Aktualitet

Zbardhet plani i Ramës: LSI-ja drejt asgjesimit të plotë nga administrata, ndryshojnë dhe pagat

Lëvizja Socialiste për Integrim po shkon drejt asgjesimit të plotë. Edhe pse nuk thuhet në mënyrë të drejtpërdrejtë,  në draft-planin e ri të qeverisë për periudhën 2018-2020, në objektivin e pestë të DAP theksohet se në administratën publike do të kryhet një monitorim i thellë ku në fokus do të jetë cilësia e ofrimit të shërbimeve publike. Në këtë pikë pritet që të ketë edhe spastrime të punonjësve, veçanërisht të militantëve të LSI, të cilët mund të rezultojnë se nuk e kanë kryer në mënyrën më cilësore të mundshme punën e tyre.

E në këtë pikë pritet që të ketë edhe spastrime të punonjësve, veçanërisht të militantëve të LSI, të cilët mund të rezultojnë se nuk e kanë kryer në mënyrën më cilësore të mundshme punën e tyre.

Departamenti i Administratës Publike ka bërë publik dje draft-planin e ri të qeverisë për periudhën 2018-2020. Për këto dy vite janë bërë të ditura në faqen zyrtare të DAP të gjitha objektivat e socialistëve për të kryer me suksese këtë reformë të ndërmarrë, por ndër të tjera bie në sy se fokusi është përqendruar kryesisht tek spastrimi i militantëve.

“Monitorimi i cilësisë së ofrimit të shërbimeve publike pranë qendrave të integruara dhe sporteleve të shërbimeve ADIS; Pilotimi i zbatimit të kuadrit për vlerësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimeve publike pranë institucioneve të qeverisjes qendrore”, thuhet në objektivin e cituar nga “Sot”.

Po ashtu një tjetër synim i rëndësishëm që ka lidhje me eficencën e nëpunësve publikë është ai numër 10, ku nënvizohet se do të përgatitet një metodologji për monitorimin dhe vlerësimin e performancës së institucioneve dhe agjencive të varësisë.

Gjithashtu priten ndryshime edhe në paga.  Në objektivin e shtatë sqarohet se ky organizim do të bëhet në bazë të vlerësimit të vendit të punës. Po ashtu ata nëpunës civilë të cilët kanë patur më shumë rezultate të kënaqshme në punën e tyre dhe në trajnimet e detyrueshme pritet të përfitojnë një rritje pagash.

“Organizimi i sistemit të pagave në shërbimin civil duke u bazuar në vlerësimin e vendit të punës, të arritjeve vjetore të nëpunësve civilë dhe rezultateve në trajnimet e detyrueshme: Rishikimi dhe miratimi i strukturës së re të pagave: Hartimi dhe miratimi i një dokumenti për politikat; në sistemin e pagave dhe miratimi i strukturës së re të pagave; Miratimi i vendimeve të reja për pagat dhe zbatimi i strukturës së re; Rishikimi i raporteve mes pagës maksimale dhe pagës minimale/mesatare në administratën publike, me qëllim ruajtjen e një piramide objektive të pagave dhe motivimin e pozicioneve drejtuese, si edhe diversifikimi i klasifikimit sipas përmbajtjes së punës”, shpjegohet në objektivin 7. Nga ana tjetër socialistët kanë si objektiv edhe që të rrisin më tej nivelin e zbatimit të ligjit për nëpunësin civil. “Marrja e masave për: rritjen e nivelit të zbatimit të ligjit për nëpunësin civil, për të gjitha subjektet e përfshira në këtë ligj, aplikimin e unifikuar të instituteve të tij, në njësitë e qeverisjes vendore (Trajnimi i nëpunësve të burimeve njerëzore dhe të njësive të financës për përdorimin e SIMBNJ)”,  shkruahet në objektivin e gjashtë.

Zbardhet plani i Ramës: LSI-ja drejt asgjesimit të plotë nga administrata, ndryshojnë dhe pagat Read More »

“Prag lufte”, ministri grek i Mbrojtjes i jep mesazh të fortë Turqisë

“Aktualisht, Turqia po provokon, shkakton tensione dhe sillet me mendjemadhësi dhe nuk respekton të drejtën ndërkombëtare në rajon. Ne jemi të bashkuar për t’u përballur me sfidat me qetësi dhe me vendosmëri”, tha ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos, teksa ka folur per situaten me te fundit te krijuar ne Qipro.

Ai ka dhene mesazhe te qarta se Greqi nuk ben asnje leshim kur vjen fjala per te mbajtur te bashkuar popullin.

