Aktualitet

Drogën në banane nuk e zbuloi policia, por një punonjës i thjeshtë i…

Vijojnë deklaratat lidhur me ngarkesën e madhe me drogë të kapur pak ditë më parë në Maminas.

Ish-kryeministri Sali Berisha ngre akuza të rënda në lidhje me 613 kg kokainë të kapur në 28 shkurt në një kontejner bananesh.

Berisha madje akuzon kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, policinë dhe doganën se tentuan të fshihnin ngarkesën e drogës dhe se ajo u zbulua vetëm falë një punonjësi të skanerit.

Berisha thotë se punonjës dixhitalë të doganave dhe antidrogës informuan që në datën 27 shkurt se ngarkesën prej 613 kg kokainë në kontejnerin e bananeve e zbuloi mëngjesin e asaj date, vetëm dhe vetëm ky njeri, i cili sipas tij meriton falënderim.

“Të dashur miq, zbulohet skandali që dëshmon përfundimisht përpjekjen e Ramës, Xhafës, policisë dhe doganës për fshehjen e ngarkesës së 613 kg kokainë. Punonjës dixhitalë të doganave dhe antidrogës informuan që në datën 27 shkurt se ngarkesën prej 613 kg kokainë në kontejnerin e bananeve e zbuloi mëngjesin e kësaj date, vetëm dhe vetëm një njeri, punonjësi i turnit të skanerit tek kryente procedurën e skanimit. Ky punonjës, pa pasur asnjë njoftim paraprak nga hetimi doganor, antidroga apo policia e shtetit zbuloi gjatë skanimit se në dyshemenë e kontejnerit kishte blloqe droge të ndara. Po këto burime informuan se në kohën e skanimit të kontejnerit me 613 kg kokainë, nuk kishte në doganë apo terren aty pari, asnjë polic apo hetues doganor. Punonjësi i skanerit pasi zbuloi drogën menjëherë dërgoi ndihmësin e tij për të zgjuar nga gjumi drejtorin e doganës së Durrësit. Pra drogën në kontejner nuk e zbuloi asnjë polici rendi apo i antidrogës as dhe doganier apo hetues dogane. Pas fshehjes së informacioneve nga partnerët, ky është skandal i dytë më i madh, mashtrimi më i pafytyrë i Ramës dhe Xhafës ndaj shqiptarëve, duke mohuar totalisht rolin kryesor dhe të vetëm të skanerit në zbulimin e drogës për dy javë me radhë. Ky mohim i tyre detyroi së fundi kompaninë Rapiskan t’u thotë shqiptarëve të vërtetën me një komunikatë të publikuar dje mbi rolin e degës së saj në Shqipëri në zbulimin e 613 kg drogë në portin e Durrësit.” – shkruan Berisha.

Drogën në banane nuk e zbuloi policia, por një punonjës i thjeshtë i… Read More »

Del lista e dytë/ Ish-të përndjekurit, ja dokumentet që duhet të plotësojnë 2 mijë…

Del lista e dytë! Trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë, fëmijët dhe nipërit duhet të plotësojnë dokumentet brenda muajit për të marrë dëmshpërblimin në momentin që Ministra e Financave do të çelë fondin për pagesa.

“GSH” shkruan se afro 2 mijë trashëgimtarë ligjorë të ish-të dënuarve politikë duhet të plotësojnë dokumentacionin në bazë të kategorisë ku përfshihen sipas përcaktimeve ligjore.

Sakaq Ministria e Financave bën të ditur se çdo trashëgimtar ligjor, që është listuar në një prej kategorive për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë, duhet të postojë dokumentacionin e kërkuar.

Përfituesit që jetojnë

Për trashëgimtarët e ish-të përndjekurve që nuk jetojnë duhet një akt trashëgimie, certifikatë vdekje të të dënuarit, certifikatë trungu të të dënuarit, numër llogarie bankare aktive për çdo përfitues ose prokure dhe dokument identifikimi për përfituesit. Në qoftë se njëri ose disa trashëgimtarë të radhës së dytë nuk jetojnë më, e drejta e tyre për dëmshpërblim në bazë të ligjit Nr.9831, datë 12.11.2007 (ndryshuar me ligjin nr. 10 111, datë 2.4.2009) nuk vazhdon më tej. Në këtë rast, llogaritja e pjesës takuese të këstit bëhet mbi bazën e trashëgimtarëve që janë gjallë.

