Aktualitet

Babai me kancer nuk i siguronte dot fëmijëve as ushqim, Xhensila Myrtezaj shpërthen në…

Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku janë bërë pjesë e nismës Fundjavë Ndryshe, teksa kanë vizituar një familje në nevojë.

Varfëria e tejskajshëm e tyre ka prekur të dy artistët ndërsa Xhesnila shihet e përloptur në një prej fotove të shpërndara në faqen e Instagramit.

Ata janë gjendur pranë familjes së Ferit Sorrës, i cili mes halleve të shumta nuk i siguron dot fëmijëve as ushqimin.

Prej kohësh i sëmurë me kancer e plot maraz që fëmijëve të tyre nuk mundi ti lë asgjë edhe pse punoj gjithë jetës. Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj iu bashkua Fundjavës Ndryshe dhe sollën plot ndihma e dhurata për 3 ëngjëjt e vegjël.

Babai me kancer nuk i siguronte dot fëmijëve as ushqim, Xhensila Myrtezaj shpërthen në… Read More »

Vdekja e Aldison Belulajt: Mjekët i kishin humbur shpresat prej ditësh

Aldison Belulaj, 23-vjeçari që vrau vajzën që donte e më pas qëlloi veten, ka ndërruar jetë një javë pasi kreu krimin.
Nga spitali i traumës, gazetari Erjon Skëndaj tha për News24 se mjekët i kishin humbur shpresat.

23-vjeçarit i punonte vetëm zemra dhe mbahej në jetë me aparatura, por nuk ishte koshient.

Skëndaj tha:

Ka qenë në komë të parikthyeshme. Mjekët i kishin humbur shpresat, ai nuk ishte koshient dhe mbahej me jetë me aparatura. I punonte vetëm zemra. Gjithë kohën ka qenë në terapi intensive. Mjekët kanë qenë në monitorim, por nuk kanë pasur mundësi të bënin më shumë. As jashtë shtetit nuk e çonin për shkak të gjendjes së rëndë”.
Aldison Belulaj qëlloi një javë më parë 21-vjeçaren Ariela Murati, e cila ndërroi jetë pas plumbave të marrë nga 23-vjeçari.

1-157

Vdekja e Aldison Belulajt: Mjekët i kishin humbur shpresat prej ditësh Read More »

Ish-zyrtari anglez: Alienët ekzistojnë

Një hulumtues i cili ka kaluar vite duke hulumtuar UFO për Ministrinë e Mbrojtjes, ka folur ekskluzivisht për Express.co.uk rreth pretendimeve se alienët janë duke jetuar në Tokë dhe se e vërteta është duke u fshehur nga liderët botërorë.

Nick Pope punoi për Ministrinë e Mbrojtjes së Britanisë nga viti 1985 deri më 2006, dhe mes viteve 1991 dhe 1994 ai drejtoi kërkime të gjera rreth çdo kërcënimi potencial nga fenomeni UFO.

Projekti u mbyll me përfundimin se nuk kishte kërcënime. Tani me bazë në SHBA, Pope udhëton nëpër botë duke folur në konferenca që kanë të bëjnë me UFO-të, si dhe duke përshkruar prapavijën e dokumentarëve të ndryshëm, transmeton Gazeta Express.

Për vite të tëra besimtarët e alienëve pretendojnë se Qeveria Amerikane, dhe me gjasë edhe të tjerat, e dinë se alienët na kanë vizituar dhe i kanë lejuar ata që të veprojnë në baza të fshehta nëntokësore, nga ku e hulumtojnë planetin tonë.

Në këmbim të kësaj, qeveria ka mësuar teknologjinë e tyre që ua ka mundësuar atyre të vijnë këtu. Teori të ndryshme madje sugjerojnë se shumë specie “të zhdukura” jetojnë në planet.

Express.co.uk ka pyetur për herë të parë Pope për të qartësuar pikëpamjet e tij rreth kësaj dhe teorive të tjera, dhe ai nuk është përmbajtur. 52-vjeçari zbuloi se është i bindur që alienët ekzistojnë, diku jashtë në Univers.

Megjithatë, ai tha se nuk iu beson teorive konspirative që thonë se alienët janë duke u fshehur nëpër bunkerë top-sekretë dhe se janë duke punuar me qeveritë botërore.

