Aktualitet

Drejtoria e Shendetit Publike pas permbytjes se zones se Novoseles vazhdon punën për dezinfektimi e ambienteve

Drejtoria e Shendetit Publike pas permbytjes se zones se Novoseles vazhdon punën për dezinfektimi e ambienteve në fshatin Fitore,Bishan . Punonjesit jane ne gadishmeri te plote per te evituar te gjitha rastet e perhapjes se semundjeve apo epidemive infektive…

Fotografia e ONETV VLORA
Fotografia e ONETV VLORA
Fotografia e ONETV VLORA
Fotografia e ONETV VLORA

Drejtoria e Shendetit Publike pas permbytjes se zones se Novoseles vazhdon punën për dezinfektimi e ambienteve Read More »

Vlorë:Finalizohet Operacioni Policor i koduar ”Centralja”

Finalizohet Operacioni Policor i koduar ”Centralja”, ku si rezultat është arrestuar në flagrancë një shtetas, pasi u kap me 100 doza Kokainë!

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të një procedimi penal proaktiv të nisur në muajin tetor 2017 për veprën penale të Prodhimit dhe shitjes së Narkotikëve, kanë zhvilluar një Operacion Policor të koduar ”Centralja”, të cilin e kanë ndjekur me metoda speciale të hetimit dhe e kanë finalizuar me kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Klaudio Selimaj, 23 vjeç, banues në Vlorë.

Specialistët e Narkotikëve, shtetasit të mësipërm i kanë gjetur dhe sekuestruar në banesën e tij në lagjen ”10 Korriku”, një sasi të konsiderueshme pluhuri me ngjyrë të bardhë e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Kokainë me një peshë prej 54,2 gr. e ndarë në 100 doza.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Vlorë:Finalizohet Operacioni Policor i koduar ”Centralja” Read More »

Tatimet mbyllin fondacionin e bamirësisë në Tiranë

Shtëpisë së bamirësisë të Fondacionit “Down Syndrome Albania”, i është vënë shiriti i bllokimit. Pas 6 vitesh aktivitet, kjo shtëpi bamirësie nuk do jetë më funksionale ndërsa i menjëhershëm është reagimi i drejtoreshës Emanuela Pepkola Zaimi e cila tepër e indinjuar, e quan të turpshëm aktin e ndërmarrë nga drejtoria e Tatimeve. Nga ana tjetër drejtoresha thotë se çdo punonjës i kësaj organizate është i deklaruar me pagën reale dhe se asnjë ditë nuk ka vonuar pagesat e detyrimeve.

REAGIMI I PLOTË: Prej 6 vitesh, me se tepermi jam munduar te siguroj transparence per organizaten qe kam ngritur me shume mund. Transparenca mbi aktivitetet, fondet e mbledhura jo pak here me eshte kthyer ne bumerang.

Shume mendojne qe ne kemi fonde shume, dhe qe mbeshtetjen e kemi te garantuar. T’i vesh nje shirit te tille nje “charity house” te nje fondacioni qe me falni per modestine, eshte model, eshte e turpshme. Sapo me keni hedhur ne toke nje mund e nje imazh qe mezi e kam ngritur ne kurriz jo pak here dhe te femijeve te mi.

Ne jemi organizata qe deklarojme cdo punonjes me pagen reale se s’jemi vonuar as nje dite ne pagese te sigurimeve. Ne jemi organizata qe ne faqe te internetit ka bilancet e cdo viti, nje bilanc te vetem jo dy e tre. Biznesi i madh nuk e ben kete, ne e bejme. E me qe e bejme na vihet nje shirit per hetim tatimor.

Do flas si plakat tani “Ju kam lene zotin” #naehiqnishiritin #naofendon #nadhemb Po mbledhim fonde per sherbimet e femijeve tane, ato sherbime qe TI SHTET nuk i ofron e as nuk duket se ke ne plan t’i ofrosh.

Tatimet mbyllin fondacionin e bamirësisë në Tiranë Read More »

Microsoft Edge, mbi 1 milion shkarkime në Android brenda javës

Sipas Google Play Store, Microsoft Edge është lansuar zyrtarisht për pajisjet Android javën e kaluar dhe tashmë ky shfletues i famshëm ka tejkaluar një milion shkarkime.

Gjithashtu, përdoruesin kanë mundur që të shkarkojnë nga Google Play Store edhe versionin beta të shfletuesit Edge, dhe brenda një kohe të shkurtër ky aplikacion ka lënë përshtypje të mirë tek përdoruesit.

Microsoft Edge tani ka hyrë në kategorinë e “1 deri në 5 milionë” shkarkime.

Fatkeqësisht, nuk dihet a është i popullarizuar ky aplikacion edhe për përdoruesit e iOS-it. Është lansuar në të njëjtën kohë me versionin për Android, por TestFlight i Applet lejon vetëm 10,000 përdorues që të provojnë një aplikacion derisa është në version beta, kështu që duket se Microsoft Edge nuk është pritur aq mirë te përdoruesit e iOS-it në krahasim me ata të Androidit.

Microsoft Edge, i dizajnuar për përshtatshmëri me Windows 10, ka disa veçori të shkëlqyeshme duke përfshirë veçorinë e cila mundëson që punën qe keni qenë duke e bërë në telefon ta vazhdoni në kompjuter personal. Po ashtu, ky aplikacion mund të sinkronizojë të dhënat tuaja me të gjitha pajisjet, si dhe mundëson kërkimin me zë në internet.

Microsoft Edge, mbi 1 milion shkarkime në Android brenda javës Read More »

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut!

10 Dhjetori, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave te Njeriut, përbën një moment të veçantë në kalendarin tonë. Është jo vetëm një ditë kremtimi për trashëgiminë e vyer dhe traditën e shëndoshë që njerëzimi ka arritur në mbrotjën dhe respektimin e të drejtave të njeriut, por, me kalimin e viteve, ajo është kthyer edhe në një moment të rëndësishëm reflektimi.

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut! Read More »

Llogora:Ka rënë dëbora e parë në këtë prag dimri

Në Qafën e Llogorasë, 35 km në jug të Vlorës, ka rënë dëbora e parë në këtë prag dimri. Flokët e dëborës kanë nisur të bien në orët e para të mëngjesit dhe kanë vazhduar për më shumë se 1 orë. Ato janë shfaqur deri në rrugën automobilistike Vlorë-Sarandë, në një lartësi që nis nga rreth 1000 metra mbi nivelin e detit e në vazhdim.

Fotografia e ONETV VLORA
Fotografia e ONETV VLORA

Llogora:Ka rënë dëbora e parë në këtë prag dimri Read More »