Aktualitet

Mamaja e djalit nga Gjirokastra që u arratis nga gjykata thotë diçka tronditëse për nusen dhe vjehrrën

Prindërit e 24-vjeçarit Saimir Ahmeti, i cili u arratis nga Gjykata e Apelit në Gjirokastër, thonte se djali i tyre është i pafajshëm.

Teksa akuzojnë nënën e ish-bashkëshortes së tij si përgjegjëse për krijimin e të gjithë kësaj historie.

“Djali ndodhet në këtë situatë për shkak të nënës së vajzës që djali e pati nuse për 8 muaj. E morëm me dasmë edhe pse pa dëshirën e së ëmës. E morëm me dasmë se ata duheshin dhe se nusja, Bleona, erdhi vetë në shtëpi te ne”, shprehet nëna e 24- vjeçarit nga Delvina.

“Unë nuk kisha se pse t’ia prishja dëshirën djalit. E kam të vetëm mes dy vajzave. Nuk pyes për asgjë, vetëm për shëndetin e djalit. Djali im e bëri atë vetëm nga frika”, shprehet Pranvera Ahmeti. Ajo tregon se pasi çifti vendosi të ndahej, vajza kërkoi që të rilidheshin sërish.

“Vajza ka qëndruar 4 muaj, nuk e di se kush iu fut një i tretë dhe i thotë mos rri me Saimirin. Ajo është e vogël, është vajzë e shkëlqyer. Djali i thotë ok, s’do të jetosh me mua, në rregull. E ka përcjellë deri 30 metra larg shtëpisë së saj sepse ne jemi shumë afër me njëri-tjetrin. Pasi iku nusja, i thashë djalit do ikësh në Greqi. Por Bleona filloi t’i shkruajë mesazhe në telefon ku i kërkon ribashkim. I shkruante Saimir hajde se unë nuk duroj dot pa ty. Dhe djali, ngaqë duheshin, erdhi. Por ata i kishin bërë komplot, mamaja me një të tretë na e bëri këtë gjë. I bënë djalit kurth”, thotë nëna e Saimirit.

Pranvera Ahmeti shton se, pas seancës së parë gjyqësore, ish-vjehrra e Saimirit është penduar dhe u shpreh dakord për normalizimin e marrëdhënieve mes të rinjve si dhe kërkoi që 24-vjeçari të mos ndiqet më penalisht, por prokurori dhe gjykata lanë në fuqi vendimin për “burg pa afat”.

Ndërsa, shprehet se i biri është zhytur në depresion nga kjo histori. Thotë se Saimiri ka hyrë në pus jo për t’u fshehur, por në tentativë për të kryer vetëvrasje. “Djali iku nga mendja, kaloi në depresion, madje vajti për t’u mbytur në pus. Dhe djalin e kam akoma në depresion”, thotë e ëma e Saimirit.

Mamaja e djalit nga Gjirokastra që u arratis nga gjykata thotë diçka tronditëse për nusen dhe vjehrrën Read More »

Arta Marku dha ultimatumin, arrestohen 10 zyrtarë pas superaksionit në Durrës

Vetëm 1 ditë pas vizitës së Kryeprokurores Arta Marku në Durrës, policia dhe prokuroria e qytetit bregdetar kanë ndërmarrë një aksion. Mësohet se aksioni është kryer për shkak të falsifikimeve të certifikatave të pronësisë.

Janë arrestuar mbi 10 persona për falsifikime. Ndërsa aksioni është bërë në zonën e Ishmit dhe të Lalzit. Sakaq, skema e falsifikimit të certifikatave të pronësisë është e njëjtë më atë që ndodhi pak muaj më parë në Spille.

Ndërsa pritet që Prokuroria dhe Policia e Durrësit  të mbajnë një konferencë për shtyp në orën 10:00.