Shkencërisht, ai nuk është i bindur që alienët mund t’ia dalin të vijnë në Tokë. Nëse vijnë UFO nga planetë të tjerë, ata “do të jenë thjeshtë sonda automatike ose anije kozmike të kontrolluara nga inteligjenca artificiale”, shtoi ai.

Ish-zyrtari anglez: Alienët ekzistojnë Read More »

Angela Martini ndërron model dhe rrezaton

Modelja e njohur shqiptare Angela Martini ka vendosur të transformohet.
Pasi është kthyer nga muaji i mjaltit, bukuroshja është duke u marrë meveten. Rrezet e diellit kanë bërë të vetën dhe tashmë është koha për kujdes maksimal.

Angela ka shkruar në postimin e saj se ka ndryshuar ngjyrën e flokëve dhe duket se i ka prerë gjithashtu.

Dhe për trajtimin e sja ajo ka sjellë në Bukuresht parukjeren e preferuar nga Italia. Angela duket e mrekullueshme me stilin e ri me onde të theksuara.

Gjithashtu ajo nuk ka lënë pa nxjerrë në pah dhe gjoksin e saj bombastik.

 

Angela Martini ndërron model dhe rrezaton Read More »

Pas 27 janarit? Alibeaj: Nga protestat tek mosbindja civile

Për deputetin demokrat, Enkelejd Alibeaj, opozita e mori fidbekun që kërkonte nga populli shqiptar në protestën e djeshme.

Duke e konsideruar një test të kaluar, Alibeaj në intervistën e mbrëmjes në Ora News tha se pjesmarrja masive e qytetarëve provoi se shumica e shqiptarëve refuzojnë të mbështesin dhe votojnë këtë qeveri.

Alibeaj: Ajo e djeshmja është një mjet por jo i fundit dhe jo i vetmi. Thelbi nëse një qeveri rri në këmbë apo nuk është fakti nëse ka marrë në një moment të caktuar, apo ka vjedhur në një moment të caktuar mbi 70 mandate në parlament. Jo. Thelbi është a ekziston mbështetja e shumicës së shqiptarëve për një qeveri që ka zgjedhur në një moment të caktuar, shumicë që do duhet të vazhdojë për katër vite. Në një moment të caktuar nëse testohet, provokohet kjo lloj mbështetje dhe rezulton se kjo mbështetje është shumë më pak se shumica e shqiptarëve siç rezultoi dje.Jo vetëm ata që u derdhën në bulevardin e Tiranës por edhe ata që nuk erdhën dot dje,  e më tepër të gjithë ata që janë degdisur me dhunë nga kjo mazhorancë janë të gjithë qytetarë shqiptarë që refuzojnë këtë qeveri dhe që përbëjnë shumicën dërmuese të shqiptarëve, jo domosdoshmërisht  të gjithë ata na votojnë ne, por nuk mbështesin dhe nuk votojnë këtë qeveri. Ky është testi.

Po cila janë mjetet që do të përdorë opozita?

Alibeaj: Ne kemi motivin, mbështetjen, legjitimitetin të përdorim çfarëdo mjeti, teknike, për të rrëzuar edhe formalisht këtë qeveri. Kemi fatin e mirë dhe përgjegjësinë e madhe që në gjitha përgjegjësitë që do marrim kemi shqiptarët me vete. Teknikat janë vetëm për tu gjetur, artikuluar, për tu pleqëruar midis opozitës në nivel politik.Kjo është sfida që do të duhet të kenë palët politike. Do të duhet ti përgjigjemi me të njëjtën gjatësi vale që shqiptarët kërkojnë.

E ndërsa ka pasur skepticizëm mbi mesazhet politike që u përcollën, Alibeaj ndan këtë opinion.

