Aktualitet

Profesionet që sot paguhen më pak, bëni zgjedhjen e duhur

Studentët e ardhshëm që për zgjedhjen e degës së studimit motivohen nga paratë që profesioni u ofron në vit, duhet të kenë më shumë vëmendje.

Është e vështirë të bësh një zgjedhje serioze kur je në moshën 18-vjeçare, por nëse nxënësit motivohen nga paratë, duhet të mendojnë me kujdes për këto degë studimi.

Studimet e fundit të kryera nga Instituti i Studimeve Fiskale në bashkëpunim me BBC-në, na tregojnë se ka një dieferencë të madhe mes atyre që studiuan për mjekësi apo stomatologji dhe ish-studentëve të arteve apo disajnit.

Këtu janë 9 diplomat që paguhen më pak:

  1. Studime historike dhe filozofike – 25.547 £
  2. Studimet shoqërore (me përjashtim të ekonomisë) – 24.819 £
  3. Shkencat e natyrës – 21.536 £
  4. Arsimi – 24.385 £
  5. Studime në gjuhësi – 23.906 £
  6. Psikologji – 22.399 £
  7. Shkencat e komunikimit (media, gazetari) – 22.293 £
  8. Bujqësia – 21.989 £
  9. Artet dhe disajni – 20.085 £

Më tepër është një studim në lidhje me profesionet që paguhen më pak, por sigurisht që nuk ka pse demoralizohen studentët që kanë gjetur veten në një prej këtyre fushave.

Profesionet që sot paguhen më pak, bëni zgjedhjen e duhur Read More »

Vjosa nën baltë, banorët e Fitores: Na mbyti autostrada

Edhe pse lumi Vjosa ka hyrë në shtratin e tij, ujrat në fshatin Fitore të Vlorës nuk janë larguar plotësisht. Banorët po punojnë për të hequr baltën nga banesat e tyre.

Një ditë më parë në këtë rrugë thellësia e ujit ishte një metër e gjysëm. Sot aty banorët mund të ecin.

Prej vitesh ata po humbin gjithçka. Arsyen se përse uji ju mbërrin në shtëpi sa herë ka reshje, ata e gjejnë te mënyra se si është ndërtuar rruga e re.

Dy muaj më parë banorët e Fitores u përmbytën. Sot janë ende me pasojat e përmbytjes së fundit dhe duket se po e humbin betejën me ujin që po ju shkatërron gjithçka.

Vjosa nën baltë, banorët e Fitores: Na mbyti autostrada Read More »

Letra përlotëse e fundit e Papës: Po përgatitem të iki në Shtëpinë e Zotit

Papa Benedikti XVI, i cili do të festojë në prill 91 vjetorin, shkruan në një letër drejtuar lexuesve të “Corriere della Sera” se ai po përgatitet për udhëtimin e tij të fundit.
Joseph Ratzinger duke iu përgjigjur shqetësimit të shumë lexuesve rreth shëndetit të tij shkruan:

Me humbjen e ngadaltë të fuqisë sime fizike dhe të brendshme unë kam nisur pelegrinazhin drejt Shtëpisë së Zotit.”

Që nga dorëheqja e tij në shkurt 2013, Papa me origjinë nga Gjermania jeton në një manastir të vogël në Vatikan, së bashku me katër motra dhe sekretarin i tij personal Georg Gänswein. Ky i fundit prej së paku dy vitesh ka deklaruar se Benedikti XVI ishte duke u shuar si një qiri, ngadalë dhe me qetësi.”

Ish-Papa merr pjesë çdo ditë në meshë, lutet shumë, takon pak vizitorë dhe i përgjigjet një numri të konsiderueshëm letërkembimi. Ai gjithashtu dëgjon lajmet televizive në mbrëmje dhe lexon disa media të përditshme katolike, si dhe botime teologjike.

Një zyrtar i lartë i Vatikanit vjet e përshkoi kështu gjendjen e Papa Benediktit XVI

Ai nuk arrin më të kontrollojë duarve të tij, nuk mund të luajë më piano, ai sheh shumë keq, por ai ka një kthjelltësi të përsosur, kujton gjithçka”.

Letra përlotëse e fundit e Papës: Po përgatitem të iki në Shtëpinë e Zotit Read More »

Jetonte me 16-vjeçaren, shqiptari e pëson keq

Martesat me të mitur duket se do të vazhdojnë të zënë vend në media.

Ditën e sotme një shqiptar në Kosovë është arrestuar për shkak se jetonte me një vajzë rreth 16-vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Mitrovicës, ndërsa të dy raportohet se ishin të martuar.

Me urdhër të prokurorit pas marrjes në pyetje i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Jetonte me 16-vjeçaren, shqiptari e pëson keq Read More »

Kush ka pus do të paguajë…

Familjarët që kanë në përdorim një pus uji dhe i ofrohet shërbimi nga ujsjellësi do të paguajnë taksë. Drejtori i Politikave dhe Burimeve Ujore ka shpjeguar se ende nuk është vendosur një nivel për tarifat  dhe se kjo pjesë do rregullohet me VKM por sipas tij për këtë kategori do parashikohet një tarifë minimaliste që ka si synim formalizimin. Ndërkohë Opozita ka kërkuar të përjashtohen nga tarifa për puset familjarët dhe fermerët. 

