Aktualitet

Dhjetë mënyra të thjeshta dhe të shpejta për të trajtuar dhimbjen e fytit.

[sgmb id=”1″]

Kur ndjeni se po ju dhemb shumë fyti dhe keni edhe vështirësi në gëlltitje duhet që menjëherë të veproni për të mos e acaruar më shumë.

Këto janë disa nga mënyrat:

1. Ilaçet – Një nga mënyrat më të shpejta është që menjëherë të merrni ndonjë ilaç që e redukton inflamacionin, ënjtjen dhe acarimin dhe kështu fyti do të dhemb më pak. Në rast se nuk keni ilaçe, ato mund t’i blini pa recetë në farmacinë më të afërt.

2. Kripë dhe ujë – Sapo ta ndieni ndjesinë e djegies dhe dhimbjes në fyt, merrni pak ujë të ngrohtë me kripë të thjeshtë dhe gargarisni. Këtë mund ta bëni disa herë në ditë, sepse në këtë mënyrë i shkatërroni bakteret. Mjekët zakonisht rekomandojnë solucion me një gotë ujë dhe gjysmë luge të vogël kripë. Pas gargarisjes pështyni ujin, dhe në qoftë se shija është tepër e kripur, shtoni pak mjaltë.

3. Tabletat përtypëse për fyt dhe sprejet – Tabletat përtypëse për fyt do t’ua lehtësojnë menjëherë dhimbjen sepse me përtypjen e tyre do të stimuloni tajitje më të madhe të pështymës dhe kështu e gjithë zona do të jetë më pak e thatë. Në farmaci do të mund të zgjidhni lloje të ndryshme të tilla si ato me vitaminë C ose mjaltë dhe bimë të dobishme. Gjithashtu mund t’ju ndihmojnë edhe sprejet të cilët kanë përbërës të ngjashëm antiseptik.

4. Shurupi – Nëse keni filluar të kolliteni nga pak, patjetër blini shurup, sepse kështu do të parandaloni sëmurjen e mëtejshme dhe më lehtë do ta përballoni ditën në punë.

5. Pini shumë lëngje – Si tek çdo ftohje, është thelbësore që gjatë gjithë kohës të pini çaj ose ujë që të mos dehidroheni. Lëngu do ta shpëlajë fytin e sëmurë dhe ju do të ndjeheni më mirë. Do t’ju bëjë mirë edhe supa e shtëpisë. Do ta kuptoni që keni pirë mjaft nëse urina ka ngjyrë më të ndritshme dhe është pa aromë.

6. Llojet e çajit – Zgjidhni çaje bimore të cilat do ta forcojnë imunitetin, si çaji i gjelbër, i zi dhe i bardhë, por bëni kujdes të mos jetë i nxehtë.

7. Supa e pulës – Supa e nxehtë do t’ju ndihmojë shumë kështu që sigurohuni ta kosumoni atë në rastin tuaj të parë. Nëse e pyesni veten se pse pikërisht supa, përgjigjja është e thjeshtë – natriumi në supë vepron si antiinflamator, dhe ngrohtësia e saj lehtëson dhimbjen. Përveç kësaj, fyti që dhemb mund të përkeqësohet kur e përtypni ushqimin, ndërsa supën me perime të copëtuara mund ta pini me lehtësi.

8. Pushimi – Edhe pse kjo nuk është ndonjë mënyrë e shpejtë për shërim, ajo është shumë e rëndësishme dhe do të ishte mirë që të pushoni sa më shumë. Kështu, do ta fitoni më lehtë betejën me infeksionin dhe do t’ia jepni energjinë e nevojshme trupit. Pjesa më e madhe e inflamacioneve të fytit shkaktohet nga ndonjë virus prandaj pushimi do të ndihmojë që të shëroheni sa më shpejt.

9. Antibiotikët – Nëse keni dhimbje të madhe të fytit, gjithsesi shkoni tek mjeku sepse është e mundur që keni baktere të cilat mund të shërohen vetëm me antibiotikë. Sidoqoftë, mos ndërmerrni asgjë para se të bëni një strisho fyti, sepse marrja e antibiotikëve në rastin e virusit nuk do të ketë efekt prandaj më mirë sigurohuni për llojin e bakterit.

10. Ushqimi – Ushqimi është gjithashtu një element i rëndësishëm gjatë shërimit prandaj shmangni ushqimin e pashëndetshëm dhe kosumoni sa më shumë fruta dhe perime. Madje mund ta bëni edhe një limonadë me pak mjaltë sepse kështu do ta forconi imunitetin.

Dhjetë mënyra të thjeshta dhe të shpejta për të trajtuar dhimbjen e fytit. Read More »

Mësoni se cili është gabimi kryesor që meshkujt bëjnë në shtrat!

