Aktualitet

Organizatat kriminale shqiptare kanë transformuar Londrën ‘zotër të trafikut të kokainës’

Organizatat kriminale shqiptare në Britaninë e madhe kontrollojnë dhe komandojnë të gjithë tregun e kokainës në këtë vend. Kështu shkruan Gazeta britanike ‘The Independent’.

Sipas gazetës, ‘megjithëse organizatat kriminale shqiptare përbëjnë vetëm 0.8 për qind të numrit të organizatave krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar-përpara tyre renditen organizatat kriminale britanike (61,6%), ato konsiderohen nga Agjencia Kombëtare e AntiKrimit në Mbretërinë e Bashkuar [NCA] si më të dhunshmit dhe me lidhje më të forta në tregun ndërkombëtar të kokainës se sa kriminelët britanikë’.

Në shkrim theksohet se bandat kriminale shqiptare e kanë kthyer Londrën në bazën kryesore të zhvillimit të aktivitetit të tyre kriminal.

Në korrik të 2017, media britanike, The Guardian raportoi se Agjensia Kombëtare e AntiKrimit në Mbretërinë e Bashkuar [NCA] në analizën vjetore mbi krimin e organizuar paralajmëroi se “grupet kriminale shqiptare kontrollojnë tregun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur dhunën” dhe se ato kanë “ndikim të madh në organizatat kriminale britanike”. Për këtë arsye edhe hetimet e policisë britanike janë përqendruar më shumë në kapjen e grupeve kriminale shqiptare.

Organizatat kriminale shqiptare kanë transformuar Londrën ‘zotër të trafikut të kokainës’ Read More »

Parashikimi, paralajmërohen përmbytje të mëdha, ja zonat e rrezikuara

Ndërsa duket se ka rënë rreziku i përmbytjeve në zonën e Vlorës dhe Fierit, pasi niveli i Vjosës nuk do të rritet, duket se është rikthyer rreziku i përmbytjes në Shkodër e nën-Shkodër.

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, përmbytjet në Shkodër varen vetëm nga menaxhimi i kaskadës së Drinit.

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE.

Nga llogaritjet e fundit hidrologjike të IGJEUM-i, rezulton se, sot  (e hënë, dt.05) dhe nesër (e martë, dt.06) do të vazhdojë ulja e  prurjeve nga lumi Vjosa, duke ulur rrezikun e përmbytjeve në pjesët fushore të tij.

Lumi Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë rritjen e prurjeve dhe të nivelit për sot (e hënë, dt.05) dhe nesër (e martë, dt.06). Nga llogaritjet paraprake nuk parashikohen zona të përmbytura, por  rreziku i përmbytjeve për zonën e Nën-Shkodrës do të varet edhe nga mënyra e menaxhimit të Kaskadës mbi Lumin Drin.

Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kthehen në prurje normale dhe nuk paraqesin rrezik për përmbytje.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

RESHJET

Sot pasdite (e hënë, dt.05) dhe nesër (e martë, dt.06) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.06) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 3 / 14

në vendet e ulëta: 1 / 15

në vendet malore: -3 / 9 °C.

ERA

Sot (e hënë, dt.05) dhe nesër (e martë, dt.06) pritet të fryjë e dobët, ndërsa në bregdet deri mesatare.

Parashikimi, paralajmërohen përmbytje të mëdha, ja zonat e rrezikuara Read More »

Zbardhet dëshmia e grekut që vrau Kasmin: Njihem prej shumë vitesh me Aurelin por…

Vrasja e 41-vjeçarit Devi Kasmi ka mbetur ende pa një autor, ndërsa i dyshuari kryesor si ekzekutor i tij është shtetasi grek Efthymiou Efthymious.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 29 janarit, kur Kasmi sapo kishte dalë për të takuar mikun e tij Mario Meshini, i cili gjithashtu është arrestuar nga policia.

Ditën e sotme janë zbuluar detaje të reja nga dëshmia e 41-vjeçarit grek i cili gjatë arrestimit kishte me vete 25 mijë euro, shumë që mendohet se ishte shpërblim për ekzekutimin e Kasmit.

Efthymious ka pajtuar si avokat mbrojtës Saimir Vishën, por që nga momenti i arrestimit në datën 2 shkurt, ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, sipas News 24.

Ish-agjenti grek ka pohuar se e njihte (Altin) Aurel Hoxhallarin, i cili dyshohet se ka qenë organizatori i bandës prej 4 vetësh, njëkohësisht dhe i vrasjes së Kasmit.

Efthymious ka deklaruar:

Aurelin e njoh që kur ishte emigrant në Greqi. Kam ardhur disa herë në Shqipëri dhe e kam takuar. Kam qëndruar disa herë tek vila e Aurelit në Mëzez, por qëndroja edhe në shtëpinë timë që kam marrë me qira.”
Ndonëse kishte një shumë të madhe me vete kur u kap, dhe pavarësisht njohjes me organizatorin e grupit kriminal, greku ka mohuar të ketë qenë ai vrasësi.

Gjithashtu në shtëpinë që ai kishte marrë me qira nuk u gjet asgjë implikuese.

