Aktualitet

Rama flet për median greke: Po bëjmë një marrëveshje të madhe, dhe ua thotë troç për Çamërinë

Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama ka folur hapur per ceshtjen e çameve ne nje interviste dhene per gazeten greke “Ta Nea”.

Rama ka theksuar se nuk mund te pranohet pozita e sotme e ketyre njerezve qe kane te drejtat e tyre.

“Unë nuk besoj se çdo person i matur do të pajtohej me pozitën që këta njerëz kanë të drejtë për të udhëtuar dhe për të vizituar Greqinë apo që ata dhe fëmijët e tyre duhet të jetë në gjendje për të kërkuar të drejtat pronësore nëpërmjet gjykatave si normalisht ka te drejte çdo qytetar evropian “, tha Rama, raporton media greke, duke iu referuar intervistes ne Ta Nea

“Çamët kane te drejtat e tyre dhe nuk mund te ndalohen per te drejtat e tyre”- thote ai. duke shtuar se nuk mund te imagjinohet qe ne shekullin e 21 disa njerez nuk mund te hyjne dot ne Greqi.

Duke theksuar se Shqiperia nuk ka probleme territoriale me Greqine, Rama ka deklaruar se “jemi pranë arritjes së një marrëveshjeje për kufijtë detarë që do të jetë nje marreveshje e drejta për të dyja vendet, Shqipërinë dhe Greqinë”.

Rama flet për median greke: Po bëjmë një marrëveshje të madhe, dhe ua thotë troç për Çamërinë Read More »

Mbi 400 oficerë rusë vijnë për destabilizim e Shqipërisë? Befason me deklaratën ambasadori rus

Ambasadori i Rusise ne vendin tone, Aleksandër Karpushin, ka dhene nje pergjigje rreth gjithe shqetesimeve te fundit ne vendet evropiane, lidhur me prezencës dhe influencën e Rusisë në rajonin e Ballkanit.

Ne nje dekklarate per emisionin “Tonight Ilva Tare”, Aleksandër Karpushin tha se këto pretendime janë jo serioze dhe se nuk ka asnjë provë që i mbështet.

Ai iu referua edhe deklarates se avokatit dhe analistit të njohur Spartak Ngjela, sipas të cilit gjatë protestës së opozitës vitin e kaluar në Shqipëri ishin futur “mbi 400 oficerë rusë”, duke dhene pas kesaj sqarimin e tij.

Reagimi i plotë:

Komenti i Ambasadorit të Rusisë në Tiranë z. Aleksandër Karpushin
në përgjigje të interesit të emisionit “Tonight Ilva Tare”

“Materialet e mediave perëndimore kushtuar temës së Rusisë ka shumë kohë që nuk mund të shihen si burime të informacionit të vërtetë dhe objektiv. Shtrembërimi i rolit real të Rusisë në çështje ndërkombëtare është bërë praktikë e përditshme për to. Prandaj, nuk përbën asnjë surprizë që edhe zgjerimin e Bashkimit Evropian e kanë lidhur me faktorin rus. Të them të drejtën, është shumë e vështirë të flasësh për të gjitha këto në mënyrë serioze, pasi shprehje të tilla si “agresioni rus”, “ekspansioni rus”, “ndikimi rus” janë bërë përfundimisht pjesë e zhargonit të gazetarëve, dhe jo vetëm në Evropën Perëndimore, por edhe në Shqipëri, dhe tregojnë vetëm dëshirën e mediave për të rritur popullaritetin e tyre me anë të titujve “bombastikë”. Është për të ardhur keq që edhe ekspertët shqiptarë bien pre e kësaj mode të re. Dhe është akoma më e trishtueshme që pas akuzave që ngrihen ndaj Rusisë nuk qëndron asnjë provë. Mjafton të rikujtohet deklarata e famshme e analistit të njohur Spartak Ngjela, sipas të cilit gjatë protestës së opozitës vitin e kaluar në Shqipëri ishin futur “mbi 400 oficerë rusë” me qëllim destabilizimin e vendit. Ku kanë përfunduar këta “oficerë”? Vetëm zoti Ngjela mund ta dijë këtë gjë. Dhe ky është një shembull shumë karakteristik.

