Aktualitet

Vuçiç: ‘Cdo fjalë që Edi do të thotë unë e mbështes 100%’/ Rama: ‘Tani ai (Vuçiç) do që unë të them njohjen e Kosovës dhe ai nuk do ta mbështesë…’

Në samtin “Open Balkans” nuk kanë munguar batutat mes Vuçiç dhe Ramës.
Presidenti serb përpara se t’i jepte fjalën paraprakisht tha se është dakord me çfarë do që të thotë në vijim kryeministri i Shqipërisë dhe se çfarë do të firmosnin mes tyre.

“Unë jam një mbështetës i zja rrtë dhe pasionat i kësaj ideje pasi mendoj se do të ndryshojë peizashin politik dhe ekonomik për ne dhe popujt tanë dhe besoj që gjithkush që do të vijë pas nesh në të ardhmen do ta çojë më tej këtë nismë. Ndjesë që u mora shumë kohë. Të dashur miq, unë nuk e di si do të përgjigjet Edi, por çfarë do që të thotë 100%, çdo fjalë që ai do të thotë unë e mbështes 100%” tha Aleksandër Vuçiç.

Batuta e Edi Ramës ishte disi e hi dhur, pasi i i përmendi çështjen e Kosovës. “Tani ai (Vuçiç) do që unë të them njohjen e Kosovës dhe ai nuk do ta mbështesë. Por pyetja m’u bë mua, sepse ma merr mendja, që Marko, si një njeri mjaft i aftë për të bërë marrëveshje mes kombeve dhe komuniteteve të biznesit, i duket argëtuese të më bëjë mua të flas për BE-në. Ne do të firmosim sot marrëveshjen për lejet e punës, Serbia dhe Maqedonia kanë një pro blem, duhet të ndryshojnë ligjet e tyre” tha Rama.

Ai bëri thirrje që edhe në Kosovë ta mendojnë një nismë të tillë.

Ndërkaq në Forumin Ekonomik të Shkupit, i cili ka bërë bashkë liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë pritet që të merren sot tre vendime:

Krijimi i një tregu të përbashkët të punës mes tre vendeve, Liberalizim i qarkullimit të mallrave, nuk do të hiqet tërësisht doganat, por do të ketë lehtësime të mëdha, Ndihmë të përbashkët mes tre vendeve për katastrofat natyrore.

Vuçiç: ‘Cdo fjalë që Edi do të thotë unë e mbështes 100%’/ Rama: ‘Tani ai (Vuçiç) do që unë të them njohjen e Kosovës dhe ai nuk do ta mbështesë…’ Read More »

Vuçiç publikon foton nga takimi me Ramën e Zaev

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga takimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Takimi i tyre është mbajtur në prag të Samitit të Shkupit, ku tre liderët pritet të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi mes tyre.

“Ky është një hap i madh për të ardhmen. Bashkëpunimi politik dhe mes njerëzve sjell stabilitet dhe shumë gjëra të rëndësishme për të ardhmen e rajonit”, shprehet Vuçiç.

Me tej, Presidenti serb thotë se marrëveshjet do të kenë të bëjnë me “agjendën jeshile” në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të tërheqin më shumë investime dhe të krijojnë një treg të përbashkët.

Vuçiç publikon foton nga takimi me Ramën e Zaev Read More »

Cfarë i ndodhi Ramës dhe Vucic në rrugët e Shkupit?

Në Maqedoninë e Veriut u zhvillua takimi mes kreut tëi qeverisë shqiptare, Edi Rama, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë takimit që bëhej në kuadër të Forumit Ekonomik, tre liderët e Ballkanit Perëndimor kanë bërë një shëtitje së bashku në rrugët e Shkupit. Gjatë kësaj ecjeje ndodhej edhe Petre Shilegov, Kryetar i Bashkisë së Shkupit.

Pati momente kur ata u ndërprenë nga qytetarët, kryesisht për të bërë foto. Nuk kanë munguar dhe përshëndetjet nga lokalet.

Një vajzë e re i thotë në shqip “a mund të bëjmë një selfie” dhe Kryeministri Rama ja kthen paksa me përtesë “Po hajd mo e bëjmë”.

Cfarë i ndodhi Ramës dhe Vucic në rrugët e Shkupit? Read More »

Rama drekon në Vlorë me familjen Lipa, babi i Duas: Kam gjetur një mik

Kryeministri i vendit Edi Rama ka drekuar këtë të martë me familjen e Dua Lipës në qytetin e Vlorës.