Kryeprokurorja Arta Marku në analizën që zhvilloi dje në Prokurorinë e Durrësit ka deklaruar se prokurorët nuk duhet të ndalen vetëm me hetimin e veprës penale korruptive por duhet të thellojnë hetimin pasuror të subjektit të vepres penale në lidhje me asetet që kanë në burim të ardhura kriminale nga veprimet korruptive. Sipas Markut në Durrës po rritet agresiviteti i grupeve kriminale.

Arta Marku dha ultimatumin, arrestohen 10 zyrtarë pas superaksionit në Durrës Read More »

Keni lindur ne muajin Shkurt?Ja sa me fat ndiheni

Këta janë njerëzit më me fat, pasi karakterizohen nga një nivel gëzimi, emocioni dhe kreativiteti më të lartë së te lindurit e muajve të tjerë.

Ja disa fakte interesante dhe gazmore që duhet të dini mbi to.

1 – Kanë më pak prirje për të qenë të padurueshëm. Njerëzit e muajit shkurt janë më të ëmbël se shumica e fëmijëve të tjerë. Në një studim ku u përfshinë 400 persona, shkencëtarët përcaktuan personalitetin e tyre, ku doli se të lindurit në muajin shkurt kanë një temperament më të butë.

2 – Ata janë gjithmonë një shoqëri e mirë për të tjerët. Njerëzit e shkurtit ndajnë muajin e tyre të lindjes me disa njerëz mjaft të rëndësishëm si Drew Barrymore, Michael Jordan, Sheryl Crow dhe Jennifer Aniston. Pra këto njerëz janë të destinuar për të arritur gjëra të mëdha në jetë.

3 – Këta njerëz janë më të prirur të jenë të famshëm. Sipas një studimi të publikuar në Journal of Social Sciences, ata që janë lindur nën shenjën zodiakut Ujori kanë më shumë gjasa të jenë të famshëm. Kjo pasi ato janë më kreativ, të pavarur dhe me fantazi. Një tjetër studim nga Zyra e Statistikave Kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar gjeti se njerëzit e lindur në shkurt kanë më shumë gjasa të jenë artistë.

4 – Disa prej tyre do të jenë njerëzit me ditëlindjen më të veçantë në botë. Vetëm 1 në 1,461 persona ka ditëlindjen në 29 shkurt. D.m.th. ai e feston atë 1 herë në 4 vjet. Pra ato janë vërtet fëmijë unik në çdo drejtim.

5 – Guri i tyre i lindjes është Amethyst. Amethyst është një kuarc vjollcë që përdoret shpesh në bizhuteri.

Ky kuarc vjollcë është përdorur gjerësi nga mbretërit dhe simbolizonte guximin dhe shtresën e lartë shoqërore.

6 – Ato i përkasin shenjës së ujorit ose peshqve. Ujorët e lindur më 20 janar – 18 shkurt janë më të pavarur, të mençur dhe krijues. Ndërsa të lindurit nën shenjën e Peshqve, 19 shkurt – 20 mars, janë të njohur për dhembshurinë, imagjinatën dhe besnikërinë e tyre.

7 – Lulja e tyre simbolike është lulja Vjollcë. Kjo lule simbolizon besnikërinë e tyre.

Keni lindur ne muajin Shkurt?Ja sa me fat ndiheni Read More »

Biznesmeni shqiptar investon 80 milionë euro në Mal të Zi

Biznesmenët shqiptarë synojnë të investojnë në vendet e tjera të Ballkanit dhe jo në Shqipëri.
Rasti më i fundit është i biznesmenit Naser Ramaj nga Drenasi, i cili po investon 80 milionë euro në Budva.

DrenicaOnline bën me dije se Ramajt i ka kushtuar 4 milionë euro vetëm leja e ndërtimit.

Ramaj është taksapaguesi më i madh i vitit 2017 dhe për këtë ka marrë edhe mirënjohje nga Komuna e Budvës.

Kompleksi i Ramajt që po ndërtohet në Budva është planifikuar të përfundojë deri në fund të vitit të ardhshëm dhe çelësat e pasurive të paluajtshme duhet t’u jepen blerësve para sezonit turistik veror në 2019.