Nga ana e trashëgimtarëve që jetojnë, në marrëveshje, paraqesin certifikatën e vdekjes së trashëgimtarit që nuk jeton, të cilën e postojnë së bashku me numrin e dosjes. Ministria e Financave bën të ditur se në rastet kur ish-i përndjekuri nuk jeton më, një dosje quhet e rregullt dhe e gatshme për t’u paguar, vetëm atëherë kur të gjithë trashëgimtarët, pa përjashtim, do të kenë dorëzuar (postuar) dokumentacionin e përmendur më lart për të gjitha rastet e trashëgimisë. Në të kundërt, askush nuk mund të paguhet i veçantë, derisa i gjithë dokumentacioni i dosjes të jetë i plotë për të gjithë.

Trashëgimtarët

  1. Për persona ish-të dënuar që janë gjallë, të cilët pavarësisht moshës, në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç:
    a. Certifikatë personale jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit.
    b. Certifikatë familjare ku të përfshihet fëmija i mitur.
    c. Certifikatë personale të fëmijës/fëmijëve të mitur.
    d. Nr. llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë, që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re).
  2. Për persona ish-të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç.
    a. Certifikatë vdekjeje të personit ish-të dënuar.
    b. Certifikatë personale e të miturit/miturve, trashëgimtarë të radhës së parë të personit ish-të dënuar që nuk jeton më.
    c. Certifikatë familjare të ish-të dënuarit ku të përfshihen fëmija/fëmijët e mitur.
    d. Dëshmi trashëgimie që të vërtetojë se fëmija i mitur është trashëgimtar ligjor.
    e. Vendim gjykate të kujdestarisë mbi të miturin në rastin kur edhe nëna e të miturit nuk jeton më.
    f. Nr. llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re) në emër të kujdestarit ligjor të të miturit.

Listën e plotë me emra do ta gjeni në numrin e sotëm të ”Gazeta Shqiptare” print, në çdo pikë shitje te gazetave

Del lista e dytë/ Ish-të përndjekurit, ja dokumentet që duhet të plotësojnë 2 mijë… Read More »

Zgjedhjet lokale, Balla në Vlorë: Të fitojmë 7 bashkitë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherësh dhe Kryetar i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla zhvilloi një takim me anëtarët e asambleve socialiste të Vlorës, Himarës dhe Selenicës.

“Ne po qeverisim me besnikëri ndaj atyre që na votuan. Por kur flas për procesin qeverisës, nuk kam parasysh thjeshtë qeverinë, po Grupin e Deputetëve dhe Partinë Socialiste si boshti i koalicionit të madh qeverisës me njerëzit e zakonshëm. Si Kryetar i Grupit dhe si Sekretar i Përgjithshëm dua t’ju them se: Qeverisja jonë përbëhet nga tre pjesë, partia, grupi parlamentar e qeveria. Dhe ky është një proces që mund të ketë sukses vetëm nëse te treja pjesët bashkëjetojnë në harmoni me njëra-tjetrën dhe në funksion të njëra-tjetrës”, u shpreh Balla.

Sipas Ballës, Partia Socialiste është baza e ura lidhëse e grupit dhe e Qeverisë me njerëzit e zakonshëm në çdo komunitet si dhe ‘garancia e mos harresës për asnjë ditë prej nesh atje lart, të atyre këtu poshtë, të halleve, problemeve, shpresave e pritshmërive’.

Duke folur për zgjedhjet vendore të 2019, Balla i kërkoi deputetëve, kryetarëve aktualë të bashkive si dhe përfaqësuesve të PS që të jenë në krye procesit të Bashkëqeverisjes, në çdo komunitet, qytetet e fshat.

“Zgjedhjet janë vetëm 14 muaj larg dhe për ne ky vit është viti i një organizimi elektoral në funksion të fitores së zgjedhjeve të ardhshme lokale. Ku në Qarkun e Vlorës nga katër bashki që kemi sot, duhet t’i fitojmë të shtata. Nga deputetët dhe kryetarët aktualë të bashkive, deri tek çdo përfaqësues i Partisë Socialiste, duhet të jeni të gjithë në krye procesit të Bashkëqeverisjes, në cdo komunitet, qytetet a fshat, që ju ka besuar detyrën përfaqësuesit në Kuvend apo të qytetarit të parë, por edhe të shërbëtorit të parë të halleve të komunitetit, qytetit a fshatit”, deklaroi Balla.

Zgjedhjet lokale, Balla në Vlorë: Të fitojmë 7 bashkitë Read More »

Kush është ministri që blen apartamente luksoze dhe shkon në udhëtime ekzotike?

