Aktualitet

Prindër, zgjohuni sa jeni akoma në kohë! Duhet ta lexoni patjetër

Eshtë shumë e rëndësishme që të gjithë prindërit ta lexojnë këtë!

E mërkurë, ora 8.00. Arrita në kohë në takimin me prindër në shkollën e djalit tim – “Mos harroni të vini nesër në takim, është e detyrueshme!” – Kjo është ajo që tha mësuesi një ditë më parë.

– “Po kush mendon se është ky mësues/e! … A mendon se mund ta kemi të lehtë të gjejmë kohë të lirë kur ai dëshiron? … Po ta dijë se sa i rëndësishëm ishte takimi për mua në orën 8:30” … Megjithatë, ne u paraqitëm gjithsesi.

Ai falenderoi praninë tonë dhe filloi të fliste. Nuk e mbaj mend atë që ai po thoshte, mendja ime po mendonte se si do ta kisha zgjidhur një aktivitet kaq të rëndësishëm, tashmë kisha përfytyruar blerjen e një TV-je të ri me paratë e marra në atë takim biznesi.

– “Pietro” – Dëgjoj nga ana tjetër e klasës.

– “A je ti babai i Giovanni-t?” – tha mësuesi.

– “Po, unë jam unë” – ai më kërkon të shkoj të marr deftesën e tim biri.

Shkoj në vendin tim dhe shikoj brenda saj …

– “Për këtë erdha… çfarë është kjo?”.

Deftesa ishte plot me gjashtë/ shtatë. E mbylla shpejt, kështu që askush nuk e pa rezultatin e djalit tim.

Duke u kthyer në shtëpi, zemërimi im u rrit gjithnjë e më shumë, mendova:

– “Unë jap gjithçka për të, nuk i mungon asgjë … Tani ai do të marrë dënimin që meriton”, unë mbërrita në shtëpi, e mbylla derën me një goditje dhe e thërrita:

– “Eja këtu, Giovanni!”. Giovanni ishte në oborr, ai vrapoi për të më përqafuar … “Babi!”.

– “Mos më thuaj babi” unë u zhvendosa larg, mora rripin dhe nuk mund të kujtoj sa herë e kam goditur atë, ndërsa isha duke folur për atë që mendoja.

– “Tani shko në dhomën tënde!”.

Giovanni qante, fytyra e tij ishte e kuqe dhe goja e tij dridhej. Gruaja ime nuk tha asgjë, vetëm tundi kokën me një gjest mohimi në kuzhinë. Kur shkova në shtrat, më i heshtur, gruaja ime më dha letrën e raportit të Giovanni-t, i cili ishte brenda xhaketës sime dhe tha:

– “Lexoje ngadalë dhe pastaj mendo për një vendim …”.

Në fillim ishte shkruar: Deftesa e Babit.

koha që babai ju kushton për të folur me ju para se të flini: 6

koha që babai ju kushton për të luajtur me ju: 6

koha që i kushton babait juaj për t’ju ndihmuar me detyrat e shtëpisë: 6

koha që babai juaj kushton për t’u marrë me ju gjatë ‘fundjavës’ në familje: 7

koha që babai juaj kushton për të lexuar një libër me ju përpara gjumit: 6

koha që i kushton babai tuaj për të të përqafuar dhe për të të puthur: 6

koha që babai juaj kushton për të shikuar televizionin me ju: 7

koha që babai juaj i kushton dëgjimit të pyetjeve ose problemeve: 6

koha që i kushton babai juaj për t’ju mësuar ose për t’ju ndihmuar: 7

——- Mesatarja: 6.22 ——-

PRINDËR, ZGJOHUNI SA JENI NË KOHË!

Fëmijët votuan për prindërit e tyre. Djali im më vuri mesatarisht shtatë (kam merituar sinqerisht 5 ose më pak).

Menjëherë u ngrita dhe vrapova në dhomën e tij dhe e përqafova.