Pothuajse 80 për qind e pronave të këtij kompleksi tashmë janë shitur.

“Qendra Alart” do të mbajë 25 deri në 30 për qind të lokaleve rezidenciale dhe afariste për vete ku të njëjtat mund edhe të ipen me qera kompanive serioze.

Projekti apo kompleksi gjigant i Ramajt ndodhet në zemër të Budavës, vetëm 100 metra nga kalaja e qytetit të vjetër.

Pronari i kompanisë, drenicasi Naser Ramaj, njofton përfundimin e ndërtimit të kompleksit në fund të vitit të ardhshëm dhe thekson se 80% e hapësirës banesore dhe biznesi të Porto Budvës tashmë është shitur.

Ramaj ka thënë për mediat malazeze:

Kompleksi Porto Budva duhet të përfundojë deri në fund të vitit të ardhshëm. Blerësve do tu dorëzohet prona e tyre para sezonit turistik 2019”

Biznesmeni shqiptar investon 80 milionë euro në Mal të Zi Read More »

Shqiptari shpallet polici më i mirë ndërkombëtar në SHBA

Shkoi për një trajnim 6 mujor në SHBA, por polici shqiptar është shpallur oficeri më i mirë ndërkombëtar në SHBA.
Albert Asllani, oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës është nderuar me çmimin “Colonel Alan C. Dexter, pas një trajnimi në shkollën ushtarake “ United States Army Cyber Center of Excellence”

Në trajnim në Fort Gordon të Shteteve të Bashkuara, kanë marr pjesë oficerë nga shumë vende të botës, pasi bëhet fjalë për një trajnim special për përgatitjen e oficerëve të karrierës.

Çmimi lartë e marrin studentët e dalluar të cilët tregojnë arritje të larta akademike si dhe profesionalizëm dhe lidership gjatë studimeve.

Mësohet se pas kthimit nga SHBA-ja, Toger Albert Asllani do të vazhdojë shërbimin në Komandën e Forcave Tokësore të Kosovës.

Sipas mediave kosovare ofceri Asllani është një dëshmi se Forca e Sigurisë së Kosovës janë në rrugën e duhur.

Shqiptari shpallet polici më i mirë ndërkombëtar në SHBA Read More »

Taksa surprizë për shtëpitë, ja sa do të paguajnë banorët e pallateve

Taksat për pronat dhe apartamentet duket se do të pësojnë një ndryshim rrënjësor duke filluar nga 1 prilli, për shkak të një projektvendimi nga ana e qeverisë.

Sipas përllogaritjes së taksës së re të shtëpive, e cila do të zbatohet nga të gjitha bashkitë, shtëpitë e ndërtuara para vitit 1993 do të paguajnë më pak me taksën e re të pronës.

Sipas “Panorama” apartamentet e ndërtuara para vitit 1993, të cilat janë privatizuar me çmime simbolike dhe mbi to nuk është kryer asnjë transaksion, çmimi i vlerës do të llogaritet sipas çmimeve fiskale të zonës, por duke zbritur vlerën 30 për qind.

Në rast se ky apartament është shitur apo është blerë, në këtë rast taksa 0,05 për qind do të llogaritet mbi çmimin e transaksionit, pa diferencim.

Në rast se për një apartament ekzistues është kryer një transaksion, pra shitblerje, nuk do të ketë diferencim dhe taksa do të llogaritet mbi vlerën e transaksionit.

Në rast se një qytetar disponon një shtëpi të ndërtuar para 1993 me sipërfaqe 100 m2, vlera do të llogaritet me çmimet fiskale të zonës ku ndodhet apartamenti, por për 70 m2, duke zbritur 30 për qind të sipërfaqes.

Formula e qeverisë parashikon që vlera e çmimit të shtëpisë së privatizuar të zbritet në sipërfaqe.

