Aktualitet

Jo vetëm që s’është penduar për cizmen por bën edhe një paralajmerim të llahtarshëm

Pasi doli nga mbledhja e Byrosë Politike, ku ka bërë betimin para komisionit, Monika Kryemadhi bëri një deklaratë për mediat. Teksa u prit mes brohorimave nga simpatizantë dhe anëtarët të LRI-së para godinës së Kryesisë së Kuvendit, Kryemadhi tha se veprimi i saj në protestën e të hënës kishte tërësisht legjitim, në kushtet kur mazhoranca shkeli Kushtetutën për interesat e veta.

Madje Kryemadhi foli edhe për çizmen që i hodhi kryeministrit në seancën e së hënës, për të cilën tha se është simboli i lajmëruar për juntën e drogës për krimin e organizuar në Shqipëri. “Deputetë kanë bërë një betim, respektimi i Kushtetutës dhe ligjet e Shqipërisë. Veprimi ynë ka qenë legjitim për moslejimin e shkeljes Kushtetutës nga partia- shtet, Kushtetutë që i ka kushtuar shumë popullit shqiptar, për të cilën është abuzuar dhe folur dhe sot është dita të zbatohet. Ata që donin ta përdornin sistemin e drejtësisë për interesat personale e shkelën ditën e hënë.

Sa i përket çizmes, e ritheksova në sallën e Byrosë se ajo është simboli i paralajmëruar për juntën e drogës për krimin e organizuar që po vendoset në Shqipëri. Shqiptarët kanë vendosur drejtësinë në Paris e jo më në Tiranë. Nuk më shqetëson asgjë tjetër, vec varfërisë së shqiptarëve. Sa më të varfër të jenë shqiptarët aq më lehtë i nënshtron Edi Rama. Pra, kjo është arsyeja që ai i varfëron cdo ditë e më shumë.

Rama nuk ka dashur dhe e ka sabotuar reformën në drejtësi. Ai nuk do që të ngrihet byroja e hetimit, KLP, sepse është një nga njerëzit më të inkriminuar që në vitin 1998. Edhe pse e futi në rrugë antikushtetuese parlamentin, frika e tij më e madhe është KLP e për të uzurpuar sistemin e drejtësisë”, tha Monika Kryemadhi.

Jo vetëm që s’është penduar për cizmen por bën edhe një paralajmerim të llahtarshëm Read More »

Sot mbyllet Tribunali i Hagës

Ceremonia e mbylljes së Tribunalit Ndërkombëtar për ish – Jugosllavinë, i njohur si Tribunali i Hagës, do të mbahet sot me ç`rast kjo gjykatë do të mbyllet për 10 ditë dhe do të pushojë së ekzistuari.

Ceremonia do të ndiqet nga zyrtarë nga Serbia, si dhe nga ish-republikat jugosllave, qytetarët e të cilëve janë ndjekur penalisht në 24 vitet e fundit para gjykatës.

Kjo gjykatë u themelua nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 25 maj 1993 për të ndjekur penalisht autorët e krimeve të luftës në territorin e ish-Jugosllavisë.

Në mesin e personave që u ulën në vendin e të akuzuarve ishin personalitete të njohura serbe dhe kosovare.

Sot mbyllet Tribunali i Hagës Read More »

Sherr tek TOP-i , Kryemadhi i kthehet Ngjelës: Mbylle gojën, mos më bëj si avokat i madh

Avokati Spartak Ngjela dhe Monika Kryemadhi janë përplasur mbrëmjen e sotme me njëri-tjetrin.
Të ftuar në studion e “Top Story”, të dy kanë folur lidhur me tensionin për zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme.

Kryemadhi i ka thënë Ngjelës të mos bëj konspiracione, ndërsa avokati ia ka numëruar disa gjëra.

Debati:

Ngjela: Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm nuk është në shkelje me Kushtetutën. Ku e gjen të drejtën ti të prekësh sovranitetin e Kuvendit. Nuk ceket ajo, apo keni parë Albin Kurtin. Ajo nuk preket. Maxhoranca sa herë të dojë e shkel ligjin, ti mund ta çosh në Gjykatën Kushtetuese, çoje në Strasburg. Nuk e çojnë dot në gjykatën Kushtetuese se nuk fitojnë.

Ka një ligj organik që thotë se në rast kur nuk funksionon KLP, me votim të thjeshtë del një Prokuror i përkohshëm.

