Aktualitet

11 djemtë e Shkodrës që shpëtojnë jetë njerëzish

11 anëtarët e grupit të kërkim-shpëtimit të Policisë së Shkodrës janë një nga ekipet më të specializuara për të përballuar rastet e emergjencave natyrore, kryesisht nga përmbytjet.

Ata janë anëtarë të forcës së ndërhyrjes së shpejtë të stacionuar në Shkodër.

2 javë më parë ishin në aksionet e kërkim-shpëtimit në zonat e përmbytura nga Vjosa në Fier dhe Vlorë. Kur nuk ka përmbytje, ekipi i trajnuar nga Bashkimi Europian stërvitet ose angazhohet në aksione edhe jashtë vendit.

Kamera e TCH ka ndjekur nga afër një ditë stërvitje të këtij grupi, në kushte reale në ujrat e ftohta dhe të vrullshme të lumit Drin në këto ditë dhjetori. Dhe ajo që ato demonstrojnë, thjesht të lë pa fjalë.

Shpëtuesi Alfons Gjergji shprehet: “Ndjejmë krenari dhe gëzim që i japim popullsisë ndihmën e duhur”.

11 djemtë e Shkodrës që shpëtojnë jetë njerëzish Read More »

3 të penduar në Itali rrezikojnë Saimir Tahirin

Gazetari investigativ Artan Hoxha duke folur pak më parë në “Kjo Javë” hodhi dritë mbi çështjen aq të përfolur, atë të përgjimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe nisjen e procedimit penal nga prokuroria e Katanias për të.

Gazetari Hoxha zbulon detaje të reja nga hetimet dhe ngre dyshime se të paktën tre prej anëtarëve të grupit “Habilaj” të arrestuar atje mund të kenë folur dhe mund të kenë dëshmuar.

Sipas tij, janë pikërisht ata që me dëshmitë e tyre mund ta rrezikojnë ish-ministrin Tahiri.

“Procedimi për Tahirin në Itali ka nisur në 27 tetor. Është marrë vesh vonë, dhe në rastin konkret Saimir Tahiri nuk është vënë në dijeni. Prandaj çështja ka qenë kaq e padukshme dhe kaq e vështirë për tu marrë vesh. Dua të them se çështja është bërë interesante se në grupin Habilaj janë 4 italianë dhe 3 shqiptarë, 3 prej tyre rezultojnë të penduar, 2 prej tyre shqiptarë. Kjo e intrigon çështjen. Kemi një bashkëpunëtor si Sebastiano Sardi, ky del edhe në përgjimet e Habilajve. Por fakti që Prokuroria ka edhe dy të tjerë të penduar, kjo mund të jetë për mua detaji i ri apo fakti i ri që e ka çuar prokurorinë e Katanias të nisë procedimin për Tahirin. Nga përgjimet ambjentale nuk është se ai implikohet. Por, në rast se mes grupit ka dikë që flet, aty situata ndryshon. Të penduarit mund të kenë folur. Megjithatë tashmë do kemi një arbitër të paanshëm, një prokurori profesionale që do sqarojë edhe publikun shqiptar nëse është apo jo i implikuar Saimir Tahiri, nëse ka apo jo prova për të”,- u shpreh Hoxha.

3 të penduar në Itali rrezikojnë Saimir Tahirin Read More »

Partia Demokratike nis protestat të hënën nga Tirana

Partia Demokratike do të organizojë të hënë një protestë. PD do të organizojë një protestë  kundër zgjedhjes së Prokurorit të Përkohshëm dhe mësohet se  protesta do të fillojë në orën 09:30 në kryeqytet. Kujtojmë që Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike pritet që sot të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme.

Mbledhja do të nisë në orën 18:00.  Kryeopozitari Lulzim Basha ka dhënë urdhrin e prerë që asnjë nga deputetët mos të mungojë në mbledhje pasi në të do të diskutohet në lidhje me prokurorin e ri.

Në takim pritet që të merren vendime të rëndësishme pasi kjo mbledhje e grupit të PD-së vjen pas vendimit të shumicës për të caktuar kryeprokurorin e ri.

Mazhoranca është për një prokuror të ri për të zgjedhur me 71 vota dhe pritet që të hënën  të votohet për Prokuror të Përkohshëm.  Zgjedhja e tij ka shkaktuar debate mes kampeve politike. Madje edhe Basha nga Londra në takim me shqiptarët theksoi se Rama është edhe xhelat edhe gjyqtar në këtë çështje. Ende nuk dihet se çfarë do të vendosë sot PD-ja.

Partia Demokratike nis protestat të hënën nga Tirana Read More »

Ja si do te jete moti sot

Era e fuqishme do jetë problematike sot gjatë paradites, per t’ja lënë vendin shiut më pas. Sipas Meteoalb, “era mbetet problematike gjate nates te se premets dhe paraditen e se shtunes me shpejtesi mesatarisht 12 m/s por ne momente te shkurtra shpejtesia e saj do arrije edhe 21 m/s (rreth 75 km/h) ndersa pjesa e dyte e se shtunes dobeson ndjeshem eren deri ne 40 km/h (rreth 10 m/s).

Sakaq, e shtuna NUK RREZIKON permbytje…….te pakten si pasoje e sasise se shirave pasi do te kete shira me intensitet mesatar ne zonat Veriore dhe Qendrore dhe ekstremin Jugor. Sasia e reshjeve te se shtunes e vleresuar ne mm/24 ore, parashikohet te arrije deri 70 mm/24h ne Veri; 50 mm/24h ne Qender dhe 30 – 40 mm/24h ne zonat e ekstremit jugor.