Taksa surprizë për shtëpitë, ja sa do të paguajnë banorët e pallateve Read More »

Lajm i mirë për të punësuarit:Shteti detyron punëdhënësit të paguajë drekën, ja sa do jetë shuma

Qeveria shqiptare ka miratuar në Mbledhjen e Këshillit të Ministrave një vendim I cili përcakton se në rast se punëdhënësit, të cilët, për arsye të kushteve apo të organizimit të punës, nuk mund të sigurojnë lokal për ngrënie, me kushte higjienike të pranueshme (sipas lejes së punës, dhënë nga Inspektorati Shtetëror i Punës), duhet t’i shpërblejnë punëmarrësit për ushqimin që konsumohet gjatë pushimit në ndërmarrje. Masa e shpërblimit është e barabartë me diferencën e çmimit të ushqimit, kur ushqimi përgatitet nga i punësuari ose në kuzhina të përbashkëta me çmimet me pakicë në restorante.

Pagesave varion nga 300 lekë për një vakt, në 500 lekë kur punonjësit rri më gjatë në punë. Sipas këtij vendimi, nëse punëdhënësi nuk krijon kushtet e duhura për ushqim, do të duhet të paguajë në muajë 6600 lekë (300 lekë për 22 ditë pune) dhe në vit 79 mijë lekë, apo gati 600 euro.

Vendimi përcakton që vlera, mënyrat dhe kriteret e dhënies së pagës në natyrë do të jenë, si më poshtë vijon:

a) Kufiri i vlerës së shpërblimit në formën e pagës në natyrë do të jetë deri në masën 300 (treqind) lekë për një vakt dhe deri në masën 500 (pesëqind) lekë kur trajtohet me më shumë se një vakt për ditë pune;
b) Në kontratën kolektive apo individuale të punës, palët mund të përcaktojnë edhe trajtime të tjera si dhe ndryshimin e kufijve të pagës në natyrë, në bazë të indeksit të çmimeve të konsumit;
c) Shpërblimi në formën e pagës në natyrë mund të jepet në trajtim ushqimor, kupon dhe mall. Në raste të veçanta, kur nuk ekzistojnë mundësitë për dhënien e shpërblimit në asnjë nga këto forma, punonjësit i jepet shpërblimi në para dhe ky shpërblim, për efekte fiskale, trajtohet si paga;

ç) Masa e shpërblimit në formën e pagës në natyrë përcaktohet në kontratën kolektive apo individuale të punës. Në rastet kur paga në natyrë zbritet nga paga e punonjësit, atëherë shuma e këtij shpërblimi për të gjithë muajin nuk mund të kalojë 20 % (njëzet) për qind të pagës mujore.

Punëdhënësi është i detyruar t’i sigurojë strehim punëmarrësit, në kushtet kur ky i fundit nuk ka mundësi të kthehet në vendbanimin e tij për shkak të largësisë së vendit të punës me qendrën e vendbanimit.
Për efekt të llogaritjes së pagës për rastin e pushimeve vjetore, shpërblimi që i përgjigjet pjesës së pagës së përfituar në natyrë përllogaritet si raport i ditëve të punës, gjatë të cilave punëmarrësi ka përfituar pagë në natyrë me numrin e përgjithshëm të ditëve gjatë të cilave ka punuar, shumëzuar me ditët e punës që përfshihen në periudhën e pushimeve vjetore dhe pagën ditore në natyrë, të përcaktuara në kontratën kolektive apo individuale të punës.
Vendimi nr.139, datë 14.3.2007, i Këshillit të Ministrave, “Për kufijtë e përcaktimit të pagës në natyrë dhe kriteret e përllogaritjes së shpërblimit, që i shtohet pagës për leje vjetore”, shfuqizohet.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare.