Ndërsa dëshiroja të kthehesha në kohë … por kjo nuk është e mundur.

Giovanni hapi sytë e tij, ende me sytë e tij të fryrë me lot, ai buzëqeshi, vuri kokën tek unë dhe tha:

– “Unë të dua babi!” … ai i mbylli sytë dhe e zuri gjumi.

ZGJOHUNI PRINDËR!

Mësoni të jepni vlerën e duhur për fëmijët tuaj, ky moment varet nga suksesi ose dështimi i jetës së tyre.

Ju prindër, të cilët janë legjenda, a keni menduar ndonjëherë se çfarë vlerësimi do t’ju kishte dhënë sot fëmija juaj?

Prindër, zgjohuni sa jeni akoma në kohë! Duhet ta lexoni patjetër Read More »

Skandali i lobimit me rusët në SHBA: Basha, njeri me intelekt i ulët! Amerika gati goditjen për Ramën e Metën

“Revista investigative Mother Jones dhe kriza në mendim e politikës e lartë shqiptare”! Kështu e titullon artikullin e tij të radhës avokat Spartak Ngjela lidhur me skandalin e publikuar nga gazetarët amerikanë sipas të cilëve rusët kanë financuar kreun e PD për lobim në SHBA.

Sakaq, Ngjela thotë se revista amerikane ka gati goditjen edhe për Edi Ramën, Sali Berishën e Ilir Metën. Kjo pasi sipas tij, këta eksponentë po pengojnë reformën në Drejtësi.

“Që të shpëtojnë shqiptarët nga kjo bandë treshe apo katëshe, duhet që politika e lartë amerikanë të fillojë goditjen, njëlloj si me rastin e Adriatik Llallës, kundër Ramës, Berishës dhe Metës, me metodën e revistës instigative Mother Jones. Dhe mendoj se do ta fillojë; sepse këta po bllokojnë Reformën në Drejtësi”, shkruan Ngjela.

ARTIKULLI I PLOTË I NGJELËS:

Niveli i dobët i logjikës së Lulzim Bashës, që buron nga një i intelekt i ulët, e di gënjeshtrën shpëtim.

Kjo ndodhi edhe në rastin e revistës investiguese Mother Jones, për bashkëpunimin e tij me rusët.
Basha dhe PD na tha se revista ishte paguar nga Edi Rama; se nuk ka pasur një bashkëpunim të tyre me rusët për lobim në Uashington, dhe as për destabilizimin e Shqipërisë.
E si mund të jetë kjo një logjikë për një politikan perëndimor?
Por kjo vjen nga fakti që këta fëmijë të korruptuar e dinë gjithë Perëndimin një vjedhje të madhe.

Por kjo gënjeshtër që bëri Basha nga mëndjelehtësia mund të kthehet realisht në një bumerang kundër tij.
Po si mund t’ i kthehet Bashës gënjeshtra në një bumerang?

ll.
Ajo që nuk kupton dot Saliu dhe PD është arsyeja e qartë që pyet:
Po çfarë rëndësi ka që gënjen Lulzim Basha dhe PD në lidhje me investigimin apo hetimin e revistës Mother Jones?
Basha mendon se gënjen opinionin publik shqiptar.
Po a ka një opinion publik sot në Shqipëri?
Jo. Në Shqipëri nuk ka fare sot opinion publik.
Atëherë, pse gënjen Basha dhe PD?
Nga mendimi i vobegtë që nuk prodhon dot gjykim të lartë.
Po ku është thelbi?
A, thelb i është te kjo pyetje:
Amerikanët kanë besuar Mother Jones; apo i kanë besuar Bashës dhe PD-së?