Kryemadhi: Nëse e mban mend debatin, ne kemi shkruar edhe afate. Kjo u bë që të mos shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

Ngjela: Po mos shko me…Po të duan të shkojnë, unë them që s’ka shkelje kushtetuese. Unë jam profesionist, mos më di Ramën mua. Sjam Rama unë. Ja u kanë marrë Prokurorin e Përkohshëm me lojë të madhe amerikanët.

Kryemadhi: Avokat të mos bëjmë konspiracion tani. Oo avokat ti votove për ligjin për Reformën në Drejtësi. Ti, ti, ti, ke votuar

Ngjela: Çmë duhet mua të votoj

Kryemadhi: Epo mbylle gojën atëhere mos na bëj si avokat i madh. LSI është e vendosur që reforma në drejtësi të bëhet çdo ditë e më shpejt.

Sherr tek TOP-i , Kryemadhi i kthehet Ngjelës: Mbylle gojën, mos më bëj si avokat i madh Read More »

Kryeprokurorja “kap” peshqit e mëdhenj? Arta Marku pritet të burgosë një deputet

Zgjedhja e Arta Markut si Kryeprokurore, mes tymit dhe protestave, ka bërë bujë të jashtëzakonshme

Tashmë sipas raporteve Marku ka nisur nga puna dhe ajo lëviz me makinën që lëvizte Adriatik Llalla.

Në një intervistë televizive, gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Kryeprokurorja e re ka nisur hetimet për peshqit e mëdhenj.

Sipas saj, Marku po heton një deputet të një force politike.

E ftuar në “News 24”, Lala u shpreh se:

Në vitin 2018 është paralajmëruar arrestimi i peshqve të mëdhenj dhe ju them se po hetohet edhe një deputet i një force politike, por emrin nuk po e them.
Flitet se Arta Marku mund të qëndrojë për 7 vite në krye të Prokurorisë, pasi ajo mund të rikandidojë kur të krijohet KLP dhe ajo plotëson këto kritere për të qenë me mandat të plotë”.
Kala dha gjithashtu detaje, për lëvizjet e para të Kryeprokurores:

Arta Marku është e fokusuar në shqyrtimin e dosjeve konkrete. Pas marrjes së detyrës, ajo lëviz me makinën që lëvizte Adriatik Llalla.
Arta Marku banon në Shkodër dhe vijon ta bëjë rrugën Shkoder-Tiranë vajtje-ardhje.

Ka prokurorë që ndihen nën presion, pasi ka disa drejtues që janë të komanduar dhe Marku ata mund t’i lëvizë dhe nuk e kanë të garantuar postin.

Ka edhe prokurorë që kanë në dorë dosje me çështje të rëndësishme dhe edhe këta ndihen nën presion, pasi nuk e dine ende strategjinë e Arta Markut.”

Kryeprokurorja “kap” peshqit e mëdhenj? Arta Marku pritet të burgosë një deputet Read More »

Arrestohen dy shtetas nga fshatrat e Vlores (emrat)

Policia Rrugore ka arrestuar në flagrancë tre shtetas për Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt !

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ditën e djeshme kanë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, shtetasit :

Edmond. Rr., 45 vjeç, banues në fshatin Babicë, Vlorë.

Ky shtetas duke drejtuar një motoçiklet tip “Yamaha”, pa targa, dhe i papjisur me leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar duke pësuar dëmtime të lehta.

Indrit. B., 29 vjeç, banues në fshatin Mekat, Vlorë.

Shtetasi i mësipërm është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip ”Benz”, i papajisur me leje drejtimi përkatëse.

Arben. A., 43 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas në lagjen ”24 Maji”, duke drejtuar mjetin tip ”Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke pësuar dëmtime të lehta.

Nga kontrolli i ushtruar me aparatin ”Drager”, rezultoi, se drejtonte mjetin nën efektin e pijeve alkoolike.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj shtetasve të mësipërm për veprime të mëtejshme

Arrestohen dy shtetas nga fshatrat e Vlores (emrat) Read More »

Shqiperia mban rekord për këtë lloj vdekje

Kanceri është sëmundja që të gjithë i frikësohen dhe që fatkeqësisht po shndërrohet në vrasësin numër një. Edhe pse shkenca mjekësore ka avancuar, përsëri vështirë se mund të parashikohet apo të parandalohet.

