Mjekët pensionistë po punojnë vullnetarisht në Sarandë për të mbuluar nevojat në shumicën e specialiteteve.
Pediatri i njohur Minella Nini ka 7 vjet që ka dalë në pension, por vijon ende të kontribuojë vullnetarisht për vizitat e fëmijëve në pediatri për të mbështetur nevojat e spitalit të Sarandës. Ai është njëri prej dy mjekëve pediatër pensionistë në këtë pavion.
“Që të mbash dhe të ruash shëndetin tënd nuk të gjen gjë nga puna. Isha në kulmin e moshës dhe fizikut në kohën që mbusha pensionin. Ka nevojë për shumë dhe jo vetëm për një e dy. Shumica janë pensionistë. Pensionisti do të punojë atë që ka takat dhe ti do shfrytëzosh atë që ka fuqi. Nuk ke humbje si shtet, përkundrazi ke fitim”, tha Minilla Mini pediatër në pension.
Drejtori i spitalit Tajar Lako thotë se spitali me 200 të punësuar ka vetëm 27 mjekë por peshën kryesore të shërbimit e mbajnë mjekët pensionistë. Kështu shërbime të tilla si kardiologjia, pediatria, hematologjia, gastroenderologjia, infektivi, nefrologjia dhe specialitete të tjera mbulohen nga mjekë në pension për të cilët janë zgjatur kontratat ose është rënë dakord të kontribuojnë vullnetarisht.
“Është dashur që ne të angazhojmë ose mbajmë disa mjekë që kanë mbushur moshën e pensionit. Aktualisht kemi pasur dy mjek, po para 2-3 muajsh na kanë dalë në pension dhe tre mjekë të tjerë. Për mua kanë dalë në pension por janë tepër vital”, thotë Tajar Lako drejtor i spitalit.
Spitali i Sarandës me një xhiro të shtretërve prej 47 për qind ka mungesë emërimesh të reja prej vitesh. Institucioni përballon çdo verë kapacitetin e shtuar të pacientëve që kalojnë pushimet në Sarandë, por vijon të ndjejë mungesën e mjekëve për shumë specialitete.
Sipas një raporti të ri, platforma të tilla si Facebook, Twitter, Instagram, e madje edhe aplikacione si Tinder, po shohin përdorues që shkëputen prej tyre gjithnjë e më shumë.
Ndërsa shumë platforma përpiqen jo pak që t’i mbajnë të mbërthyer përdoruesit e tyre, duket se aplikacioni që ka në qendër fotot, Snapchat, vazhdon të tërheqë vëmendjen e gjeneratës më të re.
Shumë njerëz thonë se po shkëputen, sepse e ndiejnë se koha e kaluar në mediet sociale është e humbur kot dhe se platformat po i bëjnë ata të mendojnë negativisht. Një kompani kërkimesh në treg, me qendër në Boston, sipas TCH, “Origin” ka mbledhur të dhëna mbi një kampion të rinjsh, të lindur nga viti 1994 e në vijim. Hulumtimi është ndalur te mënyrat sesi ky brez i lindur në epokën sociale preket nga bota virtuale.
Përveçse ka gjetur se 34 për qind e kësaj gjenerate ka hequr dorë përgjithnjë nga mediet sociale, studimi ka zbuluar gjithashtu se rreth 64 për qind bëjnë shkëputje të vazhdueshme.
Sipas raportit, njerëzit zgjedhin të heqin dorë nga mediet sociale për arsye të ndryshme. 41 për qind e të anketuarve besojnë se shpenzojnë shumë kohë në mediet sociale dhe 35 për qind thonë se, në to ka shumë negativitet.
Të tjera arsye janë edhe humbja e interesit në përmbajtje. 22 për qind e përdoruesve thonë se duan më shumë privatësi dhe nuk mund të përballojnë presionin për të marrë vëmendje.
Një në 5 përdorues thonë se platformat e medieve sociale i bëjnë të ndihen keq për veten e tyre. Pak kohë më parë, një tjetër studim tregoi se njerëzit po kalojnë gjithnjë e më pak kohë në Facebook. Sipas tij, ka një rënie prej 24 përqindësh të kohës së kaluar në këtë platformë nga një person.