“Eshtu detyra e të gjithëve ne për të bashkuar popullin grek. Ne kemi aftësinë per ta bere, kur kombi është në rrezik të jemi me te bashkuar se kurre”- tha ai, duke kujtuar edhe ate qe e ka quajtur gabimi i madh me Qipron.

“Një nga premtimet e para që kam bërë kur kam marrë përsipër Ministrinë e Mbrojtjes eshte qe së bashku me ish homologun e Qipros, me të cilët kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer, te bashkepinojme dhe unë jam i sigurt se kjo do të vazhdojë me ministrin aktual i Mbrojtjes. Ne do punojme per te rivendosur nderin dhe reputacionin e heronjve”-tha ai.

Ministri grek i Mbrojtjes ngre alarmin: Jemi në prag lufte me Turqinë

Greqia dhe Turqia prej disa muajsh janë në një luftë të ashpër me njëra-tjetër. Forcat ushtarake kanë pasur përplasje me njëra-tjetër disa herë, por lufta e madhe ende nuk ka nisur edhe pse është në prag.

Në një intervistë dhënë për francezen “Liberation”, ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, foli për tensionet mes dy vendeve, dukë thënë se Turqia po provokon me agresione ushtarake.

“Jemi shumë pranë një incidenti fatal me Greqinë. Ne jemi të detyruar të mbrojmë territorin tonë, që nuk është territor vetëm i Greqisë, por është territor i Bashkimit Europian.”, ka qenë kjo deklarata e fortë e Kamenos.

Pak javë pas vizitës së Erdogan në Athinë më 7 dhjetor, tensionet u ndezën edhe më shumë, për të kulmuar me disa përplasje të anijeve ushtarake në Egje dhe rastin e dy ushtarëve grekë që mbahen të burgosur nga Turqia.

“Prag lufte”, ministri grek i Mbrojtjes i jep mesazh të fortë Turqisë Read More »

Letra : Pas dy aborteve tradhetova bashkëshortin me disa meshkuj por …!

Një 31-vjeçare e cila pësoi dy aborte njëri pas tjetrit, përfundoj duke tradhtuar bashkëshortin me disa meshkuj.

Por kjo rezultoi fatale për lidhjen e tyre pas bashkëshorti e zbuloi tradhtinë dhe e dëboi nga shtëpia. Por historia vazhdon edhe me keq për gruan, e cila pak kohë më pas mëson se çfarë i kishte ndodhur jetës së ish-bashkëshortit të saj.

Më poshtë mund të lexoni letrës e saj drejtuar psikologes së rubrikës këshilluese në “The Sun”.

Letra e vajzës

“Dola nga binarët duke tradhtuar bashkëshortin tim dhe duke bërë seks me disa meshkuj, e gjithë kjo vetëm pak kohë pasi kisha abortuar.

Im shoq më zbuloi dhe më pas më la. Tani ai ka një të dashur të re dhe janë në pritje të një fëmijë…dhe unë ndihem e shkatërruar.

Unë jam 31 vjeçe dhe ish-partneri im është 33. Në ishim shumë të dashuruar që kur u takuam para 8 vitesh. Ai kërkonte të kishim fëmijë, ndërsa unë i kërkoja të prisnim.

Ne u martuam në 2011 dhe unë ngela shtatëzënë shumë shpejt. Ne ishim në qiellin e shtatë por pasi abortova, pësuam një tronditje të madhe.

U përpoqëm sërish duke shpresuar se çdo gjë do të ishte ‘ok’, por unë vazhdoja të abortoja dhe çdo herë një pjesë e imja vdiste.

Doktorët më mjekuan me antidepresivë dhe aty fillova festën. Mendova se nëse nuk mund të përmbush një jetë familjare atëherë të paktën duhet të argëtohem.

Unë dhe im shoq filluam të lëviznim, të dilnim me miqtë por unë nuk mund të qëndroja dhe të shikoja vuajtje në sytë e tij.

Një natë, në fund të një festë, unë kisha pirë shumë dhe përfundova në krahët e një mashkulli tjetër. Kjo më bëri të ndihesha pak më mirë për pak kohë, por një ditë im shoq më kapi një mesazh në telefonin tim ku më kishin shkruajtur “Sa i mirë ishte seksi me ty’.

Letr
Unë e dija që ai ende me donte dhe vazhdoja e mbaj veten me shpresë. Por një ditë ai me tha se kishte gjetur një të dashur të re…aty u shkatërrova!

