Aktualitet

Shqiptari gjen kuletën me 7 mijë euro në rrugë, veprimi i tij të bën krenar

Nje shqiptar nga Kosova, i quajtur Taulant Baftjaraj, që jeton në Gjermani ka bërë një gjest që na bën krenar te gjitheve.

Ai ka gjetur në një rrugë në Gjermani një kuletë me para në vlerë prej 7000 eurosh dhe më pas e ka dorëzuar në polici.

Kjo konfirmohet edhe nga dokumenti i policisë gjermane që saktëson shumën e parave dhe gjestin bujar të djaloshit kosovar.

“Diqka qe nuk asht e jotja nuk te takon ty edhe pse duhet shumm njers me derdh per ato pare ? Ma mir me ndjers e hallall e me u kan i qet nzemer” ka thene Taulanti për këtë gjest të tij.

Shqiptari gjen kuletën me 7 mijë euro në rrugë, veprimi i tij të bën krenar Read More »

Do ndryshojë ora gjatë vitit? Parlamenti europian merr vendimin e madh që ndryshon gjithcka

Parlamenti Europian sot e miratoi propozimin për heqjen e llogaritjes verore dhe dimërore të kohës, por vendimin përfundimtar për këtë duhet ta miratojë Komisioni Europian.
Eurodeputetët kërkojnë që Komisioni Europian ta mbështesë këtë propozimin, i cili deri më tani mbetej në qëndrimin për mbajtjen e llogaritjes sezonale të kohës.

“Jam shumë i kënaqur që pas disa viteve diskutime në nivel të Komitetit në Parlamentin Evropian, ku unë janë anëtari i vetëm i Irlandës, propozimi u debatua dhe u votua sot në Parlament”,deklaroi eurodeputeti Shon Keli.

Ai kërkoi nga Komisioni Europian të dalë me rekomandim që t’i jepet fund ndryshimit të llogaritjes së kohës dy herë gjatë vitit.

Kjo do të thotë se ora nuk do të ndryshojë më dy herë në vit siç ka ndodhur deri tani, por do të qëndrojë në të njëjtën periudhë gjithmon.

“Lëvizja e akrepave 60 minuta përpara në verë i bën njerëzit më të lodhur dhe si rrjedhojë rritet rreziku nga aksidentet”, argumentoi europarlamentarja franceze, Karima Delli.

Do ndryshojë ora gjatë vitit? Parlamenti europian merr vendimin e madh që ndryshon gjithcka Read More »

Donald Lu: Përshendes largimin e 3 gjyqtarëve të korruptuar

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka pezulluar sot nga detyra tre gjyqtarë të Gjykatës së Apelit Durrës: Petrit Çenon, Kliton Spahiun dhe Petraq Dhimitrin.

Ky vendim erdhi pasi anëtarët e Këshillit u njohën dhe shqyrtuan informacionin e ardhur nga drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me datë 06.02.2018, ku njoftohej marrja si të pandehur të tre gjyqtarëve të sipërcituar.

Për këtë vendimin ka reaguar ekskluzivisht për Javaneës.al edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Sipas tij, Ambasada e SHBA mirepret këtë vendim.

Ja reagimi i tij:

“Ambasada e SHBA mirepret pezullimin e tre gjyqtareve te Gjykates se Apelit Durres, perfshi kryegjyqtarin, nderkohe qe jane marre te pandehur per korrupsion te rende.

Shtetet e Bashkuara mbeshtesin hetime dhe ndjekje penale serioze per krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Gjyqtaret e pandehur per korrupsion duhet te pezullohen nderkohe qe presin gjyqin”.

Donald Lu: Përshendes largimin e 3 gjyqtarëve të korruptuar Read More »

Pse u rebelua Bert Ndrenika?

Nga Andi Bushati.

Disa copëza kronikash televizive të emetuara pa kujdes aty këtu, disa filmime të një tubimi të aktorëve të Teatrit Kombëtar dhe më pas disa deklarata konfuze artistësh, kanë krijuar zhurmën e mjaftueshme për të ngritur pyetjen: ç’po ndodh mes ministres Mirela Kumbaro dhe artistëve?