Nga të dhënat më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit dhe të përpunuara nga OurWorld in Data, kanceri i aparatit respirator, ndër llojet e kancerëve, mbetet shkaktari numër një për sa i përket vdekjeve në botë. Në vitin 2016 numri i vdekjeve nga kanceri i aparatit respirator në Shqipëri ishte 27.3 për 110 mijë banorë, më i ulëti në rajon. Vendi me numrin më të lartë të vdekjeve për këtë kategori të kancerit mbetet Mali i Zi, me 42.4 vdekje për 100 mijë banorë, ndjekur nga Serbia me 41.2, Bosnja me 40 dhe Maqedonia me 34.9.

Shqipëria mban rekord të vdekjeve në rajon për kancerin që prek sistemin nervor dhe trurin me 7.2 vdekje për 100 mijë banorë, ndiqet nga Bosnja me 7.1 vdekje në 100 mijë banorë. Kjo kategori kanceri shkakton më pak vdekje në Maqedoni, Serbi dhe Malin e Zi me përkatësisht 6.9 dhe 6.4 vdekje për 100 mijë banorë.

Kanceri i dytë që po vret më shumë shqiptarët se në të gjitha vendet e rajonit është kanceri i prostatës. Ky lloj kanceri prek vetëm meshkujt. Për 2016-n numri i vdekjeve në 100 mijë ishte 9.3. Numri i vdekjeve në Maqedoni ishte vetëm nëntë, ndërsa më të ulëtin e kishte Bosnja me 7.8 vdekje.

Për fat të mirë, numri i vdekjeve nga kanceri i gjirit në 2016-n ishte më i ulëti në rajon, ku për 100 banorë, 6.5 kishin vdekur nga kjo kategori. Kanceri i gjirit është vrasësi numër një i grave, e për këtë janë ndërmarrë fushata të shumta sensibilizuese qëgratë të kryejnë kontrolle të shpeshta për ta kapur sëmundjen në fazat fillestare të saj. Në Bosnje, numri i grave që vdiqën nga kjo sëmundje ishte 10.2 për 100 mijë banorë, ndërsa në Malin e Zi, 9.3. Në Maqedoni dyfish më shumë gra vdiqën prej kancerit të gjirit në krahasim me Shqipërinë, ndërsa në Serbi 14.1 për 100 mijë banorë.

Edhe të dhënat e mëparshme nga Instituti i Shëndetit Publik që u referohen raportimeve spitalore tregojnë se prevalenca për të sëmurët me tumor është rritur nga viti 2002 në vitin 2014 me mbi 70%. Nëse në vitin 2002, për 10 mijë banorë u diagnostikuan 41 persona me sëmundje tumorale, në vitin 2014 të diagnostikuarit me këtë sëmundje ishin 73 persona (për 10 mijë banorë) pa përfshirë diagnozat e vëna nga qendrat ambulatore. Me mbi 60% janë rritur sëmundjet kardiovaskulare, teksa shihet rritje e sëmundshmërisë për të gjitha llojet e diagnozave.

Shqiperia mban rekord për këtë lloj vdekje Read More »

Dreka me verë dhe peshk, politikanët e njohur shqiptarë kapen “mat” duke

Tre politikanë të mbetur jashtë Kuvendit këtë legjislaturë, e tre të tjera pjesë e tij, janë bërë bashkë në një drekë ditën e sotme.

Në fotot e publikuara nga Agron Duka, veç kreut të PAA-së janë edhe Ben Blushi, Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Vangjel Dule dhe Bamir Topi.

“Sot në Durrës pata kënaqësinë të kisha Dashin, Bamirin, Benin, Nardin dhe Vangjelin për një bilanc të vitit që po mbyllet, por folëm edhe për çfarë na pret në 2018.”- shkruan Duka në faqen e tij në Facebook, duke komentuar këto foto nga dreka, që mesa duket janë marrë pa mendje.

E sotmja nuk përjashtohet të ketë qenë thjesht një drekë miqësore mes tyre, por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë bashkëpunimi.

Të mos harrojmë se jemi vetëm një vit larg zgjedhjeve lokale të ardhshme. Rezultati i kësaj dreke mbetet për t’u parë!

Dreka me verë dhe peshk, politikanët e njohur shqiptarë kapen “mat” duke Read More »

Pse Rama zgjodhi kete kryprokurore?Zbulohet çfarë e dallon atë nga

Pas zallamahisë së djeshme të Kuvendit, betimi i Kryeprokurores së re tashmë ndodhet in hold për firmën e Presidentit Ilir Meta, dekretimin e kreut të përkohshëm të organit të akuzës.

