Aktualitet

Nuk keni parë gjë akoma: Arta Marku po bën namin në Prokurori

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku i është rikthyer lëvizjeve brenda Prokurorisë së Përgjithshme, pasi largoi drejtuesen e sektorit të dekriminalizimit dhe më pas disa drejtues të prokurorive në rrethe. Sot është larguar edhe zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme, Albi Serjani, i cili ka punuar në këtë pozicion gjatë gjithë mandatit të Adriatik Llallës.Sakaq burimet thanë se priten edhe lëvizje të tjera në këtë institucion.

‘Gjatë 5 viteve të fundit kam pasur kënaqësinë të bashkëpunoj me Ju. Për mua personalisht, kjo periudhë ka qenë shumë intensive dhe më ka ndihmuar shumë në aspektin profesional.

Unë ndihem shumë i nderuar për raportet e krijuara me gjithësecilin prej Jush dhe shpresoj që rrugët tona të bashkohen sërish, gjithnjë për të ruajtur miqësinë dhe komunikimin korrekt që kemi zhvilluar deri më tani.

Duke Ju uruar të gjithë Vit të Ri të mbarë dhe sa më shumë fat, Ju njoftoj që, duke filluar nga dita e sotme, unë nuk do të jem më pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme.

Ju faleminderit për gjithçka!’, shkruan në një njoftim për mediat, Albi Serjani, i cili deri ditën e sotme mbante detyrën e zëdhënësit të Prokurorisë së Përgjithshme

Nuk keni parë gjë akoma: Arta Marku po bën namin në Prokurori Read More »

“Çmendet” moti, e pabesueshmja na pret këtë javë

Moti duket se do të na vazhdojë të na surprizojë për ditët në vijim. Edhe pse jemi në janar, duket se do përjetojmë temperaturat e stinës së pranverës.

Ditën e sotme ka qenë shumë ngrohtë dhe moti i tillë do vijojë edhe për nesër e në ditët e para të kësaj jave.

Të paktën kështu bën me dije “Metoalb”, ku njofton se maksimumi në zonat malore do të ngjitet mbi 14°C ndërsa maksimumi në ultësirën perëndimore, do ngjitet mbi 22°C.

MOTI NE VIJIM:

E hëna dhe e marta do të vijojnë në kushtet e kthjellimeve të alternuara me vranësira të shpeshta por nuk priten reshje në territor. Temperaturat e ajrit SOT kanë shënuar maksimalisht 19.9°C në zonat Jugperëndimore; por edhe e hëna dhe e marta, sjellin rritje të lehta të temperaturave si gjatë orëve të mëngjesit ashtu edhe në mesditë duke bërë që maksimumi në zonat malore të ngjitet mbi 14°C ndërsa maksimumi në ultësirën perëndimore, do ngjitet mbi 22°C.

“Çmendet” moti, e pabesueshmja na pret këtë javë Read More »

“Gucci, Prada, Rolex, qeveri e zhytur në luks, silikon, narcizizëm e paaftësi humane”

Asambleja e djeshme e Partisë Socialiste, në të cilën u lavdëruan arritjet e PS-së në këto 100 ditë qeverisje, duket se nuk është pritur mirë, veçanërisht në momentin që bëhet një krahasim mes veshjeve luksoze të anëtarëve dhe deputetëve të kësaj partie, me mjerimin e skajshëm që ka kapluar vendin.

E një krahasim të tillë e bëri edhe gazetarja Edlira Gjoni, e cila vuri përballë, në një reagim të sajin në rrjetet sociale, Shqipërinë luksoze të markave e firmave më të mëdha, të cilat mbahen e vishen nga paria e vendit, me varfërinë dhe mizerjen që përjeton çdo ditë familja e Gëzimit, një banori në Fan, falë shtetit të mirëqenies sociale.

Edlira, e ndodhur mes dilemash e mëdyshjesh pas këtyre fotove, shtron pyetjen se cila është Shqipëria jonë e vërtetë? Ajo që na shfaqet në televizor, apo ajo që prekim e përjetojmë çdo ditë, në çdo hap që hedhim?