Alibeaj: Publiku shqiptar kërkon shumë më tepër sesa artikulim politik. Ju thoni se ka pasur skepticizëm mbi deklaratat nuk më rezulton e tillë. Ne thirrëm shqiptarët dje të shprehin protestën e tyre për ekonominë, varfërinë, papunësinë, depresionin social, i thirrëm të qëndrojnë në Shqipëri dhe të protestojnë dhe të mos ikin me bisht ndër shalë natën nga ky vend nga shtëpitë e tyre, nga familjet e tyre. Ne i thirrëm shqiptarët dje që demokracia e brishtë e këtij vendi të vazhdojë të qëndrojë e fortë sepse kjo e keqe fundin e ka shumë të afërt, kjo e keqe që quhet mazhorancë, kjo e keqe që e ka emrin Edi Rama që shkel Kushtetutën dhe rregullat e demokracisë që nuk janë të vetat por të publikut shqiptar. I thirrëm edhe për çështjen e drejtësisë, eleminimin e këtij mekanizimi kontrolli që bota ka shpikur për të mbajtur nën tutelë brenda ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë pushtetin. Këto u thanë dje, kanë qenë pardje dhe do thuhen dhe nesër.Ishin pikërisht këto teza që për ne ishin test që shpërndamë tek publiku shqiptar. Ishte test nëse do të rezononin tek shqiptarët dhe rezonuan. Këto janë hallet, problemet e publikut shqiptar. 

Aspak spekticizëm nuk ka. Ka pasur zëra që të përdornim dhunë, ta bënim më radikale, ta bënim tym dhe flakë. Jo, kjo është një opozitë e përgjegjshme, kurrsesi nuk ka të ngjarë me opozitën e djeshme, ai që sot është kryeministër i cili për asnjë arsye dhe asnjë motiv politik që kishte të bënte me qeverisjen kalli tym dhe flakë me një trupë kaçakësh, e mbani mend 21 janarin.Jo. Forca e vërtetë e protestës janë pikërisht masiviteti.Të gjithë ata i bashkoi një hall i përbashkët, largimi një orë e më parë i mazhorancës, qeverisë, i Edi Ramës. Ne kemi detyrimin që të përdorim të gjitha mjetet demokratike në mënyrë proporcionale që shkon nga kjo protestë, nga ndërgjegjësimi, nga një angazhim cilësor i ndryshëm në parlament deri në mosbindje civile.Këto janë teknika që do të diskutohen edhe njëherë brenda përfaqësuesve të opozitës dhe jo vetëm. Kurrsesi nuk duhet ta konsiderojmë që ishte vetëm një organizim i politikës, vetëm një organizim politik.Këtu kauza e vetme politike që diskutohet është mbijetesa e shqiptarëve në këtë vend.

Deputeti demokrat thotë se pret ndonjë mrekulli që mazhoranca të reflektojë pas protestës së djeshme, sikundër thekson se opozita nuk do ta varë shpresën tek reflektimi i mazhorancës.

Alibeaj: Do shpresoja dhe pse nuk kam asnjë lloj besimi të kishte një reflektim nga mazhoranca. Elementët e frikës, panikur dhe terrorit i kam parë tek Edi Rama.I pashë dhe në seancë parlamentare, si kurrë më parë ndonjëherë përfaqësuesit e mazhorancës në të gjitha fjalimet  e tyre bënin vetëm një gjë, u drejtoheshin shqiptarëve duke u thënë: Mos protestoni!E kam të vakët në mos aspak shpresë që të ketë reflektim nga ana e mazhorancës, mrekullia edhe mund të ndodhë. Por ne nuk do të varim shpresën tek reflektimi i mazhorancës por do të besojmë tek qytetarët shqiptarë, ata do të kenë prirje opozitën dhe të marrin fatet e tyre në dorë.

Pas 27 janarit? Alibeaj: Nga protestat tek mosbindja civile Read More »

Pumat deklarohen të zhdukura

Pumat lindore që dikur shfaqeshin në Amerikën e Veriut nga Michigani në Karolinën e Jugut u shpallën zyrtarisht të zhdukura dhe u hoqën nga lista e llojeve të rrezikshme të Uashingtonit.

Macet e mëdha, të njohura edhe si luanët malore, pumat ose panterat, historikisht endeshin në çdo shtet në lindje të lumit Misisipi deri në vitin 1900, por u zhdukën për shkak të gjuetisë sistematike, sipas US Fish dhe Wildlife Service.

Agjencia ka hapur një rishikim të gjerë në vitin 2011 për statusin e pumës lindore, një lloj gjenetik i luanëve malorë që ende banojnë në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara Perëndimore dhe një popullsi të vogël të rrezikuar të panterëve të Floridës, të gjetur vetëm në Everglades.

