/ Bashkëshorti i merr vajzën për tre muaj, nuk ia k then më Read More »

Takim i papritur Rama-Blinken

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Bruksel. Takimi u njoftua nga qeveria shqiptare . Ndërsa në axhendln e Blinken thuhej se ky ishte i vetmi takim i tij sot në Bruksel.

Blinken ndodhet në Europë për të shoqëruar Presidentin e SHBA, Joe Biden gjatë vizitave të tij në Britaninë e Madhe, Belgjikë e Zvicër.

Zyrtarisht, pala shqiptare tha se me Blinken nënshkruan së bashku marrëveshjen SHBA-Shqipëri për koordinimin e teknologjisë 5G.

Rama ka komentuar në FB se takimi ishte shumë miqësor e i dobishëm: “U kemi kërkuar edhe të tjerëve që të bëhen pjesë dhe të bëjmë përpjekje për një korridor të sigurt komunikimi dhe për ta vënë këtë korridor në duart e qytetarëve dhe institucioneve dhe të mos lejojmë që të komprometohen nga aktorë të tretë dashak eq. Është krenari për Shqipërinë të jetë krah jush. Shpresoj që së bashku të bindim edhe miqtë e tjerë në rajon të bëhen pjesë e kësaj. Jemi mirënjohës që ju kemi si partner dhe aleat”, u shpreh Rama.

Ndërsa Blinken u shpreh se partneriteti mes dy vendeve po bëhet më i fortë: “Po vendosim një shembull të fortë për të tjerët sot për nevojën për të siguruar që kur bëhet fjalë për rrjetet më të ndjeshme të teknologjisë të punojmë me shitës të besuar. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme dhe mesazhi më i fortë për t’i dërguar të tjerëve.

Jemi mirënjohës për punën e përbashkët që ka bërë Shqipëria dhe SHBA, përfshirë këtu edhe “Defender 21”. Presim me padurim që të merrni vendin tuaj në Këshillin e Sigurimit në OKB. Kemi shumë punë të mira për të bërë edhe atje. Në të gjitha aspektet ky partneritet po bëhet më i fortë dhe më i thellë dhe ne e vlerësojmë shumë lidershipin tuaj për ta bërë këtë”, u shpreh Blinken.
Takimi Rama-Blinken vjen më pak se 1 muaj nga shpallja e ish-kryeministrit Sali Berisha ‘non grata’ nga SHBA. Ishte pikërisht Sekretari amerikan i Shtetit që zbuloi njoftimin dhe akuzoi Berishën për përfshirje në korrupsion.

Një ditë më vonë Berisha paralajmëroi se do e padisë Blinkenin për shpifje në një Gjykatë në Francë.

Takim i papritur Rama-Blinken Read More »

Ngjit malet me entuziazmin e një të riu.Ky është bariu 84 -vjec nga ky fshat i Vlorës që ecën 30 kilometra në ditë

Limet Limaj është 84 vjeç.
Gjithë jetën është marrë me blegtori.
Bariu nga Vranishti i Vlorës ngjit malet me entuziazmin e një të riu dhe pa shkop. Jeta për të nuk ka qenë e lehtë. i operuar disa herë ai sot në moshën 84 vjeçare nuk ka ndërmend të br aktisë malet duke ecur 30-40 km në ditë.

Megjithatë kjo punë nuk e ka bërë të pasur por pa stanin nuk jeton dot.

Bashkëshortja e tij Isate Limaj nuk e ndjek dot në mal. Ajo bashkë me njërin prej djemve e ndihmon të mjelë dhitë. me forcën e saj e ka kthyer rrëzën e malit në tokë bujqësore ku kultivon perime dhe fruta. me fjalë të thjeshta ajo tregon se përse natyra është gjithçka për ta. Top Channel

Ngjit malet me entuziazmin e një të riu.Ky është bariu 84 -vjec nga ky fshat i Vlorës që ecën 30 kilometra në ditë Read More »