Kanë mbërritur prej më shumë se një jave në Tiranë dy grupe të anti-drogës zvicerane dhe gjermane.
Lëvizja e tyre është bërë pas sinjaleve se kokaina e kapur në Durrës kishte pikë fundore dy shtetet. Pritet që këto ditë të zhvillohet një maksioperacion në disa vende për të kapur pronarët realë të kokainës.
Siç mësohet, operacioni kryesor do të zhvillohet në Shqipëri dhe në Kosovë, ku ka dyshime për bosët se kanë bazat e tyre dhe “punishtet” ku droga e rëndë ndahet dhe përpunohet për t’u dërguar në Perëndim.
Operacioni nuk do të zhvillohet vetëm në Tiranë por edhe në 12 qytete të tjera në veri dhe në jug të vendit. Njëkohësisht policia e Kosovës do të kryejë operacione në Prizren, si dhe në pjesën e Rrafshit të Dukagjinit, nga ku mendohet se fshihen pronarët e tjerë të kokainës.
Sepse bëhet fjalë për grupe që jo vetëm bëjnë eksportin e importin e kokainës, por dhe tregun e shpërndarjes në disa vende të Bashkimit Europian, si edhe në Zvicër.
Në kohën e heroinës grupet shqiptare me ata kosovare janë përplasur shumë dhe shpeshherë, por hyrja e kokainës në lojë që kishte fitime të mëdha ka krijuar aleanca të mëdha dhe të reja mes aktorësh të rinj, raporton “Tesheshi”.
Është kryer ajo që Saviano e paralajmëroi si “bashkimi kombëtar i krimit”, nga “togerët” që kanë qenë ushtarë të thjeshtë; por duke punuar si shpërndarës e njohën mirë tregun, klientelën dhe nevojën për të qenë së bashku. Pikërisht qënia e tyre të rinj dhe të panjohur ka penguar policitë europiane që t’i njohnin më mirë.
Kështu që kohët e fundit, edhe agjencitë ligjzbatuese kanë vendosur që të marrin masa që t’u kundërpërgjigjen këtyre zhvillimeve të reja në gjirin e krimit të organizuar.
Europol, që është zyra qendrore e policive të BE-së për të koordinuar luftën ndaj drogës, ka emëruar si kreun e saj një oficere belge, e cila është marrë gjatë dhe e njeh mirë mafian shqiptare që vepron kryesisht në qytetin e Andverpen-it, Brukselit dhe Liezhit.
Catherine De Bolle, u emërua nga ministrat e Brendshëm të 27 shteteve të BE-së, një ditë pas Festës së Gruas, më 9 mars. De Bolle u emërua si drejtoreshë e Europolit pasi qëndroi 6 vjet në krye të policisë së Belgjikës.
Në këtë detyrë ajo ka drejtuar disa nga operacionet për kapjen e dy prej grupeve shqiptare të trafikut që ishin të lidhur me të ashtuquajturin “Escobar të Ballkanit”, Klemend Balilit.
Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se ka zhvilluar takime sekrete me ish-ministrin Saimir Tahiri, i cili është nën hetim për trafik droge.
Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi tha se takimi është zhvilluar dy ditë më parë në ambientet e “Spitalit Amerikan” në Tiranë dhe e lidhi këtë takim me kapjen e 613 kilogramëve drogë.
“Edi Rama duhet t’u tregojë sa më shpejt shqiptarëve përse e ka takuar dje në mëngjes Saimir Tahirin në një nga spitalet private të Tiranës. Edi Rama duhet të tregojë se për çfarë kanë biseduar për më shumë se 1 orë me ish Ministrin e tij të Brendshëm, i akuzuar për trafik droge.
Edi Rama duhet të flasë edhe nëse vëllai i tij fshihet pas kokainës kolumbiane dhe jo t’u shesë shqiptarëve 613 kilogramë kokaine për sapun”,- tha depuetja e PD.
Akuza e PD vjen në momentin që pritet një vendim përfundimtar i Prokurorisë së Krimeve të Rënda për hetimet ndaj Saimir Tahirit. Sipas PD, Edi Rama po negocion me Tahirin kushtet e heqjes së akuzave ndaj tij dhe nxjerrjen të pafajshëm.