E pra, politika e lartë amerikane, pa dyshim që i ka besuar Mother Jones.
Atëherë, kë po gënjen Lulzim Basha?
Veten, në radhë ta parë; dhe pastaj edhe fansat injorantë që e mbështesin në PD, por që mund t’i ikin nga frika se liderin e tyre po e godet politika amerikane.
Po politika amerikane çfarë pritet të bëjë me këtë rast?
Politika amerikanë ua ka bërë të qartë: duhet të shkojnë një e nga një e që të gjithë në kontroll, dhe, pas kontrollit, nëse dalin të korruptuar, duhet të shkojnë në gjyq me akuzë penale.
Ky është thelbi i mendimit politik amerikan në këtë kohë.

lll.
Në funksion të kësaj logjike, konkludohet se edhe bashkimi i të treve Berisha, Ramë e Meta është një dështim i nisur nga vetë ata.
Që të mundësh politikën amerikane në Shqipëri sot, nuk hyn në punë fare gënjeshtra, sepse ajo është rast pa mbështetje.
As zvarritja e vetingut nuk ka vlerë si mendim politik shpëtimtar për treshen apo katërshen shqiptare.

Por, më në rrezik këta do jenë atëherë kur Mother Jones të botojë investigimin e këtyre të treve, që besoj se do shpallët shpejt.

Po, shikoni sesi Bashën do ta bëjë qesharak gënjeshtra e tij:
Po sikur Mother Jones nesër e të nxjerrë faktet kundër Ramës dhe abuzimit të tij, a do ta japë dorëheqjen Basha?

Ja, e shihni se sa nivel të dobët intelektiv ka Partia Demokratike në gjykimin e saj politik?
Por edhe Basha gjithashtu.
Po këtu ka edhe një tjetër pyetje?
A do ta bëjnë amerikanët këtë lojë politike?
Kjo do të varet nga Rama.
Por, shenjat janë që investiguesit do të godasin edhe Metën edhe Ramën.
Po Saliun?

Kot ta zgjasim.
Që të shpëtojnë shqiptarët nga kjo bandë treshe apo katëshe, duhet që politika e lartë amerikanë të fillojë goditjen, njëlloj si me rastin e Adriatik Llallës, kundër Ramës, Berishës dhe Metës, me metodën e revistës instigative Mother Jones.
Dhe mendoj se do ta fillojë; sepse këta po bllokojnë Reformën në Drejtësi.

Skandali i lobimit me rusët në SHBA: Basha, njeri me intelekt i ulët! Amerika gati goditjen për Ramën e Metën Read More »

Lajm i keq për të gjithë ato që kanë euro, në 10 vitet e fundit nuk kishte ndodhur më parë

Monedha e përbashkët ka vijuar te nënçmohet në tregun vendas sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Euro është këmbyer sot me 131.98 lekë, duke u këmbyer në nivelet më të ulëta të 10 viteve të fundit. Monedha e përbashkët ka hyrë në një cikël rënës prej fillimit të këtij vitit.
Sipas ekspertëve në këtë periudhë te vitit kur njësitë ekonomike mbyllin bilancet, euro duhej të forcohej përkundrejt monedhës vendase.
Ata argumentojnë se arsyet kryesore të këtij nënçmimi janë oferta e lartë në valutë, qarkullimi i ulët i lekut në ekonomi, si dhe afrimi i datës së fundit për pagesën e TVSH-së.

Gjithashtu një arsye tjetër është strategjia e Bankës së Shqipërisë për të ulur nivelin e euroizimit në ekonomi, e cila po ndikon në sjelljen e bankave dhe aktorëve të tjerë të tregut, që po shmangin euron.
Për sa i përket dollarit amerikan, edhe pse është çmuar me një ditë më parë, vazhdon të këmbehet në nivele shumë të ulëta. Një dollar këmbehet sot me 106.56 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Aktorët e tregut presin që euro të vijojë të jetë e dobët, sidomos me afrimin e verës, kur rritet oferta në valutë si rrjedhojë e prurjeve të emigrantëve.
Një euro e dobët është pozitive për importuesit dhe ata që kanë hua në euro dhe të ardhura në lekë, ndërsa dëmton eksportuesit dhe ata që paguhen në euro.
Valuta e dobët është e favorshme për blerjet online dhe ata që udhëtojnë jashtë vendit.

