Aktualitet

Shtetasi italian prej dy vjetësh punon tokat e marra me qira në Vlorë, ja me cfarë i mbjell…

Shtetasi italian Mikele Riçi prej dy vjetësh punon tokat e marra me qira në fshatin Kropisht në Vlorë.

Toka është pasioni i dytë shqiptar për 45-vjeçarin, pasi prej 12 vjetësh është dhëndër në vendin tonë. Nusen e ka marrë Vranishti dhe prej bashkëshortes vinte çdo vit në Shqipëri.

Dhe njësoj si bashkombasi i tij shkrimtari Indro Montaneli teksa vizitonte Shqipërinë në vitet ‘40 edhe Mikele pa me dëshpërim ngastra të braktisura, ku siç thotë ai nuk mund të lëshosh as bagëtitë për të kullotur.

“Në Itali nuk punohet më sepse jemi në një regjim komunist që mbron kë nuk punon në dëm të atij që punon , burokracia po na vret dhe kjo është pse vendosa të mos jetoj më në Itali”, thotë ai.

Prej dy vitesh vendosi të mbjellë grurë, elb e tërshërë .
“Kam njohur mjaft njerëz dhe kam raporte shumë të mira me banorët e zonës. më kanë pritur shumë mirë dhe kjo është përse kam vendosur të jetoj këtu.

Terrenet i kam gjetur të braktisura dhe duhen punuar e duhet të kujdesesh, janë toka shumë të mira. Nëse punon ia del dhe nëse kujdesesh pak prodhon grurë siç duhet. por punëtorët që dinë të bëjnë vërtetë punën janë të paktë”.

Krejt i i vetëm ai ka arritur të marrë me qira dhe të punojë gati 100 hektar tokë. kërkon të marrë kredi dhe subvencione.

“Nga qeveria kërkoj që të krijojë struktura të posaçme shtetërore dhe private në mënyrë që bujku të mos detyrohet të shesë për katër lekë, sepse nuk ka ku të ruhet e të magazinohet gruri dhe nëse nuk krijohen këto struktura nuk do të ketë një të ardhme për bujkun që merret me drithëra.

Nga eksperienca ime, kur ishin kohët që Italia u rrit, kishte financime shtetërore nga banka me interesa të ulëta, ku jepeshin hua agrare dhe merrje paratë. në momentin e shitjes se produktit i ktheje, por duhen garanci që shteti i jep në banka”.

Ai shpreson ende në një modernizim të bujqësisë shqiptare ku vëren për fat të keq se gruri ruhet ende si 60 vjet më parë nën mëshirën e tekave të motit./top channel

Shtetasi italian prej dy vjetësh punon tokat e marra me qira në Vlorë, ja me cfarë i mbjell… Read More »

Sali Berisha publikon foto në plazh, Stresi i bën komentin epik: ‘O dritë dielli, ti je dhe do mbetesh ikone’

Ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar së fundmi një foto në Facebook, ku shihet në plazhin e Gjirit të Lalzit duke shëtitur.
Me këtë foto, Berisha i uron të gjithve fundjavë të mbarë. Por nuk është kjoq ë ra në sy, por komenti i reperit, Stresi. Ai njihet si fansi më i zj arrtë i Berishës.

Berisha publikon foto në plazh, Stresi i komenton:’ O dritë dielli, ti  je dhe do mbetesh ikone.Ne dekada shqiptaret s’do te kene njeri si ty’

Stresi ndër vite ka treguar simpatinë që ka për Berishën, duke e mbështetur fuqishëm nëpër fushata.

Sali Berisha publikon foto në plazh, Stresi i bën komentin epik: ‘O dritë dielli, ti je dhe do mbetesh ikone’ Read More »

Ja ku po e kalojnë fundjavën Rama e Basha, shumë pranë njëri-tjetri

Duket se krerët e politikës kanë zgjedhur që fundjavën ta kalojnë larg politikës dhe zhurmës së Tiranës.

