Aktualitet

Rama në Spaç: Investime që s’janë bërë në 20 vjet

Fabrika e pasurimit të bakrit në minierën e Spaçit në Mirditë, një investim i kompanisë “Tete Albania” prej 25 milionë dollarësh, është gati të nisë procesin e pasurimit të mineralit të bakrit, çka i rrit vlerën mineralit. Në një vizitë që Kryeministri Edi Rama bëri në këtë fabrikë u njoh nga drejtuesit e kompanisë me investimin e kryer në të dhe në minierë, ku deri më tani janë hapur rreth 2500 metra galeri nëntokësore.“Investimi total do të jetë 25 milionë dollarë,” shprehet përfaqësuesi i kësaj kompanie. Ngritja e kësaj fabrike, vlerësoi Kryeministri, rrit kapacitetet e industrisë minerare në vend, ku po kryhen investime të munguara prej mëse dy dekadash. “Ne kemi një zhvillim të rëndësishëm në tërësi në këtë fushë, me investime që s’janë bërë në 20 vjet. Edhe ky investim 25 milionë euro është goxha i rëndësishëm,” u shpreh Kryeministri Rama.

Aktualisht janë punësuar 200 punonjës dhe kompania planifikon me hapjen e galerive të reja që numri i të punësuarve të shkojë në 300. “Së bashku me nënkontraktorët janë afro 200 persona që po punojnë, por numri mund të shkojë në 300,” tha përfaqësuesi i kompanisë. Por rekrutimi i punonjësve të kualifikuar vijon të mbetet një shqetësim i ngritur jo për herë të parë nga kompanitë e huaja që operojnë në vendin tonë. “Kemi vështirësi për të gjetur sidomos persona teknikë,” u shpreh përfaqësuesi i firmës.

Kryeministri Rama nënvizoi se synimi është të krijojmë një forcë të kualifikuar pune, duke qenë se kjo është një zonë me rezerva minerare dhe me potenciale të mëdha për zhvillimin më tej të kësaj industrie. Për këtë qëllim, një shkollë profesionale për minierat është hapur në Bulqizë. “Nuk është thjesht çështja të krijojmë vende pune, por edhe të krijojmë aftësi për punë, sepse na ndodh vazhdimisht që punë  ka, por mungojnë kapacitetet teknike për të bërë ato lloj punësh. Ne kemi hapur një shkollë profesionale për minierat këtu në Bulqizë, me sistemin që një pjesë të javës e kalojnë në shkollë, një pjesë në punë, e cila ju ndihmon dhe ju, ndihmojmë edhe zhvillimin e mëtejshëm të sektorit,” u shpreh Kryeministri.

Ana tjetër e investimeve të reja, u shpreh Kryeministri, është se ato kanë rritur jo vetëm nivelin e pagave në këtë sektor, por edhe kushtet e punës në miniera. “Ky është një sektor që ka pasur shumë problematika nga të gjitha pikëpamjet, të sigurisë, të zhvillimit dhe punësimit. Nuk kemi arritur ta çojmë aty ku duhet, sepse ka edhe më shumë punë, por sot kemi një situatë krejt tjetër. Mesatarja e pagesave në sektorin minerar është mbi mesataren e përgjithshme,” u shpreh Kryeministri, duke e konsideruar një transformim industrial. “Gjëja më e rëndësishme për be është se po ndodh një transformim dhe po kalojmë nga merre mineral, nxirre jashtë, në pasurimin këtu dhe në rritjen e vlerës këtu. Kjo po ndodh edhe me bakrin, edhe me kromin dhe është një transformim i madh industrial.“

Rama në Spaç: Investime që s’janë bërë në 20 vjet Read More »

Hetimi për 250 mln USD/ Avokatët zbarkojnë me urgjencë në shtëpinë e Sali Berishës

Skandali i kompanisë amerikane të skanimit Rapiscan, e cila është nën hetim në SHBA për një ryshfet prej 120 milionë euro që i ka dhënë ish-kryeministrit në Shqipëri duket se do të shpërthejë shumë shpejt.

Kryeprokurorja Arta Marku me sa duket është shumë e vendosur për t’u shkuar në fund këtyre hetimeve, Berisha ka vendosur të marrë masa.