Akuza e PD është e rëndë dhe kërkon një sqarim publik nga ana e PS dhe Kryeministrit.
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, nxjerr udhëzim të ri se si do të bëhet trasnporti i parave nga bankat e nivelit të dytë nëpërmjet Shoqërive Private të Sigurisë Fizike. Ligji ndalon për herë të parë që mbajtjen e aparatave celularë gjatë trasportit të parave, si dhe cakton si moshë maksimale 55-vjeç qëndrimin në detyrë.
Nisur nga numri i lartë i grabitjeve të autoblindave që shoqërojë vlerat monetare të bankave të nivelit të dytë, gjatë viteve të fundit, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka nxjerrë një udhëzim të ri se si do të bëhet transporti parave nga Shërbimi Privat i Sigurisë Fizike.
Ligji është i detyrueshëm për të gjithë subjektet private dhe prej së premtes është publikuar edhe në Fletoren Zyrtare. Për herë të parë udhëzimi, ndalon në mënyrë kategorike mbajtjen e aparateve celularë të punonjësve të policisë private.
”Përgjegjësi i eskortës së shoqërimit, para lëvizjes së eskortës për transportimin e vlerave monetare, ndalon mbajtjen dhe përdorimin e mjeteve të komunikimit privat (celular) të punonjësve të SHPSF-së, përveç atyre të miratuara për transportimin e këtyre vlerave”.
Gjithashtu, është përcaktuar moshës maksimale të qëndrimit në punë të një efektivi privat si, edhe numrin e automjeteve të blinduara që mund të ketë një subjet për të fituar licencën e transportit të vlerave monetare.
“Punonjësit e shërbimit të SHPSF-së që ruajnë dhe sigurojnë objekte të sektorit bankar, të jenë deri në moshën 55-vjeç. Numri i mjeteve të blinduara që duhet të ketë një subjekt i SHPSF-së i pajisur me licencë të nënkategorisë 1.3.B, që merret me transportin e vlerave monetare të bankave të nivelit te dytë për të ushtruar veprimtarinë, duhet të jetë jo më pak 6 (gjashtë) mjete”.
Ky ligj klasifikon dhe llojin e blindave që duhet të përdoren për transportin e parave ku janë 7 modele nga kategoria A në F.
Siguri maksimale ligji ka parashikuar kur transportohen para me vlerë mbi 4 milion euro. Sipas udhëzimit të ri, duhet që eskorta të përbëhet nga 3 autoblinda dhe sistem bllokimi motorik. Gjithashtu duhet të jenë jo më pak se 7 punonjës shoqërimi të policisë private, të cilët janë të pajisur me armatim, por kanë edhe të drejtë të hapin zjarr nëpërmjet frëngjive të përshtatura në blind.
Këto masa vijnë pas ngjarjeve të bujshme të viteve 2015-2017, ku nga blindat që trasportonin para u grabiten rreth 12 milion euro.
SEIT JONUZAJ FESTOI 90 VJETORIN E LINDJES. KRENAR PËR GJITHÇKA BËRI E REALIZOI NË JETË, NDAJ VETES, FAMILJES DHE SHOQËRISË.
Sot në festimin e 90 vjetorit të lindjes, Seit JONUZAJ, i jepet Certifikata “Mirënjohje e Kallaratit”.
Krahas titullit të dhënë nga Bashkia e qytetit të Vlorës “Mirënjohje e qytetit të Vlorës” dhe asaj të Shoqatës “Labëria” “Mirënjohje e Labërisë” , Seit Jonuzaj me rastin 90 vjetorit të lindjes, Kryesia e Shoqates “Kallarati” i jep certifikatën “Mirënjohje e Kallaratit” dhe i uron atij:
“Jetë të gjatë e të lumtur për familjen e tij, miqtë, shokët dhe të afërmit, por edhe për bashkëfshatarët e tij kallaratas”.
Çertifikata “Mirënjohje e Kallaratit”, Setit iu dorëzua nga kryetari i Shoqatës, zoti Kastriot Karabollaj, në një dreke organizuar nga familja e tij në restorantin e bashkëfshatarit tonë, Andon Laçaj, ku merrnin pjesë, të afërmit, miq, shok të tij, përfaqësues nga Organizata e Veteranëve, të cilën ai drejton, nga dega e Tiranës dhe e Fierit të shoqates “Kallarati”, etj.
