Maurice Mességué është një nga mjekët popullorë më të vlerësuar viteve të fundit. Sipas tij, “ndihma e parë” kundër rrudhave është maska e krijuar nga elbi.
Ai këmbëngul se kjo recetë jo vetëm parandalon shfaqjen e rrudhave, por është e aftë edhe të reduktojë pamjen e rrudhave ekzistuese.
Përbërësit: 200 gr elb, 1 litër ujë, një garzë/napë.Përgatitja: në një litër ujë hidhni 200 gr elb dhe lërini të zihen për 1 orë. Elbi do të marrë formën e puresë. Me anë të një nape kulloni lëngun e krijuar, i cili do të dalë i trashë.Përdorimi: para se të përdorni këtë maskë, pastrojeni fytyrën mirë.
Më pas, lyeni fytyrën me lëngun e elbit dhe lëreni për 20 minuta. Ju mund të pini edhe një filxhan të këtij lëngu dhe mund ta rregulloni shijen me një lugë mjaltë. Aplikojeni këtë maskë 2 herë në javë. Pas disa javësh, fytyra do të jetë më elastike, më e butë dhe rrudhat do të reduktohen dukshëm.
Mënyra se si e nisni mëngjesin zakonisht përcakton edhe tonin e pjesës tjetër të ditës.
Nëse e nisni pa energji dhe dita rezulton të ketë qenë jo produktive, me siguri ke bërë një nga 7 gabimet e zakonshme të mëngjesit.
Mos e fikni alarmin e orës
Specialistët e gjumit thonë se alarmi i orës nuk është një ide e mirë. E vërteta është se sa herë e fikni alarmin për t’u kthyer sërish në gjumë, hyni në një cikël gjumi të cili nuk mund ta përfundoni. Kështu që kur zgjoheni, ndiheni shumë të lodhur dhe përtacë.
Mos qëndroni shtirë në shtrat
Kur zgjoheni, shtrijini këmbët dhe krahët teksa jeni ende në shtrat. Sa më shumë të shtriqeni, aq më shumë të sigurt dhe të lumtur do të jeni gjatë ditës. Ata që zgjohen duke u strukur në shtrat si mace, priren të jenë më të stresuar dhe të përgjumu gjatë ditës.
E-maili nuk duhet të jetë asnjëherë gjëja e parë që shihni
Hapja e e-mailit menjëherë sapo zgjoheni mund t’iu shpërqendrojë nga gjërat e rëndësishme që duhet të bëni më tej. Përqendrohuni në veprime produktive në vend që të rrëmoni inbox-in.
Rregulloni shtratin
Edhe pse mund të duket e pabesueshme, rregullimi i shtratit është i lidhur me produktivitetin e pjesës tjetër të ditës. Përveç kësaj, ky zakon i rëndësishëm është hapi i parë për të ndihmuar zakonet e tjera të mira të marrin rrugë.
Shmangni konsumimin e kafesë
Nëse jeni nga ata njerëz që konsumojnë një filxhan kafe sapo zgjohen në mëngjes, është koha ta rishikoni këtë zakon. Mes orës 8-9 të mëngjesit, trupi ynë prodhon një sasi të madhe të hormonit të rregullimit të energjisë të quajtur kortizol. Nëse konsumon kafe përpara orës 9.30, trupi do të reduktojë prodhimin e kortizolit dhe ju do të keni më pak energji
Mos u çoni në errësirë
Ora e brendshme e trupit tonë është e ndjeshme ndaj dritës dhe errësirës. Në qoftë zgjoheni në errësirë truri juaj mund të hutohet dhe të bëjë që ju të ndiheni të përgjumur. Hapni perdet, dhe në qoftë se jashtë është ende errësirë kur jeni zgjuar, ndizni një dritë.
Zakonet janë gjithçka
Sipas shkencëtarëve, vullneti juaj është i kufizuar dhe nëse e shpenzoni duke bërë gjëra të vogla e të parëndësishme duke zgjatur mëngjesin tuaj, gjatë ditës do të keni më pak energji, transmeton Shqip. Përqendrohuni të bëheni gati, krijoni një rutinë që ju lejon të lëvizni në ‘mënyrë automatike’ në mëngjes dhe ruajini rezervat e vullnetit për pjesën tjetër të ditës.
Ajo është një prej dietave më të preferuara në “Hollywood” dhe emra të tillë si Nicole Kidman apo Hugh Jackman betohen se funksionon vërtet.
Përgjatë këtyre muajve të fundit, “guru”-të e fitnesit dhe nutricionistët profesionistë u mëshojnë përfitimeve të mëdha të të ashtuquajturës “dieta tetëorëshe”.Planifikimi i saj parashikon që njerëzit të hanë përgjatë 8 orëve të ditës e të agjërojnë gjatë 16 orëve të tjera. Kjo i jep mundësi organizmit të nisë procesin e djegies së kalorive.