[sgmb id=”1″]

Një sondazh nga Sex Information and Education Council of Canada dhe prezervativët Trojan ka zbuluar që nëse përqafoheni pas seksit, femra do të ketë më shumë dëshirë për të bërë seks me ju.

Për këtë sondazh janë pyetur 2400 kanadezë rreth herës së fundit që kanë bërë seks. Nga femrat që ishin përqafuar me partnerin 6 deri në 10 minuta pas seksit, 71 për qind e vlerësoi përvojën si “shumë të kënaqshme”. Kjo krahasuar me 41 për qind nga femrat që ishin përqafuar më pak.

Në fakt, intimiteti pas seksit ishte po aq i rëndësishëm për gratë sesa faza para seksit, thotë autori i studimit Robin Milhausen, Ph.D., një profesore e seksualitetit në Universitetin e Guelph.

Kjo mund të ndodhë sepse trupat e femrave dhe meshkujve janë të mbushur me oksitocinë, hormoni i afërsisë, pas seksit dhe kanë uri për më shumë afeksion, thotë Milhausen.

Përveç kësaj, femrat shpesh ndihen të dobëta pas seksit, thotë ajo. Nëse kalojnë disa minuta shtesë duke u përkëdhelur në shtrat, ndiejnë që partneri kujdeset për to.

“Është një nga gjërat më të lehta që mund të bësh për të përmirësuar marrëdhënien. Është një mundësi shumë e rëndësishme, por që shpesh nuk përdoret, për t’u afruar më shumë”, thotë Milhausen.

Shumica e njerëzve në studim ndërprisnin kontaktin pas minutës së 6-të: 17 për qind e të pyeturve nuk përkëdheleshin fare dhe 36 për qind qëndronin afër deri në pesë minuta.

Kështu që pas marrëdhënies intime, tërhiqeni afër partneren ose lëre ta mbështesë kokën mbi gjoksin tuaj, sugjeron Milhausen.

Vazhdoni të paktën 6 minuta, edhe pse nuk duhet të shihni orën, të luani me flokët, t’i fërkoni shpinën, ta puthni në faqe ose në ballë dhe bëjini një kompliment të ëmbël sesa mirë u ndjetë me të.

Çfarë përfitoni ju? Në sondazh, shkruan revista class, doli që, përqafimi rriste kënaqësinë edhe te meshkujt.

Dhe sa kohë që përqafimet i japin ndjesi pozitive partneres në këtë marrëdhënie, shanset janë që ajo do ketë më shumë dëshirë për të pasur intimitet me ju, në të ardhmen e afërt, thotë Milhauesn.

Mësoni se cili është gabimi kryesor që meshkujt bëjnë në shtrat! Read More »

Kjo është bima e mrekullive, ndalon menjëherë rënien e flokut.

[sgmb id=”1″]

Këtë bimë shumë herë e keni pasur në dorë, por nuk keni pasur dijeni që ajo ju ndihmon kundër rënies së flokëve.

Rozmarina (Rosmarinus officinalis, siç e kanë quajtur grekët e vjetër dhe romakët), ka qenë e njohur si bimë shëruese që nga kohët e lashta dhe i ishte përkushtuar perëndeshës Afërdita.

Rozmarina është bimë e njohur dhe e përdorshme për shumë qëllime që mahnit me aromën e saj. Përdoret për të ndihmuar tretjen, fytin e lënduar, ftohjet.

Gjithashtu ka efekte të dobishme në lëkurë: ajo përdoret shumë në industrinë e kozmetikës, si një pastrues për lëkurën. Ndihmon të mbajë fytyrën sa më të freskët dhe me shumë shkëlqim.

Lajmi i mirë është që rozmarina përmirëson memorien, por edhe qarkullimin e gjakut. Në saje të vetive të saj antiseptike, është një nga bimët më të përshtatshme për të ngadalësuar humbjen e flokëve. Vaji esencial që përmban rozmarina në fakt është shumë stimulues.

Rozmarina jo vetëm që i bën flokët tuaj të jenë më të butë, mirëpo në të njëjtën kohë stimulon rritjen më të shpejtë të flokëve. Ajo, ndihmon në zbutjen dhe forcimin e flokëve sikurse që ndihmon edhe në rikuperimin e flokëve të dëmtuar.

Nëse keni vendosur të provoni trajtim të bërë vetë në shtëpi, atëherë kjo është mundësia që nuk guxon t’ju ikë.

Këtë bimë e keni në kopsht, por nuk e keni ditur që shëron RËNIEN E FLOKËVE

Receta:

Kombinoni dy lugë gjelle të gjetheve të grira të rozmarinës me 300 mililitra ujë pastaj, me përzierjen e fituar trajtoni flokët, duke filluar nga fundi deri tek rrënjët.