Dilema u bë më e fortë kur Robert Ndrenika doli përpara kamerave për të shpallur se plani ogurëzi i Edi Ramës, për të shkallmuar Teatrin Kombëtar dhe për të ngritur aty një tjetër kullë oligarkësh, ishte ringjallur pas një dekade e gjysëm. Pastaj, të tjerë aktorë, denoncuan vendimin e ministres së Kulturës për të zhvendosur në sallën historike të teatrit kolegët e tyre të operas dhe për t’i degdisur ata në ish palestrën që tani është pagëzuar me emrin eksentrik “Turbina”.

Në vorbullën e qëllimeve të ndryshme që i kishin bërë bashkë ata krijues, u daravit mes zhurmës dhe titujve, sa reduktues aq edhe sensasionalë, zëri i atyre që po protestonin për diçka tjetër: për projekt ndryshimet në ligjin “për artin dhe kulturën”.

Duhet thënë që në fillim: sado monoton që të duket shqetësimi i tretë, ai është shumë më i rrezikshëm edhe se zhvendosja e teatrit për ca kohë, madje edhe se ngritja e një rokaqielli më tepër në Tiranë.

Nëse protesta për të parat ngjan më e kapshme nga qytetarët dhe më seksi për titujt e portaleve, ndryshimet që propozohen janë një atentat ndaj komunitetit artistik. Ato dënojnë me vdekje një tabu të paprekshme: lirinë e krijimit artistik.

Po të futesh në faqen e ministrisë së Kulturës dhe të lexosh një për një ndryshimet e propozuara, mbetesh i befasuar. Në projekt parashikohet që ministri të caktojë jo vetëm drejtuesit e institucioneve si Teatri Kombëtar apo Qendra Kinematografike, por ai të emërojë (madje dhe të shkarkojë kur të dojë) anëtarët e bordeve të tyre. Shkurt dhe shqip, kjo do të thotë që liria artistike të jetë totalisht e varur nga qeveria, nga forca politike që është në fuqi dhe në sinkron me interesat ditore të pushtetit. Këta njerëz të emëruar drejtpërdrejt nga ministrja kanë në dorë të vendosin nëse një shfaqje apo një spektakël janë ose jo politikisht korrekt. Është ekskluzivisht në dorë të tyre të quajnë shoqërisht të papërshtatshme vënien e një pjese që trajton dashurinë brenda të njëjtit seks, financimin e një filmi që e sheh Skënderbeun me sytë e Oliver Shmidit, apo diskriminimin që pëson në vendin e punës një grua e mbuluar.

Në fakt, raportet e vështira mes lirisë artistike dhe rolit kufizues që ka pushteti, janë tejet fraxhile edhe në vende shumë më të emancipuara se ne. Jo më larg se dy vite më parë, një vend si Franca, që ministrja aktuale e kulturës e njeh shumë mirë, u përfshi nga një debat për ndalimin ose jo të shfaqjeve të një komiku, që një pjesë e shoqërisë e konsideronte si provokues dhe përçarës. Por më pas, ish qeveria socialiste miratoi një ligj ku liria dhe shpërndarja artistike fitonin një hapsirë më të madhe. Dhe pikërisht gjatë miratimit të këtyre ndryshimeve, ish homologia franceze e zonjës Kumbaro u tha deputetëve: “Ne duhet të krijojmë të gjitha mundësitë që arti të vazhdojnë të na bezdisë dhe të na shqetësojë”.

Pikërisht, nga kjo e drejtë për provokim, ngacmim dhe reaksion e zhvesh komunitetin artistik emërimi i censorëve që parashikon projektligji i ri.

Natyrisht, për shumëkënd, insistimi në këtë shqetësim, mund t’i ngjajë një debati për seksin e ëngjëjve. Aktorët, regjisorët dhe skenaristët shqiptarë prej kohësh janë shndërruar në disa rrogëtarë që mbijetojnë për bukën e gojës dhe që prej kohësh as nuk i flasin më shoqërisë, as krijojnë reaksion dhe as tentojnë të thyejë tabutë e saj. Katandisja në këtë gjendje e këtij komuniteti mund t’i japi të drejtën kryeministrit aktual t’i trajtojë edhe një herë si të mbathurat e të ndierës Violeta Manushi. Kjo agoni, mund t’i lejojë ministres së Kulturës t’i zhvendosë ata si topa lecke nga një godinë tek tjetra. Kjo mospërfillje mund ta yshtë Erion Velinë të planifikojë një kullë me teatër brenda.