Fansat e një mënyre të tillë të të ushqyeri parapëlqejnë të ndjekin këtë plan. Mëngjesin e konsumojnë në orën 10, drekën në 14 dhe darkën në 18 pasdite, e pas kësaj nuk hanë më asgjë, gjë që i lejon trupit 16 orë pushim.Duke praktikuar këtë lloj agjërimi, stomakut dhe zorrëve u jepet kohë e mjaftueshme për të tretur ushqimin, për t’u qetësuar e për t’u shëruar.Nutricionistët këmbëngulin se një praktikë e tillë lehtëson edhe procesin vetëpastrues të organizmit dhe shtron ritmin e rigjenerimit, ndërsa redukton nga ana tjetër inflamacionet e brendshme.
Ajo ul po kështu nivelin e faktorit të rritjes, të ngjashëm me insulinën “IGF-1”, i cili lidhet me plakjen, avancimin e tumoreve dhe rrezikun e kancerit.Personat që e kanë provuar thonë se, kjo lloj diete nuk të lë të uritur e këmbëngulin se, për sa kohë respektohen 8 orët, orari i të ushqyerit mund të lëvizë edhe në 9 me 17 ose 11 me 19.
Vezët në SHBA shiten nga frigoriferi, por jo vetëm në Amerikë. Kjo ndodh edhe në shumë vende të tjera. Njerëzit që kanë pulat e tyre në fshat i lënë vezët jashtë frigoriferit derisa të jenë gati t’i gatuajnë, por një pjesë i fusin edhe në frigorifer. Po cila është mënyra e duhur?
Sipas ekspertëve, të gjithë ata që kanë pula në shtëpi, mund t’i mbajnë vezët jashtë frigoriferit për disa ditë, pasi të keni konfirmuar shëndetin e pulave dhe pastërtinë e kafazit. Edhe nëse vezët janë të palara, mund të qëndrojnë ashtu për disa ditë. Kjo, për arsye se vezët kanë një shtresë natyrale që i mbron nga bakteret. Nëse vezët lahen, kjo shtresë largohet duke bërë që bakteret të depërtojnë më shpejt në brendësi të vezës. Nëse lahen vezët, këshilla më e mirë që t’i mbani të freskëta është frigoriferi.
Sa për vezët e blera në dyqan, këshilla është frigoriferi. Prodhuesit e vezëve amerikane i lajnë vezët për t’u siguruar që janë të pastra, sepse edhe në to ekziston rreziku i salmonelës. Pra, veshja mbrojtëse hiqet para se vezët të mbërrijnë në dyqanet ushqimore, kështu që sapo t’i blini, futini në frigorifer. Business Insider raportoi disa kohë më parë se shumë markete i kërkonin nga prodhuesit vezët të palara për t’i ruajtur sa më gjatë nga rreziku i salmonelës.
Natyrisht, për të qenë të sigurt, gjithmonë mund të zgjidhni t’i mbani vezët në frigorifer. Nëse një vezë rri në temperaturë dhome për të paktën një ditë, është përafërsisht ekuivalente me shtatë ditë në frigorifer, kështu që duhet t’i hani më shpejt.
Nëse ju nevojiten këshilla për ndonjë dietë, kjo nuk do të thotë në realitet se duhet ta ndiqni.
Nëse gjeni ndonjë dietë, e cila rekomandon kapërcimin e vakteve dhe të konsumoni ushqim me yndyrë të ulët, ju rekomandojmë që në tërësi të injoroni këto këshilla.
Këto janë pesë këshilla, të cilat nuk duhet ndjekur:
Zvogëlimi i karbohidrateve ndihmojnë në përpjekjet për të humbur peshë
Ditët kur hani çdo gjë që është e domosdoshme
Kapërcimi i vakteve për të ulur marrjen e kalorive
Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi.
Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare dhe përdorin sasi të mëdha energjie në mënyrë që të gjuajnë plaçkën.
Gjumë i mirë do të thotë edhe energji e mjaftueshme për gjueti, ndërkaq gjuetia do të thotë ushqim. Sa kohë do të flenë varet nga ajo se sa ka qenë darka e vëllimshme.
Prandaj edhe macet e egra, saktësisht edhe ato shumë të reja dhe shumë të vjetra flenë nga 16 deri në 24 orë në ditë, ndërsa kotelet e sapolindura zgjohen vetëm sa për të pirë qumësht nga e ëma dhe vazhdojnë gjumin.
Për dallim nga njerëzit, aq më parë nga individët, të cilët jashtëzakonisht vështirë është t’i zgjosh, gjumi i maces dallon. Ato gjithmonë janë të kujdesshme, madje edhe atëherë kur dremisin.