Po të flasim për vetë Bashkimin Evropian, ne deri më sot nuk kemi dëgjuar asnjëherë që përfaqësuesit zyrtarë të BE-së të kenë shprehur ndonjë shqetësim lidhur me rritjen e së ashtuquajturës “influencë ruse” në Ballkan. Interesat e Rusisë në shtetet ballkanike janë krejtësisht të njëjtë me interesat e saj në rajone të tjera të botës dhe synojnë ndërtimin bashkë me partnerët të një dialogu të barabartë në bazë të respektit reciprok, një bashkëpunim pragmatik ekonomiko-tregtar, si edhe një ndërveprim energjik në fushën e kulturës dhe atë të arsimit. Dhe meqë ra fjala, Rusia kurrë nuk ka dalë kundër perspektivës evropiane qoftë të Shqipërisë, qoftë të vendeve të tjera të rajonit”.

Mbi 400 oficerë rusë vijnë për destabilizim e Shqipërisë? Befason me deklaratën ambasadori rus Read More »

“Nana ime të dua shumë”, fotot e fundit të Tinka Kurtit me djalin që e përloti

Djali i aktores se madhe Tinka Kurti, i cilu u nda nga kjo jete ne nje moshe te re, jetonte në Kanada.

Kur e ëma festoi 85 vjetorin e lindjes, në një aktivitet të zhvilluar më datë 19 dhjetor në Shkodër, ai i dërgoi një video-mesazh surprizë ku i thoshte:

“Nana ime të dua shumë”, teksa Tinka shpertheu ne lot kur degjonte keto fjale.

Ja fotot e asaj dite:

“Nana ime të dua shumë”, fotot e fundit të Tinka Kurtit me djalin që e përloti Read More »

BE hap dyert për Shqipërinë, e fton ende pa u çelur negociatat

12 vende të BE-së kanë propozuar krijimin e një samitit vjetor në BE, me liderët e Ballkanit Perëndimor ku përfshihet dhe Shqipëria.

Propozimi ka ardhur nga shtetet: Austria, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Irlanda, Italia, Lituania, Letonia, Malta, Polonia, Sllovenia dhe Sllovakia.

Sakaq, në samit do të marrin pjesë, liderët të Ballkanit perëndimor, ku përveç Shqipërisë përfshihen dhe Bosnja, Mal i Zi, Maqedoni dhe Serbia shkruan Reuters, transmeton newsbomb.al.

Në propozimin e tyre përfshihen 12 pika ku njëra prej tyre është lejimi i ministrave të jashtëm, për të marrë pjesë në mbledhjet e BE-së për fusha të tilla si mjedisi, shëndeti, transporti dhe politika e jashtme. Propozimi do t’i dorëzohet Komisionit Evropian.

BE hap dyert për Shqipërinë, e fton ende pa u çelur negociatat Read More »

Biznesmenëve i vdes nëna nga tronditja gjatë arrestimit të tyre, kërkohet përjashtimi i prokurores

Nje dite me pare, ne media qarkulloi deklarata e avokatit Neshat Fana, qe mbron Andi Tomen, ish drejtorin e ARRSH, i cili tha se gjate arrestimit nga policia ne Elbasan, ishte terrorizuar familja e biznesmeneve qe akuzohen per abuzim me tenderat e rruges Gjinar-Elbasan.

Sot, mesohet se Agron dhe Kujtim Hysa, firma e të cilëve ka kryer punimet e rrugës, e kanë pasur mjaft të vështirë praninë në sallën e gjyqit. Kjo, pasi gjatë arrestimit të tyre mbrëmjen e së enjtes, nëna e tyre ka ndërruar jetë po atë natë.

Sipas avokatit të tyre mbrojtës, një gjë e tillë ka ardhur për shkak se e moshuara ka pasuar tronditje nga kontrolli i befasishëm në banesë. Avokati mbrojtës i vëllezërve Hysa, Rafik Gurra, me këtë argument kërkoi përjashtimin e prokurores nga çështja e rrugës Elbasan-Gjinar.