Por të gjitha këto bashkë, sado të rënda qofshin, janë ku e ku më të pakapërdishme se tentativat liberticide për të kontrolluar me burokratë të qeverisë, lirinë e krijimit artistik. Sepse ajo nuk është një e drejtë që u takon vetëm atyre aktorëve që janë rebeluar, por një çështje që lidhet me të drejtat tona dhe me lirinë e shprehjes, prandaj na heq të gjithëve të drejtën për të qenë spektatorë.

Pse u rebelua Bert Ndrenika? Read More »

Surprizat e motit gjatë fundjavës: Ja ku do bjerë borë dhe reshje të dendua shiu

Sonte gjatë natës, vranësira të dendura mbulojnë të gjithë vendin duke sjellë reshje shiu gjatë gjithë së shtunës, në të gjithë territorin, parashikon “Meteoalb”. Ndërsa reshje dëbore priten në 600 m mbi nivel deti.

E diela mbetet me vranësira por reshje më të pakta shiu e dëbore, kryesisht në Jug dhe zonat Lindore.

Temperaturat do të ulen me 2 – 3°C mesditën e së shtunës ndërsa e diela sjell një tjetër rënie me 2°C në të dy ekstremumet termike të ditës, duke luhatur vlerat e tyre nga –3°C në 12 – 13°C.

Surprizat e motit gjatë fundjavës: Ja ku do bjerë borë dhe reshje të dendua shiu Read More »

Antimafia Italiane në alarm: Në Brindisi shqiptarët janë ‘Zotër’, trafiku i drogës s’ka të sosur

Pas raportit të bujshëm së autoriteteve britanike, edhe Drejtoria e Antimafias Italiane (DIA) ka ngritur alarmin për bandat e rrezikshme shqiptare.
Në raportin e vitit 2017, për rajonin e Brindisit, DIA radhit krahas klaneve vendase edhe shqiptarët, duke theksuar lidhjet e tyre të fuqishme me trafikantët e lëndëve narkotike.

Sipas Antimafias Italiane, klanet shqiptare janë fuqizuar fale afërsisë gjeografike të vendit tone me Italinë dhe se mbjellja e kanabisit vazhdon të jetë edhe problemi kryesor i Shqipërisë.

Autoritetet shprehen se Italia vazhdon të jetë e shqetësuar për trafikun e drogës që nis nga Shqipëria e përfundon në Brindisi, për tu shpërndarë më pas nëpërmjet lidhjeve kriminale në zonat e tjera.

Në raportin e saj, DIA bën të ditur se:

Trafiku i drogës vazhdon të jetë edhe burimi kryesor i grupeve kriminale.
Por në këtë biznes janë përfshirë fuqishëm dhe me goditje të fortë shumë shqiptarëve, rezidentë në zonë të cilët janë kthyer në partnerë me grupet vendase.

Kjo edhe falë afërsisë gjeografike me Shqipërinë, ku mbjellja e kanabisit vazhdon të jetë edhe problemi kryesor i vendit.

Trafiku që nis nga Shqipëria nuk ka ndaluar gjatë vitit 2017″.

Antimafia Italiane në alarm: Në Brindisi shqiptarët janë ‘Zotër’, trafiku i drogës s’ka të sosur Read More »

Deputeti i rëndësishëm i PD dorëzon mandatin, ja mesazhi për qytetarët

Për mua ka qënë një privilegj të zgjidhem për të tretën herë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë këtyre viteve kam kontribuar më përkushtim të plotë në politikë si njeri i çështjeve të drejtësisë.

Sot kam dorëzuar mandatin e deputetit pasi nga nesër i përkushtohem një projekti të së drejtës ndërkombëtare private në një network në Ballkan, projekt që është afatgjatë dhe kërkon që vendimin ta marr sot.