Publikimi i plotë i gazetares:

Cila nga këto është Shqipëria e vërtetë? Gëzimi dhe familja e tij në Fan mezi prisnin të fillonte Asambleja e Partisë së të varfëve. Vetëm se nuk ka televizor, as drita, ndaj nuk e shijon dot shtetin e fortë të Guccit, Armanit, Louis Vuitonit, Miu-Miut, Pradës, orave Rolex, makinave me xhama të zinj, syzeve që kushtojnë një palë aq sa atij i duhen për të jetuar vet’i katërt një muaj të tërë.
Ja këtë popullatë drejton sot shteti i fortë i Asamblesë Socialiste (e Parlamenit grotesk i kllounëve firmato edhe në partitë e tjera).

Parti, qeveri e Parlament i zhytur në luks, silikon, narcizizëm e paaftësi humane. Pa guxim të shohin realitetin në sy, e jo më të gjenerojnë zgjidhje për të! Turp!!!

“Gucci, Prada, Rolex, qeveri e zhytur në luks, silikon, narcizizëm e paaftësi humane” Read More »

Ligji antiduhan i deshtuar, rinisin kontrollet

Qeveria do të rinisë fushatën për zbatimin e ligjit antiduhan, ndërsa kontrollet dhe gjobat pritet të aplikohen ndaj subjekteve dhe shkelësve të ligjit.

Ministrja e Shëndetësisë ka mbledhur në një takim të gjithë drejtuesit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor me qëllim intensifikimin e punës për të ndaluar duhan pirjen në ambientet publike të mbyllura (bar, restorant,etj.)

Slogani i përsëritur është ai: zero tolerancë ndaj shkelësve të ligjit!
Burimet bëjnë të ditur se referuar këtij aksioni dhe rezultateve të tij, drejtuesit e Inspektoriateve do të vlerësohen për performancën në punë, edhe pse është ngritur shqetësimi se gjobat e aplikuara anullohen më pas.

Sikundër raportohet, gjobat që do të aplikohen do të jenë në nivelet e tyre më të larta, pa i paralajmëruar subjektet apo individët që do të gjenden në shkelje të ligjit.

Ligji antiduhan është miratuar rreth 8 vjet më parë dhe pavarësisht fushatave të herëpashershme të ndërmarra nga Inspektoriatet , zbatimi i tij ka dështuar.

Ligji antiduhan i deshtuar, rinisin kontrollet Read More »

Mërgimtarët erdhën për t’ja ndërtuar shtëpinë, por ajo që ju ndodhi…

Donatorët që erdhën nga Gjermania për të ndërtuar një shtëpi për një familje skamnore, u mashtruan nga një person që u shiti tokë pa qenë pronar i saj.

Erdhën nga Gjermania me qëllimin për të blerë tokë dhe për të ndërtuar një shtëpi për familjen Arifi nga Obiliqi, por Bekim Idrizi me disa donatorë të tjerë u mashtruan nga “pronari” i tokës ku do të ndërtohej kjo shtëpi.

Bekim Idrizi nga fshati Zhabar i Komunës së Mitrovicës i cili jeton qe 27 vjet në Gjermani dhe ka biznes të vetin për ndërtimtari industriale, pasi e pa në televizion gjendjen e familjes Arifi nga Komuna e Obiliqit shprehu dëshirën që t’ia ndërtojnë shtëpinë asaj.

Për më shumë ju sjellim më poshtë edhe videon:

Mërgimtarët erdhën për t’ja ndërtuar shtëpinë, por ajo që ju ndodhi… Read More »

‘Mirëmëngjes kazan’, Rama thumbon, por gazetarja nuk ia kursen ironinë live

Kryeministri Edi Rama ka provokuar serish sot gazetaret, duke hyre në ambientet e “Xibrakut” ku do mbaje punimet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste.

Me të futur këmbët, Rama i cili shoqerohej nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci, është ndeshur me gazetarët të cilët i ka “përshëndetur” me fjalët : “Mirëmëngjes kazan”!

Por gjate transemtimit live nga vendi ku Partia Socialiste ka mbledhur Asamblene Kometare teksa raportonte per nisjen e takimit te rendesishem, gazetarja e “News 24”, Marsela Karapanço njoftoi per përshëndetjen e Ramës, i cili para se te hynte tha para mediave “Mirëmëngjes kazan!”.