Deklarimi i të ardhurave bën me dhimbje kokë shumë prej politikanëve shqiptarë, pasi askush prej tyre nuk dëshiron të zbulojë shumat marramendëse që thuhet se kanë fituar në sajë të korrupsionit.

Vetëm pak kohë më parë, portali “Tpz”  raportoi një skandal me deklarimin e të ardhurave të familjes së Damian Gjiknurit.

Gjithçka erdhi pasi Ministri i Energjisë, Industrisë dhe Transporteve, Damian Gjiknuri, ka rritur ndjeshëm të ardhurat dhe shpenzimet gjatë dy viteve të fundit, 2016-2017.

Ministri e ka nisur karrierën e tij politike, me të ardhura modeste, ku përfitonte pagën si deputet dhe rrogën që merrte bashkëshortja e tij në një televizion.

Madje përpara se sa të rekrutohej nga Rama, thuhet se Gjiknuri, si ish punonjës i Shik, ka pasur aty, një karrierë të “shkëlqyer”.

Por sipas këtij portali, ministri dhe familja e tij njihen për pasionin familjar të udhëtimeve të shtrenjta, në vende egzotike, duke filluar nga Santa Quaranta  e deri në Ishujt Mauritius, ku më e pakta shpenzohet 1.000 euro nata, pa llogaritur udhëtimin dhe harxhimet extra.

Nga deklaratat e pasurisë, familja Gjiknuri, nuk i kalonin 40 milionë lekë (të vjetra) të ardhura në një vit.

Megjithatë, në vitin 2016-2017, familja e ministrit ka blerë me kredi një makinë 44 000 euro, një apartament me vlerë tepër të lartë, 271 450 euro.

Por pavarësisht rritjes të së ardhurave, kurrsesi nuk mund të justifikohen blerja me kredi e një apartamenti super të shtrenjtë si dhe një makine luksoze. Po t’i shtosh këtu edhe kredinë e pashlyer të banesës së parë (rreth 26 milion lekë të vjetra), rezulton se familja Gjiknuri është e zhytur në luks dhe borxhe.

Megjithatë, këto manovra me kredi për të mos blerë me para kesh në dorë, janë të njohura nga politikanët shqiptarë. Nëse do të ishte një qytetar me të njëjtat të ardhura si familja Gjiknuri, kurrsesi nuk mund të ketë këto asete, dhe asnjë lehtësi nga bankat e nivelit të dytë për të marrë 3 kredi të majme.

Kush është ministri që blen apartamente luksoze dhe shkon në udhëtime ekzotike? Read More »

Lajmi për mjekun popullor nga Tirana mori dhenë, zbulohet e vërteta e frikshme

Lajmi per mjekun popullor shqiptar kishte mberritur deri ne Kosove dhe Maqedoni. E keshtu, disa familje, i janë drejtuar për ndihmë atij, i cili njihet si “shëruesi i kancerit”.

Por disa persona jane ankuar se ky mjek po mashtron njerëzit me tezën e tij për shërimin e kancerit, duke iu dhënë shpresë, ndërkohë që nga ana tjetër po vdisnin pacientët që ndiqnin kurat e tij.

Pas ankesave të shumta, Fiks Fare shkoi në Strugë të Maqedonisë, ku dy familje ankohen se mjeku popullor i ashtuquajtur si “shëruesi i kancerit”, i ka mashtruar dhe për shkak të kurave të tij, një djalë 30-vjeçar dhe një grua e moshuar kanë ndërruar jetë.

Një prej ankuesve është Muhamer Rizvani, i cili tregon se pasi djalit i ishte shfaqur një lloj kanceri në kokë, ai e kishte kuruar fillimisht në Maqedoni dhe në Turqi.

Më pas, nëpërmjet televizorit dhe internetit kishte mësuar se në Tiranë ndodhej një mjek popullor, i cili shëronte kancerin. Ai është Ruzhdi Metali, të cilit i ka gjetur kontaktet dhe kishte udhëtuar nga Struga drejt Tiranës me shpresën për t’i ardhur në ndihmë.