Kryeministi Edi Rama dhe kreu i PD Lulzim Basha duket se këtë fundjavë kanë zgjedhur ta kalojnë në Veri të vendit.

Rama ka zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojë në Lumin e Shalës, ai ndaj një video nga pamjet e mrekullushme të vendit dhe u uron fundjavë të mbarë qytetarëve.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me parajsën Lumi i Shalës, ju uroj një fundjavë të mbarë🙏” shkruan Rama në postimin e tij.

Ndërsa Basha ka zgjedhur që të shunën ta kalojë në Theth tek konaku i Zorgjit. Ai poston një foto, ku shihet gjelbërimi dhe malet e larta.

“Mirmengjes nga konaku i Zorgjit ne Theth” shkruan Basha në postimin e tij.

Ja ku po e kalojnë fundjavën Rama e Basha, shumë pranë njëri-tjetri Read More »

Cfarë do të ndodhë me lokalet e natës

Prej ditës së sotme të gjithë qytetarët do të kenë mundësi që të lëvizin një orë më shumë në mbrëmje, pasi lejimi i lëvizjes do të jetë deri në mesnatë.

Ora po licore do të shtyhet me 1 orë, pra nga 23:00 do të bëhet 00:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Gjithashtu nga sot do të lejohen kampionatet sportive me prezencën e tifozëve me kapacitete deri në 30% duke ruajtur distancën sipas protokollit të miratuar nga ISHP.

Prezenca e pjesëmarrësve do të lejohet edhe në teatro, shfaqje artistike, kulturore dhe në konferenca të ndryshme. Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00, që ka qenë dhe një nga kërkesat e vazhdueshme të bizneseve që sipas qeverisë është e panegociueshme.

Ndërkohë që lokalet e natës ligjërisht do të vijojnë të jenë të mbyllura, edhe pse ne jemi dëshmitarë se shumë lounge bar, vazhdojnë aktivitetin e tyre në zonat e preferuara të kryeqytetit.

Cfarë do të ndodhë me lokalet e natës Read More »

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj takohet në New York me djalin e filantropit George Soros

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është takuar sot në New York me djalin e filantropit George Soros, Aleksandër Soros.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Aleks Soros në rrjetin e tij social “Instagram”, ku ka shpërndarë një foto me kryebashkiakun e Tiranës.

Postimi i plotë i Aleks Soros

Kënaqësi të takohem me Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë të Tiranës, Shqipëri në New York! Erioni është një nga kryebashkiakët më inovativë në botë dhe Tirana është një nga qytetet më unike dhe të transformuara në botë. Tirana do të jetë kryeqyteti evropian i rinisë në 2022! #visittirana # albania # tirana

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj takohet në New York me djalin e filantropit George Soros Read More »

Konfirmohet në detyrë gj yqtarja e Vlorës Atalanta Zeqiraj , djali vrapon ta përqafojë në sallën e vettingut

Gj yqtarja e Vlorës Atalanta Zeqiraj ka marrë sot konfirmimin në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK – shkalla e parë e vettingut). Siç shihet nga foto e siguruar nga Birn, menjëherë pas këtij lajmi pozitiv për karrierën e gjyqtares, djali i saj ka vrapuar ta përqafojë. E gëzuar nga vendimi duket në fytyrë dhe vetë gjy qtarja e Vlorës.

Procesi i vetingut për gj yqtaren Zeqiraj u krye nga trupi gj ykues i kryesuar nga Firdes Shuli, me relator Roland Ilian dhe anëtare Etleda Çiftjan. Edhe në seancën dëgjimore, magjistratja u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Relatori Ilia tha se nuk janë gjetur pr obleme edhe në 6 d enoncimet e kryera nga publiku për disa çështje.