Të shtunën në mbrëmje, burime të sigurta saktësojnë se janë parë të hyjnë në shtëpinë e Sali Berishës dy nga avokatët më të njohur tij, Neshat Fana dhe Genc Gjokutaj. Të cilët pa frikë mund të quhen dhe avokatët e familjes. Ata kanë pasur dosje në duar dhe te hyrja e banesës së Sali Berisha ka dalë dhe i ka pritur vajza e tij Argita Berisha-Malltezi.

Çka do të thotë se aty nuk është vetëm si vajza e preferuar e ish kryeministrit shqiptar, por dhe se do të jetë dhe studio e saj ligjore që do të jetë në prapavijë për të mbrojtur babain e saj ish kryeministër. Prej të cilit kanë përfituar miliona e miliona dollarë dhe euro bashkë me vëllain e saj budalla Shkelzen Berisha, që po mbahet nën monitorim se mos bën ndonjë gafë dhe i hedh në erë të gjithë.

Mësohet se dy avokatetët Fana dhe Gjokutaj kanë hyrë në shtëpinë e Berishës në orën 18.35 minuta dhe deri në orën 21.45 minuta kur burimi ynë është larguar nga ambientet afër shtëpisë së Sali Berishës, ata nuk kanë dalë. Çka do të thotë se situata është shumë serioze, pasi hetimi i kësaj çështje, ryshfetit ndaj zyrtarëve të lartë shqiptarë në një shumë prej 120 milionë dollarë, ndërkohë që humbja për shtetin shqiptarë është 250 milionë dollarë, ka startuar dhe në SHBA.

Bëhet me dije se pritet të nisë së shpejti dhe në Shqipëri, duke bërë që Berisha të marrë masa jo vetëm që të pajtojë avokatët më të mirë të tij Neshat Fanën e Genc Gjokutajn, si dhe duke pasur mbështetje vajzën Argita dhe rrethin e saj shoqëror deri tek Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, të fillojnë konsultimet për mbrojtjen ligjore të mundshme. Duket se tashmë burgu është shumë afër se Berisha është rrethuar në të gjitha anët. Ndaj kishte dalë nga binarët gjatë gjithë kësaj kohe.

Hetimi për 250 mln USD/ Avokatët zbarkojnë me urgjencë në shtëpinë e Sali Berishës Read More »

Deputeti i PS vë alarmin: Banorë, largohuni

Deputeti i Fierit, Erjon Braçe në një postim në Facebook u bën thirrje banorëve të disa fshatrave në këtë qark që të marrin masa për përmbytjet.

Postimi i Erjon Braçes:

SHKUMBINI PO SJELL RREZIK TE MADH!!

Banore te Cermes se Siperme, Proshke, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj;

LARGOHUNI JU DHE LARGONI MJETE, BAGETI E CDO GJE TJETER NGA TOKAT NGA BREGU I LUMIT DERI NE ARGJINATURE;

MBYLLNI RRUGEKALIMET E HAPURA NE ARGJINATURE PER TE SHKUAR NE KETO TOKA!

Lumi Shkumbin po sjell prurje me te larta se ne muajin dhjetor!!

Me shume mundesi ne oret e para te dites do dale nga shtrati nga RROGOZHINA deri ne DIVJAKE!

Te gjitha sherbimet tona jane ne gadishmeri!

Bashkepunoni me policine-nr 129, kryepleqte, administratorin dhe punonjesit e bashkise Divjake!

Deputeti i PS vë alarmin: Banorë, largohuni Read More »

Reshjet e shiut, përmbytje në disa zona të vendit

Reshjet e shiut kanë sjellë përmbytje të shumta. Më problematike situata është në zonën e Fushë Krujës dhe në atë të Vlorës.

Kështu, në Fushë Krujë ka dalë nga shtrati lumi Ishëm. Nga dalja nga shtrati e lumit Ishëm janë përmbytur 10 banesa.

Uji ka mbuluar një sipërfaqe prej dhjetëra hektarësh tokë. Në Fushë Krujë janë përmbytur fshatrat Bilaj, Murqine, Mallkuç, Likmete

Për shkak të prurjeve të shumta nga lumi i Vjosës, janë përmbytur disa në disa zona në këtë rajon.

