Aktualitet

Vjen deklarata e BE për protestën e djeshme

Edhe delegacioni Europian në Tiranë me një deklaratë të ditës së sotme është shprehur se dënon dhunën që ndodhi dje në Kuvend dhe protestë.

Delegacioni Europian i drejtuar nga Romana Vlahutin, ka të njëjtin qëndrim edhe si ambasada e SHBA-së në Tiranë, e drejtuar nga Donald Lu.

Deklarata e Delegacionit të BE-së në Tiranë:

BE-ja dënon dhunën në protestat e djeshme dhe sjelljen e anëtarëve të Parlamentit në seancën plenare. Proceset demokratike, qofshin ato seanca parlamentare apo protesta, duhen lejuar të zhvillohen në mënyrë paqësore.

Qytetarët shqiptarë u kërkojnë përfaqësuesve të tyre të zgjedhur të tregojnë lidership dhe përgjegjësi, si dhe të punojnë në partneritet për të ndjekur reformat e rëndësishme që janë gjithashtu vendimtare për aspiratën e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së.

Vjen deklarata e BE për protestën e djeshme Read More »

Polici plagoset gjatë protestës para parlamentit, Xhafaj i shkon në spital

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka qenë në Spitalin Ushtarak, ku ka vizituar punonjësin e policisë që u plagos gjatë protestës së sotme.

Xhafaj është interesuar për shëndetin e tij dhe i ka uruar shërim të shpejtë.

Efektivi i “Shqiponjave” O.M. u plagos gjatë protestës së opozitës para parlamentit, ku pati konflikt mes protestuesve dhe policisë.

Mjekët konfirmojnë se punonjësi i policisë është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e duhur mjekësore

Ditën e sotme, u votua nga mazhoranca kryeprokurorja e përkohshëm e përgjithshme, Arta Marku, proces ky që u kundërshtua fortë nga opozita.

Polici plagoset gjatë protestës para parlamentit, Xhafaj i shkon në spital Read More »

Mot shumë i ftohtë, temperaturat ulen deri në – 7 gradë

E hëna rrezikon edhe zonat e ulëta nga reshje të pakta dëbore pasi temperaturat do të ulen ndjeshem gjatë natës dhe gjatë ditës së hënë.

Po ashtu, parashikohet që e gjithë java që vjen të jete e ftohtë dhe shumë e ftohtë, njofton Meteoalb, duke bërë që temperaturat të ulen ne zonat malore ne -7grade C, ne zona te thella edhe me te uleta. Pjesa e mbetur e dhjetorit do te jete kryesisht e ftohte duke rrezikuar 90% te territorit nga reshje debore gjate periudhes 22 – 25 dhjetor

Mot shumë i ftohtë, temperaturat ulen deri në – 7 gradë Read More »

Dalin fotografitë e reja të Galaxy A8

Uebsajti i njohur holandez, Galaxyclub.nl, ka publikuar fotografitë e reja të telefonit të ardhshëm të gjigantit të teknologjisë Samsung, Galaxy A8 për vitin 2018.

Samsung Galaxy A8 (2018) është telefon që i përket segmentit të mesëm, i cili karakterizohet me një kornizë shumë të hollë rreth ekranit, e cila do të jetë në dispozicion me shumë ngjyra, transmeton Koha.net. Skaneri për gishtërinj i këtij modeli të 2018-ës pritet të jetë i pozicionuar nën kamerën kryesore, domethënë në pjesën e pasme, për dallim nga ai siç ndodhet krahas kamerës te Galaxy S8.

Galaxy A8 (2018) dhe Galaxy A8+ (2018) pritet të prezantohen gjatë panairit të teknologjisë CES 2018, i cili do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm.

 

Dalin fotografitë e reja të Galaxy A8 Read More »

Shoqata “Laberia” i ka akorduar titullin e larte Kryetarit të Bashkisë Vlorë Dritan Leli certifikaten

Shoqata Kulturore Atdhetare “Laberia” ka organizuar nje event kulturor e atdhetar ne Muzeun Historik Kombetar ne Tirane. Eventi i organizuar “Laberia Nderi i Kombit” perkon edhe me 26 vjetorin e kesaj shoqate. Qellimi i aktivitetit eshte nderimi i bijve te laberise, emrave te shumte qe kane dhene kontribut ne jeten shoqerore. Ne kete aktivitet kane marre pjese shume autoritete te larta te shtetit, drejtues e deputet te Vlores.
Shoqata “Laberia” i ka akorduar titullin e larte Kryetarit të Bashkisë Vlorë Dritan Leli, certifikaten “Personalitet i Shquar i Laberise”. Dr.Dritan Lelit.

Fotografia e ONETV VLORAFotografia e ONETV VLORA

Shoqata “Laberia” i ka akorduar titullin e larte Kryetarit të Bashkisë Vlorë Dritan Leli certifikaten Read More »

Java qe vjen na sjell ulje temperaturash

Ulje temperaturash reshje shiu dhe bore, ja çfarë na pret javën që vjen

Gjatë ditës së nesërme sinoptikanët përjashtojnë mundësinë e reshjeve, por pritet një ulje e mëtejshme e temperaturave.

E marta sjell mot kryesisht të kthjellet me vranësira kalimtare ne të gjithë vendin. Më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat Lindore. Nesër pritet një tjetër rënie të temperaturave në mëngjes, ndërsa mesdita sjell një rënie të lehtë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 4 °C / 10 °C

Në vendet e ulta: -2 °C / 10 °C

Në vendet malore: -5 °C / 3 °C.

Ndërkohë, në krahasim me ditën e sotme era pritet të dobësohet deri në mesatare.

Java qe vjen na sjell ulje temperaturash Read More »

Rritet numri i përdoruesve të internetit në celularë

Për 18.4 % është rritur numri i përdoruesve të internetit nga rrjetet celulare në tremujorin e tretë të këtij viti.
Sipas statistikave të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare shqiptare, 2.16 milionë konsumatorë në vend kanë akses në internet 3G dhe 4G nga aparatet celularë.

Shërbimi i internetit me brez të gjerë nga rrjetet e lëvizshme deri në fund të këtij viti ofrohet nga katër operatorë.

Tregu i internetit po rritet edhe në shërbimet fikse, ku numri i pajtimtarëve në mesin e këtij viti arriti në afro 288 mijë, në rritje me 3% gjatë tremujorit të tretë dhe afro 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

AKEP njofton se, rritje ka pësuar edhe segmenti i përdoruesve me shërbime të integruara, internet, telefon e televizion.

Numri i abonentëve që marrin të terja këto shërbimeve njëkohësisht ka arritur në 98 mijë, në rritje vjetore me 23%.

Rritet numri i përdoruesve të internetit në celularë Read More »