Kjo përzierje është shumë e lehtë, andaj edhe nuk keni nevojë që ta largoni nga flokët, pasi që do të largohet vetë.

Sa shpesh: Provoni këtë trajtim, pasi që të dilni nga dushi, të paktën një herë në javë, mirëpo mund ta provoni edhe më shpesh, varësisht prej llojit të flokëve.

Kjo është bima e mrekullive, ndalon menjëherë rënien e flokut. Read More »

Gabimet që bëjnë femrat pasi lyejnë flokët.

[sgmb id=”1″]

Kujdesi ndaj flokëve të lyer është më specifik në krahasim me kujdesin për flokët e palyer, por shumë femra edhe pse ndryshojnë ngjyrën e flokëve në sallon vazhdojnë t’i lajnë e t’i trajtojnë flokët sikur të mos i kishin lyer. Më poshtë Living do të rendisë 5 gabimet më të shpeshta që bëjnë femrat pasi lyejnë flokët, gabime që çojnë në daljen e bojës dhe dëmtimin e flokëve.

1. Mos i lani flokët deri në 72 orë pasi i keni lyer .Prisni deri në 3 ditë që rrënja e flokëve ta përthithë mirë bojën në mënyrë që kjo e fundit të zgjasë sa më shumë.

2. Mos i lani flokët shumë shpesh dhe përdorni produkte për flokë të lyer

3.I shpëlani flokët me ujë të nxehtë, kur në të vërtetë shpëlarja e fundit duhet bërë me ujë të ftohtë.

4. Nuk përdorni balsam. Ky produkt krijon një shtresë mbrojtëse për flokët që mund të pengojë shpëlarjen e bojës.

5.Përdorimi i tepruar i mjeteve të nxehta pa përdorur sprajt mbrojtës

Gabimet që bëjnë femrat pasi lyejnë flokët. Read More »

Çfarë ndodh me femrën pas operacionit cezarian?!

[sgmb id=”1″]

Ashtu sic do nënë e re me siguri do të ndiheni euforike nga ardhja në jetë e qënies aq të dashur për ju, tashmë do të keni beben tuaj në krah. Përveç kësaj do të përballeni edhe me ndryshimet e para pas lindjes, ndër të cilat janë fryrja e gjinjve, gjakderdhja vaginale si edhe lëkundja humorale.

Si do të ndihem pas operacionit?

Ju do të jeni disi e trullosur dhe ndoshta mund të keni të përziera, të cilat mund të zgjasin 48 orë, dhe në këtë rast mjeku juaj mund t’ju japë një medikament për të lehtësuar simptomat. Nëse nëna ka lindur me anestezi lokale mund të ndiejë kruajtje të trupit. Edhe në këtë rast mjeku mund t’ju lehtësojë simptomat me një medikament të caktuar.

Cila është koha e qëndrimit në spital?

Zakonisht gruaja qëndron 3-4 ditë, në varësi të rikuperimit, dhe duke qënë se ai kërkon disa javë të ndodhë në mënyrë të plotë, gruaja duhet të kujdeset shumë mirë për veten e saj dhe fëmijën edhe pas kthimit në shtëpi. Kryesisht nëse keni edhe një fëmijë tjetër në shtëpi, duhet të kërkoni t’ju ndihmojë dikush.

Si do të lehtësohet dhimbja e plagës së operimit?

Nëse do të keni bërë një lindje me spinale mjeku mund t’ju injektojë morfinë, e cila do të lehtësojë dhimbjet përgjatë 24 orëve të para pas lindjes. Më pas mjekët mund të përdorin qetësues më të lehtë si acetaminophen (mund të merrni Ibubrofen). Nëse keni lindur me anestezi totale nuk merrni morfinë, por do të merrni një qetësues sintetik që lehtëson në mënyrë të menjëhershme dhimbjet e plagës. Gjithashtu do t’i nënshtroheni një terapie me qetësues sa herë të ndiheni keq dhe të keni nevojë për të. Ju duhet të kërkoni ndihmë sa herë ndiheni keq dhe nuk duhet absolutisht të vuani në heshtje. Mbani mend se sa më mirë të ndiheni ju aq më efektive do të jetë edhe gjidhënie.

Çfarë ndodh me femrën pas operacionit cezarian?! Read More »

Disa nga problemet që çojnë në rënien e flokëve.

[sgmb id=”1″]

Problemi i rënies së flokëvemund të bëhet serioz, ndaj bëni mirë që sa më herët të kuptoni shkakun që fshihet pas tufave të flokëve që gjenden pothuajse kudo ku jeni dhe ju.

