Aktualitet

“S’kam kohë tani, se kam shumë punë”, ‘mikesha’ e Llallës zbulon si e shkarkoi Kryeprokurorja

Ish prokurorja Rovena Gashi, e cila u shkarkua nga kryeprokurorja e pergjithshme e perkohshme Arta Marku, në padinë drejtuar Gjykatës Administrative, ka renditur gjashtë arsye pse duhet pezulluar urdhri i Markut për lëvizjen e saj.

Ajo madje zbulon edhe bisedën me Arta Markun përpara shkarkimit dhe në momentin kur iu komunikua lëvizja.

Sipas Gashit, Kryeprokurorja e Përkohshme i ka thënë se dërgimi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, të vendimeve të Sektorit të Verifikimit të Integritetit në Drejtorinë e Marrëdhënieve Juridiksionale me jashtë, në lidhje me rezultatet e verifikimit për deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqiperisë, Aqif Rakipi dhe Gledjon Rehovica, pa u konsultuar paraprakisht me të dhe pa firmën e saj, përbën shkelje ligjore dhe etike dhe për këtë qellim, do të lirohej nga detyra e drejtorit të kësaj drejtorie.

Gjithashtu, vetë Gashi justifikohet në kërkesën e saj, se ajo është konsultuar me kryeprokuroren e përkohshme, por kjo e fundit i ka thënë sipas saj: “Nuk kam kohë tani sepse kam shume punë. Informacionin ma dërgo me shkrim”.

Gashi thotë në padinë drejtuar Gjykatës Administrative, se Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, nuk ka të drejtë të miratojë ose të ndryshojë organikën e Prokurorisë. Sipas Gashit, emërimi i saj në krye të Marrëdhënieve Juridiksionale me jashtë është bërë në bazë të urdhrave të Prokurorit të Përgjithshëm, të cilat janë ende në fuqi dhe se Kryeprokurorja e përkohshme, nuk mund të shkarkojë sipas kompetencave të Kryeprokurorit të përgjithshëm. Gashi shton më tej se shkarkimi i është komunikuar më 29 dhjetor 2017, në orën 17:00, pra, jashtë orarit zyrtar, dhe se në të nuk kishte asnjë arsyetim për lëvizjen.

“S’kam kohë tani, se kam shumë punë”, ‘mikesha’ e Llallës zbulon si e shkarkoi Kryeprokurorja Read More »

Mediat e huaja habiten nga Rama: Njihuni me Kryeministrin “Babagjysh” të Shqipërisë

Dalja e kryeministrit Edi Rama i veshur si “Babagjyshi i Vitit të Ri”, në një prej emisioneve më të ndjekura për publikun shqiptar ka tërhequr vëmendjen e medias rajonale dhe më gjerë, duke u publikuar nga rreth 14 agjenci të ndryshme.

Fillimisht lajmi u publikua nga agjencia zyrtare armene e lajmeve “Armen Press” me titullin “Soft News: “Santa Claus” Prime Minister of Albania (Kryeministri shqiptar Santa Claus).

Më pas ajo u publikua edhe nga shumica e agjencive të rajonit si ajo kroate HINA, agjencia greke ANA MPA, ajo bullgare BTA, agjencia zyrtare rumune e lajmeve “Agerpres”, dhe ajo boshnjake FENA.

Ky lajm u transmetua edhe nga agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA), ajo maqedonase MIA, si dhe nga agjencia kosovare “KosovaPress”.

Lajmi tërhoqi vëmendjen edhe të agjencisë së njohur zyrtare koreano-jugore “Yonhap”, ajo libiane LANA, dhe libaneze NNA.

Kryeministri “Babagjysh” u pasqyrua edhe në faqen e Aleancës së Agjencive të Lajmeve të vendeve të Ballkanit dhe Evropës Juglindore (ABNA-SEE), një organizatë e rëndësishme që ka si anëtare të saj agjencitë e lajmeve më prestigjioze dhe të fuqishme të Ballkanit dhe Europës Juglindore. Gjithashtu, lajmi u publikua edhe në faqen e organizatës së agjencive të lajmeve të vendeve të Detit Mesdhe, AMAN./ata/

Mediat e huaja habiten nga Rama: Njihuni me Kryeministrin “Babagjysh” të Shqipërisë Read More »

Lajmi i keq për emigrantët shqiptarë. Greqia përzë qindra prej tyre: T’i kthejmë nga kanë ardhur

Greqia ka dëbuar gjatë muajit që lamë pas gati 600 shqiptarë, dhe me sa duket do të vazhdojë të përzërë edhe të tjerë gjatë muajve të ardhshëm.

Në kuadër të programeve vullnetare të riatdhesimit, Athina zyrtare po përzë të gjithë shtetasit e huaj që qëndrojnë pa dokumente legale në shtetin grek.

Qeveria ka vendosur t’i deportojë një orë e më parë drejt vendeve të tyre, duke dëbuar 19.096 emigrantë të paligjshëm gjatë 2017-ës.