Para pak ditësh lexova një status në Facebook-un e tij ku shkruante se e dashura e tij ishte shtatëzënë dhe ata po fluturonin nga gëzimi. Unë dua kaq shumë të bëj një fëmijë por nuk jam e sigurt nëse do të më ndodhë ndonjëherë.”

Përgjigjja e psikologes

‘Më vjen keq dhe është e trishtueshme që abortet që të ndodhën nuk ju afruan me njëri-tjetrin por ju larguan kaq shumë

Seksi i rastësishëm ndonjëherë të jep atë ndjesinë e lirisë dhe të bën të ndihesh mirë përkohësisht, por ashtu siç dhe ti e konstatove, kthehet në një veprim shkatërrimtarë për një raport.

Mundohu të mbledhësh veten nga gjithë kjo mërzi dhe më pas shiko të rregullosh jetën tende dhe të gjesh një dashuri të re.

Letra : Pas dy aborteve tradhetova bashkëshortin me disa meshkuj por …! Read More »

Lulzim Basha dhe Edi Rama, dollarë e drogë

-Lulzim Basha telashe me paratë ruse të lobimit në SHBA, Edi Rama në hall me tonelatat e hashashit dhe linjat e kokainës.

-Prokuroria duhet të thërrasë Lulzim Bashën dhe Edi Ramën të dëshmojnë para prokurorëve të Krimëve të Rënda për akuzat dhe faktet që kanë për njëri tjetrin.

Skena politike në vend është mbushur këto ditë me skandale, dyshime, akuza dhe aludime të padëgjuara më parë që kanë tronditur opinionin publik. Nga njëra anë kemi opozitën që liston një seri akuzash që lidhen me drogën, trafikun e hashashit dhe linjat e kokainës, që sipas saj, drejtohen nga qeveria dhe mazhoranca. Nga ana tjetër, si rrallë herë, është mazhoranca që është hedhur në një kundërofensivë që e lidh PD-në dhe posaçërisht Lulzim Bashën me fijet e spiunazhit rus. Qytetarët, si të ishin në një spektakël televiziv, shikojnë e dëgjojnë njëherë Bashën dhe njëherë Ramën për probleme spiunazhi dhe kokaine, pasi institucionet si Prokuroria ende nuk janë të afta të ndajnë se cila është sajesa dhe çfarë është e vërtetë në këtë çorbë akuzash.

Prokuroria duhet të thërrasë Lulzim Bashën dhe Edi Ramën të dëshmojnë para prokurorëve të Krimëve të Rënda për akuzat dhe faktet që kanë për njëri tjetrin.

Në serinë e akuzave politike, kjo e lidhjeve me Kremlinin ishte e harruar, të paktën që nga vitet e komunizmit. Por Partia Socialiste dhe Edi Rama e kanë risjellë fuqishëm dhe më fortë se kurrë propagandën e “armikut të jashtëm” dhe rrezikun kombëtar nga vendet jo dashamirëse. Këto ditë PS ka etiketuar si armikun publik numër një të sigurisë kombëtare Lulzim Bashën. Për Ramën dhe gjithë PS-në, Lulzim Basha është njeriu që u pagua nga rusët për të shkuar në SHBA dhe për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë. Baza e akuzave është shkrimi i revistës “Mother Jones” në SHBA. Nëse akuzat janë të vërteta, sigurisht që ky do të ishte fundi politik i Lulzim Bashës. Por shpalljen fajtor dhe dënimin për spiunazh nuk mund ta jap partia dhe as Edi Rama. Ndikimit rus në politikën e brendshme është një çështje që mund t’i përgjigjen vetëm institucionet. Por për shkak se Prokuroria jonë nuk ka nisur asnjë hetim të tillë seroz, atëhere mbetet që përgjigja të jepet në SHBA, aty ku dhe pretendohen se janë bërë pagesat.

Nëse besojmë atë që thotë PS, duhet të besojmë dhe ato që deklaron Lulzim Basha kundër Ramës dhe që duket se lidhen sërish me rusët dhe Kremlinin. Sipas Bashës në nëntor 2017 Rama ka takuar shefin e kompanisë së naftës dhe gazit, “Gunvor”, Tornbjor Tornqvis. Kompania në fjalë ka një bashkëpronar rus Genady Timchenko, që ka qenë në listën e zezë të SHBA. Nëse ndjekim logjikën e akuzave, rezulton se qeveria “Rama” ka ndërtuar marrëdhënie biznesi me një kompani ruse të dyshimtë, gjë që është po aq e rëndë dhe skandaloze sa akuzat e PS-së ndaj PD-së.