“Gjatë arrestimit, vëllezërve Hysa u ka vdekur nëna nga tronditja. Kush mban përgjegjë- si për këtë, kush e dha këtë urdhër diktatorial”, ka deklaruar Gurra. Agron Hysa, administrator i shoqërisë “Vëllezërit Hysa” shpk, akuzohet për veprën penale të vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën në bashkëpunim.

E njëjta akuzë dhe për vëllain e tij, Kujtim Hysa. Një akuzë e tillë është ngritur dhe për Rezarta Bokçiu, administrator e shoqërisë “Arifaj” shpk, firmë e cila gjithashtu ka punuar në projektin e rrugës Elbasan-Gjinar.

Biznesmenëve i vdes nëna nga tronditja gjatë arrestimit të tyre, kërkohet përjashtimi i prokurores Read More »

Zëri i Amerikës zbulon dokumentin bombë: Shqipëria humb “stacionin” e integrimit?

Komisioni Evropian pritet të paraqesë nesër Strategjinë për Zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Dokumenti, një kopje të të cilit Zëri i Amerikës e ka siguruar, ripërcakton nga njëra anë detyrimet kryesore që vetë vendet e rajonit duhet të përmbushin, me përqendrim të veçantë në Shtetin ligjor dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe mes tyre, ndërsa nga ana tjetër, flet për një angazhim në rritje të vetë Bashkimit Evropian për t’i mbështetur më shumë këto vende në rrugëtimin e tyre.

Që në hyrje të Strategjisë për Zgjerimin, saktësohet se vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian “por jo në kushtet në të cilat ato janë aktualisht”.

Dokumenti njeh përparimin e bërë ndër vite “por në mënyrë që vendet të përmbushin të gjitha kushtet e anëtarësimit dhe të forcojnë demokracitë e tyre, ende kërkohen reforma gjithëpërfshirëse dhe bindëse në fusha vendimtare” duke veçuar tre drejtimet kryesore: sundimin e ligjit, konkurrueshmërinë dhe bashkëpunimin rajonal e pajtimin.

I një rëndësie parësore për BE-në konsiderohet “forcimi i ndjeshëm i Shtetit ligjor”. Panorama e sotme që vizatohet nga dokumenti paraqitet problematike, ndërsa flitet për “elemente të qarta të kapjes së shtetit, duke përfshirë lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisë dhe administratës, si dhe një përzierje të fortë mes interesave publike dhe atyre private”, gjë e cila “ushqen një ndjenjë të mosndëshkimit dhe pabarazisë”.

Dokumenti flet për ndërhyrje të gjera politike dhe kontroll të medieve. Shteti ligjor, te drejtat themelore dhe qeverisja e mirë konsiderohen si “një pikë kyçe referimi në bazë të së cilës vendet do të gjykohen nga BE-ja”, ndërsa vihet theksi te nevoja për reformat në sistemin gjyqësor që do të sigurojnë “funksionimin e pavarur, cilësor dhe efikas të tij”.

Ekonomia është fusha tjetër e rëndësishme ku sipas BE-së kërkohen transformime rrënjësore.

“Sektorët kritik të ekonomive të rajonit janë jo-konkurruese, me shumë ndërhyrje të panevojshme politike dhe një sektor privat të pazhvilluar. Asnjë prej ekonomive të Ballkanit Perëndimor, aktualisht nuk mund të konsiderohet një ekonomi tregu funksionale dhe as të ketë kapacitetin për të përballuar trysninë konkurruese dhe forcat e tregut në Bashkimin Evropian”, vlerëson Strategjia.

Për Bashkimin Evropian ka një rëndësi të dorës parë që para ndërsa vendet e rajonit përgatiten për t’iu bashkangjitur, ato të kenë lënë pas të gjitha problemet mes tyre, përmes zgjidhjeve përfundimtare.

“Ende ekzistojnë mosmarrëveshje të rëndësishme dypalëshe midis vendeve të rajonit të cilat mbeten për t’u zgjidhur. BE-ja nuk do të pranojë të importojë këto mosmarrëveshje dhe paqëndrueshmërinë që mund të sjellin”.