Për muajin Dhjetor, nga Greqia janë dëbuar 1412 shtetas të kombësive të ndryshme.

Por me sa duket emigrantët e paligjshëm shqiptarë renditen të parët, ekzaktësisht 591 persona.

Të dytët renditen pakistanezët 273 persona dhe të tretët algjerianët 107 të tillë, për të vijuar me lista vijon me shtetasit nga Iraku, Gjeorgjia, Irani, Bullgaria dhe Turqia.

Lajmi i keq për emigrantët shqiptarë. Greqia përzë qindra prej tyre: T’i kthejmë nga kanë ardhur Read More »

Vëllai i Eskobarit shqiptar mbyt ekranet, ja cfarë ka për të thënë tani

Telefonaten e fundit me te vellane e shpallur ne kerkim si nga Greqia edhe Shqiperia, Bashkim Balili e la pasur dy apo tre muaj me pare.

Vëllai i Klement Balilit të shpallur në kërkim për trafik ndëkombëtar të lëndëve narkotike, tha se Klementi e ka telefonuar dhe kanë diskutuar për disa çaste. Ai i ka bërë thirrje të kthehet dhe të dorëzohet por është shprehur se Kelmend Balili nuk ka besim te drejtësia dhe prokuroria.

Bashkim Balili, i cili është pronar i një pjesë te madhe të pronave të sekuestruara nga prokuroria së fundmi – për shkak të dyshimeve se janë vënë me të ardhura nga trafiku i drogës – nuk e ka zbuluar vedndodhjen e vëllait të tij, por ka thënë se ndodhet “diku larg”.

Deklarata në emisionin “Studio e Hapur”:

Para tre-katër muajsh më ka marrë në telefon. Kemi diskutuar dhe pyetja ime ka qenë pse nuk vjen. Nuk ndodhet këtu, është larg. Se ku ndodhet nuk e di.

Unë i kam bërë thirrje të dorëzohet si në fillim edhe tani, por me Kelmend Balilin është një histori e gjatë dhe ka një të kaluar të hidhur përsa i përket këtyre skenarëve që e ka bërë pesimist për t’u kthyer. Ai është akuzuar që në 2006 si grup kiminal i trafikut të drogës. S’ka besim te politika dhe drejtësia.

Vëllai i Eskobarit shqiptar mbyt ekranet, ja cfarë ka për të thënë tani Read More »

Dilema:A ka fshehur para ‘nën dyshek’ Haki Çako sa ishte në krye të policisë

Pak muaj më parë Open Data Albania ka publikuar formularin e vetëdeklarimit të Haki Çakos, në atë kohë Drejtor i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ndonëse nuk vihet re ndonjë pasuri në shifra marramendëse siç jemi mësuar tek deputetët apo politikanët, ajo që bie në sy është shuma 37 mijë euro që ish-numri një i policisë mbante CASH në shtëpi.

Në statusin në “Facebook” Open Data Albania ngriti në atë kohë dyshime për një shkelje të mundshme ligji nga ana e Çakos duke cituar edhe nenin që rregullon çështje të deklarimit dhe kontrollit të Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë.

Por që prej asaj periudhe dhe deri më sot, askush nuk u mor me çështjen se nga buronin këto para që mbante në shtëpi Haki Çako, kjo dilemë vazhdon edhe sot që ai nuk është më Drejtor i Përgjitshëm i Policisë, raporton.

Dilema:A ka fshehur para ‘nën dyshek’ Haki Çako sa ishte në krye të policisë Read More »

10 mijë euro gjobë për publikimin e fotove të fëmijëve në rrjet

Publikimi i fotove të fëmijëve nga ana e prindërve është një çështje që duhet diskutuar dhe menduar mirë. Na ndodh të shohim profile fëmijësh, të cilët hapen nga prindërit dhe postojnë vazhdimisht foto të të vegjëlve të tyre.

Gjëja më minimale që ju si prindër duhet të keni parasysh është se djali/vajza mund të mos dëshirojë kurrë që ju t’ia ndani fotot me miqtë tuaj.

Një rast i tillë ndodhi në Itali ku një minoren 16- vjeçar kërkoi ndihmë nga autoritetet pasi e ëma postonte foto dhe bënte komente rreth tij nëpër rrjete sociale.

U desh ky shkak dhe gjykata e Romës ka marrë një vendim të prerë. Prindërit që postojnë foto të minorenëve apo hapin profile do të gjobiten plot 10000 euro.

Ky vendim ka për qëllim të mbrojë të vegjëlit në mënyrë që askush të mos shpëndajë foto pa pëlqimin e tyre shkruan bw.

Nëse do të ketë një sanksionim të tillë së shpejti edhe në vendin tonë, kjo mbetet për t’u parë.

10 mijë euro gjobë për publikimin e fotove të fëmijëve në rrjet Read More »

Sokol Balla largon Rudinën nga Vizion Plus? Çfarë po ndodh me gazetaren

Pasi qëndroi dy vite në Vizion Plus, gazetarja e njohur Rudina Xhunga është larguar nga ky televizion, ku drejtonte emisionin “Dritare”. Sipas “dritare.net”, Xhunga nuk preferon të flasë për momentin për arsyet e mbylljes së emisionit dhe as ku do e shohim së shpejti.

