Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme

[sgmb id=”1″]

DASHI 21. mars – 20. prill

Mundësia për të përfunduar me sukses kontrata të favorshme pune sot është e madhe, sidomos në qoftë se ndiqni intuitën tuaj dhe sugjerimet që ju jep Hëna gjatë mëngjesit. Në sektorin profesional do të jeni më të disponueshëm e të kujdesshëm se zakonisht ndaj partnerit dhe personave që keni për zemër.

DEMI 21. prill – 21. maj

Sot do të ndiheni mjaft nervozë si shkak i Diellit, Hënës dhe Marsit në kundërshtim. Edhe marrëdhëniet sentimentale mund të pësojnë një krizë, si shkak i këtyre ndikimeve negative. Gjithsesi mos e humbisni qetësinë, sepse problemet dhe tensioni do të zhduken si një flluskë sapuni në pak ditë. Në qoftë se e shikoni veten në vështirësi, kërkojuni ndihmë miqve ose familjarëve.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Bëni projekte të mëdha, sepse ky është një moment i jashtëzakonshëm dhe jo vetëm për mundësitë e mira që do ju paraqiten, por edhe për qartësinë në mendime dhe mënyrën e shkëlqyer organizative në punë. Në sferën sentimentale do të diskutoni mbi disa gjëra, por më pas tërheqja fizike do t’i vërë në vend këto konflikte.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Jeta profesionale sa vjen e vështirësohet, kështu juve do ju duhet të punoni shumë për të përfunduar me sukses detyrat e ngarkuara. Lajme të mira vijnë edhe në sektorin sentimental, ku mbrëmja do ju ofrojë momente romantike, të cilat do t’i shijoni nën shoqërinë e njeriut të zemrës.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Diçka do ju pengojë të përfundoni me sukses një biznes të favorshëm, gjithsesi fati është në anën tuaj. Mundohuni ta konsideroni gjithçka me objektivitet. Me Afërditën në anën tuaj, sektori i dashurisë do ju dhurojë momente të këndshme. Kushtojini më shumë kohë familjes dhe administroni më mirë të ardhurat tuaja.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Hëna në kundërshtim nuk ju lejon ta filloni mirë ditën e sotme: tregoni kujdes në gjërat që thoni dhe në sjelljen tuaj. Nuk do të mungojnë tensione e pakënaqësi në shtëpi, edhe pse paqja do të kthehet së shpejti. Tensionet në çift mund të shpërthejnë si shkak i sjelljes së pazakontë që po mbani karshi partnerit.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Përpikmëria dhe saktësia duhet të jenë rregulli që duhet të ndiqni në qoftë se nuk dëshironi të humbisni mundësitë që keni për të arritur rezultate të kënaqshme. Duke filluar që sot, Saturni kalon në shenjën tuaj, duke ju detyruar t’i jepni një kuptim më autentik dhe të thellë jetës. Siguria në vetvete do t’ju ndihmojë për të zgjidhur shumë situata konfuze.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Konfigurimet e favorshme në qiellin tuaj do t’ju ndihmojnë të kaloni çdo vështirësi që do të hasni në rrugën tuaj drejt suksesit. Duhet të tregoheni të shpejtë në propozimin e një projekti pune, sepse edhe për pak kohë, Hëna do të jetë në favor me shenjën tuaj. Kush është i dashuruar mund të kalojë një mbrëmje romantike në intimitet total me partnerin.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Disa tensione në sektorin profesional do të shuhen falë sjelljes suaj paqësore. Brenda mureve të shtëpisë as ju dhe as familjarët tuaj nuk do të jenë në humorin e duhur, kjo ndoshta vjen si shkak i Hënës në kundërshtim. Për fat, në dashuri, me Afërditën në favor do të pushtoni zemrën e një personi që ju intereson.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Keni shumë raste për të shfaqur aftësitë tuaja profesionale, do të shikoni se si do të realizohen idetë tuaja më të guximshme dhe do të propozoni me energji inovacione. Po dashuria? Jeta në çift gjatë këtyre ditëve është një parajsë e vërtetë, sidomos në qoftë se keni lindur në janar. Në mbrëmje, Saturni kalon në shenjën tuaj: mund të bëni programe për të ardhmen ose të merrni vendime të rëndësishme.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Përfitimi i një shume të papritur do t’ju vlejë për të bërë një udhëtim në fundjavë, përveç kësaj, borxhe të vogla mund të mbulohen me lehtësi. Për sa i përket dashurisë, qielli juaj do të tregohet i mirë karshi jush: komunikim, mirëkuptim e tërheqje fizike do të jenë pikat tuaja më të forta në marrëdhënien sentimentale.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Një situatë yjore e shkëlqyer do t’ju lejojë të sistemoni një çështje personale ose profesionale, të lënë pezull prej kohësh. Le të flasim për dashurinë: nga një takim i rastësishëm mund të lindë një miqësi e këndshme, e cila më vonë do të kthehet në dashuri. Ju presin çaste të bukura me miqtë tuaj dhe raste për t’u argëtuar, të cilave nuk mund t’i thoni jo.