Ai shpjegon se mjeku popullor Ruzhdi Metali i ka garantuar shërimin e djalit nëpërmjet kurave të tij. Për këtë shërbim i ka marrë 1500 euro për tri kura. Sipas tij, kura e fundit ka qenë vdekjeprurëse për të birin. Mjeku popullor i ka dhënë një lëng, të cilin duhej ta konsumonte disa herë në ditë për 41-42 ditë dhe nuk duhet të hante dhe të pinte asgjë. Djali i tij ka ndërruar jetë 22 ditë pasi kishte nisur këtë kurë. Po ashtu “viktimë” e mashtrimit ka rënë edhe Jehona Nasufi (Dauti), e cila ka çuar nënën, po të sëmurë me sëmundje kancerogjene.

Ajo shpjegon se nëna e saj e ka bërë kurën e plotë, por kur ka bërë analizat, gjendja e saj ka dalë e përkeqësuar. Madje, mjeku popullor ka kërkuar që ajo të ndërpriste ilaçet që kishte marrë nga spitali dhe të merrte vetëm ilaçet që përgatiste ai. Pas disa ditësh, nëna e saj ka ndërruar jetë. Pas ankesave, gazetarët e Fiks Fare u interesuan se kush është ky mjek popullor që pretendon se shëron kancerin. Ruzhdi Metali rezulton se ushtron këtë aktivitet prej disa vitesh në një nga zonat më të njohura të Tiranës, pikërisht në ish-Bllok, ku klinikë përdor një lokal të administruar prej tij.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=jxn8oRwdTyk?version=3&rel=1&fs=1&autohide=2&showsearch=0&showinfo=1&iv_load_policy=1&wmode=transparent]

Në këtë lokal, ai zhvillon takimet me pacientët, që kryesisht janë nga Maqedonia, Kosova, ose emigrantë të cilët nuk jetojnë në Shqipëri. Shumicën e kontakteve i merr nëpërmjet Facebook, ku njerëzit kontaktojnë me të dhe më pas e takojnë në lokalin e tij, ku iu përgatit kurat për sëmundje të ndryshme. Në prezantimin e vet, ai thotë se është doktor Kiroprator-Bioenergji që nga viti 1991 e deri më sot.

Ai pretendon se “duke vënë re praninë e biorrymës që natyra e ka pajisur, ai ka mbaruar studimet për bioenergjinë në Onikava të Japonisë, ku dha ka bërë praktikë për një kohë të gjatë. Madje ai pretendon se ka punuar dhe në Athinë dhe më pas është kthyer në Tiranë, ku vazhdon me sukses. Ndërkaq, ai rendit mbi 96 sëmundje të ndryshme për të cilat thotë se mund t’i shërojë.

Nga bisedat, ai tregon se ka marrë vlera të ndryshme parash për kurimin e pacientëve, duke pretenduar se tek ai kanë shkuar dhe figura të politikës shqiptare. Por si i realizon ai këto kura, biseda dhe sa kërkon për të shëruar kancerin?

Fiks Fare shkoi në lokalin, ku doktori pret pacientët, bisedon për sëmundjen, bën pazaret dhe më pas përgatit kurën e radhës. Në bisedën e parë, bashkëpunëtorët e Fiks Fare i thonë se kanë fëmijën e një miku të tyre në Prizren dhe se duan t’u japë garanci për shërimin e tij nga kanceri. Mjeku popullor kërkon që ta sjellim fëmijën në Tiranë, pasi atij i kushton shumë dita për të shkuar për ta parë në Prizren, pasi ai do 1500 euro në ditë vetëm për të lëvizur nga Tirana. Madje ai thotë se është aq i kërkuar saqë tek ai ka shkuar dhe ish-kryeministri, të cilit i kishte kërkuar 200 mijë euro për ta shëruar.

Një emigranti në Gjermani i ka kërkuar 100 mijë euro, por ai jep garanci për shërimin e kancerit, nëse nuk është bërë kimioterapi. Në bisedën e dytë, bashkëpunëtorja e Fiks Fare i thotë doktorit se ka mamin e sëmurë me kancer. Ai i thotë se do 1480 euro për kurën e parë, por nuk ka nevojë ta shohë mamin e saj. Ai i thotë se mamin do e shohë kur të shërohet.

Ai tregon se përdor kura të forta me dietë për 42 ditë dhe me balta në kokë që e zhdukin kancerin. Për këto kura ai merr çmime të ndryshme. Ai i përgatit edhe ilaçin e tij për të nisur kurën. Gjithashtu ai shprehet se nuk pranon të punojë me shqiptarë të Shqipërisë.