Qeveria do të vendosë taksë për një pjesë të familjeve që përdorin puse uji. Gjatë prezantimit të projektligjit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese drejtori i politikave dhe burimeve ujore tha se për konsumatorët do të ketë tarifë në ato raste kur familjet marrin shërbimin nga ujsjellësi. Sipas qeverisë tarifat do jenë minimaliste dhe kanë si synim të formalizojnë ujërat nëntokësorë

Arben Pambuku Drejtor i Politikave dhe Burimeve Ujore: Politika dhe filozofia e këtij ligji është uji do paguhet në çdo pikë të përdorimit të tij, për familjarët lidhur me puset kur nuk i është ofruar shërbim ujësjellës, tarifa është zero. 

Opozita kërkoi që të përjashtohen nga kjo taksë familjarët dhe fermerët por ky propozim nuk u pranua nga maxhoranca.

Mima: Kushti jonë i vetëm është se individët pavarësisht se mund të regjistrohen me një akt formal duhet të jenë të përjashtuar nga fushëveprimi i kësaj, dhe fushëveprimi i ligjit ngelet vetëm tek burimet e përdorura nga personat juridik pra uji industrial i përdorur nga kompanitë e mëdhaja. 

Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim e kundërshtoi këtë draft duke deklaruar se do të votojnë kundër. Edmond Panariti tha se nuk mund të vendoset një taksë e tillë për fermerët kur mungojnë investimet në ujësjellësa.

Panariti: Të detyruar që të përballojnë tatime dhe taksa shtesë për përdorimin e ujit të cilët ata e kanë bërë në mungesë të investimeve qeveritare.

Brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, subjektet që do të shfrytëzojnë puse duhet të regjistrohen. E në rast se ky afat nuk do të respektohet, do të duhet të paguajnë gjoba që shkojë nga 500 mijë deri në 2 mln lekë.

Kush ka pus do të paguajë… Read More »

Drejtoria e Pergjithshme e Aluiznit ka një njoftim në të cilin thuhet se ka…

Drejtoria e Pergjithshme e Aluiznit ka hedhur një njoftim në të cilin thuhet se ka 200 vende të lira pune

Përtej kushteve të zakonshme ligjore, për këto 200 vende pune, kane vetëm dy kushte bazë për të përfituar nga këto kontrata:

  1. Të keni dëshirë dhe vullnet për të punuar;
  2. Të keni mbaruar shkollimin në një nga specialitetet e mëposhtme:
    – Gjeodezi, të paktën diplomë Bacelor;
    – Topografi, të paktën diplomë Bacelor;
    – Gjeo-informatikë, diplomë Master.

Kushdo që plotëson këto dy kushte, të paraqitet pranë drejtorive tona, të ALUIZNI-t, të ZRPP-së dhe ATP-së, dhe do të ketë të garantuar lidhjen e kontratës.

Drejtoria e Pergjithshme e Aluiznit ka një njoftim në të cilin thuhet se ka… Read More »

“Jam i sëmurë me kancer… S’kam bukë për 3 fëmijët”: I tretur së gjalli, Zefi nga Rrësheni rrëthen skamjën e tmerrshme

Zef Tuçi është një 52-vjeçar, i cili jeton në një godinë të vjetër në qytetin e Rrëshenit dhe është prekur jo vetëm nga varfëria ekstreme që zotëron në shumë familje të këtij vendi, por edhe nga sëmundjet e njëpasnjëshme.
Preu dy vitesh ai lëngon në shtrat, i prekur nga kanceri, ndërsa të ardhurat nga invaliditeti, nuk i mjaftojnë as për t’u mbushur barkun me bukë 3 fëmijëve të tij.

Zefi thotë se me pensionin prej 100 mijë lekësh nuk mund të bëjë asgjë, ndaj kërkon që dikush të hedhë sytë nga ai dhe familjarët e tjerë, e më shumë për fëmijët.

Ai thotë për “Gazetën Shqiptare”:

Jam i sëmurë nga kanceri. Bëra dy vjet kështu. As kam ilaçe, as bukë për kalamajtë. I sëmurë po, me kancer po…”
E teksa sëmundjet e mposhtin dita-ditës babai i tre fëmijëve mbetet me sytë përtej dritares së errët që dita e nesërme të jetë ndryshe për të dhe familjen e tij.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=fWHWT-anGKU]

“Jam i sëmurë me kancer… S’kam bukë për 3 fëmijët”: I tretur së gjalli, Zefi nga Rrësheni rrëthen skamjën e tmerrshme Read More »

Integrimi në BE, 5 arsye përse Shqipëria dhe Serbia janë barazim!

Komisioni Europian, duke pranuar perspektivën europiane të të gjithë vendeve të Ballkanit, duket se ka bërë një diferencim në afatet e anëtarësimit, duke vendosur 2025 si një afat “tejet optimist” për integrimin e Serbisë dhe Malit të Zi.