Horoskopi për ditën e sotme Read More »

Si të rrisni fëmijë të sjellshëm

[sgmb id=”1″]

Si të rrisni fëmijë të sjellshëm

Ekspertët thonë se sjellja si model është çelësi për të mësuar fëmijët sesi të sillen. Mund t’i flisni e t’i këshilloni gjithë ditën, por në momentin kur prindi sillet në një mënyrë të caktuar të jeni të sigurtë që fëmija do të imitojë veprimet dhe nuk do të ndjekë këshillat e fjalët.
1. Gjithçka fillon në shtëpi
Fëmija është pasqyrë e familjes. Nëse ju përdorni “fjalët magjike” në shtëpi, fëmija do t’i përdorë gjithashtu. 
2. Flitini fëmijës me respekt
Nëse një fëmije i flitet vetëm me urdhra, pas disa vitesh ata do t’jua kthejnë me të njëjtën monedhë. Duhet t’i respektoni për atë çka janë dhe t’i trajtoni se qenie me vlerë.
3. Kushtojini vëmendjen e duhur
Kur fëmija ju drejtohet, shiheni në sy. Dhe nëse e ka gabim, mos e ndërprisni, por dëgjojeni deri në fund. Nëse ai nuk merr vëmendjen tuaj do të bëhet agresiv e do të bëjë gjithçka për të tërhequr vëmendjen.
4.Mos i ndërprisni
Respektoni mendimin e fëmijës dhe bëjani të qartë që ai vlen. Dëgjoni çdo dëshirë e kërkesë deri në fund e nëse e kanë gabim ,përpiquni t’ua argmentoni ! Fjalët fyese apo ulëse vetëm i ulin vetbesimin e asgjë më shumë.

Fotografia e Vlora News

Si të rrisni fëmijë të sjellshëm Read More »

Mënyra se si përjetojmë emocionet mund të përcaktojë…

[sgmb id=”1″]

Mënyra se si përjetojmë emocionet mund të përcaktojë…

Sipas një studimi të fundit të publikuar në revistën Medikal News mënyra se si në shprehim emocionet vizualisht dhe në mënyrë verbale mund të tregojë nëse ne vuajmë një nga sëmundjet si autizëm, çrregullimi psikik, skizofrenia dhe depresioni.

Sipas terapistit Deb Smith, personat që vuajnë nga skizofrenia kanë një tendencë të mos marrin kënaqësi nga aktivitetet e ndryshme, të tregohen të ftohtë me njerëzit. Ndërsa emocionet negative i përjetojnë në mënyrën më ekstreme të mundshme.

