Aktualitet

Shkencëtarët zhvillojnë mënyrën e re për të krijuar kornean njerëzore

[sgmb id=”1″]

Shkencëtarët britanikë do të revolucionarizojnë trajtimin e shikimit pasi të zhvillojnë një mënyrë të re për të rritur kornean e syrit.

Ekspertët kanë krijuar kornean artificiale në një sipërfaqe të lakuar.

Procesi zgjat tre muaj duke përmirësuar cilësinë dhe transparencën e korneas.

Puna e ekspertëve në Universitetin e Newcastle dhe Universitetin e Kalifornisë është e rëndësishme, pasi ka një mungesë të madhe të korneave të dhuruara.

Kriza është përkeqësuar pasi kornea nuk mund të përdoret nga dikush që ka pasur kirurgji laseri në sy.

Hulumtimi i tyre tregoi se qelizat korneale të izoluara nga donatorët dhe të rritura në sipërfaqet e lakuara, rregullojnë veten në rrjetë.

Qelizat e rritur në këtë mënyrë arrijnë shtrirjen e saktë që i japin fuqinë dhe transparencën kornesë njerëzore.

Teknika e re mund të ndryshojë se si indet artificiale janë rritur tradicionalisht në laboratorë në mbarë botën.

Transplantimi i kornesë përfshin një operacion për të hequr kornenë e dëmtuar dhe ta zëvendësojë me inde të shëndetshme donatore.

Kornea është pjesa transparente e përparme e syrit, e cila mundëson hyrjen e rrezeve të dritës në brendësi të tij, për në retinë dhe prej andej përcillet në tru ku edhe realizohet perceptimi i imazhit.

Kornea normale është një sipërfaqe e lëmuar, asferike në formën e xhamit të orës, e rrumbullakët në qendër dhe vjen duke u sheshuar në periferi. Kornea është e ndërtuar nga fibra të kolagjenit të orientuara kryesisht në mënyrë paralele.

Shkencëtarët zhvillojnë mënyrën e re për të krijuar kornean njerëzore Read More »

Si ta shprehni dashurinë që keni ndaj dikujt

E rëndësishme si për meshkujt ashtu edhe për femrat është që të shprehim dashurinë ashtu që të forcohet marrëdhënia në çift.

Jo gjithmonë gjejmë fraza e veprime të duhura për ta shprehur atë që ndjejmë brenda ndaj të dashurës/dashurit.

Janë disa mënyra përmes së cilave dashuria shprehet në mënyrë efektive dhe e bënë më të fortë marrëdhënien në çift. /Indeksonline/

1.       Mbështetje

2.       Prekje, ledhatime

3.       Ndihmoje atë

4.       Kushtoni kohë

5.       Bëni dhurata

Si ta shprehni dashurinë që keni ndaj dikujt Read More »

Elvis Naçi flet se si duhet të jetë gruaja në islam, bashkëshortja e tij tregon se si Elvisi është në shtëpi

[sgmb id=”1″]

Teologu Elvis Naçi i ftuar në emisionin n’Kosovë Show ka folur për debatet e shumta qe u përfshi në Shqipëri.

Por teksa folur atij i bëhet një surprizë e bukur, në emision vjen bashkëshortja e tij bashkë me vajzën.

E ftuar në emision Fatma ka folur për Elvisin si bashkëshort, ku me humor thotë se Elvisi është si çdo burrë shqiptarë që i harron përvjetorët por që më pas i komeson me 364 ditët e tjera.

Për më shumë ndiqni videon nga minuta e 1.20.00.

Elvis Naçi flet se si duhet të jetë gruaja në islam, bashkëshortja e tij tregon se si Elvisi është në shtëpi Read More »

Receta që kishe kërkuar për të rënë në peshë, këtë javë provoje patjetër

[sgmb id=”1″]

Nuk është sekret që rënia në peshë është e vështirë për shumë njerëz, sidomos kur përpiqesh të planifikosh një dietë të shëndetshme për mëngjes, drekë dhe darkë.

Megjithatë, në luftë gjithmonë e më të ashpër me ushqimet e gatshme dhe të shpejta, ka mënyra për t’u ushqyer shëndetshëm edhe kur kjo të duket gati e pamundur.

Për fat të mirë, në morinë e shumë këshillave dhe recetave që propozohen, ja ku është një recetë e shpejtë, e shëndetshme dhe që ndihmon për të pasur një formë të mirë fizike.

Makarona me grurë të fortë

Nutricionistja Jennifer Neily, propozon një recetë makaronash dietike, të cilat jo vetëm që janë shumë të shijshme, por edhe do të të lënë në gjendje të ngopur. Receta përbëhet nga pasta rigatoni ose pene, mish pule, qepë e kuqe, bizele, domate dhe karota.

Përbërësit:

Një pako makarona dietike

Mish pule (fileto)

Bizele, 200 gram

3/4 e një qepe të kuqe

Domate pomodorini, 20 kokrra

1 karotë e copëtuar

2 lugë gjelle uthull balsamik

Përzieji të gjithë përbërësit bashkë dhe krijo me to salcën e makaronave. E shijshme, e lehtë dhe e shëndetshme.

Receta që kishe kërkuar për të rënë në peshë, këtë javë provoje patjetër Read More »

A e dini se cilat janë ushqimet që djegin yndyrën?

[sgmb id=”1″]

Për të rënë në peshë, çdokush duhet të dijë momentin kur trupi djeg yndyrë.Stina e verës po vjen dhe bashkë me të, edhe dëshira për të qenë në formë. Për këtë, duhet të dini se:• Nëse një person do të konsumojë një qitro në çdo vakt (pa shtesë sheqeri), do të humbë 2 kg për 12 javë.