Lajm i keq për të gjithë ato që kanë euro, në 10 vitet e fundit nuk kishte ndodhur më parë Read More »

Vajza e Ismail Kadaresë bën bashkë artistët e famshëm shqiptarë në botë

Artistë të sërës së tyre, na bëjnë të ndihemi krenar që jemi shqiptarë, dhe diçka të  tillë ata e dëshmojnë përmes punës profesionale, talentit dhe dëshirës për të shkëlqyer në çdo kohë e vend. Dhe Ermonela Jaho është vetëm një prej tyre! Sopranoja e famshme shqiptare, ka interpretuar në skenat më të mëdha të botës, me performanca virtuoze që kanë ngritur në këmbë sallat e teatrove më prestigjiozë, ku i është dashur të interpretojë ndër vite.

Pikërisht, ka qenë opera “Madama Butterfly” në “Met Opera” në New York, ku Ermonela ka sjell rolin e “Ço Ço Sanit” dhe kaq ka mjaftuar që për të të shkruajnë mediat dhe gazetat më të njohura amerikane, por jo vetëm. Zëri brilant, emocionet e forta e ngritën peshë publikun artdashës, ndërsa këtë performancë të shkëlqyer të artistes e ka vlerësuar edhe ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.

Për nder të sopranos, ajo ka organizuar një mbrëmje të veçantë, ku morën pjesë edhe figura të tjera shqiptare, të njohura për kontributin e tyre profesional në Amerikë, e gjetkë në botë. Mes tyre ishte fotografi Fadil Berisha, çifti i artistëve Mira dhe Shpëtim Saraçi, etj. Vet, Ermonela nuk i ka kursyer vlerësimet, përmes një statusi në instagram.

Të tillë figura plot vlera artistike dhe shoqërore, na e mbushin zemrën plot. Shumë suksese për ta!/Class

Vajza e Ismail Kadaresë bën bashkë artistët e famshëm shqiptarë në botë Read More »

Edhe këtë enjte Ylli Rakipi mposht Blendi Fevziun

Konkurenca televizive ditën e enjte për televizionet e rëndësishme të Shqipërisë mbetet një betejë e fortë se cili merr me shumë shikues. Shikueshmeri vjen nga emisioni, drejtuesi i emisionit, televizioni, të ftuarit dhe mënyra se si bën gazetari investigative, larg pazarit të ditës.

Beteja mes legjendarit Fevziu që ka mbi 20 vite në “Opinion” dhe Ylli Rakipit në Top Channel me “Te Paekspozuarit”, natyrisht edhe drejtuesve të emisioneve te tjera, sa vjen e rritet. Por ka disa kohë që “mbreteria” e shikueshmërisë ka ikur nga legjendari Fevziu në Tv Klan duke mbetur në Top Channel. Ylli Rakipi edhe këtë të enjte kapi norma shikueshmerie të nivelit të lartë, ku kishte të ftuar dy kundërshtarët me të fortë të Lulzim Bashës. Kishte Genc Ruli dhe Astrit Patozin. Andi Bushati ishte analist i pamërshirshëm e me integritet, çka solli që ti shtonte kuotat e shikueshmërisë televizive. Ndërsa Blendi Fevziu kishte të ftuar Lulzim Bashën. Sokol Balla në Vizion plus debatoi me Presidentin Meta për shumë çështje të cilat shqetsojnë politikën dhe shoqërinë shqiptare.

Sipas sondazhit Ylli Rakipi e mposhti edhe këtë të enjte Blendi Fevziun.

Beteja vazhdon!

Edhe këtë enjte Ylli Rakipi mposht Blendi Fevziun Read More »

A do çahet PD? Basha: Kam folur me Berishën, ftesa ime është…

Kryetari i PD Lulzim Basha i pyetur ne emisionin “Opinion”, nese do te cahet Partia Demokratike, tha se ai po ben perpjekje qe ne PD te kete kontribut cdo anetar i partise.