Ne transmetim direkt, nga studio Ola Bruko nuk e ka kursyer ironine. Ajo tha mes te tjerash: Po, mirëmëngjes nga ky kazan që do të transmetojë tani live mbledhjen e Asamblesë së PS-së”

‘Mirëmëngjes kazan’, Rama thumbon, por gazetarja nuk ia kursen ironinë live Read More »

Udhëtimet e drekat e gjyqtarëve me paratë publike, ja shifrat që të vesh duart kokës

Anëtarët dhe stafi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Gjykatës së Lartë kanë shpenzuar shuma të konsiderueshme nga paratë publike, gjatë vitit qe lame pas. Keto para jane shpenzuar për udhëtime brenda dhe jashtë vendit, për dreka dhe darka, pritje dhe përcjellje, shpërblime për punën jashtë orarit, shpenzime telefonike, shpenzime të tjera transporti etj.

Kujtojmë se, 2017 është viti i fundit i funksionimit për KLD, pasi ky institucion do të shkrihet, për t’u zëvendësuar me Këshilli e Lartë Gjyqësor, ndërsa fati i anëtarëve të Gjykatës së Lartë do të përcaktohet nga procesi i Vetingut. Gjithsesi, nga të dhënat që ka siguruar Shqiptarja.com, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe stafi kanë udhëtuar 6 herë jashtë vendit dhe 15 herë brenda vendit me paratë publike.

Sipas rasteve, shumat e shpenzuara për bileta avioni janë 71,000 lekë, 83,900 lekë, 61,200 lekë, 151,420 lekë, 149,000 lekë, 89,780 lekë dhe 963,700 lekë. Disa nga udhëtimet brenda vendit kanë kushtuar se ato jashtë vendit, për shkak të përfshirjes së fjetjes dhe drekave dhe darkave. Ndërkaq, anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe stafi, gjatë vitit 2017, kanë udhëtuar me paratë publike 22 herë jashtë vendit si dhe katër herë brenda vendit.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shpenzuar për pritje të përcjellje, ku përfshihen edhe drekat dhe darka, shumat 239,038 lekë dhe 65,400 lekë. Gjykata e Larta deklaron 24 fatura për pritje dhe përcjellje, në shumat 34 000 lekë, 72, 000 lekë, 30 600 lekë, 44 100 lekë, 43 650 lekë, 44 000 lekë, 249 480 lekë, 58 050 lekë, 63 000 lekë etj.

Gjykata e Lartë ka shpenzuar shuma të konsiderueshme nga paratë publike edhe për shpërblime për punën jashtë orarit, konkretisht 17,000 lekë, 7,000 lekë, 30,000 lekë, 120,000 lekë, 50,000 lekë, 8 500 lekë, 8 500 lekë, 40,000 lekë, 80 000 lekë etj. Por, Këshilli i Lartë i Drejtësisë deklaron më shumë shpenzime se sa Gjykata e Lartë s ai takon honorareve. KLD deklaron shumat 195,500 lekë, 348,500 lekë, 59,500 lekë, 8,500 lekë, 42,500 lekë, 8,500 lekë, 8,500 lekë, 8,500 lekë, 8,500 lekë, 8,500 lekë, 8,500 lekë etj. Dy institucionet kanë shpenzuar edhe për orendi zyre

Udhëtimet e drekat e gjyqtarëve me paratë publike, ja shifrat që të vesh duart kokës Read More »

I ftohti “pushton” botën, por në Shqipëri befasojnë temperaturat

Në kohën kur SHBA-ja dhe një pjesë e Evropës janë përfshirë nga temperatura mjaft të ulëta, në Shqipëri po ndodh krejt e kundërta.
Sipas Meteoalb gjatë ditës së nesërme mbi vendin tonë do të ketë reshje të pakta, ndërsa të dielën temperaturat do të shkojnë deri në 18 gradë celcius, aspak normale për muajin janar.

MOTI FUNDJAVA: kthjellime e vranësira të shpeshta dominojnë motin në territor duke rrezikuar nga reshje të pakta pjesën më të madhe të vendit gjatë së shtunës ndërsa e diela, mbetet me kthjellime e vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.Era do të fryjë kryesisht mesatare me shpejtësi deri 35 km/h duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë, më i dukshën në brigjet Jugore.

Tabloja termike e fundjavës paraqet temperatura më të larta se normalet e muajit janar, më e ndjeshme gjatë orëv etë mesditës kur pritet që në ultësirën perëndimore termometri të ngjitet mbi 18°C ndrësa në zonat malore parashikohet që temperaturat të shënojnë maksimalisht 13°C.

I ftohti “pushton” botën, por në Shqipëri befasojnë temperaturat Read More »