Ka qenë babai i këngëtares me famë botërore, Dukagjin Lipa i cili ka ndarë disa fotografi në rrjete sociale dhe ka bërë të ditur lajmin teksa shihet krah kreut të qeverisë.

“Unë mendoj se kam bërë një mik. Një njeri me shumë sharm”, ka shkruar Lipa krahas fotove të shkrepura nga vetë këngëtarja.

Kujtojmë që prej disa ditësh. Dua ndodhet në Shqipëri bashkë me familjen dhe të dashurin, Anwar Hadid.

Rama drekon në Vlorë me familjen Lipa, babi i Duas: Kam gjetur një mik Read More »

Feston ditëlindjen vajza e Dritan Leli, dedikimi i vecantë: ‘Deri 10 vite më parë, as e kisha ditur, as e kisha imagjinuar trazimin emocional që mund të shkaktonte ardhja në jetë e një vajze’

Izabel, deri 10 vite më parë, as e kisha ditur, as e kisha imagjinuar trazimin emocional që mund të shkaktonte ardhja në jetë e një vajze. Nuk e di çfarë është, nuk jam mësuar ende sepse çdo ditë do të ishte e trazuar nëse nuk do të shihja buzëqeshjen tënde.

Buzëqeshjen që t’u shkrua në sy, që ditët e para që të pash. Lumturia që njohëm me ardhjen në jetë të vëllait tënd, ishte e para, por ishte e ndryshme. Vetëdijshëm ose jo, të qarat e para të një djali, shoqërohen gjithmonë me sigurinë që nesër ka për t’ia dalë vetë!

Sot, e di, e vogla ime, që edhe ti do t’ia dalësh, në çdo zgjedhje që do të bësh! Mbase nuk do të të mbesë e paprekur, ëmbëlsia që të njohin të gjithë, dashuria që pres gjithë ditën të përqafoj, i vetmi mendim që më largon nga punët, prej dyshimit që mund të të ketë zënë gjumi. Megjithatë, do të ngelet i paprekur përkushtimi dhe mbështetja ime për të të treguar çdo herë që rruga nuk është e lehtë, për askënd, por mund të fitohet me durim e besim. Disa zgjedhje do të të zhgënjejnë, do të lëndojnë, mua edhe më shumë sado që nuk do të ta them gjithmonë, por, shpesh, kjo është përgjigjja që të jep jeta kur je ushqyer e rritur me të drejtën!

Do të të mërzis duke ta përsëritur këtë, por nuk ka mënyrë tjetër për të mos ngatërruar rrugën! Izabel, nuk doja të shkoja në punë sot! I kam rënë kaq në qafë kohës tënde sa sot doja vetëm të rrija duke të parë, për të shijuar, pa numëruar, lumturinë që na ke dhuruar që kur erdhe në jetë.

Jo se ka gjë më të rëndësishme se ty, por edhe përgjegjshmëria është e rëndësishme. Sot do të vij herët në shtëpi, e vogla ime, sepse nuk do të jem në gjendje të mendoj gjë tjetër veç përqafimit tënd! Gëzuar ditëlindjen! Të dua shumë!

Feston ditëlindjen vajza e Dritan Leli, dedikimi i vecantë: ‘Deri 10 vite më parë, as e kisha ditur, as e kisha imagjinuar trazimin emocional që mund të shkaktonte ardhja në jetë e një vajze’ Read More »

Presidenti Ilir Meta ngre sërish al armin: Ndal!

Presidenti Ilir Meta ngre sërish al armin fenomenin e largimit të të rinjve nga Shqipëri, ku kjo sjell si pasojë edhe plakjen e popullsisë.

Sipas tij zbrazja e Shqipërisë nga fëmijët dhe të rinjtë vijon të jetë një fe nomen thellësisht shqetësues, me tendencë të rre zikshme për t’u kthyer në një fatke qësi kombëtare.

Meta zbulon se raporti më i fundit i EUROSTAT, na rendit të tretët në Europë për aplikimet për azil të fëmijëve, që zënë gati 34.3% të totalit të kërkesave nga vendi ynë, shifër rekord në raport me popullsinë.

Postimi i plotë i presidentit Ilir Meta

NDAL MPAKJES SË SHQIPËRISË DHE SHPOPULLIMIT TË SAJ NGA FËMIJËT DHE TË RINJTË!

Zbrazja e Shqipërisë nga fëmijët dhe të rinjtë vijon të jetë një fenomen thellësisht shqetësues, me tendencë të rrezikshme për t’u kthyer në një fatkeqësi kombëtare.