Kam qënë një njeri me fat në këto vite sepse kam pasur në krah bashkëpuntorë të shkëlqyer, të përkushtuar e të ndershëm me kontributin e te cilëve arrita të lija gjurmë, por mbi të gjitha që kam dalë faqebardhë nga të gjithë detyrat që kam pasur. Me punën e tyre ata i hoqën mundësinë kundërshtarëve politikë të hidhnin ndaj meje dhe atyre, baltën e kudogjendur në politikë. Ndaj dua ti falenderoj ata të gjithë sot publikisht.

Dua të falenderoj Sali Berishën, që më dha mundësinë të kontriboj ne jetën politike të vendit në këto vite.

Falenderoj Lulzim Bashën, për besimin në detyrat politike prej 2013, për bashkëpunimin e shkëlqyer në këto vite dhe për mirëkuptimin në çdo vendim prej ditës së parë e deri më sot.

Falenderoj të gjithë kolegët e nderuar të grupit parlamentar për gjithë bashkëpunimin në këto vite në politikë.
Së bashku ne i bëmë një shërbim të madh vendit me paketën ligjore të dekriminalizimit dhe paketën kushtetuese të drejtësisë në 22 korrik 2016.

Falenderim dhe mirënjohje për gjithë votuesit e PD në qarkun e Durrësit dhe Beratit që më zgjodhën 3 herë deputet të Kuvendit. Kontributi im në Partinë Demokratike do të vijojë për gjatë gjithë jetës sime si një antar i thjeshtë dhe i përkushtuar.

Falenderim mediave dhe gazetarëve të palodhur për bashkëpunimin në këto vite.

Shihemi së shpejti në një hapësirë tjetër të rrjeteve sociale.

Ju faleminderit të gjithëve, Eduard Halimi

Deputeti i rëndësishëm i PD dorëzon mandatin, ja mesazhi për qytetarët Read More »

Lajm i keq për ju që keni euro, duhet të keni kujdes kur ti këmbeni

Monedha e përbashkët ka shënuar një rënie të fortë gjatë ditës së sotme në tregun e brendshëm, duke zbritur afër 133 lekëve. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 133.06 lekë, duke rënë me 0.14 lekë në raport me një ditë më parë. Ky është niveli më i ulët i euros, i arritur gjatë këtij viti në tregun e brendshëm.

E fortë ka qenë dhe tkurrja e dollarit, i cili ra me 0.31 lekë, për të arritur në 108.5 lekë.

Pavarësisht se euro ka qenë e lartë në bursa në janar, kjo nuk është reflektuar në tregun vendas, shkruan “Monitor”.

Euro është sot 0.18% më e ulët në raportin e këmbimit ndaj lekut, në krahasim me fillimin e këtij viti. Mosrritja e euros, në momentin që ajo ishte e fortë në tregjet ndërkombëtare, u shoqërua dhe me rënien e dollarit në nivelet më të ulëta në katër vite ndaj lekut (dollari zbriti një javë më parë afër 106 lekëve).

Dobësia e euros lidhet me faktorë të tregut të brendshëm. Aktorët e tregut pohojnë se dy janë arsyet kryesore. Së pari, oferta për euro vijon të jetë e lartë. Ndërtuesit kanë raportuar një gjallërim të kërkesës për apartamente javët e fundit, e shoqëruar dhe me rritje të çmimeve të tyre, teksa ato po shiten në euro, duke furnizuar ekonominë me monedhën e përbashkët.

Së dyti, kërkesa për euro mbetet e dobët. Një vit më parë ishte kërkesa e lartë nga kompanitë e huaja që transferuan fitime në janar, që e çoi euron në nivelet e 137 lekëve, ndërsa këtë vit ky efekt ka munguar.

Euro e dobët është pozitive për të gjithë ata që kanë këstet e kredisë në monedhën e përbashkët dhe importuesit. Ndërsa të dëmtuar janë eksportuesit dhe ata që kanë pagat në euro

Lajm i keq për ju që keni euro, duhet të keni kujdes kur ti këmbeni Read More »