Reshjet e shiut, përmbytje në disa zona të vendit Read More »

Autostrada Tiranë-Durrës, bizneset i druhen një tjetër përmbytje

“Një përmbytje tjetër edhe sikur në nivele të ulëta, do të thotë që ne të mbyllim fare biznesin, do të thotë një katastrofë për të gjithë zonën, ku ka jo pak biznese”.

Reshjet e të shtunës mbrëma kanë rikthyer tek bizneset e autostradës frikën e përmbytjeve. Bizneset pohojnë që edhe pse përroi në Citypark është hapur dhe reshjet kanë qenë larg nivelit të tyre në ditën e përmbytjes, përsëri niveli i ujerave ishte në kufijtë e kritikes. Po ashtu edhe nënkalimi që ndodhet aty pranë është përmbytur dhe niveli i ujit në të ishte rreth 80 cm të shtunën në mbrëmje. “Nëse niveli i reshjeve të shtunën do të ishte afër atyre të datës 30 nëntor 2017, një përmbytje tjetër do të shënonte datën 03/02/2018”, thonë sipërmarrësit e autostradës.

Puna për hapjen e përroit sapo ka filluar. Ajo që duhet të zgjidhet është vazhdimi i hapjes së tij përtej autostradës deri tek ura e vjetër e Limuthit. Fakti i fundit tregon se është pikërisht ky segment, i cili përbën rrezikun real të përmbytjeve, paralajmërojnë bizneset.

Autostrada Tiranë-Durrës, bizneset i druhen një tjetër përmbytje Read More »

Shirat e dendur, Vlora mbetet pa energji elektrike, lumi del nga shtrati

Reshjet e dendura të shiut kanë përkeqësuar situatën në vend.

Në disa segmente në fshatin Kot, dhe në Drashovicë, në Vlorë, lumi ka dalë nga shtrati.

Fax Neës raporton s eprurjet e shumta rrezikojnë të nxjerrin nga shtrati edhe lumin Shushicë.

Mësohet se deri tani nuk ka dëme materiale por vetëm tokë të përmbytura bujqësore.

Gjithashtu raportohet se qyteti I Vlorës në disa lagje ka mbetur pa drita, pasi janë dëmtuar transformatorët. Bëhet fjalë për lagjet “Pavarësia”, “10 Korriku”, dhe “Kushtrimi”.

Shirat e dendur, Vlora mbetet pa energji elektrike, lumi del nga shtrati Read More »

Përkeqësimi i motit në vend, qeveria ka një thirrje me rëndësi për qytetarët

Përkeqësimi i motit ka sjellë pasojat e para në vendin tonë gjatë orëve të fundit.

Bëhet me dije se shumë zona kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa portet detare kanë bllokuar lundrimin.Pas kësaj situate ka reaguar ministrja e Mbrojtjes Xhaçka e cila shprehet situata është në kontroll dhe po monitorhet minutë pas minute.

“Me bashkitë, prefekturat dhe të gjitha strukturat përkatëse në të gjithë vendin prej ditësh kemi informuar dhe koordinuar paraprakisht, për t’i paraprirë situatave të mundshme te shkaktuara nga rreshjet e dendura”-shkruan Xhaçka në një status në facebook.

Ja reagimi i plotë:

Po ndjekim minutë pas minute situatën në Gjirokastër dhe Zallbastar ku Forcat e Armatosura janë pranë komunitetit. Me bashkitë, prefekturat dhe të gjitha strukturat përkatëse në të gjithë vendin prej ditësh kemi informuar dhe koordinuar paraprakisht, për t’i paraprirë situatave të mundshme te shkaktuara nga rreshjet e dendura. Jemi pranë qytetarëve për çdo nevojë të mundshme.

Përkeqësimi i motit në vend, qeveria ka një thirrje me rëndësi për qytetarët Read More »

Viroi del jashtë kontrollit, ndalohet kalimi i mjeteve të vogla

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=voBgponENZc]

Viroi del jashtë kontrollit, ndalohet kalimi i mjeteve të vogla Read More »