Në dokumentin e siguruar nga Zëri i Amerikës përmendet specifikisht situata mes Serbisë dhe Kosovës.

“Pa një normalizim efektiv dhe gjithëpërfshirës të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga BE-ja, nuk mund të ketë stabilitet të qëndrueshëm në rajon. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe normalisht e detyrueshme për normalizimin është urgjente dhe vendimtare në mënyrë që Serbia dhe Kosova të përparojnë në rrugët e tyre evropiane”.

Por, ndërsa përcakton rrugën që duhet të ndjekin vendet e rajonit, Komisioni Evropian flet dhe për një angazhim të rritur të Brukselit ndaj Ballkanit Perëndimor në mbështetje të rrugëtimit të tij të integrimit.

“BE-ja duhet të mbetet e besueshme, e vendosur dhe e drejtë, duke përmirësuar politikat e saj për të mbështetur më mirë procesin e transformimit në rajon. Dhe duhet të përmbushë angazhimet e veta, ndërsa Ballkani Perëndimor i përmbushë ato, në interesin e vet strategjik të Evropës”, përcakton dokumenti.

Sipas Strategjisë së Zgjerimit, “BE duhet të forcojë politikat e saj të angazhimit kundrejt Ballkanit Perëndimor, duke u përqendruar në fusha me interes të përbashkët, siç janë drejtësia dhe çështjet e brendshme, duke përfshirë sigurinë dhe luftën kundër krimit të organizuar, ekonominë dhe tregun e vetëm, energjinë, transportin dhe politikat digjitale, politikën sociale si dhe në çështjet e jashtme dhe të mbrojtjes. Bashkëpunimi në këto fusha – saktëson dokumenti – do të mbështetet nga pjesëmarrja më e madhe e Ballkanit Perëndimor në Këshillat joformale, si dhe në kontaktet e rregullta të nivelit Ministror. Komisioni, nga ana e tij, do të përfshijë, sipas rastit, Ballkanin Perëndimor në komitetet teknike dhe grupet punuese të Komisionit. Pas samitit të Ballkanit Perëndimor në Sofje në maj 2018, Udhëheqësit e BE-së duhet të vazhdojnë të angazhohen me homologët e tyre në Ballkanin Perëndimor”.

Komisioni Evropian flet edhe për nevojën e një mbështetje më të madhe financiare ndaj rajonit. “Politikat e brendshme të BE-së dhe programet e financimit duhet të shtrihen më tej në Ballkanin Perëndimor si dhe mbështetja që ofrohet, në këtë mënyrë ata do të përdorin më mirë pjesëmarrjen ekzistuese në këto programe dhe rrjetet e BE-së. Komisioni do të rrisë ndihmën e tij teknike për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për t’i ndihmuar ata të përafrohen me legjislacionin e BE-së dhe për të siguruar zbatimin e saj efektiv në praktikë”. Strategjia parashikon një Plan Veprimi me masa konkrete në një seri fushash.

Dokumenti i cili pritet të paraqitet nesër nënvizon se “anëtarësimi në BE është një zgjedhje. Ajo ka nevojë për konsensus politik dhe shoqëror dhe mbështetje të zemrave dhe mendjeve të njerëzve. Nuk mund të ketë paqartësi nga udhëheqësit rreth përkatësisë së Ballkanit Perëndimor dhe drejtimit në të cilin po shkon. Kjo – thekson Strategjia e Zgjerimit – është e domosdoshme për të siguruar dhe mbështetjen e qytetarëve të tyre dhe të qytetarëve të BE-së, dhe duhet të pasqyrohet në komunikimin e liderëve dhe në kontakt me qytetarët”.

Zëri i Amerikës zbulon dokumentin bombë: Shqipëria humb “stacionin” e integrimit? Read More »

Sherr mes krushkash, ajo që ndodhi më pas do ju habisë

Dy krushka janë zënë me njëra-tjetrën diten e djeshme madje sherri ka përfunduar edhe në përplasje fizike.