Gjithashtu Komiteti i Organizatës së Veteranëve, i dërgoi një urim te vecante ne emer te kryetarit, zotit Rustem Peçi.
Një surprizë e vërtetë për Seitin dhe të pranishmit, që ngjalli emocione dhe që u vlerësua jashtëzakonisht, ishte urimi dhe “Çertifikata e Mirënjohjes”, dhënë nga Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku me motivacionin: “Për pjesëmarrjen aktive në luftën nacionalçlirimtare, për kryerje me devotshmëri e përkushtim të detyrave gjatë karrierës ushtarake, kontributin e dhene ne zhvillimin, modernizimin e flotes detare, per aftesite e treguara ne rolin e pedagogut ne pergatitjen per nje kohe te gjate te oficereve marinare dhe një sere botimesh shkencore ne fushen e detarise, si dhe gjate daljes ne pension per përcjelljen te brezi i ri te tradidateve e virtuteve patriotike e atdhetare”.
Seiti duke marre kete certifikatë falënderoi jashte mase gjeneral Kollçakun per akordimin e certifikates se mirenjohjes dhe per ate qe ai ben per veteranët dhe ish ushtaraket. Edhe nje stimul moral per veteranët, vlen ndoshta me shume se çdo gje tjeter.
Nje jete e tere e Seitit plot veshtiresi, sakrifica, perkushtim, por edhe kenaqesi, qe nga pjesemarrja ne luften nacionalclirimtrare si pionierë, skenderbegas i pare, specializime te shumta jashte vendit si oficer i Flotes Detare, detyra te ndryshme ne sherbim te Forcave te Armatosura shqiptare, pedagog per vite te tera ne fushen e detarise, njohes i disa gjuheve te huaja, autore i disa botimeve shkencore dhe te vendlindjes, aktivist i shquar ne jeten shoqerore dhe intelektuale te rrethit te Vlores, prej disa vitesh Kryetar i Organizates se Veteraneve te rrethit të Vlorës, nje nga themeluesit e Shoqates “Kallarati” dhe anetar i kryesise se saj, aktualisht Kryeredaktor i Gazetes “Kallarati”, i pranishem ne median e shkruar, kohet e fundit edhe mik i facebook-ut, njeri qe nuk njeh moshe veç rini.
Seiti, edhe pse në moshë 90 vjeçare, është tepër aktiv në jetën shoqërore. Ai vazhdon ta kryeje me përkushtim te madh detyrën e kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Vlorës, si Kryeredaktor i gazetës “Kallarati”, aktiv ne gazeten “Kushtrim Brezash”, gazeten “Labëria”, e media te tjera.
Edhe njehere zotit Seit i urojme: “Jete te gjate e te lumtur dhe sa me shume aktiv ne jeten shoqerore, sidomos ne funksionimin e shoqates “Kallarati’ dhe te gazetes me te njejtin emer”.
Të festojmë sëbashku Ditën e Verës më 14 Mars në Pedonale, eshte kjo thirrja qe Bashkia Vlore i ka drejtuar cdo qytetari vlonjate, por jo vetem, cdo kush mund te festoj diten e veres ne qytetin e Vlores, duke shijuar atmosferen festive qe do te krijoj Bashkia Vlore ne sheshin Pedonale.
Sipas burimeve nga Bashkia Vlore pritet qe ne kuader te kesaj feste te kete nje axhende me aktivitete te shumta plot ngjyra me personazhe,argëtim dhe lojëra…
Eshte zhvilluar Asambleja Socialiste e Vlores , Himares dhe Selenices ku kane qene te pranishem edhe Kordinatorja Elisa Spiropali, Taulant Balla, deputeti i Vlores Damian Gjiknuri por edhe autoritet lokale te PS Vlore, si dhe gjithe deputetet e PS te Vlores, kreu i bashkise Leli dhe prefekti Mamaj. Ne mbledhjen e djeshme eshte prezantuar Platforma e Bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Partia Socialiste e Shqipërisë do konsolidojë më tej koalicionin me qytetarët për t’i dhënë fund praktikave parazitare dhe grabitqare në administratën publike, ka qene theksi i takimit te autoriteteve socialiste…