8e441acf-d7ac-4324-841a-32633af43bb4

“Mendoj që sulmet personale s’përbëjnë ide politike, PD është në një proces të vështirë të dalë pas zgjedjeve të 25 qershorit, të blera e të dhunuara. Sulmet ndaj krytarit e drejtuesve dëmtojnë jo kryetarin, por demokratrët e thjeshtë, që kanë probleme të mëdha largime nga puna, nga ndihma ekonomike, këto si kontribuojnë PD.

Kam bërë dhe po bëj cdo përpjekje që cdokush pavarësisht nëse ka personalizuar debatin politik të gjejë veten, janë pjesë e PD derisa vetë te vendosin që s’janë”.

Fevziu: A do ketë fraksione brenda statutit?

Basha: Për mua s’ka nevoje te kte, por do nisë me dy javë konsultime, e kam shpallur që partia ti rikthehet anëtarëve. Ka ardhur koha të aplikojmë standartin evropian, ky është propozimi që do coj para anëtarëve të Kryesisë.

Fevziu: Berisha ka deklaruar e vetmja zgjidhje ëhstë rigrupimi dhe ribashkii i kontribuesve duke vënë theksin te rinia, por ju po nxirrni jashtë sa më shumë njerëz.

Basha: Nuk eshte e vertete, sulmi sic e thashë s’është as fakt as ide, është e kundërta ftesa ime ka qenë që të vijnë të gjithë të kontribuojnë po kjo s’është negociata me kryetarin. Garancia që dua të shoh të mishëruar në statutin e PD është që vlerësimi për meritën e atyre që do kërkojnë besimin për tu bërë deputet të vijë nga anëtarët e partisë.

Fevziu: Ju u mbyllet ne parti e bete listat

Basha: E kam marrë përgjëgjesinë për atë moment dhe e kam thënë që kjo është hera e fundit që kryetari bën listat.

Pas deklaratave te Imamit dhe Besnik Mustafaj sot, Basha tha:

Është zgjedhja e cdokujt të marri vendimet e veta politike, ftesa është që investimet që kanë në PD ti mbajnë në PD. Kam folur edhe me Zotin Berisha, cështja është a është ide politike sulmi ndaj kryetarit? Po të heqësh Bashën aty s’ka asnjë ide politike.

Fevziu: A është dakort Berisha me ju?

Basha: Kjo është pyetjne që duhet t’ja bëni zotit Berisha dhe ai është shprehur për këtë cështje.

A do çahet PD? Basha: Kam folur me Berishën, ftesa ime është… Read More »

Shkrimi në revistën amerikane për lidhje me rusët, Basha: Mund t’i hedh në gjyq, ka abuzuar me faktet

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nga studio e emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut, duke komentuar shkrimin e publikuar në revistën amerikane “Mother Jones”, tha se PD mund ta hedhë në gjyq revistën pas ka abuzuar me faktet.

Fevziu: Ju thoni se mund ti hidhni në gjyq?

Basha: Po, për shtrembërim të fakteve dhe shtrembërim të imazhit të PD.

Kanë abuzuar me faktet, por janë treguar të kujdesshëm nuk nxjerrin ato konkluzione që nxjerr shtypi shqiptar këtu.

Akuza per lidhje me ruset eshte qesharake, PD s’ka pasur dhe nuk ka kontakt te drejtperdrejte me asnje.

Shkrimi në revistën amerikane për lidhje me rusët, Basha: Mund t’i hedh në gjyq, ka abuzuar me faktet Read More »

Arrestohet sipërmarrësi i njohur , ja “bëmat” e tij

Është arrestuar, pasi ishte në kërkim, këtë të enjte ndërtuesi Namik Pelivani. Ai ka qenë i shpallur në kërkim, pasi është dënuar me vendim gjykate.