Pas një sherri dhe lufte të ndezur 24 orë më parë, pak është diskutuar mbi njeriun që u përzgjodh me nga mazhoranca për ta zëvendësuar Adriatik Llallën vetëm për disa muaj.

Dhe siç duket, është një përzgjedhje shumë e kujdesshme dhe me një simbolikë të caktuar, gjetja e Arta Markut.

Duket se ky “operacion” i menaxhuar nga “ylli” i ri juridik i PS-së, kreu i komisionit parlamentar të ligjeve, Ulsi Manja, ka pasur edhe regjinë në distancë të Edi Ramës, i cili siç u pa, është orientuar që në fillim kah Arta Marku si kandidate e përshtatshme.

Po cilat kanë qenë ato veçanti, apo specifika, ato detaje të cilat kanë shërbyer si kritere bazë tek profili i saj, për të qenë ajo e përzgjedhura e mazhorancës – për të mos thënë e Ramës personalisht – si zëvëndësuese e Adriak Llallës?

Juristja e re me origjinë nga Puka, e që ka 15 vjet që punon në Shkodër – pra një shkodrane prej Puket – përveç cilësive të punës që njihen dukshëm mirë nga Ulsi Manja i cili e ka pasur vartëse direkte kur ishte Kryeprokuror i Shkodrës, përfaqëson një përjashtim nga rregulli që përbën sot armatën e drejtësisë shqiptare.

Ajo nuk është as ish-juriste e administratës komuniste të diktaturës, e as e ardhur nga kursi 6-mujor i Plepave në Durrës, që mbushi drejtësinë pas vitit 1992.

Arta Marku, është investim i fazës së parë të ndihmës ndërkombëtare për drejtësinë shqiptare, siç është ngritja e shkollës së Magjistraturës, e cila përgatit në mënyrë specifike juristët që do të punojnë në gjykata dhe prokurori.

Përveç shkollimit komplet të kritereve magjistrale, ish-prokurorja e Shodrës ka fiks 15 vjet përvojë në organet e drejtësisë shqiptare.

Pra jo vetëm plotëson në mënyrë të plotë kriteret e përcaktuara nga ligjet për të hyrë në garë për Kreun e Prokurorisë, por edhe i përmbush ato pa krijuar mundësi për polemika.

Në nisjen e reformës në drejtësi, analistë por edhe politikanë të opozitës, akuzuan mazhorancën se në përcaktimin e viteve të përvojës, krijojnë mundësi që në strukturat e drejtësisë së re të hyjnë njerëz që kanë punuar në periudhën e diktaturës.

Por ne jemi 27 vjet pas rrëzimit të komunizmit dhe në këtë periudhë ka pasur kohë mjaft për të kualifikuar dhe vëzhguar eksperiencën e juristëve në sistem edhe jashtë tij.

Pra në mënyrë preçize, Arta Marku është shembulli që rrëzoi këta zëra, si dhe krijon precedentin sesi është modeli i njeriut të drejtësisë së re.

Ndërkaq, edhe pse disa media, aluduan me rastësinë e qënies kolegë të Manjës me Markun, me një lloj njohjeje që krijon konflikt interesi, Kryeprokurorja e Përkohshme ka edhe një anë që duket se është preferuar nga Edi Rama.

Ajo i përket një familje krejtësisht të djathtë politikisht, madje me lidhje më shumë me Partinë Demokratike.

Mjafton fakti se ish-deputetja e PD-së, Albina Deda është familjare e Kryeprokurores. Këto ditë, znj. Deda edhe o ka lobuar ndër gazetarë për ta patur më të qartë profilin njerëzor të zonjës Marku që natyrisht e njeh mirë.

Pra jo vetëm formalisht, Kryeprokurorja e re nuk është një zgjidhje politike brenda mazhorancës, por një juriste brenda sistemit me barazlargim nga PS-ja.

Më mirë se kaq nuk do të kishte dëshiruar Kryeministri në një ndërmarrje që rezultoi shumë e vështirë. Dhe në fakt opozita u mor me procedurën dhe jo me personin.

Nëse do të kishte pasur qoftë edhe një lidhje me të majtën, sulmi do të ishte edhe më i fortë dhe ndoshta Edi Rama do të kishte edhe më pak hapësirë për të vepruar.

Pse Rama zgjodhi kete kryprokurore?Zbulohet çfarë e dallon atë nga Read More »