Lajmi për mjekun popullor nga Tirana mori dhenë, zbulohet e vërteta e frikshme Read More »

Mafia fiton miliarda euro nga kanabisi: “Deutsche Welle” film për Shqipërinë

Sikur të mos mjaftonte kapja e 613 kilogramëve kokainë në Maminas, të tjera të dhëna tronditëse kanë dalë në dritë ditën e sotme në një dokumentar të realizuar nga ” Deutsche Welle”.

Sipas medias gjermane kultivimi i kanabisit në Shqipëri është një industri miliarda euroshe.

Në një dokumentar të realizuar në Shqipëri, gazetarët e DW janë shoqëruar nga Guardia di Finanza dhe Policia Shqiptare.

Sipas reportazhi prej 43 minutash kushtuar kultivimit dhe trafikimit të drogës në vendin tonë, Shqipëria është një nga prodhuesit kryesorë të drogës në botë.

Dokumentari është realizuar përgjatë vitit 2017 por është publikuar vetëm pak ditë më parë.

Gazetarët kanë ndjekur nga afër aksione në det dhe në ajër, madje kanë intervistuar edhe kryeministrin Edi Rama.

Pjesë e të intervistuarve janë edhe Dritan Zagani dhe gazetari Artan Hoxha.

Pjesë nga dokumentari

E vendosur në Ballkanin Juglindor, Shqipëria ka një popullsi prej më pak se tre milionë banorë. Klima, me deri në 300 ditë diell në vit, është ideale për bimën e kanabisit, e cila ka origjinën në Azinë qendrore. Korrupsioni politik, një gjyqësor i dobët dhe varfëri e përhapur kanë shërbyer për të rritur kultivimin ilegal dhe tregtinë e drogës. Ndryshimet që ndodhën në fillim të viteve 1990, kur Shqipëria u shndërrua nga një regjim totalitar në demokraci, u karakterizua nga trazira të dhunshme dhe nga paligjshmëria.

Klanet e mafies me lidhje me qarqet më të larta politike realizuan përfitime të mëdha nga trafikimi i klandestinë, i cigareve kontrabandë, armëve dhe heroinës. Kjo ishte situata derisa filloi kultivimi në shkallë të gjerë i bimës së kanabisit.

Qeveria shqiptare ka shpallur luftë kundër mafias së kanabisit, pasi është nën presion nga Bashkimi Evropian. Në fund DË shtron pyetjen: Si ka mundësi që si ka mundësi që një sasi kaq e madhe kanabisi kalon Adriatikun, hyn në Itali dhe më pas në vende të tjera të BE?!

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=8r-D0QMeADQ]

https://youtu.be/8r-D0QMeADQ

Mafia fiton miliarda euro nga kanabisi: “Deutsche Welle” film për Shqipërinë Read More »

Kjo është shkolla ku nxënësit mësojnë me të vdekurit

Varreza ngjitur me oborrin e shkollës! Pamja aspak e zakontë, është shumë e zakonshme për nxënësit e shkollës “Tahir Sinani”, nga klasa e parë tek e nënta, që shohin varreza kur hyjnë në shkollë, kur kthejnë kokën nga dritarja e klasës, kur luajnë me top në oborr, derisa dalin nga shkolla, megjithëse pamjet i marrin me vete në shtëpi, disa edhe si makthe në ëndrrat e tyre.

“Kam frikë, njëherë kam parë një ëndërr, sikur më ra topi te varrezat dhe kur shkova për ta marrë, mu ngul një hekur në kraharor. Mbasdite është më frikë. Kur marr motrën nga shkolla natën është frikë…”, thonë nxënësit.

Më pak të frikësuar dhe më shumë të mësuar me pamjen e varrezave që i shoqëron kudo në shkollë, duken nxënësit e klasës së 8, megjithatë edhe ata kanë përjetimet e tyre të ankthit

Adriana Pura është mësuese në shkollën “Tahir Sinani”, prej 6 vitesh. Një nga klasat ku jep mësim rregullisht është ajo në katin e dytë me pamje drejtpërdrejt nga varrezat

“Para dy vitesh një nxënësi që i vdiq e ëma, erdhi pas pushimit në shkollë. Klasa ishte në katin e dytë dhe e pamundur që ai të përqëndrohej. një moment tjetër ishte një varrim dhe ai nuk mundi ta duronte, mbase kujtimi për nënën e vet, i ra të fikët. Dje kanë qenë 4 varrime, mendo si është situata, makinat që vendosen para shkollës, e qara, ulërima”, thotë ajo.

Psikologia e shkollës thotë se ka trajtuar rastet e shumë fëmijëve që kanë kërkuar ndihmë për shkak të mendimeve të frikshme që u vijnë nga varrezat.