Ndërtuesi Pelivani akuzohet për mashtrim thotë Policia e Tiranës.

SHKRIMI PËR ARRESTIMIN NË VITIN 2015

Policia e Tiranës arrestoi ndërtuesin Namik Pelivani pas kallëzimit nga disa banorë të Unazës së Re me pretendimin se janë mashtruar nga biznesmeni prej 6 vitesh.

Sipas kallëzimit, që ata kanë bërë në Komisariatin nr.6, Pelivani u ka premtuar disa banorëve se pas prishjes së banesave të tyre private për ndërtimin e pallatit nga firma e tij, do t’i jepte atyre apartamente në këtë pallat.

Ndërsa së fundi kishte ndryshuar mendim, duke mos e njohur kontratën noteriale të nënshkruar në vitin 2009. Sipas tij kompensimi nuk do të kryhej në atë pallat, por në godina të tjera që ende nuk kishin nisur të ndërtoheshin.

Policia e Tiranës tha zyrtarisht se kishte filluar procedimi penal për 62-vjeçarin Namik Pelivani, pronar i një firme private, pasi dyshohet se nuk u njeh kontratat noteriale të lidhur në vitin 2009, për dhënien e truallit për ndërtim ku kanë pasur shtëpitë në proces legalizimi, shtetasit L.R., D.L., E.P. e K.L., banues ne rrugen “Teodor Keko”.

Pallati për të cilin janë ngritur herë pas here pretendime nga banorët, ndodhet në zonën e Unazës së Re, ndërsa banorët e mashtruar nga Pelevani kanë kërcënuar disa herë se do të hidheshin nga pallati nëse nuk i jepej shtëpia e premtuar. Konflikti mes tyre ka nisur prej vitit 2012.

PROTESTAT

Dhjetë gra hynë në grevë urie në ambientet e pallatit ku prisnin të merrnin apartamente, për shkak të konfliktit që kanë me pronarin e firmës së ndërtimit. Burime nga Policia e Tiranës thanë se bëhet fjalë për 17 familje, të cilat kanë dhënë shtëpitë e tyre për të ndërtuar një pallat në zonën Unazës së Re në kryeqytet, në këmbim të marrjes së sipërfaqeve të banimit, sipas një kontrate të nënshkruar me kompaninë e ndërtimit.

Por, për aq kohë sa pallati ka qenë në ndërtim, sipas një kontrate noteriale, pronari i firmës së ndërtimit, Namik Pelivani, u ka paguar qiranë banorëve për të jetuar diku tjetër. Megjithatë prej 4 vitesh, ai ka ndërprerë pagesën për qiranë dhe kur pritet të përfundojë së ndërtuari pallati, u ka komunikuar se nuk do të marrin shtëpi në këtë objekt, por kur të ndërtojë objekte të tjerë.

“Ne kërkojmë ndihmë nga shteti. Kemi 6 vjet që vijmë vërdallë, ndërsa zotëria nuk na paguan asgjë dhe kemi mbetur në mes të 4 rrugëve”, janë shprehur para mediave disa prej grave që hynë në grevë të hënën. KONFLIKTI NE 2012 Konflikti i parë mes banorëve të Unazës së Re dhe Namik Pelivanit nisi me një protestë dhe kërcënime me vetëvrasje më 26 mars të vitit 2012. Shtatë gra kërcënuan se do të hidheshin nga tarraca e pallatit 10 katësh, ende i papërfunduar, në Unazën e Re, në Tiranë.

Dashurie, Ite e Leta Rasha, Violeta e Nirie Lila, Roza Braka dhe Melita Gjoni, kërcënonin me vetëvrasje, pasi sipas tyre shkaku ishte mosmarrja e kompensimit për shtëpitë e prishura në vitin 2009, ku tashmë ishte ndërtuar pallati 10 katësh

Arrestohet sipërmarrësi i njohur , ja “bëmat” e tij Read More »