Gjy qtarja e Gjykatës së Vlorës, Atlanta Zeqiraj dha shpjegime të përmbledhura në KPK gjatë seancës dëgjimore të hënën, lidhur me dy apartamente të blera nga i ati ndërtues, që ajo i ka përdorur pa pagesë. Atalanta Zeqiraj përfundoi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe pas një periudhe stazhi në Gj ykatën e Tiranës, e ushtron funksionin prej 7 vitesh në Gjykatën e Rrethit G jyqësor Vlorë.

Konfirmohet në detyrë gj yqtarja e Vlorës Atalanta Zeqiraj , djali vrapon ta përqafojë në sallën e vettingut Read More »

Lajm i fundit/ P olicia heq çadrat nga nga Velipoja në Ksamil

Në Velipojë u verifikuan 27 subjekte, 2 prej të cilëve kishin zënë më shumë hapësirë publike se sa parashikohej nga leja përkatëse në e-Albania.

Në këto 2 subjekte u seku estruan 40 shezlongë dhe rreth 20 çadra.

Shq etësimi më i madh i biznesit është dhënia e hapësires së plazhit jo aty ku kanë aplikuar përpara hoteleve të tyre, por në zona të tjera.

Edhe në Shëngjin, aksioni nisi nga zona e Ranës se Hedhur në drejtim të Kunes, por nuk u gjet asnjë biznes që operonte pa leje. Dy biznese, të cilat nuk kishin marrë konfirmim i kishin larguar shezlongët vetë, një ditë më parë dhe kanë liruar hapësirën e zaptuar pa leje.

Në plazhin e Durrësit, deri në mesditë, në 30 subjekte të kontrolluara u konstatuan 7 parcela pa leje, ku u hoqën rreth 290 shezlongë dhe 141 çadra. Një pjesë e subjekteve të prekura nga ky operacion kanë deklaruar se kanë aplikuar pranë e-Albania prej 2 muajsh, por ende nuk kanë marrë një përgjigje prej tyre.

Deri tani në territorin e bashkisë Durrës kanë marrë miratimin paraprak në e-Albania afro 160 subjekte për shfrytëzimin e plazheve nga Gjiri i Lalëzit deri te Përroi i Agait, në kufi me Golemin.

Kontrolle po zhvillohen nga Zvërneci deri në Ksamil deri në mesditë në 37 subjekte janë gjetur 5 parcela pa leje ku janë hequr rreth 95 shezlongë dhe rreth 20 çadra.

Nga kontrollet në Fier rezultuan sipas po licisë 3 subjekte në Darzezë dhe Seman pa leje ku janë hequr 157 shezlongë dhe rreth 76 çadra.

Lajm i fundit/ P olicia heq çadrat nga nga Velipoja në Ksamil Read More »

Këshilltarët e Bashkisë së Vlorës zhvillojnë mbledhjen para teatrit ‘Petro Marko’ (foto)

Vazhdojnë përpl asjet në bashkinë e Vlorës.
Teksa kryetari i Bashkisë së Vlorës, zhvilloi dje një mbledhje në zoom pa praninë e këshilltarëve. Këta të fundit, zhvilluan këtë të mërkurë një mbledhje jashtë radhe në ambientet jashtë teatrit “Petro Marko”.

Këshilltarët miratuan katër pika të rendit të ditës të cilat lidhen me ndihmën ekonomike dhe miratimin e pagesës për 6 muaj për kopshtet dhe shkollat e fëmijëve nga familjet në nevojë. Në sallën e improvizuar, këshilltarët i miratuan pikat e rendit të ditës.

Në përfundim këshilltari Ervis Moçka sqaroi se kjo mbledhje ishte vetëm për miratimin e prioriteteve të qytetarëve, që të mos interpretohet si mungesë përgjegjshmërie për çështje jetike të qytetarëve.

Ndërkaq, Moçka theksoi se këshilli do të kërkojë relacione edhe për disa kërkesa për miratim buxheti për investimim e ujësjellësit të Zvërnecit dhe Nartes./lajmifundit

Këshilltarët e Bashkisë së Vlorës zhvillojnë mbledhjen para teatrit ‘Petro Marko’ (foto) Read More »