Nëse dikush provon dhe bën zhurmë dhe u çrregullon gjumin, janë në gjendje që të kërcejnë në çast dhe të gatshme për aksion dhe vrap. Në natyrë të egër kjo karakteristikë do të thotë ekzistencë, ndërkaq në shtëpi macja vetëm do t’ju frikësojë, por edhe më shpesh do t’ju bëjë të qeshni me veprimin e saj të papritur.
Macet shtëpiake kanë të zhvilluar instinktin e mbijetesës, prandaj edhe nëse janë të detyruara të gjuajnë darkën e tyre, gjithmonë me një vesh përgjojnë në mos vallë do të gjendet ndonjë plaçkë që të gjuajnë.
Macet shtëpiake flenë rreth 16 orë në ditë, madje dukshëm me orare të rregullta, prandaj edhe ju përpiquni që ushqimi t’u jetë i servuar me kohë, sepse në të kundërtën nuk do të jeni të gërvishtur vetëm për mobiliet e shtëpisë dhe macja qartë do t’jua bëjë me dije që është koha për të ngrënë.
Rënia e flokëve në vjeshtë është një problem shqetësues, jo vetëm i femrave, por edhe i meshkujve. Por si mund ta kuptosh që kjo rënie është sezonale dhe si rrjedhim, jo edhe aq shqetësuese.
Rënia e flokëve në këtë stinë është e ngjashme me rënien e gjetheve të vdekura të pemëve. Pra, edhe flokët bien, sepse përsërisin ciklin e tyre të përvitshëm (lindja e një floku të ri, rritja, faza e maturimit dhe vdekja).
Këtë proces e përshpejton një faktor kryesor: dielli. Kështu, gjatë pranverës dhe verës, rrezet e diellit rrisin sekretimin e hormoneve përgjegjëse për rritjen e flokut dhe shkaktojnë një reaksion të ngjashëm me atë të bimëve.
Një periudhë prej gati 4-6 javësh mund të fillojë në fund të gushtit dhe të zgjasë deri në fund të nëntorit. Pas kësaj periudhe, gjithçka kthehet në normalitet.
Por norma e rënies së flokëve ndryshon nga një person tek një tjetër, ndaj është e rëndësishme të kuptosh, nëse kjo rënie është sezonale apo duhet të shqetësohesh e të konsultohesh me mjekun për të marrë trajtimin e duhur.
Si ta kuptosh që është thjesht një rënie sezonale?
Për të kuptuar nëse është vetëm një rënie sezonale, bëj këtë test të thjeshtë:Mbaji flokët të palarë, të paktën për tri ditë. Kalo gishtat midis flokëve nga rrënja deri në majë. Vëri mënjanë flokët e rënë. Përsërite këtë veprim të paktën pesë herë, duke e kaluar dorën tek të gjitha pjesët.
Rezultati:
– Nëse në total të kanë rënë më pak se 10 fije floku, gjithçka është brenda normales.– Nëse të kanë rënë gjithsej 10-15 fije, nuk është thjesht një rënie sezonale, prandaj duhet të marrësh një trajtim shtesë me vitamina.– Nëse të kanë rënë më shumë se 15 fije, duhet të bësh patjetër një trajtim specifik për të parë nga se të shkaktohet kjo rënie.
Trajtimi për rënien sezonale
Para se të marrësh një trajtim, fillimisht duhet të bësh këtë test të thjeshtë (ose të konsultohesh me mjekun), për të kuptuar në ç’nivel të rënies së flokëve je.
Trajtimet e flokëve nuk veprojnë në mënyrë specifike tek flokët që bien, sepse ato tashmë janë të vdekur dhe rënia e tyre është e pashmangshme, por ato ndikojnë në rritjen e flokëve të rinj për t’i rikthyer densitetin normal.
Megjithatë, ke parasysh që jo gjithçka duhet justifikuar me sezonin e vjeshtës. Për flokët duhet të kujdesesh si për çdo pjesë tjetër të trupi.
Lyerja me bojëra me kimikate të ndryshme, tharja dhe krehja në temperaturë maksimale, kequshqyerja etj., janë faktorë të jashtëm, të cilët ndikojnë në dëmtimin dhe rënien e flokëve.
Në të tilla raste, përdor sa më shumë maska me produkte natyrore, si p.sh maska me vezë dhe vaj ulliri, 30 minuta para larjes, do të të ndihmojë shumë për eliminimin e rënies.
Rrika, lloj i rrepës, është burim i mirë i kalciumit, magnezit, zinkut dhe manganit.
Vendoseni rrikën në blender dhe përzieni mirë. Shtoni limon dhe përzieni derisa masa të bëhet kompakte. Shtoni mjaltë dhe përzieni të gjitha mirë e mirë.
Merrni nga një lugë të masës së formuar të pijes dy herë në ditë në periudhë tre javore.
Ky lloj i pijes ndikon po ashtu edhe në humbjen e kilogramëve të tepërt.