Në vitin 2015, biologët federalë të kafshëve të egra arritën në përfundimin se pumat gjetkë në Shtetet e Bashkuara Lindore nuk mund të rimëkëmbëshin dhe kështu nuk u garantohej mbrojtja sipas Ligjit për Speciet e Rrezikuara.

Plani i fundit për heqjen e tyre u bë të hënën. Pumat lindore, bënin pre kryesisht drerët e bardhë në pyjet dhe kënetat bregdetare,që u shpallën të rrezikuara në vitin 1973, edhe pse asnjë vëzhgim nuk ishte dokumentuar për tre dekada. E fundit e llojit të tyre u vra nga një gjuetar në Maine në vitin 1938.

Pumat, të cilat arrijnë deri në 2.44 metra të gjatë nga koka deri në bisht dhe mund të peshojnë deri në 140 kg, dikur ishin gjitarët më të shpërndarë në hemisferën perëndimore, përpara se fushatat e shfarosjes dhe shkatërrimi i habitatit t’i eliminonin.

Grupet e konservimit thanë se heqja e pumës lindore nga lista e llojeve të rrezikuara ju hap rrugën shteteve si Nju Jorku, ku malet Adirondack përmbajnë habitatin kryesor të pumës, të rivendosin praninë e luanit malor me kafshë të importuara nga Perëndimi. Në Maine, shteti tashmë ka vendosur kafshët në listën e tyre të zhdukur.

“Ne kemi nevojë për mishngrënës të mëdhenj si pumat, të cilat do të frenonin mbipopullimin e drunjëve dhe sëmundjet që shkaktojnë shenja që kërcënojnë shëndetin e njeriut, kështu që shpresojmë që shtetet Lindore dhe Midwest do t’i rikthejnë ato”, tha Michael Robinson, avokat mbrojtës në Qendrën për Diversitetin Biologjik në një deklaratë.

Pumat deklarohen të zhdukura Read More »

Mali ”vrasës”

Një alpiniste franceze e bllokuar në majën e një prej maleve më vdekjeprurës të Pakistanit, është tashmë i sigurt pas një operacioni dramatik shpëtimi. Kërkimet për partnerin e saj polak të ngjitjes, sidoqoftë, janë anuluar. Elisabeth Revol dhe Tomasz Mackiewicz ishin duke iu ngjitur Nanga Parbat, që ka edhe nofkën mali vrasës, kur u bllokuan në lartësinë e 7400 metrave, të premten.

Një ekip elitar alpinistësh nga Polonia, që ndodheshin në afërsi të majës fqinje, K2, u hodhën në shpëtim, duke ngjitur malin gjatë natës dhe duke gjetur francezen, të gjallë. Katër pjesëtarë të ekipit, që po përpiqet të ngjisë për të parën herë në dimër K2, majën e dytë më të lartë të botës, u dërguan Nanga Parbat me një helikopter të ushtrisë pakistaneze.

Ata u ulën më shumë se 1 mijë metra nën vendit ku për herë të fundit ishin parë alpinistët e humbur. Në orët e para të së dielës, në faqen e “Facebook”-ut të ekipit polak, u njoftua, “Elisabeth revol u gjet”.

Tomasz Mackiewicz sidoqoftë ishte ndarë nga Revol dhe shpëtimi i tij, sipas ekipit, fatkeqësisht nuk ishte i mundur për shkak se moti dhe lartësia vendosnin jetën e shpëtuesve në rrezik ekstrem. Ishte një vendim i tmerrshëm dhe i dhimbshëm…ne jemi të gjithë të trishtuar, shkruanin ata.

Nanga Parbat në Pakistanin verior është quajtur mali vrasës pasi më shumë se 30 alpinistë kanë humbur jetën në përpjekje për ta ngjitur atë para misionit të parë të suksesshëm në 1053. Vitin e shkuar, një spanjoll dhe një argjentinas u shpallën të vdekur, pasi u zhdukën nën një ortek ndërsa përpiqeshin të ngjiteshin në majë. Në 2013, persona të armatosur vranë 10 alpinistë të huaj dhe guidën e tyre pakistaneze në kampin bazë Nanga Parbat.

Mali ”vrasës” Read More »