Tre ditë para vrasjes, ish-ushtaraku grek u pikas nga Devi afër palestrës së këtij të fundit. Ai kishte ardhur në Shqipëri që në dhjetor dhe po përpiqej të studionte lëvizjet e Kasmit. Dyshohet se ai nuk u largua menjëherë pas ngjarjes që të mos ngjallte dyshime.

Zbardhet dëshmia e grekut që vrau Kasmin: Njihem prej shumë vitesh me Aurelin por… Read More »

Toyota tërheq nga tregu 180 mijë makina për një gabim

Për shkak të një defekti me “airbag”, prodhuesi i automjeteve japoneze, Toyota, do të tërheqë nga tregu 181,797 makina në Kinë për shkak të defektit në “airbag”.

Modelet New Highlander, Levin, Levin hybrid dhe Corolla hybrid të prodhuar mes 4 maj 2015 dhe 4 shkurt 2016, janë ato me difekt në “airbag”, thuhet në njoftim.

Duke filluar nga data 10 shkurt, kompania do të tërheqë automjetet “difektoze”, dhe do t’i ndërrojë pjesët problematike kundrejt asnjë-lloj pagese.

Defekti në “airbag” është mjaft i rrezikshëm përsa i përket sigurisë së shoferit, ndaj dhe po merret masa për tërheqjen e 181,797 automjeteve.

Toyota tërheq nga tregu 180 mijë makina për një gabim Read More »

Histori prekëse:Djali që e burgosi dashuria, e dashura 20 vite më e re i bën puçin

Personi që shihni në foto quhet Madjel Husa dhe është një nga 40 personat që kanë dalë para Gjykatës së Tiranës, të akuzuar për përndjekje.

Gjykata e ka dënuar me 2 vite burg.

Por 40-vjeçari pretendon se nuk ka përndjekur askënd. Sipas tij, ai mbahet në burg sepse familja e vajzës kundërshton një histori dashurie për shkak të diferencës së moshës. Vajza është 20 vite më e re sesa ai.

Por prokurorja që mbështet versionin e familjes këmbënguli në proces se, Madjeli u arrestua pas denoncimit të ish-partneres si pasojë e kërcënimeve disamujore. Qëndrimi i akuzës u kundërshtua nga i pandehuri, i cili kujtoi se gjatë arrestimit të parë, për shkak se e dashura e kishte takuar edhe në burg, gjykata i kishte ndryshuar masën në arrest shtëpiak.

Sipas tij, historia mes tyre kishte vazhduar edhe gjatë arrestit në shtëpi. Por çifti ka pasur plot momente zënkash xhelozie. Madjel Husa deklaroi në gjyq se xhelozia mes partnerëve nuk është vepër penale.

“Ajo ishte super xheloze, e më merrte mua që të mos kisha mundësi të ulesha me koleget e mia”, tha Madjel Husa.

“I pandehuri ka qenë me masën e sigurimit arrest në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, është lënë në arrest shtëpie nga Gjykata e Apelit. Pas kësaj periudhe, ata kanë vazhduar sërish marrëdhënien e tyre. Rasti është përsëritur”, tha Suela Salavaci, prokurore.

Gjykata nuk e konsideroi rrethanë lehtësuese, as faktin që gjatë arrestit shtëpiak të vendosur ndaj tij, vajza që e kishte kallëzuar kishte jetuar në të njëjtën banesë me të pandehurin.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=kJVwmcPeF3E]

Histori prekëse:Djali që e burgosi dashuria, e dashura 20 vite më e re i bën puçin Read More »

Arditi ‘e pëson’ sërish nga i ftuari në gjyq: Mi jep ti lekët mua, un asaj…

Edhe kete te diele, ne rubriken “Shihemi ne gjyq” ka pasur histori qe per shumekend mund te ngjajne edhe te habitshme.

Por Valentina Stefani nga Borshi e kishte sjellë vëllain e saj, Arqilenë ne kete seance ndermjetesimi, pasi ky i fundit i ka marrë çelësat e shtëpisë dhe nuk ia kthen derisa t’i shlyejë borxhin qe ajo i ka.

Përpjekjet e Ardit Gjebreas dhe juristes Eni Çobani për të bindur Arqilean t’ia kthente çelësat e shtëpisë motrës së tij, e cila është e ve dhe e diagnostikuar dy herë me kancer, nuk dhanë rezultat.

Arqilea tha se nuk i interesonte se ku do të qëndronte e motra, e madje shkoi deri aty sa përpjekjeve të Ardit Gjebreas iu kundërpërgjigj duke i kërkuar moderatorit të “E diela shqiptare”, ti jepte atij borxhin që e motra nuk ia jepte dot.

Valentina: Lekët nuk ia kthej dot dhe vëllai do të më marrë shtëpinë. Dhe e ka marrë, se çelësin e ka ai…

 Ardit Gjebrea: Për çfarë e do shtëpinë vëllai? Për çfarë e doni shtëpinë ju?