Realisht në këtë historinë e akuzave të PS, Lulzim Basha e ka një siklet. Fakti është se paratë e paguara në SHBA për lobim nuk ka financier në PD që mund ti rakordojë. Por në ndihmë i vijnë historitë e PS me Bilal Shehun dhe paratë e derdhura lumë nga PS për foto me Trump dhe shkrime të porositura në mediat amerikane. Historia e parave të lobingjeve të PS dhe PD ka brenda skandale pa fund.

Si rrallë herë në këtë histori është përfshirë e gjithë media e majtë dhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Edhe dje në një takim me fshatarët në Librazhd, Taulant Balla u fliste për rrezikun rus nga ana e PD-së, ndërkohë që vetë Presidenti Trump u takua me Presidentin rus Putin.

Hetimi duhet të jetë nga prokuroria për burimin e parave të fshehta dhe pse nuk janë deklaruar. Këtu është shkelur ligji, gjithnjë nëse drejtësia e verteton. A janë para ruse apo amerikane, njëlloj mbetet krimi kur nuk janë transparente. Por duket se Rama e ka kapur mat, për momentin, Bashën për dollarët. Kjo dsyhohet se bëhet edhe për të larguar vëmëndjen nga kokaina e Durrësit e cila kishte vlerë tregu 180 milion dollar. Një sasi e tillë droge erdhi në Shqipëri me garanci politike dhe akoma edhe sot nuk ka të arrestuar. Veç sasisë së fundit të kokainës, Edi Rama ka dhe probleme të tjera me kanabisin dhe parcelat me hashash që mbroheshin nga Ministria e Brendshme, dikur. Të gjitha këto janë çështje që rëndojnë mbi qeverinë “Rama” dhe kërkojnë emra konkret që të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Ky lumë akuzash ku për PD-në droga po cenon sigurinë kombëtare dhe për PS, paratë ruse po kërcënojnë sigurinë kombëtare, kërkojnë përgjigjen e institucioneve më të larta shtetërore.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka nevojë të mblidhet për kokainën dhe krimin e organizuar si dhe për “investimet ruse” për PD-në që shkelin ligjin.

Lulzim Basha dhe Edi Rama, dollarë e drogë Read More »

Rama e nis të dielën me një video nga “Vlora e rilindur”

Kryeministri Edi Rama ka uruar ndjekësit e tij, me anë të një videoje nga qyteti që është zgjedhur deputet.

Ai ka publikuar disa nga pamje nga “Vlora e Rilindur”, duke bërë dhe një premtim.

“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këtë vrapim me sy mbi Vlorën e rilindur, ku ka ende shumë akoma për të bërë, e shumë më shumë do të bëhet, ju uroj një të diel të bukur🌞🌊🌹”- shkruan Rama.

 

https://streamable.com/6rm2h

https://streamable.com/6rm2h

Rama e nis të dielën me një video nga “Vlora e rilindur” Read More »

Dollarët ruso-amerikan. Prokuroria, gati fletëthirrjen për Lulzim Bashën

Hetimet e Prokurorisë për akuzat e bëra nga PS dhe Edi Rama në lidhje me financimet ruse në drejtim të PD, për llogari amerikane, kanë filluar dhe ishte Arben Ristani sekretar i përgjithshëm i selisë blu që ka dëshmuar i pari.

Prokuroria ka sekuestruar edhe shkrimin e revistes amerikane “Mother Jones” dhe po heton  nëse  kishte pagesa të tjera?

Gjatë negociatave Lulzim Basha ishte  vetëm apo dikush tjetër negocioi në emër të tij? A ka të tjerë brenda Partisë Demokratike që janë në dijeni të këtij pazari?

A janë përdorur gjatë fushatës para të tjera me prejardhje ruse? Çfarë u premtoi Basha rusëve në këmbim?

Në këto drejtime janë përqëndruar hetimet e prokurorisë. Por burime nga ky organ thonë se është firmosur fletëthirrja për Lulzim Bashën i cili duhet të dëshmojë para prokurorëve. Nuk ka konfirmim nëse do të thërritet edhe kryeministri Rama.