Raporti më i fundit i EUROSTAT, na rendit të tretët në Europë për aplikimet për azil të fëmijëve, që zënë gati 34.3% të totalit të kërkesave nga vendi ynë, shifër rekord në raport me popullsinë.

Prej kohësh kam dhënë alarmin, referuar edhe konkluzioneve të organizatave të tjera prestigjioze ndërkombëtare, mbi nevojën e marrjes së masave urgjente për përmirësimin e kushteve të jetesës së fëmijëve dhe rikthimin e shpresës në Shqipëri.

Sepse edhe sipas Bankës Botërore, të paktën 100,000 fëmijë në vendin tonë, nuk e kanë të garantuar një vakt ushqimi në ditë.

Ndërsa referuar indeksit “Jashtë Hijes” të “The Economist Intelligence UNIT”, në analizën e mbi 40 vende të botës, Shqipërisë i jepet zero pikë për mekanizmat jofunksionalë të saj për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi dhe dhuna seksuale.

Më herët, në raportin e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Europës është evidentuar se 41% e fëmijëve në vendin tonë, janë viktima të një forme të dhunës në shkolla.

Gjithashtu sipas “Save the Children”, pothuajse 55% e fëmijëve të moshës 12-17 vjeç nuk janë optimistë për gjetjen e një pune pas përfundimit të shkollës dhe si alternativë zgjidhje japin largimin nga Shqipëria.

Raporti “Fëmijët Mbrojnë Fëmijët”, i përgatitur nga CRCA/ECPAT Shqipëri dhe “Save the Children”, bën të ditur se 86% e fëmijëve në vend thonë se të drejtat e tyre nuk respektohen, ndërkohë që 89 % e fëmijëve të intervistuar deklarojnë se Qeveria nuk ka bërë mjaftueshëm apo aspak për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Sipas GALLUP-it, 79 % e të rinjve në Shqipëri, dëshirojnë të largohen nga vendi, për shkak të varfërisë, papunësisë, përjashtimit social dhe korrupsionit.

Apeloj me forcë domosdoshmërinë për të shumëfishuar përpjekjet e të gjithë aktorëve për t’i thënë NDAL MPAKJES SË SHQIPËRISË DHE SHPOPULLIMIT TË SAJ NGA FËMIJËT DHE TË RINJTË, të cilët meritojnë mundësi dhe hapësira të reja për t’u ndjerë plotësisht të realizuar dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt europiane në Atdhe.

Duhet të bëjmë gjithçka, ashtu siç na porosit edhe Papa Françesku, që shqiponjat të qëndrojnë dhe të kthehen në folenë e tyre dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve.

Presidenti Ilir Meta ngre sërish al armin: Ndal! Read More »

E bujshme/ Shpërbëhet PD e Korcës, japin dorëheqjen Kryetari dhe 14 anëtarët (foto)

Konferenca për shtyp, deklaratat

Te nderuar qytetare te Korces, Të dashur demokrate te Korces.

Sot eshte nje dite jo e lehte per ne, anetaret e kryesise se PD dega Korce .

Ne kushtet kur nuk ka asnje shenje vullneti per te pare ne sy hu mbjen dhe per te reflektuar mbi shkaqet e verteta te saj

– te revoltuar nga arroganca, shperfillja, nepotizmi dhe papergjegjshmeria e lidershipit te PD

– te vendosur te qendrojme prane demokrateve te thjeshte ne qytetin dhe fshatrat e Korces, me te cilet kemi ndare sfida elektorale e kemi perballuar dite te veshtira ne opozite

– te bindur se sot Korca dhe Shqiperia kane me shume se kurre nevoje per kontributin e te gjitheve duke vendosur interesin e qytetarit mbi interesin klientelist te kryetarit

– Ne sot po largohemi nga te gjitha funksionet drejtuese te PD ne Korce .

Une kam dhene doreheqjen si kryetar i PD dega Korce dhe sot po jap doreheqjen si aneter i Keshillit Kombetar te PD.

14 anetare te kryesise, qe jane ketu me mua sot, midis tyre edhe Sekretari i deges se Korces , Devis Osmani qe ka punuar prane meje per 8 vite , largohen me doreheqje te parevokueshme nga ky funksion.

Deklarate, Andrea Mano,anetar i Keshillit Kombetar te Pd,ish kreu i Pd per 8 vite dhe kandidat per deputet.

Te dashur qytetare te Korces , te nderuar demokrate :

– Ne qe jemi sot ketu ne kete salle dhe shume demokrate te tjere jashte kesaj salle te cilet kane punuar ne kushte te veshtira per PD , sot ndjehen te paperfaqesuar.