 Arqilea: Të më kthejë detyrimet që më ka zoti Ardit, detyrimet që më ka, nuk kërkoj gjë…

 Eni Çobani: Zoti Arqile, gjithë kohës ju ka parë me kokën poshtë, dhe gati pak indiferent për sa ne flasim këtu. Nuk më vjen mirë në fakt se ju doja pak më aktiv, sepse ju kemi thirrur këtu për një problem shumë të madh. Sepse kjo shtëpi është e vetmja pasuri që zonja ka për momentin. Duke i marrë edhe juve çelësin e lini pa asgjë.

Arqilea – Çelësin nuk e jap, harroje atë punë! Ajo duhet të më kthejë ç’më detyrohet, veç atyre që i kam dhënë për dy operacionet që ka bërë se nuk i dua. Të më kthejë lekët e shtëpisë, unë i kam marrë çelësin, do t’i marr shtëpinë!

Ardit Gjebrea: Nuk do paratë e operacionit, do paratë e shtëpisë.

Arqilea: Për operacionin nuk i dua lekët.

Eni Çobani – E ule pak detyrimin se unë e dija që doje dhe ato të operacioneve …

Arqilea – Të më bëjë një proces, të më firmosë me ty zonja Eni, që i detyrohem kaq lekë.

Eni Çobani – Po ti nuk na ke thënë sa lekë të detyrohet …

Arqilea – Ta thotë ajo. E di ajo sa i kam dhënë. Unë nuk e publikoj se …

Eni Çobani – Z. Arqile, ju drejtohem edhe një herë, si motër tani kundrejt një vëllai, i cili të kuptojë …

Arqilea – Nuk bën vaki që ai çelës të jepet. Më vjen keq, por nuk bën vaki.

Eni Çobani – Pra është e vetmja gjë, të cilën ju keni besim se duke mbajtur çelësin …

Arqilea – Po.

Eni Çobani – Po zonja mund të bëjë edhe një çelës tjetër se s’është problem kjo.

Arqilea – Po mirë, le ta bëjë. Do bëj dhe unë tjetër.

Ardit Gjebrea – Po ku do rrijë zonja, jashtë?

Arqilea – Të rrijë, As që më intereson fare. Ashtu i solli punët ajo dhe unë do t’i jap zgjidhje vetë.

Valentina – Nuk i solla unë vëlla, më detyruan vëlla …

Ardit Gjebrea – Po ç’faj ka ajo?

Arqilea – Ndihmoje ti… M’i jepni ju Ardit!

Ardit Gjebrea: Urdhëro?

Arqilea: Mi jepni juve ju lutem.

Ardit Gjebrea – Po ta kisha motër do ta kisha ndihmuar.

Arqilea: Po ta kishe motër, e di…

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=fQGZqmxZX6k]

Arditi ‘e pëson’ sërish nga i ftuari në gjyq: Mi jep ti lekët mua, un asaj… Read More »

Jo më kamione! Kjo është mënyra më e sigurt si mund të shkoni në Angli

Anglia është kthyer në një ndër vendet më të kërkuara nga të rinjtë shqiptarë dhe për të shkuar rrezikojnë jetën dhe harxhojnë sasi të mëdha parash.

Por jo më! Nëse dëshironi të udhëtoni dhe jetoni në Angli, aplikoni dhe përfitoni nga këto bursa studimi.

Si? King’s College London në Angli ofron bursa studimi për drejtësi.

Bëhet fjalë për studentët ndërkombëtarë që dëshirojnë të ndjekin arsimin e mëtejshëm në fushën e së drejtës.

Bursa ofron mbështetje financiare deri në 5,000 paund në vit për periudhën që zgjat programi i studimit.

Aplikantëve që fitojnë bursë do ju ofrohet akomodim për vitin e parë, gjithashtu.

Kriteret: E hapur për aplikantët që aplikojnë përmes UCAS për programin e shkollës së lartë në Drejtësi, në Kolegjin King’s për të filluar në Shtatorin e vitit 2018.

Aplikoni në link : https://www.kcl.ac.uk/index.aspx

Jo më kamione! Kjo është mënyra më e sigurt si mund të shkoni në Angli Read More »

Pas përmbytjeve, banorët e Vlorës rrezikohen dhe nga gjarpërinjtë

Frikës së banorëve në Jug të vendit nga reshjet dhe përmbytjet e Vjosës i shtohen edhe gjarpërinjtë. Me fryrjen e lumit Vjosë në zonën e Novoselës dhe Mifolit, nga shtrati kanë dalë gjarpërinj që për t’iu larguar ujit janë zvarritur në pjesët anësore.

Pamjet janë vërtetë të frikshme ku duken zvarranikët teksa i largohen shtratit në zonën e urë së Mifolit e nuk është çudi që ndonjëri të përfundojë edhe nëpër banesat e përmbytura nga uji.

Mësohet se deri tani janë evakuuar rreth 30 shtëpi dhe nuk ka rrezik për banorët. Deri tani janë kryer disa operacione shpëtimi nga policia dhe ushtria në Levan dhe në Vlorë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=dB586N6pIRs]

Pas përmbytjeve, banorët e Vlorës rrezikohen dhe nga gjarpërinjtë Read More »