Ja si do te jete moti sot Read More »

Zbulohet dosja e Italisë, ku hetuesit “vënë duart në kokë” me Saimir Tahirin…

Në një pjesë të dosjes me 900 faqe publikuar dje në media, nga hetimet dhe përgjimet e italianëve për Habilajt, zbulohet edhe nje detaj ku ne pershkrimin e pergjimeve prokuroret e Katanias kane cilesuar si te cuditshme menyren e menaxhimit te makines se Saimir Tahirit nga Habilajt qe konsiderohen persona te rrezilshem.

“Në këtë rast, reparti si më sipër në bazë të kërkesës së Grupit të Njësisë ka dërguar kopje të pasaportave të Habilaj dhe Çelaj si dhe të lejes së qarkullimit të automjetit me targë AA003EY që nga dokumentat rezultonte AUDI A8 me targë AA003GB regjistruar në emër të “Saimir Bashkim Tahiri”, rezident në Tiranë në Muhamet Gjollesha.

Nga kërkimi me anë të burimeve të hapura vërtetohej se Saimir Bashkim TAHIRI ishe (dhe është akoma aktualisht) ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë dhe menaxhimi “i çuditshëm” i makinës Ausi AA003GB nga ana e HABILAJ, familiarë të tij, e kishte përfshirë në një skandal që e kishte akuzuar për përplasje mes tyre, të çmuar se janë kriminelë të rrezikshëm shqiptarë. Për të treguar me siguri se makina e përmendur A8 bashkë me dokumentacionin përkatës që vërtetonin përkatësinë e një ministri të shtetit shqiptar, ishte dhënë në përdorim të Habilajve” – thuhet në dosjen e prokurorisë italiane të Katanias

Zbulohet dosja e Italisë, ku hetuesit “vënë duart në kokë” me Saimir Tahirin… Read More »

Tahiri bën deklaratën që cuditi gjyqtaren e Krimeve të Rënda

Seanca dëgjimore e Saimir Tahirit në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ditën e sotme, është shoqëruar me momente tensioni nga ana e ish-ministrit të Brendshëm.

Përpara gjyqtares Liliana Baku, Tahiri ka kërkuar heqjen e masës së bllokimit të pasaportës, duke deklaruar se prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme.

Ish-ministri i Brendshëm ka lënë të habitur gjyqtaren Baku duke deklaruar se mund ta mbajë në burg, por se ai lufton për “principe”.

Sipas dëshmitarëve brenda sallës, mësohet se Tahiri u vetëmbrojt duke thënë se:

Nuk e kam problemin tek masa, mund të më mbani edhe në burg, por problemin e kam te principi. S’keni prova te reja, këto prova i keni pasur që në datë 20 tetor, por pse e keni kërkuar një muaj e disa dite me vonesë këtë bllokim? S’ka asnjë provë të re. Kam qene në dijeni të këtyre provave që atëherë”.
Ndërkohë, sapo mbaroi seanca,ish-ministri foli shkurt për gazetarët, duke deklaruar se do të fliste së shpejti, duke lënë të kuptohej se nuk ishte i përgatitur për të folur gjatë.

Tahiri bën deklaratën që cuditi gjyqtaren e Krimeve të Rënda Read More »

Imami rrëfen momentet: Si u kërcënova nga shefi i Antiterrorit

Imami Armand Aliu deklaroi mbrëmjen e sotme se ka marrë kërcënime pasi është thirrur për t’u marrë në pyetje nga Drejtoria e Antiterrorit.

Imami rrëfeu nga studioja e “Të Paekspozuarit” se u kërcënua me thyerje brinjësh nga shefi i Antiterrorit dhe në prokurorinë e Tiranës gjatë kohës që u mor në pyetje pas thirrjes që u bëri besimtarëve myslimanë të mos festojnë 28 nëntorin, pasi ishte haram.

Zbuloni të vërtetën e therrshme rreth kërpudhave para se t’i humbni thonjët tuaj
“Jam kërcënuar me thyerje brinjësh nga Shefi i seksionit i Antiterrorit. Kërcënime kam marrë edhe nga një oficerë i SHKB-së dhe nga një i Prokurorisë së Tiranës”, u shpreh Ali.

Ai pohoi se e vetmja gjë që kishte shkruar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ishte vetëm fjala e Profetit. Policia referoi në prokurori vepra penale për “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”.

Imami rrëfen momentet: Si u kërcënova nga shefi i Antiterrorit Read More »

Puno ose jo Zvicra të dhuron 2200 euro në muaj që nga 1 Janari

Zvicra është padyshim një nga vendet më të preferuara nga të gjithë dhe kjo jo vetëm për shkak të pozitës gjeografike, por edhe për shkak të mirëqenies sociale.
Dhe duket se nga data 1 janar i vitit 2018, ajo do të eksperimentojë projektin për të ardhurat bazë të pakushtëzuara.

Kjo nismë do të thotë, sigurim për të gjithë qytetarët me të ardhura minimale për të jetuar, pavarësisht nëse janë apo jo të punësuar.

Projekti në fjalë siguron 2200 euro në muaj për çdo qytetar mbi 18 vjeç, ndërsa minorenët 550 euro në muaj.

Procedurat e aplikimit dhe mënyra e shpërndarjes së parave janë ende të paqarta për publikun, por projekti shihet me tepër skepticizëm, pasi mund të nxisë rastet e braktisjes së punës.

Puno ose jo Zvicra të dhuron 2200 euro në muaj që nga 1 Janari Read More »