Rudina Xhunga ka nisur të drejtojë një emision televiziv të prime time në RTSH, në vitin 1998.

Prej 20 vjetësh interviston figurat kryesore politike në vend dhe rajon, si edhe i ka lënë një vend të madh diasporës, turizmit, filozofëve e shkrimtarëve nobelistë, duke e shndërruar studion e saj në një studio globale. Rudina Xhunga është autore e 8 librave.

Sokol Balla largon Rudinën nga Vizion Plus? Çfarë po ndodh me gazetaren Read More »

Era e prangave, Ilir Meta ‘shet’ Monikën, puçi që i bëri për ta futur të parën në burg

Të gjitha beteja në hije të Ilir Metës kundër reformës në drejtësi, në fund fshihet pas fustanit të gruas

Krahas betejave të dukshme, Ilir Meta, ka ndërmarrë edhe një lëvizje të padukshme, si shpresën dhe gurin e fundit, për t’i shpëtuar drejtësisë së re, të paktën edhe përkohësisht. Në kushtet e dështimit të të gjitha përpjekjeve për sabotimin e reformës në drejtësi dhe për ta marrë një garanci nga SHBA-BE, Ilir Meta ka vendosur të shesë dhe të fundosë bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin, duke i përgatitur terrenin për ta çuar atë të parën drejt burgut, pas ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale.

Dihet tashmë se, është pasuria marramendëse dhe e paligjshme, ajo që rrezikon më shumë se çdo gjë tjetër Ilir Metën në raport me drejtësinë. Meta ka një pasuri prej dhjetëra milionë eurosh me vetëm dy rroga të deklaruara. Por çfarë ka bërë Ilir Meta? Vitet e fundit ai ka kaluar shumicën e pasurisë në emrin e Monika Kryemadhit. Kur të nisë hetimi për pasurinë e tyre, Byroja e Hetimit do të godasë fillimisht Monikën dhe jo Ilirin, pasi pasuria, në letra, ka kaluar në emrin e Monikës. Që pas nisjes së përpjekjeve për miratimin e reformës në vitin 2015, Meta i ka kaluar pasuritë e paluajtshme në emrin e Monikës. Madje, gjatë vitit 2016, kur u miratuan ndryshimet e Kushtetuese, Monika Kryemadhi ka deklaruar katër shtëpi, në emrin e saj. Monika i ka shitur të katër shtëpitë, ku vetën njëra ka kushtuar mbi 350 mijë euro.

Ilir Meta dhe LSI janë rrethuar më të kuqe nga Perëndimi si kundërshtarët më të përbetuar, më të rrezikshëm dhe të kamufluar të reformës në drejtësi. Nëse Sali Berisha, Lulzim Basha dhe çeta e gjyqtarëve të korruptuar dolën hapur kundër reformës, Ilir Meta, ditën përbetohej pro reformës, ndërsa natën dhe në prapaskenë nuk linte gurë pa luajtur kundër saj. Beteja e Ilir Metës kundër reformës në drejtësi është zhvilluar në disa plane. Së pari ai u përpoq të sabotonte me votë reformën, gjatë bashkëqeverisjes me Edi Ramën, duke bashkëpunuar me Sali Berishën dhe bandën e gjyqtarëve të korruptuar si dhe me zarin e tij në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. Më tej, Ilir Meta, me anë të Petrit Vasilit, Ylli Manjanit dhe Luan Ramës tentoi ta përdhoste reformën, duke ndryshuar përmbajtjen e ligjeve, për të lënë disa shtigje për të shpëtuar. Të gjithë i mbajnë mend draftet paralele të LSI për ndryshimet kushtetuese, që hidheshin në kosh të plehrave nga amerikanët.

Kur të gjitha përpjekjet dështuan, Ilir Meta ka ndërmarrë një tjetër aksion, javët dhe muajt e fundit për t’i shpëtuar reformës. Ilir Meta shpërfytyroi gruan në parlament, duke sulmuar me këpucë kryeministrin, por këpuca ishte një mesazh kundër SHBA, BE dhe reformës. Ilir Meta detyroi zonjën e tij të dytë, Petrit Vasilin të shpallte amerikanët pushtues të vendit, të kërcënonte me vdekje Edi Ramën, duke i kujtuar fatin e Esat Pashë Toptanit etj. Ilir Meta degradoi deri aty sa që i dërgoi një letër mashtruese Presidentit Donald Trump, kundër Edi Ramës, me shpresë se amerikanët do ta falnin. I dha nënshtetësinë Janullatosin për të fituar mbështetjen e grekëve. Ka nisur të flirtojë edhe me rusët dhe serbët, për të siguruar një strehim të mundshëm.

Era e prangave, Ilir Meta ‘shet’ Monikën, puçi që i bëri për ta futur të parën në burg Read More »