 

Për Shqipërinë nuk ka ende një datë të saktë për anëtarësimin përfundimtar dhe kjo ka mjaftuar për segmente të opozitës që të akuzojnë qeverinë për lloj-lloj mënxyrash.

Është fakt se ndërsa Shqipëria pret një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave, Mali i Zi i ka nisur ato në vitin 2012, ndërsa Serbia në 2014-n dhe kjo bën që këto dy shtete të jenë disi më të përparuara në rrugën e integrimit.

Arsyet se përse Shqipëria ka mbetur pas dy fqinjëve të saj në hapjen e negociatave janë mbi të gjitha historike dhe lidhen, në një pjesë të madhe me vendime të gabuara të marra nga shumë qeveri në të shkuarën.

Megjithatë, ekzistojnë të paktën pesë arsye përse Bashkimi Europian e sheh Shqipërinë në të njëjtin stad si edhe Serbinë. E për të njëjtat këto arsye, ata që sot duan të shohin Shqipërinë si të “njerkës” në sytë e Brukselit gabohen rëndë.

Aksi Rama-Vuçiç
Prej disa vitesh tashmë, me bekimin e vetë Berlinit, aksi Rama-Vuçiç është shndërruar në aksin dominues të bisedimeve në Ballkanin Perëndimor. Nëse Bashkimi Europian do të shihte një lider inferior nga tjetri, me shumë gjasa nuk do të ishte angazhuar në këtë proces që shihet si thelbësor për të ardhmen e rajonit. Nga ana tjetër, nuk është qëllimi i Brukselit që të bëjë publicitet me këtë afrim. Për të, të dy vendet janë njësoj kandidatë për integrimin, pastaj kush më shpejt e kush më vonë kjo do të varet vetëm nga meritat personale.

Njohja e Kosovës
Integrimi i Serbisë është kushtëzuar nga njohja e Kosovës, një njohje që me hir ose me pahir do të merret nga Beogradi kur të kushtëzohet me integrimin. Kushtëzimi i perspektivës serbe të integrimit me faktorin shqiptar është një lëvizje kuptimplotë, me të cilën BE qëllon dy zogj me një gur. Së pari garanton që në të ardhmen, vendet anëtare të mos kenë probleme kufitare mes tyre dhe e dyta, shmang ndikimin rus në Ballkan, pasi sponsori i vetëm i madh i qëndrimit të Serbisë ndaj Kosovës mbetet Federata Ruse.

Reforma në drejtësi
Reforma në drejtësi nisi të diskutohej në Serbi dhe në Malin e Zi vetëm pas hapjes së negociatave. Në Shqipëri, kjo ka nisur të ndodhë që tani. Reforma në drejtësi është e rëndësishme vetëm për ato vende që BE i sheh si kandidatë imediatë për integrim. Një bisedë e tillë ende nuk ekziston në Bosnje apo në Kosovë, dy shtete që janë të fundit e klasës në procesin e integrimit. Arsyeja përse BE këmbëngul kaq fortë në Shqipëri lidhet me vetë perspektivën europiane të vendit tonë. Dhe fakti që këto bisedime kanë nisur që pa u hapur negociatat, bën që Shqipëria të ketë një avantazh dhe të avancojë potencialisht më shpejt kur kjo të ndodhë. Strategjia e BE është e qartë, duke negociuar që tani, i jepet kohë Shqipërisë që të kapë kohën e humbur pas hapjes së negociatave, pasi ndonëse Mali i Zi dhe Serbia kanë nisur bisedimet më parë, zbatimi i reformës në drejtësi do të realizohet në mënyrë pothuajse të njëkohshme në të tre vendet tona.

Emri i Maqedonisë
Kjo nuk ka lidhje direkte me Shqipërinë, por rrëzon idenë se BE është e angazhuar për një proces selektiv anëtarësimi. Nëse do të ishte kështu, e gjithë diplomacia europiane nuk do të kishte vënë motorët në lëvizje për të imponuar gjetjen e një zgjidhje midis Shkupit dhe Athinës. E njëjta vlen edhe për bisedimet Shqipëri-Greqi për zgjidhjen e shumë çështjeve të mbetura pezull. Kjo ndodh vetëm sepse në Bruksel dinë shumë mirë dy gjëra, e para anëtarësimi i Ballkanit është një vendim politik, pasi asnjë prej vendeve tona nuk do të përmbushë kriteret maksimale edhe për shumë kohë dhe e dyta, një anëtarësim kolektiv parapëlqehet për të shmangur tensione në të ardhmen.

Procesi i Berlinit
Procesi i Berlinit nuk është një proces selektiv, por një proces gjithpërfshirës, që synon të përmirësojë marrëdhëniet fqinjësore dhe infrastrukturën në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Edhe një herë më shumë, ky proces udhëhiqet nga dy shtetet me më shumë peshë në Bashkimin Europian, Gjermania dhe Franca. Nëse do të kishim një proces selektiv, BE do të ishte shumë më e prirur të investonte tek kandidatët imediatë, e jo tek një bashkësi vendesh me stade dhe qasje të ndryshme ndaj integrimit.

Integrimi në BE, 5 arsye përse Shqipëria dhe Serbia janë barazim! Read More »