Autikët, sipas Smithit, kanë vështirësi në komunikim dhe mënyrën se si të shprehin emocionet që ndjejnë.

Ndërsa, personat që vuajnë nga depresioni e kanë shumë të vështirë të lumturohen dhe çdo ndjesi e mirë e përjetuar për ta mbaron shpejt, pasi shohin gjithmonë anën negative të gjërave.

Fotografia e Vlora News

Mënyra se si përjetojmë emocionet mund të përcaktojë… Read More »

Gabimet më të mëdha tek ngjyrosja e flokëve në shtëpi.

[sgmb id=”1″]

Nuk ka rëndësi që tetoja në pakon (e ngjyrës) duket mrekullueshëm nën vrushkujt e bukur të flokëve të saj të verdhë – me rëndësi është se si do të reagojë ngjyra në kontakt me flokët tuaj.

Flokët i ngjyrosni në shtëpi! Shumë mirë! Me ofertën e sotme të ngjyrave mund të arrini pa problem rezultate profesionale dhe të kurseni kohë dhe para, por kjo nuk do të thotë se kësaj detyre nuk duhet t’i qaseni seriozisht.

Këto janë gabimet më të zakonshme që i bëjnë femrat kur është fjala për ngjyrosjen e flokëve:

1. E përhapni ngjyrën gabimisht

Përveç nëse bëhet fjalë për ngjyrosjen e parë të flokëve, ju nuk mundeni që thjesht vetë ta shpërndani ngjyrën si të dëshironi. Madje edhe aplikimi i njëtrajtshëm i ngjyrës është një veprim i gabuar, sepse në flokët që nuk janë trajtuar me ngjyrë (rrënjët), ngjyra duhet të qëndrojë më gjatë.

Së pari, aplikojeni ngjyrën në pjesën më afër majës së kokës, prisni 10 minuta, dhe pastaj aplikojeni në të gjithë flokët. Nëse gjithmonë i ngjyrosni flokët me të njëjtën ngjyrë, mund t’i ngjyrosni edhe vetëm rrënjët.

2. Nuanca e gabuar sjell rezultate katastrofale

Kjo është veçanërisht e vërtetë për vajzat bionde dhe ato që duan flokë të kuqe. Nuk ka rëndësi që tetoja në pakon (e ngjyrës) duket mrekullueshëm nën vrushkujt e bukur të flokëve të saj të verdhë – me rëndësi është se si do të reagojë ngjyra në kontakt me flokët tuaj.

Nëse doni rezultat të mirë, dhe jo flokë të gjelbër apo me ngjyrë të së verdhës së vezës – para ngjyrosjes në shtëpi konsultohuni me parukieren.

 

3. Ngjyrosja në shpejtësi

Mos thoni që vërtet nuk mund t’i ndani 50 minuta për t’i ngjyrosur flokët si duhet! Femrat shpesh e lënë ngjyrosjen në shtëpi për moment të fundit, gjë që, sigurisht, çon në rezultate të dobëta.

Nëse nuk keni kohë për t’i ngjyrosur flokët si duhet, atëherë atë ditë mos i ngjyrosni fare.

4. I harroni fytyrën dhe qafën

Të gjitha femrat që i ngjyrosin flokët e tyre me ngjyrë kafe dhe të zezë, me siguri të paktën disa herë janë ballafaquar me këtë problem. Ngjyra ka dalë mirë por njollat në veshë, qafë dhe ballë nuk hiqen me ditë të tëra!

Për ta shmangur këtë, kurrsesi mos harroni ta lyeni lëkurën përgjatë skajeve të flokëve me ndonjë krem më të yndyrshëm ose me vazelinë.

Vërejtje e rëndësishme – mos përdorni krem të parfumosur, sepse në kontakt me ngjyrën e flokëve mund të shkaktojë reagime negative në lëkurë!

