Aktualitet

Kush eshte drejtoresha nga Korca qe kapi per flokesh edukatoren e koprshtit

Një edukatore në Korçë është dhunuar në sy të fëmijëve nga drejtorja e kopështit nr 8 në këtë qytet.

Edukatorja Zana Braimllari, ka marrë ndihmë mjekësore në spital dhe ka bere edhe kallezim penal në polici.

Burime nga policia e Korçës thonë se kanë nisur hetime për sqarimin e ngjarjes dhe të rrethanave. Mësuesja ka deklaruar se sherri nisi pas një pretendimi të drejtoreshës.

“Jam dhunuar nga drejtoresha e kopshtit pasi ajo pretendon se një prej prindërve është ankuar për sjelljen time. Ka ardhur duke më bërtitur dhe ndërsa unë e kam mohuar më ka dhunuar”, mësohet se ka thënë edukatorja në polici.

Kush eshte drejtoresha nga Korca qe kapi per flokesh edukatoren e koprshtit Read More »

Banka Botërore i shuan shpresat Shqipërisë, ja sa vite i duhen për t’ju përafruar BE-së

Shpresat e Ballkani Perëndimor për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian duket se kanë marrë një shuplakë të fortë nga Banka Botërore.

Në raportin të fundit, institucioni prestigjoz bën të ditur se Ballkanit Perëndimor do t’i duhen 60 vjet për të kapur mesataren e Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër, nëse Shqipëria vazhdon me ritmet aktuale të rritjes ekonomike, duket se do ti duhen 35 vjet.

Lajmi i bë i ditur gjatë prezantimit të raportit në Tiranë nga Ekaterina Vostroknutova kryetarja e ekonomiste në Bankën Botërore për Europën Lindore.

Por shefja e Bankës Botërore ka konstatuar se Shqipëria ka pasur ecuri shumë dobët për të arritur të ardhurat për frymë të mesatares së BE-së.

Banka Botërore i shuan shpresat Shqipërisë, ja sa vite i duhen për t’ju përafruar BE-së Read More »

Ja cfare i premton Rama nenes se elektricistit qe humbi jeten

Sabri Vlinga, elektricisti nga Fieri që humbi jetën në krye të detyrës teksa mundohej të rikthente energjinë elektrike në zonë gjatë përmbytjeve në ditët e apra të dhjetorit është nderuar me medalje nga Kryeministri Edi Rama.

I pari i qeverisë ka pritur sot në Kryeministri vëllezërit dhe nënën e elektricistit të ndjerë të cilëve iu ka dorëzuar edhe medaljen e mirënjohjes.

Sakaq mësohet se OSHEE do të mbështesë financiarisht familjen dhe mbulojë shkollimin e vajzës studente deri në diplomimin e saj, premtim të cilin kryeministri u aka përsëritur nënës dhe vëllezërve.

Ja cfare i premton Rama nenes se elektricistit qe humbi jeten Read More »

Vazhdon puna për pastrimin e kanaleve kulluese në Novoselë dhe Akërni

Në Novoselë dhe Akërni vazhdon puna për pastrimin e kanaleve kulluese që shërbejnë për të tërhequr më mirë hidrovori ujërat e tepërta. Investimet e kryera gjatë viteve të fundit bënë të mundur që situata e përmbytjeve të para pak ditëve të ishte me sa më pak dëme, ndërsa vazhdimi i punës për pastrim i shërben marrjes së masave për shirat e pritshëm

Fotografia e ONETV VLORA
Fotografia e ONETV VLORA
Fotografia e ONETV VLORA
Fotografia e ONETV VLORA

Vazhdon puna për pastrimin e kanaleve kulluese në Novoselë dhe Akërni Read More »

Shtohen dhe 3 dokumente biznesi që merren online

Kryeministri Edi Rama në përshëndetjen e përditshme “mirëmëngjesi” në Facebook ka publikuar disa të dhëna mbi lehtësirat në sportelet e administratës, ku vetëm gjatë muajit nëntor në e-Albania janë regjistruar me mijëra dokumente tatimore, certifikata, ekstrakte biznesi.

Brenda datës 15 dhjetor 2017, listës me 26 dokumente shoqëruese, të cilat nuk kërkohen më nga sportelet e institucioneve shtetërore, do t’i shtohen edhe 3 dokumente të tjera të lëshuara nga Qendra Kombëtare e Biznesit që tanimë do të gjenerohen përmes portalit e-Albania: ekstrakt i thjeshtë, ekstrakt historik dhe certifikata e regjistrimit, NUIS.

Shtohen dhe 3 dokumente biznesi që merren online Read More »

Pas mesazhit të fortë të Donald Lu, vjen thirrja e radhës e Ramës për Bashën

Pas mesazhit dhe apelit te forte te ambasadorit amerikan ne Tirane Donald Lu, qe beri thirrje qe opozita dhe mazhoranca te bashkepunojne per kryeprokurorin si dhe kur tha qe nuk ka vdekur reforma ne drejtesi, kryeministri Edi Rama për herë të 3-të i ka kërkuar kreut të PD-së Lulzim Basha dialog dhe bashkëpunim për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

‘LB është koha për të vënë drejtësinë mbi frikën nga drejtësia; dialogun mbi çdo mjet tjetër politik; negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE mbi gjithçka që na ndan në parti të ndryshme’, shkruan Edi Rama në faqen e tij në Facebook.

Pas mesazhit të fortë të Donald Lu, vjen thirrja e radhës e Ramës për Bashën Read More »

Kompani nënkontraktore për punimet e By Passit të Vlorës dhe Fierit kanë protestuar ditën e sotme

Kompani nënkontraktore për punimet e By Passit të Vlorës dhe Fierit kanë protestuar ditën e sotme

55 kompani nënkontraktore për punimet e By Passit të Vlorës dhe Fierit kanë protestuar ditën e sotme, duke bllokuar për rreth 30 minuta qarkullimin në hyrje të autostrades Vlorë- Levan.
Tenderimi I firmës që do të përfundoj punimet në këto akse rrugore, ka sjell reagimin e këtyre firmave. Të cilët kërkojnë shlyerjen e detyrimeve që shteti, konkretisht arrsh, ka ndaj këtyre 55 firmave. Jane 9.5 milion euro, vlera që shteti duhet të u shlyej këtyre firmave.
Kjo nuk është protesta e parë dhe as e fundit. Në rast të mos pagesës së firmave nënkontraktore, protestat do të përshkallëzohen ka deklaruar një prej përfaqësuesve të firmave nënkontraktore. Ndërsa I ka bërë edhe njëherë thirrje kryeministrit Rama dhe ministrit të infrastrukturës Gjiknuri, se këto mijëra familje që sot po rrinë pa bukë, janë po ato familje që në 25 qeshor i dhanë fitoren.

Kompani nënkontraktore për punimet e By Passit të Vlorës dhe Fierit kanë protestuar ditën e sotme Read More »