Nuk preferohet t’i stiloni flokët çdo ditë.

Përdorimi i mjeteve të nxehta dhe produkteve kozmetike, dëmtojnë flokët që në rrënjë, duke shkaktuar hollimin apo këputjen e tyre.

Stresi ndikon në rënien e flokëve.

Periudhat e stresit shoqërohen me rënie flokësh, irritim të lëkurës, shtim në peshë, etj.

Keni mungesë mineralesh.

Ashtu si trupi juaj ka nevojë për një dietë të ekuilibruar me përbërësit e duhur për të qëndruar të shëndetshëm, edhe flokët kanë nevojë për minerale të ndryshme si: hekuri, magnezi e proteina të ndryshme. Për flokë të shëndetshëm dieta juaj duhet të përfshijë kos, mish pule, arra etj,

Mosfunksionimi i tiroideveHypothyroidism (tiroide jo aktive) dhe hyperthyroidism (tiroide tepër aktive) të dyja këto gjendje mund të shkaktojnë rënie flokësh.Vuani nga policistitet ovariane (në vezore)Ky çrregullim endokrin shkakton një çekuilibër hormonal, dhe si pasojë ndikon edhe në rënie të flokëve.

Disa nga problemet që çojnë në rënien e flokëve. Read More »

Ja çfarë i ndodh me yndyrën në trupit tuaj kur humbisni peshë.

[sgmb id=”1″]

Humbja e peshës kërkon një përkushtim të madh. Shumë prej nesh duan të humbasin peshë shpejt, lehtë dhe në mënyrë të shëndetshme.

Por a e keni menduar se çfarë ndodh më pas me yndyrën në trupin tuaj?

Pesha juaj nuk mund të hiqet kaq lehtë. Masa yndyrore në trup nuk kthehet në muskul. Ajo nuk mund të kthehet në energji dhe nuk “digjet”.

Në fakt yndyra shpërbëhet në ujë dhe dioksid karboni.

Sipas Journal British Medical Journal, ka një konfuzion të madh për procesin metabolik të humbjes së peshës tek njerëzit.

Gazeta shpjegon se humbja e peshës kërkon zhbllokimin e karbonit të ruajtur në qelizat e yndyrës.

Ja çfarë i ndodh me yndyrën në trupit tuaj kur humbisni peshë. Read More »

Testi me 4 hapa që do t’ju bëjë të kuptoni nëse ju shkojnë flokët bjonde.

[sgmb id=”1″]

Ndryshimi drastik nga brune ne bjonde është tundues për shumë vajza, ndonëse jo të gjitha e dinë në do u shkojë kjo ngjyrë apo jo. Procesi është relativisht i gjatë, i ndarë në faza e jo shumë i lehtë, por nëse në fund do të arrini nuancën që doni ,ia vlen ta provoni ! Living do t’ju tregojë më poshtë testin që duhet t’i bëni vetes për të kuptuar nëse do t’ju shkojnë hijet e bjondes apo jo.

1. A ju përshtan nuancat e hapura me me ngjyrën e syve dhe tonin e lëkurës?Testi më i mirë është duke shikuar fotot e fëmijërisë për të parë nëse keni pasur ndonjë nuancë bjonde natyrale në flokët tuaj. Hijet e së artës rrinë më mirë tonet e ngrohta të lëkurës. Nëse jeni një zeshkane, mos merrni mundimin të ktheheni në një bjonde sepse jo vetëm që do të shkatërroni flokun gjatë porcesit por nuk do t’ju shkojë.

2. A mund ta përballoni nga ana financiare? Të qenët një bjonde, kërkon pak më shumë kujdes nga se keni menduar. Përdorimi imaskave, serume, shampove lejla për të mbajtu ngjyrën sa më gjatë dhe takimet tek salloni bukruisë do t’ju kushtojnë më shumë se ç’mund t’ju kushtonin flokët e zinj. Procesi gjithashtu është i gjatë dhe kërkon disa faza lyerjeje.

3. A janë flokët tuaj në gjendje të shëndetshme?Nëse floëkt tuaj janë të dëmtuar, parukieri do e ketë shumë më të vështirë të realizojë ngjyrën që ju doni ,pasi flokët nuk do të reagojnë mirë ndaj bojës.

4. A jeni të gatshëm për të hequr dorë nga mjetet si pjastra apo mashaFlokët e lyër janë më të ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe nëse ju i stiloni pa aplikuar më parë një krem mbrojtës, flokët do t’ju dëmtohen shumë më shpejtë nga procesi natyral.

Testi me 4 hapa që do t’ju bëjë të kuptoni nëse ju shkojnë flokët bjonde. Read More »