“Pasojat psikologjike kanë qenë shumë të rënda, sepse nxënësit janë cdo ditë përballë këtij fenomeni. traumat që ka lënë janë në faza të gjata, shumica e tyre pas shumë seancave e kanë të papraueshme realitetin që prindërit mund të jenë këtu. unë si psikologe kërkoj zhvendosjen e institucionit në një vend tjetër sepse trauma lë pasoja për ecurinë e tyre”, tregon Hasbije Kara, psikologe.

Por, veç pamjes së rëndë, mësuesja e fiskulturës ndan edhe një shqetësim tjetër.

“Na bie topi nga muri dhe nxënësit ngjiten nga muri për ta marrë. Kjo u rrezikon jetën, mund të thyejnë ndonjë këmbë kur kalojnë murin”, shprehet mësuesja Eva Thanasi.

Ndër vite, madje edhe sivjet, drejtuesit e shkollës “Tahir Sinani” thonë se kanë kërkuar zgjidhjen e kësaj bashkëjetese të frikshme që rëndon psikologjikisht fëmijët. Madje, ata thonë se i kanë ofruar bashkisë Kamëz sugjerime konkrete për këtë histori 16-vjeçare.

“Ngritja e murit rrethues me rreth 2 meter, mbjellja e pemeve të larta, ose zhvendosja e shkollës. Nga pushteti qendror është premtuar dhënia e fondit për ndërtimin e një shkolle të re, por nga pushteti lokal përgjigja ka qenë: nuk kemi vend konkret ku ta ndërtojmë shkollën”, thotë Maliq Qoku, nëndrejtori i shkollës “Tahir Sinani”.

Për Bashkinë Kamëz korrespondenca me Drejtorinë Arsimore ka qenë korrekte, madje sipas tyre shkresa ka marrë zgjidhje zyrtare. Nga Drejtoria e Komunikimit në Bashkinë Kamëz thonë se kanë projekte konkrete për shkollën “Tahir Sinani”.

“Muri real, që është pjesa rrethuese e parcelave do të ngrihet në ato nivele që s’do të jetë kërcënim vizual për nxënësit, ndërsa për pjesën e ambientit që ka komunikim pamor me parcelat do të jetë totalisht e izoluar dhe nuk do të ketë fushëpamje për këtë ambient. Shpresojmë që të jetë brenda 2018, por brenda vitit do të bëhet realizimi i projektit”, thotë Artan Dervishi nga Bashkia Kamëz.

Kjo është shkolla ku nxënësit mësojnë me të vdekurit Read More »

Thellohet skandali, arkivat sovjetike tregojnë se “bamirësi” i Bashës është ish-agjent i KGB-së

Evgeni Sheremetjev, ky është njëri prej emrave që investigimi i “Mother Jones” ka lidhur me Lulzim Bashën.

Biznesmeni rus është bashkëthemelues i “Biniatta Trade”, kompanisë fantazmë që pagoi rreth një milionë dollarë për llogari të Partisë Demokratike, në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Megjithatë, përpara se t’I futej me sukses rrugës së biznesit, duke siguruar edhe disa tendera nga qeveria ruse, Sheremetjev ka një të shkuar të errët.

Arkivat sovjetike, si dhe ky artikull bashkëngjitur tregojnë se në vitin 1988, pak përpara se të rrëzohej regjimi, ai ishte një funksionar i lartë i KGB-së.

Madje, një artikull i publikuar në mediat izraelite, tregojnë se Sheremetjev ishte një negociator i suksesshëm, në rastin e një pengmarrje që ndodhi në të njëjtin vit, duke siguruar lirimin e disa shtetasve hebrenj.

Në të njëjtën kohë, edhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shërbente si një agjent i KGB-së në Berlinin e Lindjes dhe duket se marrëdhënia midis dy personave është vendosur që në atë kohë.

Pothuajse 30 vjet më pas, Sheremetjev, i lindur në qytetin e Stravropolit, ka një aktivitet të suksesshëm biznesi, që përfshin një zyrë shërbimesh ligjore dhe disa aktivitete të tjera fitimprurëse.

Megjithatë, nuk dihet arsyeja përse ai, me dëshirë pagoi një pjesë të faturës së një milionë dollarëve, të përdorur për të influencuar rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Thellohet skandali, arkivat sovjetike tregojnë se “bamirësi” i Bashës është ish-agjent i KGB-së Read More »