Dollarët ruso-amerikan. Prokuroria, gati fletëthirrjen për Lulzim Bashën Read More »

Investigimi i Mother Jones -“Lulzim Basha do digjet që të shpëtojë Saliun, e braktisi dhe Fazlliç”

Avokati Spartak Ngjela, ka komentuar sot artikullin e publikuar në revistën amerikane “Mother Jones” lidhur me kontratat e lobimit të kompanisë “Biniada Trade”, për të djathtën shqiptare. Sipas Ngjelës, kreu i opozitës, Lulzim Basha do digjet, pasi është ai personi që ka firmosur kontratën sekrete me kompaninë fantazëm që loboi për PD në SHBA, rrënjët e së cilës janë në Rusi.

Ish-ministri shton se, Basha është braktisur nga bashkëpunëtori i tij i parë, siç e quan ai serbo-boshnjakun Damir Fazlliç, e më pas do të braktiset edhe nga vetë Berisha.

 

 

 

STATUSI I PLOTË:

“Pas publikimit të skandalit që revista amerikane Mather Jones nxori për Lulzim Bashën.

l.
Kanë filluar shmangiet e para.
Bashën po e lënë bashkëpunëtorët e korrupsionit.
I pari e la serbo-boshnjaku Damir Fazlliç, domethënë: Demir Faslliu.
Po, shenjat janë që, ashtu siç u distancua Fazlliçi, nga Basha do të distancohet dhe vetë Saliu.
Po, pse do të distancohet Berisha prej Bashës? Sepse marrëveshjen sekrete kuptohet që e ka firmosur Basha.

Atëherë logjika është kjo: Basha do të digjet për të shpëtuar Saliun; se është e kuptueshme që Basha domosdoshmërisht në këtë rast ka qenë nën urdhërat e Saliut.

ll.
Çfarë do të sjellë kjo?
Në fakt ky do të jetë fillimi i tragjedisë së korrupsionit të djathtë, por edhe fillimi i komedisë që do të ndjekin shqiptarët duke qeshur me abuzuesit e tyre. Por duhet theksuar se kjo njëherësh ka të bëjë edhe me frikën e Edi Ramës, se ky, nuk mund të ketë më shpresë për bllokimin e Reformës në Drejtësi.

Po korrupsionit të majtë, kur do t’i fillojë tragjedia?
Nëse Mather Jones do të publikojë edhe skandalet financiare të Edi Ramës, atëherë goditja penale në krerët, majtas dhe djathtas, do të jetë e njëjtë.

Po kjo nuk do të thotë që gjithçka do të pritet vetëm nga revista Mather Jones, sepse afërmendsh që ka edhe investigime të tjera që mund dhe duhet t’i ekspozojnë skandalet financiare të lidershipit politik shqiptar.

Si pasojë e kësaj dhe të fakteve korruptive që dihen, goditja penale duhet të jetë e njëkohëshme në të dy krahët e politikës.
Dhe sigurisht që kjo do të jetë masa më e drejtë në besueshmërinë që duhet të fitohet kundrejt opinionit publik shqiptar.

lll.
Gjithsesi, tani kuptohet se koha ka hyrë në një stad të ri antikorrupsion: po fillojnë ekspozimet faktike të skandaleve financiare, por edhe antikombëtare.
Në të vërtetë, duhet të kuptohemi: skandali i fundit i marrëveshjes së Bashës me agjensitë ruse, është identik si edhe rastet historikë të liderëve shqiptarë me Beogradin, gjithmonë në kundërshtim me interesin kombëtar shqiptar.

Pse, a ka njëri sot me pak mend në kokë që të mos e kuptojë që angazhimi i Rusisë për Bashën dhe Berishën është angazhimi i këtyre të dyve që ta kalojnë Shqipërinë drejt interesit rus?
Dhe po ta mendosh disi më thellë, e kupton qartë se gjithçka është bërë për të shkatërruar çdo të drejtë që kanë marrë shqiptarët deri tani nga pushtuesit sllavë të territoreve shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Por gjithçka ama, për të shpëtuar nga rreziku që po iu vjen prej reformës antikorrupsion.

E kuptoni se me çfarë individësh kemi të bëjmë? Me njerëz që po kërkojnë që t’i shpëtojnë ndëshkimit të tyre si të implikuar në korrupsion, duke shkatërruar gjithçka të arritur për të drejtat e dhunuara të shqiptarëve, deri me genocid antishqiptar.

E gjithë kjo ka vetëm një konkluzion: likuidimi i kësaj bande antikombëtare duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur”.
Capture

Investigimi i Mother Jones -“Lulzim Basha do digjet që të shpëtojë Saliun, e braktisi dhe Fazlliç” Read More »

Super aksion, goditet grupi kriminal; Policia: 9 të arrestuar

Goditet grupi kriminal me 16 anëtarë në disa qytete, në fushën e falsifikimit të dokumentave dhe favorizimit të migracionit të paligjshëm.