Sipas gazetares së “Aldo Morning Shoë” krushka ka shkuar në shtëpinë e nuses dhe e ka marrë atë ndërkohë që familjarët e saj nuk kanë qenë në shtëpi.

“Nëna e djalit e ka marrë vajzën pasi nuk kishte lekë për të bërë një dasmë të madhe. Pas sherrit ata kanë përfunduar në polici, por më pas gjërat mes tyre janë sqaruar dhe të rinjtë kanë vendosur të bëjnë dasmë”, tha gazetarja.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=XOoTfR2KG3c]

Sherr mes krushkash, ajo që ndodhi më pas do ju habisë Read More »

Shkencëtarët japin alarmin e frikshëm: Po na vjen katastrofa nga nëntoka

Një forcë magnetike e padukshme që mbron jetën në tokë kundër rrezeve vrasëse të hapësirës duket se po dobësohet. Shpërthimet e rrezatimit shkatërrojnë satelitët tanë të komunikimit, dhe bën black out energjitik në Tokë.

Mbizotëron kaosi. Kanceri tek njerëzit shumëfishohet pasi rrezatimi i pambrojtur nga Dielli shkatërron AND-në e njerëzve. Miliarda krijesa në të gjithë botën vdesin për shkak të pasi hutohet aftësia e tyre për të migruar për shkak të ndryshimeve të fushës magnetike të planetit.toka-digjet

Në fund të fundit, vetë atmosfera e Tokës largohet për shkak të erërave diellore, siç ndodhi shumë kohë më parë me planetin Mars, kur fusha magnetike e tij u shpërnda.

Por ky nuk është një film fantastiko-shkencor. Shkencëtarët paralajmërojnë se kjo mund të ndodhë vërtetë për shkak të një revolucioni të menjëhershëm të brendësisë së Tokës, shkruan Daily Mail.

Ekipi i monitorimit me teknologji të lartë tregon mjaft shenja se polet magnetike të tokës po ndryshojnë, dhe kjo për shkak të ndryshimeve të thelbit të hekurit në zemër të planetit tonë. Nëse kjo ndodh, fusha magnetike e Tokës do të rrokullisej. Gjatë një mijë vjetësh kjo do të ndryshojë tërësisht, mbrojtja jonë jetësore magnetike do të bëhej më e dobët, dhe për rrjedhojë me pasoja katastrofike.

Shkencëtarët parashikojnë se ajo mund të dobësohet me 1/10 e forcës së saj magnetike të zakonshem, duke zvogëluar rrënjësisht mbrojtjen e Tokës kundë rrezatimit dhe grimcave të ngarkuara të energjisë që vijnë nga erërat diellore.

Dëshmia në shkëmbinjtë e hershëm, tregon se ndryshimet në fushën magnetike të Tokës kanë ndodhur dhe më parë. Nën mbulesën e ngurtë të Tokës është një shtresë e hekurit të lëngshëm që mbahet i tillë për shkak të nxehtësisë që depërton nga sipërfaqja e Tokës. Janë pikërisht rrymat e lëvizshme të këtij metali që veprojnë si një elektromagnet gjigant.

Sipas Agjencisë Europiane të Hapësirës, (ESA) procesi besohet të marrë disa shekuj në terma njerëzorë.

Dëshmia tregon se ndryshimi i ardhshëm është tashmë në proces. Mburoja magnetike e Tokës aktualisht po dobësohet dhjetë herë më shpejt se sa mendohet më parë, në 5 përqind për dekadë, sipas të dhënave satelitore të mbledhura nga ESA.

Fusha magnetike po dobësohet veçanërisht në Amerikën e Jugut, një zonë që shkencëtarët e quajnë anomalia e Atlantikut të Jugut.

Të dhënat nga monitorimi i ESA kanë zbuluar gjithashtu ‘aktivitet të shqetësuar’ në rrymat e hekurit të lëngshëm nën sipërfaqen e Tokës, gjë që sugjeron se fusha mund të jetë gati të ndryshojë.

Shkencëtarët japin alarmin e frikshëm: Po na vjen katastrofa nga nëntoka Read More »