Gabimet më të mëdha tek ngjyrosja e flokëve në shtëpi. Read More »

E vërtetë apo thashetheme plakash: Djegësira në shtatzëni domethënë që bebja do t’i ketë flokët të dendura?

[sgmb id=”1″]

Me siguri shumë herë keni dëgjuar që djegësira në shtatzëni është tregues që bebja të lindet me shumë flokë, ndërkaq shkencëtarët tani zbulojnë se a është kjo e saktë…

Shtatzënia është periudha më e bukur e shumë femrave, mirëpo me të ndodhin edhe shumë ndryshime të cilat nuk janë gjithherë të këndshme.

Njëra ndër to është edhe djegësira të cilën e ndiejnë një e treta e shtatzënave, për të cilën besojnë që është indikator që bebja të lindet me shumë flokë.

Shkencëtarët kanë vendosur që të verifikojnë këtë informacion dhe të konstatojnë a është e saktë apo fjala është edhe për një “thashetheme plakash”.

Studiuesit nga Universiteti Johns Hopkins kanë barë një studim i cili ka përfshirë 64 shtatzëna, nga të cilat 78 për qind kanë pasur djegësirë të shpeshtë.

Pasi që kanë lindur, studiuesit kanë shikuar fotografitë e bebeve të tyre dhe kanë vlerësuar vëllimin e flokëve.

Të gjithë janë befasuar, 23 deri 28 femra me djegësirë kanë lindur bebe me shumë flokë, derisa 10 deri 12 femra pa djegësirë kanë lindur bebe me shumë pak apo fare pa flokë.

Edhe pse është vërtetuar që kjo nuk është edhe bash thashetheme plakash, disa studime të tjera kanë konstatuar që niveli i lartë e estrogjenit dhe i hormoneve të tjera mund të lirojë muskulin rrethor të lëmuar në fund të ezofagut, gjë që shkakton ngritjen e thartirës së lukthit dhe krijimin e djegësirës.

E vërtetë apo thashetheme plakash: Djegësira në shtatzëni domethënë që bebja do t’i ketë flokët të dendura? Read More »

Kujdes kur keni marramendje.

[sgmb id=”1″]

Specialistët na këshillojnë ta marrim seriozisht dhe të kontrollojmë marrjen e mendve, sepse mund të jetë shenjë paralajmëruese e një sëmundjeje tumorale të veshit të brendshëm.

Shqetësimet i përket dhimbjes së kokës ose marrjes së mendve ndryshojnë nga një i sëmurë tek tjetri.

Disa të sëmurë e shprehin shqetësimin e tyre me ankesa si “më sillet rrotull çdo gjë”, disa të tjerë “më sillet toka” e të tjerë “më janë errësuar sytë”.

Megjithëse shenjat më të shpeshta që shoqërojnë sëmundjet e veshëve janë të vjellat dhe përzierjet, disa të sëmurë mund të kenë edhe shenja tjera si zhurmë në vesh dhe lëvizje të çrregullta të syrit.

Marrja e mendve nuk është një sëmundje në vetvete, por mund të jetë shenjë e sëmundjeve të tjera dhe duhet bërë ndërhyrja e nevojshme në kohën e duhur.

Kujdes kur keni marramendje. Read More »

Lëngu që ju ndihmon të shkrini kilogramët e tepërt.

[sgmb id=”1″]

Planifikoni që të humbni peshë që të mund të bëni belin tuaj më  të hollë?

Këtu është një metodë e shpejtë, e sigurt dhe krejtësisht natyrale për të humbur peshë shpejtë.

Sekreti? Mjaltë, lëng portokalli dhe uthullë molle.

Përbërësit e recetës:

1 lugë gjelle mjaltë

1 filxhan lëng portokalli ose grejpfrut

2 lugë gjelle uthull molle

Mënyra e përgatitjes:

Përzieni të gjithë përbërësit mirë. Kjo recetë stimulon procesin e shkrirjes së dhjamit dhe ndihmon në humbjen e peshës në mënyrë shumë efektive.