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, Drejtoria Vendore e Policisë Fier në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, gjatë ditës së sotme kanë realizuar goditjen e një tjeter grupi kriminal me 16 anetarë në fushën e falsifikimit dhe favorizimit të emigracionit të paligjshëm.

Mbi bazën e materialeve të referuara nga Strukturat për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, regjistroi procedimin penal në vitin 2017, për veprat penale “Falsifikimit te dokumentave”, “Falsifikimi i monedhave”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” në ngarkim të disa personave të dyshuar për këto vepra penale.

Pas një hetimi disa mujor të kryer nga strukturat e Task Forcës në Drejtorinë Vendore të Policisë dhe Prokurorisë Fier, nëpërmjet përdorimit të metodave speciale të hetimit, në bashkëpunim dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u bë i mundur të finalizohet me sukses operacionin policor i koduar “PAGESA E FUNDIT”.

Të arrestuarit

Jetnor Hoxhaj, 42-vjeç, banues në Fier
Eris Koliçi, 28-vjeç, banues në Fier
Xhevahir Myrtaj, 53-vjeç, banues në Fier
Artan Haxhiu, 33-vjeç, banues në Fier
Kostaq Papa, 31-vjeç, banues në Sarandë
Enton Lahollari, 37-vjeç, banues Pogradec
Artan Hasani, 48-vjeç, banues në Tiranë
Barjam Hoxha, 57-vjeç, banues në Kuçovë

Po hetohen në gjendje të lirë

A.H, 62-vjeç, banues në Fier
A.N, banues në Fier
I.S, 48-vjeç, banues nëTiranë
D.S, 32-vjeç banues në Durrës
P.B, banues në Fier
I.G, banues në Fier

U shpallën në kërkim 

S.P, 41-vjeç, banues në Fier
V.Gj, 65-vjeç, banues në Korçë

Shtetasit S.P, Jetnor Hoxhaj, Eris Koliçi, A.H, Xhevair Myrtaj, Artan Haxhiu dhe A.N, të gjithë banues në qytetin e Fierit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prej vitit 2017, ushtronin aktivitetin kriminal në fushën e falsifikimit të monedhave, falsifikimit të dokumentave shkollorë, dokumentave të gjendjes civile, të pasaportave, dokumentave të emigrimit dhe të qëndrimit në vende të ndryshme të Bashkimit Europian, Kanada, Mbretëri e Bashkuar, Irlandë etj.

Keta shtetas u merrnin pororsi për pajisjen me dokumenta te falsifikuar, personave të ndryshëm me banim në Fier, Lushnje, Mallkastër, nga Qarku i Beratit, Korçës, Vlorës, kundrejt pagesave që varionin nga 600 Euro deri 12,000 Paund.

Porositë mereshin për të nxjerrë dokumente shkollor, pasaporta, leje qendrimi, leje drejtimi, qarkullim të monedhave të falsifikuara, dokumente të falsifikuara për në vende të ndryshme të Bashkimit Europian.

Shtetasi S.P. dhe Jetnor Hoxhaj pasi i merrnin këto porosi, nëpërmjet shtetasve Eris Kolici dhe A.H, i dërgonin me automjete të ndryshme të transportit të udhëtarëve si furgona, taksi, autobuza për në Tirane te shtetasi Artan Hasani, i cili merrej me prodhimin e tyre.

Dy-tre ditë pasi prodhoheshin këto dokumenta në Tiranë, shtetasi Artan Hasani i niste në të njejtën rrugë për në Fier, ku dilnin dhe i prisnin shtetasit Eris Kolici dhe A.H, të cilët sipas porosive të shtetasit S.P. dhe Jetnorit ua shpërndanin personave që kishin porositur.

Në lidhje me këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Fier, në datën 10 mars 2018 ka dhënë masën e sigurimit “Arrest me burg” dhe “Detyrim paraqitje” pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet se kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” , “Falsifikimi i monedhave”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” të parashikuar nga nenet 186/2, 183/2 dhe 189/2 të Kodit Penal.

Për të gjithë shtetasit e mësipërm ka filluar hetimi pasuror në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. Po gjatë operacionit janë sekuestruar prova të shumta materiale, të cilat për arsye hetimi nuk i bëjmë me dije. Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij grupi.

 

Super aksion, goditet grupi kriminal; Policia: 9 të arrestuar Read More »