– Importet e L. Bashes nuk perfaqesojne vlerat dhe moralin e qytetarise te banoreve te Korces, ne qytet dhe ne fshat .

– Ne nuk duam te jemi deshmitare te zerimit te kontributeve te demokrateve te thjeshte dhe denojme ashper futjen e frymes se percarjes .

– Ne i lexojme me seriozitet , perulesi dhe jo me arrogance mesazhet qe vijne nga rezultati i zgjedhjeve . Ata qe drejtuan fushaten elektorale duhet ti vene emrin e tyre hu mbjes . Ata jane arsyeja e pare dhe e fundit e hu mbjes se PD ne qarkun e Korces.

Vlerat e demokracise tek te cilat une dhe shume studente te dhjetorit ‘90 besuam, nuk do te merren dot neper kembe nga lidershipi i PD. Ne do te vazhdojme te jemi anetare te PD , do te vazhdojme te besojme dhe te punojme per demokracine, per te sotmen dhe per te nesermen e Korces.

Viola Tasi, anetare kryesie. Të nderuar demokrate dhe demokratë! Nisur nga sa ka ndodhur dhe po ndodh me drejtimin e Partisë demokratike të shqipërisë, kemi dalë sot para jush dhe para opinionit publik, si anëtarë të kryesisë të Partisë Demokratike dega Korçë, për të dhënë dorëheqjen tonë nga funksionet drejtuese që mbajmë. Gjykojmë që, lideri aktual i saj, po tenton me arrogancën e tij, ta kthejë partinë Demokratike në një parti klienteliste dhe në funksion vetëm të interesave të tij personale. Me veprimet apo mosveprimet e tij, mendojmë se Z.Basha ka hedhur poshtë të gjithë mundin dhe sakrificat tuaja dhe tonat në opozitën më të vështirë në historinë e Partisë Demokratike. Gjithashtu, me këtë mënyrë drejtimi, mendojmë se Partia Demokratike po mbahet qëllimisht e frenuar prej tij për të lu ftuar qeverisjen kat astrofike të Edi Ramës. Të ndodhur në këto kushte, e gjejmë të pamundur të ushtrojmë funksionet tona dhe të shohim me optimizëm drejt së ardhmes të kësaj partie. Theksojmë me forcë, për ti mbyllur rrugën të gjitha hamendësimeve, se jemi dhe mbetemi anëtarë të Partisë Demokratike dhe mbështetës të ideve dhe vlerave që ajo mbart që nga dita e krijimit të saj.

E bujshme/ Shpërbëhet PD e Korcës, japin dorëheqjen Kryetari dhe 14 anëtarët (foto) Read More »

Cfarë po bëhet me peshqit e mëdhenj?/ Yuri Kim: ‘Unë nuk jam prokurore, nuk jam peshkatare, nuk jam gjyqtare, unë jam thjesht një diplomate’

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, u pyet sot se çfarë po bëhet me peshqit e mëdhenj në Shqipëri, në vijim të deklaratës së bujshme atëkohë të pararendësit të saj në detyrën që mban.

E pyetur mbi këtë dhe se a ka gjasa se po shkojmë drejt “peshkut të madh”, Kim tha:

“Unë jam diplomate. Unë nuk jam prokurore, nuk jam peshkatare, nuk jam gjyqtare, unë jam thjesht një diplomate.

Institucionet kanë përgjegjësinë e tyre, ata e dinë se cilat janë përgjegjësitë e tyre, unë mendoj që ata po nisin t’i përmbushin ato. Le të mbështesim”.

Duke folur nga Pusteci, zonë minoritare maqedonase, zonja Kim ka vlerësuar me pesimizëm ritmin e realizimit të reformës në drejtësi.

“Unë mendoj që reforma në drejtësi po çohet përpara, ngadalë, më ngadalë se çfarë do të donim”, pohoi ajo.

Megjithatë shtoi: “Por është padyshim një shtysë përpara, njerëzit duhet të vazhdojnë të jenë të pakënaqur, duhet të jenë më tepër kërkues me qeveritarët e tyre, njerëzit që ata kanë zgjedhur dhe duhet të vazhdojnë përpara.

Tani është koha që të vazhdojmë përpara. Mos u dorëzoni. Disa njerëz thonë që reforma në drejtësi është asgjë, duhet të dorëzohemi, por jo, po ju gënjejnë, mos hiqni dorë”, tha Kim.

Cfarë po bëhet me peshqit e mëdhenj?/ Yuri Kim: ‘Unë nuk jam prokurore, nuk jam peshkatare, nuk jam gjyqtare, unë jam thjesht një diplomate’ Read More »