Qitrot janë të pasura me vitaminë C, antioksidues i fuqishëm që ndihmon në djegien e yndyrave.

• Tri kokrra mollë dhe dardha në ditë kufizojnë sasinë e yndyrës që thithin qelizat.

• Çaji i gjelbër përshpejton metabolizmin. Substancat polifenole të kombinuara me kafeinën djegin yndyrat.• Tërshëra ul kolesterolin dhe rrit energjinë, duke ndihmuar në rënien në peshë.• Erëzat djegëse përshpejtojnë metabolizmin dhe pakësojnë urinë.

• Lëkurat e mollëve të egra ndihmojnë në tretjen e dhjamërave të trupit.

• Drithërat e plota janë të mrekullueshme për të ulur barkun. Konsumoni në mëngjes trahana tërshëre, ndërsa gjatë ditës, bukë gruri me miell dhe krunde.

• Konsumoni sa më shumë peshk. Ai përmban proteina të thjeshta dhe është mjaft i pasur me acide yndyrore omega 3.

A e dini se cilat janë ushqimet që djegin yndyrën? Read More »

Shenjat se bashkëbiseduesi juaj po ju gënjen

[sgmb id=”1″]

Çdo person ndonjëherë gënjen, por kur bëhet fjalë për gjëra të rëndësishme të jetës, do të ishte mirë të dini nëse dikush po thotë të vërtetën ose gënjeshtrën.

Për fat të mirë, shprehjet e fytyrës, gjuha e trupit dhe treguesit e tjerë verbalë mund të zbulojnë nëse dikush po gënjen apo jo.

Reagimet fizike dhe emocionale të trupit njerëzor janë karakteristike për të gjithë njerëzit dhe njohja e disa reagimeve mund të ndihmojë në përfundimin nëse dikush po gënjen.

Shenjat e shpeshta të trupit që tregojnë se dikush po gënjen, ose po fsheh diçka

Njerëzit shpesh shtrëngojnë duart kur gënjejnë

Lëvizja e unazës rreth gishtit, byzylykut ose orës së dorës, shpesh tregon se dikush po fsheh diçka

Është e mundur që gënjeshtari të prekë me dorë qafën ose shpinën

Njerëzit që gënjejnë shpesh fërkojnë shuplakat e duarve për pantallonave

Luajtja me flokë mund të jetë shenjë se dikush po gënjen

Gënjeshtarët mund të heqin ose të shkundin qimet e imagjinuara të flokëve në rrobat e tyre

Njerëzit që gënjejnë shpesh kalojnë këmbën mbi gjunjët e tyre

Një gënjeshtar zakonisht fillon të marrë frymë shpejtë dhe të vështirë

Nëse një person pi, është e mundur të përshpejtohet nëse ai gënjen

Lëvizjet janë për njerëzit që qëndrojnë shumë mizor dhe të çuditshëm

Një person që afrohet me laps në gojë, me siguri se gënjen.

Shenjat se bashkëbiseduesi juaj po ju gënjen Read More »

Eliminoni aromën e keqe të gojës për 5 minuta

[sgmb id=”1″]

Aroma e keqe e gojës, e njohur edhe si halitoza, është një problem me të cilin ballafaqohen shumë njerëz në botë.

Shumë njerëz e kanë të vështirë të heqin qafe aromën e keqe të gojës, e cila krijohet nga bakteriet joushqimore dhe disa ushqime.

Këtë bezdisje mund ta kaloni shumë lehtë duke e përdorur këtë recetë.

Përbërësit:

– Një filxhan me ujë të ngrohtë

– Një lugë çaji mjaltë

– Gjysmë lugë çaji kanelle

– Dy limona

– Një lugë çaji sodë buke

Përgatitja:

Shtrydhni lëngun e limonit dhe shtoni mjaltin dhe kanellën në të. Përziejeni e shtoni në gotën me ujë dhe e shkundni mirë. Rekomandohet që të përdorni një shishe qelqi.

Shpërlani gojën me një ose dy lugë nga ky lëng disa herë gjatë ditës.

Për shkak të përbërësve, kjo recetë do të ju ndihmojë shumë. Kanella vret bakteriet që shkaktojnë aromë të keqe. Mjalti ka efekt antibakterial. Soda e bukës zbardhon dhëmbët, ndërsa limoni do t’i jap gojës suaj freski.

Eliminoni aromën e keqe të gojës për 5 minuta Read More »

Si ta ulni tensionin e lartë pa asnjë mjekim

[sgmb id=”1″]

Hipertensioni ose i njohur dhe ndryshe si tensioni i lartë i gjakut është një nga problemet më të zakonshme që njerëzit hasin. Secili nga ne mund të vuaj në të ardhmen nga kjo sëmundje pavarësisht nëse ne kujdesemi për dietën tonë ushqimore ose jo.

Edhe pse në këto raste rekomandohet mjekim, ato zakonisht kanë efekte anësore prandaj ne sot po ju rekomandojmë një mjekim natyral i cili nuk kërkon asnjë medikament. Por gjithsesi është shumë e rëndësishme që të mos konsumoni asgjë pa u këshilluar me mjekun tuaj.

Receta

Lëngu i limonit

Ujë

Disa feta limoni

Përgatitja:

Me kujdes shtrydhni lëngun e limonit në një gotë me ujë dhe konsumojeni përditë në mëngjes me stomak bosh.

Si ta ulni tensionin e lartë pa asnjë mjekim Read More »