Lajm i mirë për të punësuarit:Shteti detyron punëdhënësit të paguajë drekën, ja sa do jetë shuma Read More »

Izet Haxhia pas vendimit të ekstradimit në Shqipëri: “Do të dëshmoj për krimet e Berishës”

Izet Haxhia ka dhënë një intervistë , pas vendimit të Turqisë për ta ekstraduar në Shqipëri.
Zoti Haxhia, informacionet tona pranë Gjykatës së Lartë Turke bëjnë me dije për një vendim të marrë sot nga autoritetet e saj në adresë të personit tuaj. Bëhet fjalë për një vendim ekstradimi në Shqipëri?

Po, u njoftova sot për këtë vendim të Gjykatës së Lartë turke.

Dhe si e pritët këtë vendim?

Gjykata e Lartë e Turqisë pas 12 vjetësh dha vendimin për ekstradimin tim në Shqipëri. Besoj se me këtë vendim fillon edhe kapja e “peshqve të mëdhenj” të krimit e korrupsionit 27 vjeçar në Atdhe.

Ju do vini në Shqipëri, po çfarë ndikimi do të ketë kjo tek arrestimi i atyre që ju i quani “peshq të mëdhenj”?

Atë e di drejtësia e pavarur dhe jo unë, por si duket ekstradimi im do të përdoret nga qeveria shqiptare e cila ka ndikuar me anë të qeverisë turke që të jepet ky vendim i dirigjuar politikisht.

Ju mendoni se ekstradimi juaj në Shqipëri ka ardhur si lobim i qeverisë shqiptare?

Unë jam i gatshëm të zbatoj vendimin e drejtësisë sado që është i dirigjuar politikisht. Është e drejta ime që kur të kthehem të rihap çështje për të cilat jam dënuar në mënyrë të padrejtë dhe theksoj këtu çështjen Hajdari.

Çfarë prisni nga drejtësia e re Shqiptare dhe e ndjeni veten se mund të pastroni figurën tuaj nga akuzat e hedhura apo dënimin e pamerituar siç edhe pretendoni për vrasjen e Azem Hajdarit?

Nga drejtësia e re dhqiptare pres që të jetë e pavarur dhe të zbatojë ligjet në mënyrë korrekte dhe pa ndikime politike, pres që të rihapet çështja Hajdari pasi gjyqi i zhvilluar për atë çështje ka qenë komplet i manipuluar nga të dy krahët politikë dhe në bashkëpunim të plotë mes tyre është dhënë dënimi im i padrejtë.

Është e drejta ime ligjore që buron nga Konventa Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut që unë të gjyhem përsëri për një çështje për të cilën kam marrë dënim në mungesë pa patur mundësi të mbrohem dhe të dëshmoj të vërtetat që di në lidhje me atë vrasje dhe njerzit e implikuar në të.

A ndeheni të kërcënuar në burgjet shqiptare dhe si mendoni ta përballoni situatën pas shumë e shumë vitesh largim nga Shqipëria?

Nuk kam patur frikë ndonjëherë për jetën time dhe as nuk do të kemë asnjëherë, pavarësisht faktin se shumë njerëz dhe klani Berisha në rradhë të parë ju intereson të më shohin të vdekur, por edhe shumë të tjerëve.

Unë nuk i jam shmangur asnjëherë drejtësisë së asnjë vendi. Kam dashur që në fillim kur është hapur gjykimi i çështjes Hajdari të kthehem e të ballafaqohem me Drejtësinë. Nuk kam asgjë për tu trembu nga asnjë lloj drejtësie por me të vërtetat e mia dua të ballafaqohem përpara gjykatës me ata që janë nxjerrësit në pritë të Azemit, të cilët pasi e përdorën të gjallë po e përdorin edhe sot të vdekur..

A do të dëshmoni kundër Sali Berishës?

I qëndroj të gjithave çfarë kam thënë deri më sot si për Berishën, ashtu edhe për çdo person tjetër dhe në qoftë se drejtësia e pavarur ma krijon mundësinë të dëshmoj para saj, unë do ta bëj këtë.

Izet Haxhia pas vendimit të ekstradimit në Shqipëri: “Do të dëshmoj për krimet e Berishës” Read More »