Konsumojeni këtë lëng para çdo vakti për një javë. Përpos që ka efekt të shpejtë, është një lëng shumë i shijshëm dhe ju jep energji.

Lëngu që ju ndihmon të shkrini kilogramët e tepërt. Read More »

Cilat nga gratë mendoni se është nëna e fëmijës? Përgjigjja zbulon fakte për ju.

[sgmb id=”1″]

Dhjetëra njerëz e kanë parë këtë fotografi dhe bien në dy kategori të ndryshme. Siç tregohet në figurë, ka dy zonja në një dhomë të cilat janë ulur përballë njëra-tjetrës, ndërsa një djalë 3-vjeçar luan në dysheme.

Kush mendoni se është nëna e vërtetë e fëmijës? Përgjigjja juaj do t’iu japë të dhëna të mjaftueshme për personalitetin tua.

1. Gruaja në të djathtë

7 nga 10 njerëz mendojnë se gruaja në të djathtë të imazhit është nëna e fëmijës. Nëse jeni nga ata që keni bërë këtë zgjedhje është shumë e mundshme që keni pasur një ditë të keqe ose nuk keni pasur dijeni për detaje të caktuara të imazhit.

Megjithatë kjo nxjerr në pah anën tuaj kreative, dukeni të të pasionuar për gjithçka që ka të bëjë me artin. Ju keni dy cilësi që miqtë tuaj i vlerësojnë shumë: një mirësi të pafundme dhe një aftësi të madhe për të dhënë këshilla më të mira. Nëse dikush është i pikëlluar ose përballet me një kohë të keqe, mjaftojnë pesë minuta pranë jush që të lumturohet.

Ju jeni një person i cili ka punuar shumë gjatë gjithë jetës tuaj dhe ju e dini se në sajë të kësaj, mundësia që ëndrrat tuaja të përmbushen është mjaft e lartë. Guximi, këmbëngulja dhe përpjekja juaj të kanë bërë që të arrini sukses.

Ju e konsideroni paranë si një nga gjërat më të rëndësishme që ekzistojnë: edhe pse shumë mendojnë të kundërtën, pohoni dukshëm që një shumë e madhe monetare u jep lumturi të madhe kujtdo që e zotëron.

2. Nëse zgjidhni gruan në anën e majtë

Vetëm 30% e popullsisë mendojnë se gruaja në të majtë është nëna e fëmijës.Në fakt kjo është përgjigja e saktë.

Kur luajnë, fëmijët shpesh shikojnë drejt prindërve të tyre, pasi ndihen shumë më të sigurt. Duke bërë këtë zgjedhje ju tregoni që jeni shumë inteligjentë.

Kjo gjë tregon se ana e majtë e trurit tuaj është shumë e zhvilluar. Kjo hemisferë lidhet kryesisht me logjikën dhe intuitën.

IQ juaj mund të jetë afër me atë të gjenive më të mëdha që kanë arritur ndonjëherë në Tokë. Ju jeni gjithmonë të rrethuar nga miqtë dhe shpesh jeni i pari që takoni njerëz të rinj ose shkoni në një vend që nuk keni qenë më parë.

Karakteri juaj i këndshëm dhe ndjenja e humorit ju bëjnë një qenie njerëzore shumë të veçantë . Përveç kësaj, ju jeni mjaft të sinqertë me të gjithë, përveç se ju e dini se si t’i mbani të gjitha sekretet që ju janë thënë në mënyrë të përsosur.

Edhe nëse keni një marrëdhënie romantike, ju do të kuptoni se do të ketë dhe njerëz të tjerë përreth që duan t’iu bëjnë për vete.

Ndiqni zemrën tënde dhe gjërat do të shkojnë mirë.

Cilat nga gratë mendoni se është nëna e fëmijës? Përgjigjja zbulon fakte për ju. Read More »